Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Muhabet Drush

    Gjithmone me kane terhequr druret me heshtjen e tyre te zhurmshme dhe ate zakonin per te te dashur kur ti nuk u kushton vemendje e injoruar kur ti kerkon t’u flasesh. Rrekem te sjell ndermend rolin e tyre nder analet e shumta te historise mutante dhe ve re se druret jane te lidhur teper ngushte me njeriun. Bile shpesh, luajne dhe role te dores se pare ne veprat qe ky i fundit ka tendencen t’ia atriboje vetes. Duke filluar qe nga kuajt per druri ne kohen e njerezve prej guri, e deri tek shfrytezimi i tij ne gjendjen agregate letrare nga njerezit e letres, ne keto koherat tona interesante, druri ka qene pjese e pandare e kesaj vorbulle te paemer. Shpesh me duket e udhes qe elementet njerezore te kesaj shoqerie t’i ndaj ne dy grupime te medha me te vetmin kusht perzgjedhes, menyren se si e shfrytezojne ata drurin. Them menyren, pasi qellimi dhe perfundimi jane pak a shume te njejte, te gjithe kerkojne te ngrohen.
    Duke u nisur nga hipoteza qe secili prej nesh ka trasheguar dicka nga nje gjysh qe limitet njerzore jane te paafta ta zbresin plotesisht ne nivelin tone te percaktueshmerise, shpesh i ndaj dhe njerezit ne varesi te sendit qe posedojne. Sado te larmishme te duken ngjyrat e tablose se ketij planeti, gjithmone thjeshtezimi me ka qene me afer perkryerjes, keshtu qe po thjeshtoj dhe vete sendet e trasheguara ne sepata dhe pende shpendesh.
    Normalisht, ata qe trashegojne sepata i perdorin per te prere dru, pastaj drurin e djegin deri ne nxirje per t’u ngrohur. Per cudi, edhe ata qe mund te kene trasheguar ndonje pende bejne pothuaj te njejten gje, nxijne drute me boje po prape per t’u ngrohur. Druvaret ngrohin gjymtyret e tyre te mardhur ndersa pendaret ngrohin shpirtrat e tyre po te mardhur (sa ftohte qe paska kjo race njerzore). Qellimi eshte i njejte pra, te ngrohen. Po i njejte dhe perfundimi, druri nxihet. Nese dikush thote se pavarsisht qe ata ngrohen, ngrohin pjese te ndryshme qenies se tyre dhe ky element mund te jete klasifikues une mund t’i pergjigjem vetem me paaftesine qe me ka pushtuar kohe e fundit per te vene nje vije ndarese midis ketyre dy llojeve. Sot fare mire mund te gjesh individe qe ende nuk arrijne dot te percaktojne natyren e sendit qe posedojne dhe, duke u ngaterruar vete, fatkeqsisht shpesh i japin vlera te paqena dhe aparatesit vlermates shoqeror. Fjala vjen, mund te egzistojne plot njerez qe nuk e kane vene ende re se kane trasheguar sepata dhe fatkeqsisht vazhdojne te perpiqen te lene gjurme boje me bishtat e tyre te trashe ne leter. Bile ka dhe nga ato qenie qe nuk duan te kuptojne se u ka rene per resk nje sepate. Perpjekjet e ketyre te dyteve per te nxire letren dhe jo copetuar drute shpesh rezultojne edhe ne kompensimin e radheve te druvareve me pronare pendesh. Them pronare, pasi qe te dy mjetet jane te shitshme.
    Duke u ndjere ne theniet: “Nese ke bere dicka qe nuk arrin te vleresohet (mbase ne te gjalle) ke bere art, por nese ke krijuar dicka qe shitet at’here mund te jete dicka tjeter” si dhe “Kryefjala e Botes eshte zhurma” me eshte e udhes ti emertoj fatmirsi vlerat false qe reflekton vlermatesi shoqeror. Vlen te theksohet qe kur syri i publikut krijon nje relacion te ngushte me aparate te tilla, shpesh edhe vete ndijimet kthehen ne nje rutine zakonore qe perngjet me kushtezimin e qenve te Pavllovit. Nese dukuria e qenve te Pavllovit merr permasa te gjera ne lemin e vlerave, at’here publikut i eshte gati e pamundur te dalloje gjurmet e trasha qe mund te lere nje sepate e ngjyer ne katran mbi leter apo tentativat e dikujt tjeter per te prere dru me pende nga zhurmat e zakonshme te Jetes.
    Gjithashtu po permend kalimthi dhe nje grupim qe shpesh arrin te perfshihet njekohesisht brenda te dy grupeve (mbase nga qe shpesh kalojne nga nje grup ne tjetrin). Keta individe, nuk dihet ende c’kane trasheguar, por dihet qe shpesh i perdorin te dyja periodikisht, edhe sepaten edhe penden. Pasojat e pasjes se pendes ne njeren dore dhe sepates ne tjetren sjellin ne jete nje hibrid qe per habi eshte i afte te leje dhe pasardhes te cilet gezojne respekt te plote nga gjykuesi i zakonshem kur natyra njerezore e ketij te fundit martohet me regullat e pashkruara te shoqerise. Nga kryqezimi i sepates me penden na del nje pende e vogel prej druri qe ndryshe emertohet edhe kalem. Zoteruesi i saj ndryshe quhet edhe kalemxhi. Ndryshimi i kalemxhiut nga druvari apo letrari, eshte se ndersa keta dy te fundit ndezin zjarre me menyrat e tyre, kalemxhiu jo vetem qe eshte i ftohur perfundimisht por edhe te ftoh.


