Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fisnik djali!

    Nuk je tu fol ved me vedi.
    Une psh te lexoj dhe te admiroj per kualitetin e mendimeve qe shpreh dhe stilin interesant te shkrimeve tuaja.

    Ketu ne Forum po vijne talente te verteta e nje nga ata je dhe ti.
    Jo vetem je i talentuar por dhe "i lexuar" ..pra qe e ke koken plot.

    Une do kisha deshire qe krahas ketyre shkrimeve filozofike-meditative te postosh dhe ndonje tregim me teme nga jeta e Kosoves dhe e njerzve te saje.

    Si dashurojne atje..si "kalojne" te dashuruarit ne ato fusha e katunde e qytete te Kosoves. Si vuajne e si vleresohen ndjenjat ne ate vend ku Kerri e detergjenti , pasoshi e fishideri kane hyre 30 vjet para Shqiperise.

    Duhet te percillni boten Kosovare per ne ne Forum me krijime te bukura , te thjeshta ne te lexuar e gjurme-lenese ne mendje.

    Shen Albani beri nji perpjekje ne kete Teme.

    Edhe ju provoni..

    Njohim pak ate pjese te Kombit (Trojet jasht shtetit Shqiptar) dhe sidomos e kemi pak te ndricuar nga letersia dhe Arti.
    Nuk mjaftojne lajmet dhe gazetat..jo aspak..

    Edhe nga ata te Shqiperise duhet te kete me shume tregime ose novela..
    Poezia nuk mjafton sepse eshte vetem nji pasqyrim Castesh e jo "Kamere" e plote e nji epoke dhe jetesh njerzore..

    Me kujtohet nji here ne TV Shqiptar flitej per Muziken Kosovare te Kultivuar..
    Ne studio ishin ftuar dy muzikologe..
    Cesk Zadeja, Shkodran e artist i popullit dhe Pandi Bello, nji mesues i zakonshem i fshatrave te Korces..

    Cesk Zadeja foli e foli dhe tregoi pa dashje qe nuk dinte asgje per muziken kontemporane te Kosoves..
    Ai ish krejt i pa pergatitur.
    Foli mesuesi fshatit Pandi Bello dhe me habiti..
    Ai njihte mrekullisht te gjithe muzikantet e Kosoves nga Lorenc Antoni e Rexho Mulliqi e deri tek Rauf Dhomi e Krist Lekaj e deri tek te rinjte..
    Ne Shqiperi as akademiket nuk e njohin Kosoven...mendo mileti poshte..

    Prandaj shkruani ..shkruani pa frike qe do rrudhim buzet..pa frike se mos nuk thoni fjale te medhaja bombastike-kozmike apokaliptike...etj..etjj. lol.
    Shkruani dhe gjera qe ju duken juve pa vlere se mund te jene per ne te tjeret me vlere..

    Qashtu pra o fisnik djali
    Mbasi i ke hyp ti atij kali
    Merr ti pende boj e leter
    E ndoj prall te re a te vjeter
    Na trego e na qendis
    Per ata burra te malsise
    Per ato vasha vesh ne miniqe
    Kamb mbi kamb neper kafiqe
    Ne kors tuj dal midis Kurrizi
    Djem azgana trupa lisi
    Ne brillantin u shkelqen floku
    Sju vjen marre nga berlloku
    Prej balkoni grat e prishtines
    Ta gjujn pampersin n'koker te shpines
    etjera e te tjera
    edhe pak na vjen pranvera
    Pra Fisnik te pershendes..
    Me pak hajgare tash me mjes



    Tung..



    Edhe Diten e pershendes
    ndoshta tash fergon ndoj vez
    Pak suxhuk e ndoj Samun
    Me qe asht dhe dit e shtun
    Tuj pi kafe tuj lexue
    Cka po thot brari per mua
    kamb mbi kam te kompjuteri
    Sec po ngrof kaloriferi
    Cu bre qik e laj ato faqe
    Vno gjygymin e hidh ato caje


    lol

    Tung..



    Ngushellime Familjes se Artistit Istref Begolli..

    Megjithete pak e njohim ne tjeret qe nuk kemi jetuar ne Kosove..
    Tek "era dhe Lisi" mbaj mend faruk Begoollin..
    Jane kusherij kta te dy apo..

    Cdo te mire..

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Edhe Diten e pershendes
    ndoshta tash fergon ndoj vez
    Pak suxhuk e ndoj Samun
    Me qe asht dhe dit e shtun
    Tuj pi kafe tuj lexue
    Cka po thot brari per mua
    kamb mbi kam te kompjuteri
    Sec po ngrof kaloriferi
    Cu bre qik e laj ato faqe
    Vno gjygymin e hidh ato caje


    lol

    Tung..



    cfare lol se!



    Dhe dicka tjeter Brari, ne lidhje me Era dhe Lisi. Po te shkosh tek Elita Kombetare do te shohesh setek tema per Istref Begollin kam vendosur linket e tre filmave qe jane regjistruar ne arshiven filmistike te Hollywood-it. Njeri prej tyre eshte Era dhe Lisi, dhe aktor aty nuk eshte Faruk Begolli por Istref begolli. Lexo per kuriozitet tek Elita Kombetare.

    Shendet!

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fisnik,


    Dita- Ti me fjalet qe latojne dhe gurin me detyron te thyej heshtjen e te mos flas me vetmeveti.





    Eshtė vėnė re njė plasaritje e gurėve nė kohėt e fundit. I akuzuan pėr ngurtėsi tė tejskajshme e njė shenjė duhet ta jepnin se tė gatshėm ishin tė ndryshonin. Nuk dihet se nga e gjetėn forcėn, a ishte e brendshme apo ndodhi nga njė ndėrhyrje e jashtme, por ajo qė kėrkohej prej tyre ndodhi.
    Mundet tė ketė ndodhur nga ndonjė kėrcėnim pėr vdekje (pjesmarrje nė ndonjė grup armiqėsor), apo nga njė vdekje ndodhur afėr apo largėt. Mundet tė ketė qėlluar qė gurėt mė parė tė kenė shėrbyer si zbukurues tė njė varri akoma tė pangritur apo njė ekzistuesi rrethuar me lule shumė. Por ata gurė mundet tė jenė ndodhur edhe nė anėn tjetėr tė planetit Tokė.
    Nėse ka qenė e vėrtetė kjo e fundit, pra ndodhja larg, shumė larg vendngjarjes, me ē’rast pamundėsia pėr tė vepruar nėn njė nxitje tė brendshme, atėherė mundėsitė qė mbetėn janė, qė ose gurėt arrijnė tė komunikojnė midis tyre, ose gjithė gurėt e kėsaj toke janė pjesė e njė trupi tė vetėm (me kėtė rast ndiejnė dėshirėn e pėrbrendshme tė njė pjese pėrbėrėse tė tyre), ose dikush nga jashtė e ka vendosur me dhunė ndryshimin.
    Nė gjirin e kėtyre supozimeve (plotėsisht e mundshme qė tė jenė tė paplota) njė gur mund tė lodhet e tė heqė dorė, e tė thotė, bėni ē’tė doni me mua, pra mundet t’i japė dorė tė lirė mendjes qė po mundohet ta bindė pėr ndryshimin.
    E lėmė me kėtė tė fundit. Ishte mendja bindėse, qė shtyu dorėn tė bėnte gurin tė plasaritej.

    Tė mbetesh njė gur i pagdhendur ėshtė mė e fuqishmja (jo nga une), asnjė mendje s’ka arritur tė tė lodhė aq shumė sa tė tė bėjė tė heqėsh dorė nga ngurtėsia jote.
    Mė mirė i ngurtė, mė mirė i ngurtė. E vetmja akuzė: Ke vendosur tė mbetesh fisnik e veshja jote mėkatare ėshtė virtyti. Mėkatar!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Fjal te urta nga Hasan el Basri
    Nga Nur_11 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:40
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •