Delegacioni i Serbisë braktis samitin për shkak të Skënder Hysenit
Primorje,Bullgari, 21 maj - Delegacioni i Serbisë ka braktisur sot samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për shkak të vendimit që shefit të diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, t'i lejohet që t'i adresohet takimit. Burime brenda delegacionit të Serbisë kanë konfirmuar për agjencitë serbe të lajmeve se delegacioni ka reaguar për të penguar adresimin e Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenëse kjo nuk ishte përkrahur. Në këtë samit merrte pjesë edhe presidenti serb Boris Tadiq dhe shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq. Ky i fundit dje deklaroi se kishte vënë veto në dokumentin përfundimtar të samitit për shkak të Kosovës. Sipas mediave serbe Jeremiq dje kishte penguar Skënder Hysenin që t'i adresohet tubimit si shef i diplomacisë së Kosovës, duke insistuar që në emër të Kosovës të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut.
Krijoni Kontakt