Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Wink Sërbia nëpër ëndërra...





    Delegacioni i Serbisë braktis samitin për shkak të Skënder Hysenit

    Primorje,Bullgari, 21 maj - Delegacioni i Serbisë ka braktisur sot samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për shkak të vendimit që shefit të diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, t'i lejohet që t'i adresohet takimit. Burime brenda delegacionit të Serbisë kanë konfirmuar për agjencitë serbe të lajmeve se delegacioni ka reaguar për të penguar adresimin e Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenëse kjo nuk ishte përkrahur. Në këtë samit merrte pjesë edhe presidenti serb Boris Tadiq dhe shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq. Ky i fundit dje deklaroi se kishte vënë veto në dokumentin përfundimtar të samitit për shkak të Kosovës. Sipas mediave serbe Jeremiq dje kishte penguar Skënder Hysenin që t'i adresohet tubimit si shef i diplomacisë së Kosovës, duke insistuar që në emër të Kosovës të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ministrit Hyseni i jepet fjala në samitin e Evropës Juglindore - delegacioni i Serbisë braktis mbledhjen


    Për shkak se pjesëmarrësit e samitit të vendeve të Evropës Juglindore janë pajtuar që ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, t’i drejtohet këtij tubimi, dhe në pamundësi për ta penguar këtë delegacioni i Serbisë ka braktisur takimin i cili po mbahet në pushimoren Pomorje, të Bullgarisë,.
    B92 transmeton se delegacioni i Serbisë i ka deklaruar agjencisë FoNet, se ka provuar që ta pamundësojë këtë hap të ministrit Hyseni, mirëpo e ka braktisur tubimin për shkak se një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga organizatorët e samitit.

    Paraprakisht nga Bullgaria është raportuar se edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, dje vendosë veto në dokumentin final të samitit, për shkak të Kosovës, presidenti serb Boris Tadic sot nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

    Do përkujtuar se që ditën e parë të samitit të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ministri i Jashtëm serb Jeremic ka vënë veto në dokumentin përfundimtarë, për shkak se siç ka thënë “nuk është pajtuar që në te Kosova të përmendet në kontekstin i cili do të mund të sugjeronte se bëhet fjalë për shtet të pavarur në rajon”. Jeremic ka kërkuar që tubimit të mos i drejtohet ministri i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, por përfaqësuesi i UNMIK-ut.

    Paraprakisht presidenti serb ka deklaruar gjatë samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore se “Serbia kurrë nuk do pranojë shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës” dhe ka shtuar “se askush nuk ka të drejtë që këtë t’ia vë si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    Sot, gjatë punimeve të samitit në Pomorje të Bullgarisë, do të takohen edhe shefat e shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 21-05-2008 më 09:07

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin




    Delegacioni i Serbisë braktis samitin për shkak të Skënder Hysenit

    Primorje,Bullgari, 21 maj - Delegacioni i Serbisë ka braktisur sot samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për shkak të vendimit që shefit të diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, t'i lejohet që t'i adresohet takimit. Burime brenda delegacionit të Serbisë kanë konfirmuar për agjencitë serbe të lajmeve se delegacioni ka reaguar për të penguar adresimin e Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenëse kjo nuk ishte përkrahur. Në këtë samit merrte pjesë edhe presidenti serb Boris Tadiq dhe shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq. Ky i fundit dje deklaroi se kishte vënë veto në dokumentin përfundimtar të samitit për shkak të Kosovës. Sipas mediave serbe Jeremiq dje kishte penguar Skënder Hysenin që t'i adresohet tubimit si shef i diplomacisë së Kosovës, duke insistuar që në emër të Kosovës të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut.
    Nje pyetje kisha une qe kam dashur vertet ta beje dhe me pare (jo shume ne lidhje me temen) . A e kane kosovaret germen "Ç" ne alfabetin e tyre?! E bej kete pyetje sepse shpesh shikoj mbiemrat sllave ose dhe fjale shqipe qe normalisht duhet te kene germen "Ç", por qe kosovaret perdorin Q ne vend te saj.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    z.Brooklyn2007 te kuptoj, mirepo un mendoj se kosovaret e shkruajn "Q" ne vend te "Ç" per shkak se eshte shume me e leht sesa te shkruhet ALT+135, por qka ti bejsh qe shume anetare te ketij forumi perdorin "C" ne vend te "Ç" ? e kjo nuk ka far arsyetimi apo jo?!

  5. #5
    Po C ne vend te Ç eshte me e arsyeshme se Q ne vend te Ç. Psh nje molle jeshile, eshte me e ngjashme me nje molle te verdhe, sesa me nje portokall
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    C dhe Ç ndoshta fizikisht duken te njejta, por tingllojne ndryshe. Spo te kuptoj si thua qe C dhe Ç ka me shume ngjashmeri sesa Q dhe Ç






    P.S. ate fjaline me molle do te duhej ta beja un ty

  7. #7
    Por sigurisht qe fizikisht. Pamja e jashtme ka rendesi kur lexohen germat. Te pakten C dhe Ç kane ngjashmeri, por Ç dhe Q jane si dita me naten.

    Mund ta besh ate pyetje po deshe. Mjafton te respektosh te drejten e autorit
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 21-05-2008 më 09:36
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha une qe kam dashur vertet ta beje dhe me pare (jo shume ne lidhje me temen) . A e kane kosovaret germen "Ç" ne alfabetin e tyre?! E bej kete pyetje sepse shpesh shikoj mbiemrat sllave ose dhe fjale shqipe qe normalisht duhet te kene germen "Ç", por qe kosovaret perdorin Q ne vend te saj.

    Në fakt mbiemrat e shkieve duhet të shkruhen me "q" në gjuhën shqipe, sepse mbiemrat e shkieve, në përgjithësi përfundojnë me "vić" ose "ić" dhe Ć është e barabartë me Q në gjuhën shqipe, kurse Č është e barabartë me Ç. Kështu që Boris Tadić në shqip duhet të jetë Boris Tadiq, e jo Boris Tadiç. Përfshirë këtu të gjithë mbiemrat tjerë të shkieve.

    Hajde tung tash e mos komentoni për gjëra që nuk i dini, aq sa t'i detyroni edhe të çregjistruarit të komentojnë.

  9. #9
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Po C ne vend te Ç eshte me e arsyeshme se Q ne vend te Ç. Psh nje molle jeshile, eshte me e ngjashme me nje molle te verdhe, sesa me nje portokall

    Drejtëshkrimi i gjuhës shqipe është i njësuar në të gjitha shkrimet kudo që ato shkruhen, dhe nëse në Shqipëri ka "ç" dhe "q" sigurisht që ka edhe në Kosovë. Por ti sigurisht që e ke ditur një gjë të tillë, njejtë sikur që e din që në Shqipëri dhe Kosovë ngjyrës së gjelbërt nuk i thojnë e jeshilët. Ah, se gati harrova të të pyes:Përse nuk je duke e përdorur shkronjën "ë" se po e shoh që gjithkund je duke e përdorur "e" në vend të saj.

    Tung

  10. #10
    Dardane te dashur. Nuk ka problem per mua nese perdorni Q ose Ç. Normalisht do arrijme edhe te kuptohemi sido qe te shkruani. Thjesht ishte nje keshille dashamirese qe gjuha shqipe te shkruhet sa me standarte qe te jete e mundur. Ju pelqen ta shkruani si te doni ju?! Ok, befshit qejf pra.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •