Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Mënyrat e Shkatërrimit të Islamit në Shqipëri dhe ne Bote

    Mënyrat e Shkatërrimit të Islamit në Shqipëri...

    Shqipëria, ose më mirë të themi `Shqipëria e vitit 1912' (kohë kur Shqipëria u `shpërbë' në katër pjesë, tri prej të cilave iu `dhuruan' tre shteteve të tjera rreth Shqipërisë), është një nga vendet me popullsinë më të madhe muslimane në Evropë (mbi 80 %). Ndërsa po të mbledhim numrin e përgjithshëm të të gjithë muslimanëve shqiptarë të të gjitha trojeve na dalin më shumë se 98 %. Për këtë arsye Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, vendosi gjymtimin e kufinjve të Shqipërisë. Kjo ishte mënyra më e lehtë për sundimin dhe për çarjen e këtij populli me një shumicë absolute të muslimanëve në Evropë. Dhe kështu ndodhi. Të huajt na ndanë, na përçanë, na lanë në varfëri të tejskajshme, na urdhëronin se çfarë duhet të bëjmë dhe vendosën në krye ata persona të cilët i përgjigjeshin interesave të tyre. Dhe këta muslimanë të pambrojtur dhe të varfër u detyruan t'i përgjigjeshin atyre në kërkesat dhe vendimet e tyre. Por kjo situatë nuk ndodhi vetëm tek shqiptarët, por edhe në Perandorinë Osmane Islame si dhe në vendet arabe muslimane të cilët u ndanë në më shumë se njëzetë shtete dhe qeveri të ndryshme të vendosura nga Fuqitë e Mëdha të asaj periudhe. Por, le t'i kthehemi temës sonë, e cila ka të bëjë me arsyen dhe mënyrat që janë përdorur dhe po përdoren akoma për shkatërrimin e identitetit tonë musliman shqiptar. Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano në një takim në Këshillin e Evropës para disa kohësh, tha se Shqipëria nuk mund të identifikohet më si një vend me shumicë myslimane në Evropë, dhe kjo jo për arsye se jemi një përqindje e vogël (80 %), por për arsye se nga kjo përqindje vetëm një pjesë e tyre jemi praktikues të këtij besimi, ndërsa një pjesë e atyre të ashtuquajtur muslimanë vetëm nga emri, janë blerë nga pushtetet e ndryshme. Dhe në njëfarë mënyre ka të drejtë. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe se ai vetë nuk i përket besimit islam, por atij të krishterë ort'hodoks. Por në fakt, jo vetëm ai, por shumica e qeverisë dhe partisë që ai drejtonte në Shqipëri, partisë socialiste, i përkasin besimit ort'hodoks (madje disa prej tyre nuk janë fare as me origjinë shqiptare, por me origjinë greke, vllehe, rumune, sllave, madje edhe çifute etj.). Këtu nuk duam të përmendim emra por ata mund të vërehen nga besimi, emrat dhe mbiemrat e tyre që nuk janë as me prejardhje islame e as shqiptare. Këtu duam të përmendim një fakt se shqiptarët për t'u dalluar që ishin shqiptarë, në shumicën e rasteve janë dalluar ose nga emrat ose nga mbiemrat e tyre të cilët kanë qenë me prejardhje muslimane (këtu nuk llogariten disa çifutë të hershëm ose të vonshëm të cilët në Shqipëri për të humbur gjurmët e origjinës së tyre hebreje u `islamizuan' . Por këtu nuk duhet të harrojmë faktin se i pari i cili nisi fushatën për përçarjen dhe shkatërrimin e identitetit fetar musliman në Shqipëri ishte diktatori komunist Enver Hoxha, kryetari i Partisë Komuniste të Republikës së Shqipërisë (nga viti 1941-1985), dhe kjo falë ndihmës së komunistëve jugosllavë. Afër vetes ai mblodhi njerëzit më të njohur të besimit ort'hodoks (ku mbi 50% e ish-Byrosë Politike ishin të tillë dhe jo-shqiptarë) dhe i vendosi në krye të çdo institucioni kulturor, artistik, politik, arsimor etj. Në dy libra me autorë të ndryshëm arabë, të cilët flasin për periudhën komuniste në Shqipëri dhe për prejardhjen e Enver Hoxhës, ne nxorëm disa pjesë të cilat po i tregojmë këtu: `Sadik Premte, i cili është një nga drejtuesit e opozitës shqiptare jashtë Shqipërisë, shok në të kaluarën i Enver Hoxhës, thotë se ky rrjedh nga një familje çifute e njohur në Tiranë. Gjyshi i tij e ka pranuar Islamin (fenë islame) në shek. XIX për të arritur qëllimet e tij personale, duke praktikuar në të njëjtën kohë në fshehtësi fenë e tij çifute, gjithashtu edhe djemtë e tij. Sadik Premtja përmendi edhe se babai i Enver Hoxhës ka qenë një njeri që u merrte me riba'a (fajde), i njohur në Shqipëri. Për shkak të pasurisë që kishte, ai ka qenë në lidhje me qarqet e pallatit mbretëror ndërmjet dy luftërave botërore. Në këtë kohë Enveri kishte një kujdes dhe dashuri për mbretin, i cili e dërgoi atë (Enverin) në Paris për studime, por ai ngeli në klasë që në vitin e parë, dhe u kthye përsëri në Shqipëri. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha vendosi lidhje të dyshimta me personalitete serbe (Muhammed Halife `Islami dhe muslimanët në Ballkan', fq. 389-390). Ndërsa pjesa e librit tjetër është: `...dhe prej tyre (prej grupit çifut) ishte dhe Enver Hoxha, kryetari i Shqipërisë, për të cilin janë mbledhur kundërshtarët e tij dhe kanë thënë se ai është sionist dhe Donmi (Dönme) , dhe e kanë vërtetuar këtë me argumente të shumta, ku më e rëndësishmja është luftimi i të gjitha feve dhe besimeve (sidomos besimit islam), ku në të njëjtën kohë shfaqte dashamirësi për çifutët, një dashamirësi të plotë.' (Themeluesi i këtij grupi është Sepetaj Zevi i lindur në Izmir më 1623, që kishte pranuar Islamin në dukje por që praktikonte fshehtas fenë e çifutëve, fq. 5. Në lidhje me këto argumente, gjatë një bisede që patëm me një hoxhë të vjetër në moshë, i cili momentalisht është rreth tetëdhjetë e ca vjeçar, një nga burrat më të vjetër të mbetur gjallë në Gjirokastër, dhe i cili punon si kujdestar i një xhamie, kur e pyetëm në lidhje me origjinën e Enver Hoxhës ai na u përgjigj: `Sa për babin e tij (të Enver Hoxhës) e di se ai ishte një njeri nga familjet më të mira dhe më të dëgjuara të Gjirokastrës, ndërsa vetë Enveri që në moshë të vogël ka shprehur shenja urrejtjeje ndaj njerëzve të tjerë dhe zihej gjithmonë me të tjerët, duke qenë një grindavec i madh.' Por kur ia ndërpremë fjalën, dhe e pyetëm se ne nuk po kërkojmë për origjinën e babait të Enver Hoxhës, por për gjyshin e tij, atëherë ai na u përgjigj: `Sa për origjinën e gjyshit të tij unë nuk e di nëse ka qenë me origjinë çifute apo jo, por e di se Enver Hoxha i ka eliminuar (i ka vrarë) të gjithë ata njerëz që e dinin origjinën e tij.' Atëherë lind pyetja: `Pse Enver Hoxha duhet t'i eliminonte gjatë sundimit të tij të gjithë njerëzit që e dinin origjinën e tij dhe të familjes se tij...? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Ai e bëri këtë për të fshehur hipokrizinë e tij, të prindërve dhe veçanërisht gjyshit të tij, një çifut i ardhur nga Turqia, që gjoja e kanë pranuar fenë islame, duke u paraqitur si muslimanë dhe me emra muslimanësh, por që synimi i fshehtë i tyre ishte politika anti-islame në Shqipëri (ashtu si dhe në të gjithë botën islame) dhe shkatërrimi i muslimanëve shqiptarë, psiqikisht dhe moralisht, gjë e cila ndodhi gjatë asaj periudhe edhe në Turqi edhe në vendet e tjera islame. Shekullin e njëzetë mund ta konsiderojmë në njëfarë mënyre edhe si shekulli i `fitores' së sundimit dhe ndikimit të jahudive (çifutëve) në botë, gjithashtu edhe në Shqipëri. Në njëfarë mënyre mund të thuhet se edhe Ahmet Zogu ka qenë kundërshtar i fesë islame, por ai ka pasur arsye të tjera të cilat nuk i ka treguar me mënyra vulgare, ndërsa Enver Hoxha e shpalli haptas urrejtjen e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve në Shqipëri... Me hyrjen e demokracisë, Shqipëria u çlirua nga ateizmi komunist në Shqipëri dhe atëherë u hapën sërish xhamitë e kishat, dhe shqiptarët kishin të drejtën e besimit. Sali Berisha, kryetari i parë i një shteti pluralist, duke ditur se shumica e madhe e shqiptarëve i përkiste besimit islam, edhe vetë ishte i tillë, vendosi që Shqipërinë ta bënte anëtare të Organizatës së Konferencës Islame, përveçse si anëtare të organizmave të tjera evropiane dhe ndërkombëtare. Dhe kjo ishte një arritje shumë e madhe për muslimanët shqiptarë. Kjo për ne si muslimanë shqiptarë do të thoshte që ne kërkonim më shumë ndihma dhe përkrahje nga konferenca, për ngritjen përsëri në këmbë të reputacionit islam të dikurshëm në Shqipëri. Kjo gjë ndodhi derisa në vitin 1997 erdhën në pushtet `komunistat' e rinj, partia socialiste, me në krye Fatos Nanon i cili e largoi menjëherë Shqiperinë nga anëtarësimi në atë Konferencë, e cila ishte një fatkeqësi për muslimanët shqiptarë. Ndërsa përsëri, me fitoren e demokracisë në vend, tani në vitin 2005 (viti kur u shkrua ky artikull), ndodhi një fatkeqësi tjetër. Ndodhi ajo që ai i cili deri dje ishte president, ndërsa tani u kthye në kryeministër është shumë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës Islame, megjithëse deri dje doli me `armë' në dorë në mbrojtje të saj. Mënyrë tjetër poshtëruese për muslimanët shqiptarë pas viteve '90 është edhe misionarizmi. Misionarët e ardhur me shumicë nga e gjithë bota, sidomos atyre të sekteve të ndryshme të krishtera (si baptiste t, protestantët etj.) dhe atyre hebreje ose çifute (si Dëshmitarët e Jehovait), u sulën si të tërbuar në pjatën tonë islame në Shqipëri duke na ngrënë gjithçka dhe duke na rrëmbyer çdo gjë nga toka jonë e ujitur me burimin e Islamit. Mendimi i tyre i gabuar se gjoja ne kemi dalë nga një vend ateisto-komunist si kanibalë të uritur, bëri që këta misionarë të blenin shpirtrat tanë në shkëmbim të ushqimit, ofrimit dhe pranimit të besimeve të tyre. Dhe shumë prej nesh duke rënë pre e nefsit tonë filluam t'i pranojmë kërkesat e tyre, por ama dinjitetin tonë njerëzor dhe musliman e humbëm. Këta misionarë vazhdojnë ende misionet e tyre të ditura e të paditura (të hapura e të fshehta) tek ne duke gjetur `tokë pjellore' për të mbjellur ato bimë që duan ata në Shqiperinë tonë vakëf (pasuri muslimane), por nuk e mendoj se do të zgjasë shumë sepse `parashikimet' thonë se Islami do të triumfojë përsëri këtu tek ne, së shpejti. Mjerë për ata shqiptarë `muslimanë' që nuk kanë dinjitet dhe ia falin veten e tyre këtyre misionarëve dashakeqës ndaj nesh. Një mënyrë tjetër akoma më shkatërruese, dhe më e rëndësishmja, që po ndodh në Shqipëri në kohët e fundit moderne, për shkatërrimin e personalitetit islam dhe vetë Islamit tek ne, është media. Ndikimi që pati dhe ka media në Shqipërinë post- komuniste, ajo e shkruar dhe ajo elektronike, bëri që shqiptarët muslimanë të ndiheshin shumë konfuzë me atë se çfarë ofronin këto media kundër nesh. Këto media na mbytën vetëm me lajme, lajme, lajme..., e asgjë më shumë. Këto media bënë që muslimanët të humbin kohën me lloj-lloj idiotësirash dhe poshtërsirash që na ofronin. Por nuk do të mjaftonte vetëm kjo, por ato do të bëheshin monopole të jo- muslimanëve, si rasti i një televizioni të cilin e kanë marrë grekët, dhe një tjetri të marrë nga italianët, duke na ofruar ato gjëra që u përshtaten interesave të tyre dhe shkatërrimit të moralit të rinisë sonë. Për një gjë jam shumë i sigurt, për atë se Islami dhe muslimanët në Shqipëri do të triumfojnë, mbase shumë shpejt. Atëherë edhe ata shqiptarë të feve të tjera do të jetojnë në paqe!
    * Ermal Bega është kryetar i "Albanian Center for Oriental Studies" -
    "Qendra Shqiptare për Studime Orientale", Tiranë-Shqipëri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 21-05-2008 më 16:39

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kurvat 'e ndershme' dhe prostitutat...


    Rrjedhat e ndryshme të zhvillimit të botës moderne nga ana ekonomike, politike, gjeo-politike dhe teknologjike, të cilat në Shqipëri i shfaqën pas viteve '90, sollën tek ne edhe degjenerimin në masë të madhe të popullit tonë, e në veçanti të rinisë sonë shkollore dhe universitare. Nevoja e qenit për të kërkuar pakëz liri, duke shkëputur zinxhirët që e kanë keqtrajtuar dhe e kanë keqedukuar atë, si dhe nevoja për t'u bërë i afërt me njerëzit, i bëri shqiptarët që si turma qensh të thyejnë hekurat e burgut komunist që i kishte izoluar në atë birucë shumë të vogël të tokës shqiptare (jo të tërë Shqipërisë etnike). Komunizmi e bëri të vetën, ndërsa demokracia e pas viteve '90 e vazhdoi më tej ketë proces në nisur më herët. Komunizmi shqiptaro-ateist, duke i bërë shqiptarët që të largohen nga besimi në Një Krijues, i Cili ka vendosur një rregull jetësor të përsosur për krijesat e Tij në këtë jetë, padyshim që edhe prostitucionin e bëri diçka të natyrshme, por jo të deklaruar. Ndërsa `demokracia' e lejoi prostitucionin si diçka normale, të shfaqur haptas, të deklaruar, bile dhe të nxitur, por të sulmuar deri diku brenda kufijve të interesave të saj.

    Duhet të kuptojmë se në këtë kohë që po jetojmë (kohët moderne) ekzistojnë dy lloje prostitutash; ato që e shesin trupin, jetën dhe moralin e tyre për një shumë të caktuar parash dhe ato që kryejnë marrëdhënie me kë të duan dhe sa herë të duan, vetëm e vetëm për të kënaqur epshet e tyre shtazore, duke mos i ardhur aspak turp për atë që veprojnë.

    Këtu dua të sjell një argument shumë të vërtetë dhe logjik, për devenë. Mashkulli i devesë, kur do të kryejë marrëdhënie seksuale me femrën e tij, shkon dhe fshihet pas ndonjë shkurreje me qëllim që të mos shihet nga njerëzit; kjo sepse Krijuesi ynë i Madhëruar i ka dhënë instinktin e ndjenjës së turpit kësaj kafshe, dhe nëse dikush prej njerëzve do ta shikonte një veprim të tillë, atëherë deveja do ta ndiqte pas atë njeri deri sa ta kapte dhe ta mbyste, duke mos e lënë të gjallë. Kjo është punë kafshësh, po njeriu si vepron...?

    Shqiptarët, siç e përmenda edhe më sipër, duke dalë nga skëterra komuniste që i kishte pllakosur për rreth 50 vjet, u `çliruan' dhe u nisën me të shpejtë drejt Evropës dhe Perëndimit, pa menduar se ku do të arrinin. Më vonë, duke menduar se çdo gjë që sillet nga perëndimi i `qytetëruar' ose që shikohet në televizor, duket e mirë dhe duhet zbatuar edhe nga shqiptarët, për këtë arsye edhe veshjet e tyre të degjeneruar ne u detyruam t'i marrim e t'i veshim, Bluzat e ngushta, të hapura e të tejdukshme, fundet sa më të shkurtra, fustanet e çara deri te kofshët, bluzat e hapura deri te gjinjtë ose të hapura nga prapa derisa të duket jeleku i tyre, bluzat e shkurtra në mënyrë që të duket kërthiza (për këtë të përmendim dhe të mos harrojmë fjalën e mjekëve, se ato femra që dalin me bark të zbuluar dhe kërthizën jashtë, janë më të rrezikuara që të mos lindin fëmijë për shkak të ftohjes dhe bllokimit të organeve të brendshme të femrës për lindjen e fëmijës), janë pjesë e këtij kontingjenti të importuar nga Perëndimi dhe që nuk është aspak i përshtatshëm për popullin tonë shqiptar.

    Imitimi i verbër nga femrat shqiptare i modës perëndimore vizuale solli si rrjedhim numrin prej rreth 30.000 prostitutash shqiptare, të cilat e kryejnë `zanatin' e tyre nëpër rrugët e vendeve anëtare të Europës, si në Itali, Greqi etj., pa përmendur këtu edhe prostitutat e rrugëve të Shqipërisë). Mos harrojmë edhe numrin e atyre kurvave `të ndershme' shqiptare, që nuk e shesin trupin e tyre për para nëpër rrugë, por një gjë të tillë e bëjnë për qejf dhe për të kënaqur dëshirat e shfrenuara të tyre.

    Ndërkaq, në Europe e në Amerikë, femrat me veshje të tilla konsiderohen si femra të bordellove, shtëpive publike dhe klubeve të natës (striptizëm), ndërsa në vendin tonë kjo dukuri shfaqet haptazi në shoqëri.

    Nëse do të flisnim për sëmundjet e ndryshme infektive, e sidomos për atë sëmundje që konsiderohet si `sëmundja e shekullit XX', atëherë do të duhet të sillnim këtu një shprehje shumë të njohur profetike: `Sa herë që në një popull të caktuar përhapet imoraliteti dhe prostitucioni, në atë popull do të bierë murtaja (e ka kuptimin për të gjitha sëmundjet ngjitëse që rrjedhin prej imoralitetit dhe do të shfaqen sëmundje që nuk njiheshin nga paraardhësit e tyre.'

    SIDA, padyshim, është cilësuar si sëmundja më e rëndë e shekullit XX. Rastet e para të SIDA-s u shfaqën në Belgjikë, në mesin e disa punëtorëve dhe nëpunësve që kishin qenë në Zaire (europianë që kishin qenë me mision në Zaire). Në vitin 1979, SIDA paraqitet edhe në SHBA. Në vitin 1980 janë shënuar vetëm 58 raste të SIDA-s vetëm në SHBA, ndërsa jashtë saj, në po atë vit janë shënuar përafërsisht 2000 raste. Është konstatuar se 72 % e këtyre rasteve kanë qenë persona që merreshin me `seks të shfrenuar'. Ndërsa në Shqipëri kjo sëmundje vdekjeprurëse u shfaq pas viteve '90, me hyrjen e pluralizmit e të `demokracisë' në vendin tonë.

    Hulumtuesit perëndimorë konsiderojnë se ekzistojnë disa shkaktarë kryesorë të përhapjes së sëmundjeve gjenitale. Dr. Willkoks në gazetën mjekësore për Amerikën Veriore `Medical Clinics J. N. America', të vitit 1972 (nr. 2) thotë: `Nga shkaktarët e zgjerimit dhe të përhapjes së sëmundjeve në mjediset perëndimore, përkundër përparimit të mrekullueshëm të mjekësisë, janë edhe këto:

    1. Tolerimi dhe lejimi i marrëdhënieve (të lira) seksuale në shoqëri, para dhe pas martese.

    2. Përdorimi i shtuar i mjeteve për parandalimin e shtatzënisë, duke qenë se shtatzënia ishte një nga arsyet më të forta që e ndalonte gruan nga marrëdhëniet seksuale. Humbja e këtij faktori bëri që të shtohet imoraliteti dhe prostitucioni tek gratë, pa iu frikësuar shtatzënisë.