    Mund te vijoje.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pasojat e pasjes se pendes ne njeren dore dhe sepates ne tjetren sjellin ne jete nje hibrid qe per habi eshte i afte te leje dhe pasardhes te cilet gezojne respekt te plote nga gjykuesi i zakonshem kur natyra njerezore e ketij te fundit martohet me regullat e pashkruara te shoqerise. Nga kryqezimi i sepates me penden na del nje pende e vogel prej druri qe ndryshe emertohet edhe kalem. Zoteruesi i saj ndryshe quhet edhe kalemxhi. Ndryshimi i kalemxhiut nga druvari apo letrari, eshte se ndersa keta dy te fundit ndezin zjarre me menyrat e tyre, kalemxhiu jo vetem qe eshte i ftohur perfundimisht por edhe te ftoh.


    Duhet te vazhdoje!!!!!

    Mendimi nuk ka perfunduar.

    Shendet!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    veshtrim i thjeshte
    i krejt asaj qe u krua e shkrua ketu
    po pakez me interesantja eshte ajo e qenve te Pavllovit
    pavllovianet ende shterzejne kuq reflekse te kushtezuara profetike
    dhe i mbeshtjellin me faculeta te bardha duke pretenduar ne refleksin e Trete apokalipsik te shperndare thacme gjuetie
    - e tash mbledhi viktimat e fjaleve qe te therrin gabzherrin krramza ethesh
    kur lexojne nje fjale qe te rrjedhe leng pergoje
    po ato te pakushtezuarat reflekse fjelesh te te shkojne leng pergoje pa e dijte as kuptuar esencen e thjeshtezimit tabu
    kujtojne se te shtijne te leshosh leng fjale pergoje
    e ato rrjedhin kallma kelbazesh rrenqethese sa iritues duket ai i fundmi me pende e sopate ne dy duar, bile sikur ta mprete vet penden e drunjt me sopate guri
    hej mos mendoni se koha e gurit ka ikur
    ikona maketash fantome kingkoge rrahin gjoks ende mbi kulle Babilloni Ajfeli me njeren dore kapur per rrufepritesa
    e me tjetren rrah gjoks
    mjerisht vetem ne maketa

    u kenaqen femijet

    muhabet drush
    po mos e qit ne harrese edhe ate qe mbane gardhin pip
    edhe ne sofer druri me buke kripe e zemer ai herifi ua bente mysafireve te zorit - hani se ju jeni perndryshe, po kaq na qelloi...
    duke e shikuar me bishtsyri gardhin, jo po ate qe e mbane pip
    kalem me hu

    u knaqen femijet me kingkonga maketash

    nuk e dij -
    po nje e dij
    koha u be cercalle shterzimesh

    ruhu aty ku behet muhabet drush
    nuk i dihet
    dikush eshte aq pa kurriz sa te ramet e mbajne gjalle
    i kruhet e i shkruhet err e terr

    poezi e zieme

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drurėt e meritojnė vėmendjen.

    Ka pasur edhe nga ata qė nė tė shkuarėn shqiptare tė para shumė vitesh (para 1991 mund tė quhet shumė, njerėzit harrojnė shpejt) i hidhnin drurėt nga ballkonet, tė mbytur nga dėshira pėr tė mos u lodhur e pėr t’i zbritur ata ngadalshėm nė drejtim tė tokės, ku do tė vazhdonin me procesin e prerjes me sėpatė.
    S’besoj ta ketė vrarė mendjen ndokush se nė ata drurė mundet tė ketė pasur jetė. Megjithėse shkėputur pėrfundimisht nga toka, ku u rritėn, ata do tė pėrplaseshin mbi asfalt pėr ta mbyllur jetėn nė soba tė llahtarshme, mbi tė cilat vendoseshin rroba pėr t’u tharė (akoma mė tė llahtarshme nga ngjyrat, cilėsia dhe forma).
    Nuk ish shpikur akoma mjeti komunikues qė t’i njoftonte copat e drurit se mund ta kryenin edhe kėtė funksion. Ata shihnin veē pėrplasjen me asfaltin, binin nė komė e mė pas vdisnin nė soba. Pra funksionet e drurėve i pėrkasin dhe kohės mė tė afėrt.

    Nė funksion tė asaj tė shkruar deri mė tani (para fjalisė „Mund te vijojė“, kjo mė lart nuk ka pikė lidhjeje, ėshtė vetėm njė kujtim drusor.


    Pėr bishtat e sėpatave, kalemat e pendat do tė duhej tjetėr gjė, krejt tjetėr. Ndaj duhet njė vazhdim mendimi.



    ...koha e gurit vazhdon ende tė jetojė.
    Tė fortėt janė ata qė nė fund do tė vendosin pėr ligjin.
    I forti nė pėrgjithėsi nuk pranohet tė ketė formė fėmije. Ndaj dhe kur njė fėmijė (ēfarėdo madhėsie trupore tė ketė) kėrkon tė bėjė tė ditur mendimin e vet, do tė goditet nga pak (ashtu lehtazi sa pėr tė mos e lėnė tė ndihet mirė, megjithėse mund tė marrė edhe njė formė pėrkėdheljeje apo ashtu siē mund ta quash ndryshe „Tėrhiq e mos kėput“), por edhe rėndė sa tė trulloset, si ata drurėt, kur pėsojnė rrėnqethjen e parė tek ndjejnė sėpatat (a sharrat elektrike) tė fillojnė me prerjen.
    Rreziku ėshtė, se fėmija mund tė dalė mė i zgjuar se i forti (pėr dituri fėmijės do t’i duhej edhe shumė kohė, qė tė barazohej me mė tė fortin e mė tė fortėve, apo edhe me njė tė fortė tė konsiderueshėm).

    Sidoqoftė kėrcėnimet me kėto tronditje nuk vonojnė. I ndjen herėt apo vonė.
    I vetmi ngushėllim, tė gjithė fėmijėt do tė arrijnė tė dalin nga kjo gjendje njė ditė....mbase bėhen aq tė fortė, sa tė kenė mundėsinė tė zgjedhin vetė, nė do tė bėjnė pjesė tek ata qė godasin lehtazi, apo tek ata qė (me qėllim trullosjeje) godasin fėmijėt rėndė.



    Elementėt para fjalisė „Mund tė vijojė“ kanė tė bėjnė me drurin, ndaj....

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Shqiperia sot ku po shkon ?????????
    Nga Xhino_B nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:34
  3. A duhet prindi tė rrafi fėmijen kur fėmija gabon?
    Nga invisible girl nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 05:10
  4. Ec e bejme nje dore muhabet patriota
    Nga komshia nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 15-07-2003, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •