Duket qesharake menyra se si Z. Agim Doci po e diskuton kete teme. Tani i pashe shkrimet e tij. Megjithate do desha te thosha se nuk eshte e lehte te dish rezulatatet ekzakte te kesaj ceshtjeje e cila eshte me e madhja e ketij shekulli.
Globalizimi eshte i mire, por ka edhe te keqijat e saj.
Kompanite me te medha, kane me shume burime, do te fitojne dhe eleminojne me te voglat. Nese nipi yt Z. Doci, nese keni, do te donte te hapte nje kompani per te bere kepuce ne Shqiperi apo kudo, gjasat jane qe nuk do te zgjaste as edhe nje vit sepse kompanite me te fuqishme se Nike, Reebok etc nuk do ta linin nje gje te tille.
Vlerat kulturore do te humbasin pak nga pak. Kjo eshte nje menyre tjeter qe te fitojne vlerat Perendimore, te cilat kane te mirat e tyre por edhe anet jo te mira, ka kultura te tjera ne cdo vend te Botes te cilat jane te magjishme, por gjasat jane qe keto te zdhuken. Rast konkret: Reklamat Amerikane reklamonin nje shampo floku ne Indi, duke perdorur nje vajze te bukur me floke te mbrekullueshem bjonde, pas disa muajsh vajzat bukuroshe Indiane filluan te mendojne se floket e tyre fantastik te trashe dhe te zinj nuk ishin te mire dhe nuk preferoheshin nga perendimoret.
Po keshtu me Pepsi Clear qe nuk u proferua ne Amerike as per disa muaj dhe u cua i gjithe ne Azine Lindore dhe ata mendonin se po pinin gjene me te mire te krijuar ndonjehere.
Gjithashtu nje gabim me dashje ne perkthim te nje motoje Pepsin: Te kthen te paret tuaj. Dhe ne Kine po hidhej ne Varret e te vdekurve se mos ngjalleshin.
Keto dhe shume te tjera.
Ka te mira kuptohet. Por njerezit jo largpames i shohin gjerat ne bardh e zi.
Cdo kush qe di dicka nga biznesi dhe media do te kuptoje qe do te jete nje lufte e llatarshme midis luaneve te industrive dhe ku te mesmit dhe te vegjelit do te zdhuken nga faqja e tokes me pak mundim.
Tjeter e keqe. Ne Amerike dihet qe politika varet nga bizneset e fuqishme. Me Globalizimin Politika dhe Ekonomia do te jene edhe me te nderlidhura, ku Politikanet do te mbeshtesin disa kompani ne dem te te tjerave dhe ku disa kompani do te mbeshtesin disa politikane per te fituar zgjedhjet kuder te tjere politikaneve edhe pse mund te jene me te mire.
Ka te mira sa te duash, por ka edhe te keqija. Globalizimi do te vij dhe ka kohe qe ka shkelur ne kete toke. Shume ndryshime do te behen, me stabilizimin e Globalizimit me mire.
Persa i perket Amerikes, na ka mbeshtetur, por nuk eshte aq e pafajshme sa u duket shume njerezve. 80% e Amerikaneve as nuk e dine se ku eshte Shqiperia ne harte, duke perfshire "intelektuale" te cilet kane mbaruar universitete.
Krijoni Kontakt