    3. Përhapja e `seksit të lirë' të një gruaje me shumë meshkuj dhe e kundërta. Meshkujt nuk kënaqen vetëm me një grua, e as gruaja vetëm me një mashkull, por njeriu kryen marrëdhënie me një numër të madh grash dhe e kundërta. Po ashtu, edhe seksi i shfrenuar po përhapet shumë shpejt në vendet perëndimore.

    Në shoqëritë perëndimore, me të shpejtë u përhap `liria e seksit', veçanërisht në mesin e të rinjve, prej të cilëve shumica e kanë humbur ndjenjën e vetëkontrollit, të dashurisë dhe të ngrohtësisë së jetës familjare.

    Dr. Shofild në librin e tij `Sëmundjet gjenitale' (botimi i tretë) argumenton përhapjen e shpejtë të sëmundjeve gjenitale dhe konsiston se shkak i kësaj është shfaqja dhe përhapja e `seksit të lirë' dhe numri i madh i partnerëve seksualë. Ai thotë se përhapja e `seksit të lirë' ka ndodhur nga këto shkaqe:

    1. Rritja e botëkuptimeve materialiste dhe largimi nga feja dhe morali i përsosur fetar;

    2. Qëndrimi tolerant i shoqërisë ndaj imoralitetit (prostitucionit) dhe ndaj dukurive të shfrenuara të marrëdhënieve seksuale;

    3. Përhapja e informacioneve dhe e të dhënave mbi seksin, nëpërmjet mjeteve të informimit (që po ndodh me të madhe në Shqipëri);

    4. Përdorimi i drogës e i alkoolit;

    5. Mosha e hershme e pjekurisë së djemve dhe vajzave, e cila është ulur në 11-12 vjeç, në vend të 14-16 vjeç, sa ishte më parë;

    6. Punësimi i i nënave jashtë shtëpisë solli mungesën e lidhjes emocionale ndërmjet fëmijëve dhe prindërve edhe përkrah statusit të lartë social.

    Dr. Shofild, më tutje, thotë: `Qëndrimi tolerant i shoqërisë ndaj të gjitha formave të marrëdhënieve seksuale është në rritje të vazhdueshme, saqë nuk ekziston më asnjë ndjenjë turpi nga prostitucioni dhe nga cilido lloj tjetër i seksit të ndaluar ose jonormal. Përkundrazi, mjetet e informimit kanë formuar një bindje të tillë, sipas së cilës është turp për djalin ose vajzën që të jenë të virgjër. Pastërtia e djemve dhe e vajzave në perëndim është bërë një gjë plotësisht e pakuptimtë.'

    Mjetet e informimit ftojnë në `seks të lirë' dhe e nxisin atë, duke e konsideruar si dukuri normale dhe të natyrshme.

    Nëse do të flasim për në Shqipëri, do të vërejmë të njëjtën dukuri destruktive, pasi mjetet e këtushme të informimit publik transmetojnë në ekranet e tyre emisione të ndryshme imorale. Kjo ndodh bile edhe në televizionet më të njohura në Shqipëri. Të mos flasim pastaj dhe për lokalet e ndryshme, diskot, parqet ose shëtitoret e Shqipërisë, ku rinia jonë me qëllim del që të `gjuajë' ndonjë të dashur sa për të kaluar një natë ose disa kohë me të. Rinia shqiptare u bë një pasuese e rëndësishme e atyre shkaqeve, të cilat Dr. Shofild i përmendi më lart. Shkatërrimi kryesor i rinisë sonë vjen nga largimi i besimit në Një Zot dhe edukimi i tyre me frymën moralo-fetare.

    Por gjëja më anormale që po ndodh në Shqipëri është se mënyrat e veshjeve, të cilat i përmendëm më sipër tek shqiptarët, nuk i praktikojnë vetëm femrat e reja për të shpalosur më mirë modën ekstravagante, por edhe gratë e moshuara. Ka disa nëna, që duke i veshur këto veshje, `i këshillojnë' edhe bijat e tyre që të vishen në të njëjtën mënyrë, por ka edhe disa nëna të tjera, të cilat edhe pse nuk e pëlqejnë për vetë që të vishen në një mënyrë të tillë, `i këshillojnë' vajzat e tyre që të bëjnë një gjë të tillë, imorale dhe të pandershme.

    Këto femra, që ndryshe mund të quhen edhe `kurva të ndershme', mund të kryejnë çdo gjë imorale, njësoj si ato prostitutat e ndyra dhe mund të luash si të duash me to, por nuk e pëlqejnë veten që të konsiderohen si prostituta (vetëm e vetëm se ato nuk e shesin trupin për para, por e japin `falas' dhe gjithçka e bëjnë vetëm për të kënaqur një `qejf' të fëlliqur të tyre).

    Por si do t'i vejë halli këtyre vajzave shqiptare, me një histori morale të gjatë në historinë e tyre? A mos vallë kjo ishte një dëshirë e tyre, e ardhur vetëm për të arritur deri në këtë shkallë, apo mos ishin interesat e qeverive të ndryshme në Shqipëri dhe rotacionit të tyre politik? Mos ishin interesat e të huajve (jo shqiptarë), të cilët u munduan të na sjellin në Shqipëri atë `kulturë' të degjeneruar të tyre?

    Edhe pse tek ne janë krijuar me qindra organizata të ndryshme për ndihmë ndaj prostitutave dhe femrave imorale, prapëseprapë nuk ia kanë arritur që të ndihmojnë tërësisht ndonjë prej tyre dhe as nuk do t'ia arrijnë kurrë.

    Është vërtetuar shkencërisht se, ai person që nuk është i edukuar me frymë fetare, nuk ka mundësi që të ndihmojë dikë tjetër në po të njëjtën gjendje.

    Është një e vërtetë e pamohueshme se morali fetar islam ka luajtur dhe po luan një rol shumë të madh në ndalimin e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe imorale. Në vendet arabe muslimane nuk mund të gjesh asnjë të infektuar me SIDA (AIDS) ose me sëmundje të tjera të ndryshme seksualisht të transmetueshme. Kjo ndodh sepse njerëzit që në fëmijërinë e tyre mësojnë që të qëndrojnë larg kontakteve me meshkujt dhe femrat e huaja, me të cilët nuk kanë të drejtë që të krijojnë lidhje martesore, dhe mësojnë gjithashtu se imoraliteti është një gjë shumë e urryer nga Krijuesi.

    Mjerë për ato femra dhe nëna që këtë veprim e kanë si ideal të tyre. Mjerë për ato femra dhe nëna, që nuk e dinë pse janë nëna. Mjerë për ato femra dhe nëna që rrisin këto lloj brezi të vajzave në kohët e sotme `moderne'. Mjerë për ato vajza që nesër do të bëhen nëna dhe do t'i rrisin vajzat e tyre në po të njëjtën mënyrë. Mjerë për ne shqiptarët se në çfarë kohe po jetojmë. Mjerë për ne që nuk besojmë siç duhet në Zot dhe nuk i frikësohemi Atij.

    Sa mirë do të shkonte poezia `Shqipëtar' e Çajupit për këtë kohë dhe për këtë rini shqiptare, vetëm se me disa ndryshime të vogla:



    Shqipërin' e mori greku (serbi, çifuti,

    vllehu, arumuni, maqedoni)

    i vu zjarr!

    Shqipëtar, mos rri, po duku

    shqipëtar!

    Mjaft punove për të tjerë,

    o fatkeq,

    Kujto vendin tek ke lerë,

    dhe tek heq.

    Të ka bërë Zoti

    luftëtar,

    Si s'të lodhi robëria (ndaj njerëzve, jo ndaj Zotit)

    shqipëtar?



    I lutem nënave dhe motrave shqiptare që këtë artikull të mos e kuptojnë si një reagim të keq kundër të gjitha femrave dhe grave shqiptare në tërësi, por ky është një reagim vetëm për një pjesë të tyre. Unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të përgjithësohen kurrë të gjitha femrat dhe gratë shqiptare, sepse ka shumë të tilla që janë me të vërtetë tepër të moralshme dhe shumë të ndershme.



    Ermal BEGA

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shqipërin' e mori greku (serbi, çifuti,

    vllehu, arumuni, maqedoni)
    Mos i ndrysho germat!
    Shqiperine e mori TURKU thote poeti.
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Amerikanët reformojnë islamin

    Cheryl Benard

    Nuk ka dyshim se islami në gjendje tejet të ndezur, thellë është futur në konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet në botë. Versionet e konfrontuara garojnë për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqërore, politike dhe të sigurisë për pjesën tjetër të botës. Në pajtim me këtë, Perëndimi gjithnjë e më shumë përpiqet të pranojë, të kuptojë dhe të ndikojë në rezultatin e kësaj lufte.


    Cheryl Benard

    Amerikanët reformojnë islamin


    Përmbledhja e studimit

    Nuk ka dyshim se islami në gjendje tejet të ndezur, thellë është futur në konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet në botë. Versionet e konfrontuara garojnë për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqërore, politike dhe të sigurisë për pjesën tjetër të botës. Në pajtim me këtë, Perëndimi gjithnjë e më shumë përpiqet të pranojë, të kuptojë dhe të ndikojë në rezultatin e kësaj lufte.
    Qartë, SHBA-të, bota moderne e industrializuar dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, e dëshiron botën islame e cila është e bashkuar me pjesën tjetër të botës: demokratike, të qëndrueshme ekonmomikisht, politikisht stabile, shoqërisht progresive – e cila ndjekë rregullat dhe normat e mirësjelljes ndërkombëtare. Ata, po ashtu, dëshirojnë ta pengojnë “konfliktin e qytetërimeve” në të gjitha variantat e tij të mundshme – nga trazirat shoqërore në rritje të shkaktuar me konfliktet ndërmjet pakicave muslimane dhe popujve “autokton” në Perëndim deri te militantizmi në rritje përgjatë botës muslimane dhe konsekuencave të tyre: jostabiliteti dhe terrorizmi.
    Për këtë arsye duket e arsyeshme të përkrahen ato elemente brenda islamit të cilët janë më kompaktibile me paqën globale dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të cilët miqësisht janë të përcaktuar ndaj demokracisë dhe modernitetit.
    Mirëpo, identifikimi korrekt i këtyre elementeve dhe gjetja e mënyrës më të mirë për bashkëpunim me ta nuk është gjithnjë lehtë.
    Kriza momentale e islamit ka dy komponenta thelbësore: prapambeturinë dhe lidhja e humbur me amzën globale. Bota islame tashmë një kohë të gjatë vuan nga prapambeturia dhe pafuqia komparative. Pa sukses janë provuar zgjidhje të shumta sikur janë nacionalizmi, panarabizmi, socializmi arab dhe revolucioni islam. Kjo solli deri te frustrimet dhe mllefi. Njëkohësisht, bota islame ka humbur hapin me kulturën globale botërore, që është gjendje tejet e pakëndshme për të dyja palët. Muslimanët nuk pajtohen në atë se si do të duhej vepruar në situatën konkrete. Ata nuk pajtohen as në atë se si do të duhej të duket shoqëria e tyre në përfundimin e saj. Është e mundur të identifikohen katër pozicione kryesore:
    - Fundamentalistët refuzojnë vlerat demokratike dhe kulturën bashkëkohore perëndimore. Ata dëshirojnë shtetin autoritar, puritan, i cili në vepër do ta realizonte perceptimin e tyre ekstrem të të drejtës dhe moralit islam. Ata kanë vullnet t’i përdorin risitë dhe teknologjinë moderne me qëllim të arritjes së këtij synimi;
    - Tradicionalistët dëshirojnë shoqëri konservative. Ata janë skeptik ndaj modernitetit, risive dhe ndryshimeve;
    - Modernistët dëshirojnë që bota islame të bëhet pjesë e modernitetit global. Ata dëshirojnë ta modernizojnë dhe reformojnë islamin në mënyrë që ta harmonizojnë me kohën bashkëkohore;
    - Shekullaristët dëshirojnë që bota islame ta pranojë ndarjen ndërmjet kishës dhe shtetit në mënyrën se si e kanë bërë këtë demokracitë e industrializuara perëndimore të cilat fenë e vendosën në sferën private të jetës;
    Grupet e theksuara kanë pozicione qartë të ndryshme në çështjet thelbësore të cilat janë kontestuese në botën bashkëkohore islame, duke nënkuptuar liritë politike dhe individuale, arsimin, pozitën e femrës, drejtësinë penale, legjitimitetin e reformës dhe ndryshimet dhe raportet kundrejt Perëndimit.
    Fundamentalistët janë përcaktuar armiqësisht ndaj Perëndimit dhe SHBA-ve veçanërisht, dhe janë të vendosur, në masë të ndryshme, ta provokojnë dhe shkatërrojnë modernitetin demokratik. Përkrahja e tyre nuk është obcion, përveç në fazat kalimtare për arsye taktike. Tradicionalistët përgjithësisht kanë qëndrime më të buta por ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet grupeve të ndryshme të tradicionalistëve. Disa janë të afërm me fundamentalistët. Asnjëra palë ndërkaq nuk e pranojnë me gjithë mend demokracinë moderne as kulturën dhe vlerat e modernitetit dhe, në rastin më të mirë, me ta mund të jetohet në paqë të ngarkuar.
    Modernistët dhe shekullaristët janë më afër Perëndimit kur janë në pyetje vlerat dhe politikat. Mirëpo, ata përgjithësisht janë në pozicion më të dobët në raport me grupet tjera sepse nuk kanë përkrahje të fuqishme, resurse finansiare, infrastrukturë efektive dhe platformë publike. Shekullaristët, krahas asaj që here-herë nuk janë të pranueshëm si aleatë për shkak të përkatësisë së tyre të përgjithshme, po ashtu kanë problem me komunikim me pjesët tradicionale të dëgjuesve islamë.
    Islami tradicionalist besimdrejt përmban elemente demokratike të cilët mund të përdoren në rezistencë kundër islamit rerpresiv, autoritar të fundamentalistëve, por ai nuk është zgjidhja më e mirë për zhvillimin e islamit demokratik. Ky është roli i modernistëve islamikë, efektiviteti i të cilëve, ndërkaq, është i kufizuar me disa faktorë, të cilat ky raport në hollësi i hulumton.
    Që ta trimërojnë ndryshimin pozitiv në botën islame në drejtim të demokracisë, modernitetit dhe lidhmërisë më të madhe me rendin bashkëkohor ndërkombëtar botëror. SHBA-të dhe Perëndimi duhet me kujdes ta shqyrtojnë se cilat elemente, kahje dhe forca brenda islamit dëshirojnë t’i forcojnë. Cilat janë synimet dhe vlerat e njëmendëta të aleatëve dhe klientëve të tyre të ndryshëm potencial? Cilat janë pasojat tjera më të mundshme të promovimit të programeve të tyre? Qasja e kombinuar e përbërë prej elementeve vijuese do të jenë sigurisht më frytdhënëse:


    1. Të përkrahen modernistët

    - Të publikohen dhe distribuohen punimet e tyre me çmim të subvencionuar;
    - Të trimërohen të shkruajnë për publikun e gjerë dhe për të rinjtë;
    - Të futen mendimet e tyre në planet arsimore të arsimimit islam;
    - T’u jepet platformë publike;
    - Mendimet dhe gjykimet e tyre për çështjet fundamentale, interpretimet fetare të bëhen të kapshme pët publikun e gjerë duke iu mundësuar atyre të garojnë me fundamentalistët dhe tradicionalistët të cilët kanë web-faqe, shtëpi botuese, shkolla, institute dhe mjete të shumta të ndryshme për përhapjen e ideve të tyre;
    - Shekullarizmi dhe modernizmi të promovohen si obcion “kundërkulturor” për rininë e dëshpëruar islamike;
    - T’u mundësohet dhe të trimërohet njohja me historinë dhe kulturën e tyre paraislame dhe joislame në mediume dhe me planet arsimore të kulturave relevante;
    - Të ndihmohet në zhvillimin e organizatave të pavarura qytetare të cilat do ta promovojnë kulturën qytetare dhe do të sigurojnë hapësirë për qytetarët e rëndomtë që të arsimohen në procesin politik dhe t’i artikulojnë qëndrimet e tyre.


    2. Të përkrahen tradicionalistët kundër fundamentalistëve

    - Të popullarizohet kritika tradicionaliste ndaj dhunës dhe ekstremizmit fundamentalist dhe të trimërohen mospajtimet ndërmjet tradicionalistëve dhe fundamentalistëve;
    - Të pengohen aleancat ndërmjet tradicionalistëve dhe fundamentalistëve;
    - Të përkrahet bashkëpunimi ndërmjet modernistëve dhe tradicionalistëve të cilët janë të afërm me modernistët;
    - Ku është e përshtatshme të arsimohen tradicionalistët në mënyrë që të aftësohen më mirë për debatat kundër fundamentalistëve. Fundamentalistët shpesh janë më superior në retorik, deri sa tradicionalistët praktikojnë “islamin popullor” politik të paartikuluar. Në regjionet çfarë janë Azia qendrore ata ndoshta duhet edukuar dhe aftësuar në islamin besimdrejt në mënyrë që të mund t’i kundërvihen me sukses fundamentalistëve.
    - Të fuqizohet prania dhe profili i modernistëve në institucionet tradicionaliste;
    - Të bëhet dallimi ndërmjet sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit. Të trimërohen ata që kanë prirje më të madhe kah modernizmi, siç është shkolla juridike hanefite, kundër të tjerëve. Të trimërohen të japin mendime fetare dhe këto mendime të popullarizohen në mënyrë që të dobësohet autoriteti i qëndrimeve regresive fetare të frymëzuara vehabiste. Kjo është në lidhje me finansimin: paratë vehabiste shkojnë për finansimin e shkollës konservative juridike hanbelite. Kjo më tej ka të bëj me dijen: pjesët më të prapambetura të botës muslimane nuk janë të vetëdijshme për ecjen para në aplikimin dhe interpretimin e të drejtës islame;

    - Të trimërohet popullariteti dhe pranimi i sufizmit.

    3. Të kundërshtohen dhe pengohen fundamentalistët

    - Të kritikohen shpjegimet e tyre të islamit dhe të zbulohen pasaktësitë;
    - Të bëhen të ditura lidhjet e tyre me grupet dhe aktivitetet jolegale;
    - T’u jepet publicitet pasojave të veprimeve të tyre të dhunshme;
    - Të tregohet paaftësia e tyre të sundojnë dhe realizojnë përparim në zhvilimin e vendeve dhe bashkësive të tyre;
    - Me këto porosi vaçant t’i drejtohen populates së re, tradicionalistëve të devotshëm, pakicave muslimane në Perëndim dhe femrave;
    - Të shmanget tregimi i respektit ose admirimi ndaj dhunës së ekstremistëve dhe terroristëve fundamentalistë. Të tregohen si nervozë dhe frikacakë, e jo si heronjë;
    - Të trimërohen çarjet ndër fundamentalistët.


    4. Të përkrahen selektivisht shekullaristët

    - Të trimërohet ideja për fundamentalizmin si armik i përbashkët dhe të pengohen aleancat e shekullaristëve me forcat antiamerikane në platformë të nacionalizmit, ideologjisë majtiste e të ngjashme;
    - Të përkrahet ideja se feja dhe shteti mund të jenë të ndara edhe në islam dhe se kjo nuk e rrezikon besimin por kjo edhe mund ta përforcojë atë. Cilado qasje ose kombinim të zgjidhet, kurse rekomandojmë që kjo të bëhet me kujdes të madh, duke e marrë parasysh barren simbolike të disa çështjeve … .


    Përgatiti në gjuhën shqipe: N. Ibrahimi



    E Dielë, 16 Gusht 2009; 07
    "Shoku Mjekesise"

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •