Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    (Presidenti i trupit gjykues shikoi majtas, djathtas, prap majtas, veshtroi gjykatoren me kujdes, i dha shenje me koke procesmbajtses qe seanca po fillonte, te fundit iu drejtua te akuzuarit per ngritje ne kembe)

    «[u] Je kriminel, prandaj ke vrare »[/b] i shqiptoi denimin me te rende te akuzuarit, Prsidenti i trupit gjykues, pasi kishte shqyrtuar ne detaje dosejen e bere gati nga hetuesia.

    I akuzuari protestoi : « Kam vrare, prandaj jam krininel ». Une kerkoj denimin e merituar, por kete fakt dua ta konsideroni rrethane lehtesuese.

    E folura e tij me ton te larte, qe nuk kerkonte pafajsine, por thyerjen e kodit zakonor te shoqerise mbi shqiptimin e « vdekjes oficiele», e shqetesoi Presidentin dhe trupin gjykues. Shqetesimi u shtua, sidomos, kur te pranishmit ne gjykatore i percollen me ovacione fjalet e te akuzuarit.

    Presidenti i trupit gjykues kerkoi qetesi dhe mirekuptim. Ishte hera e pare ne karrieren e tij qe ishte i detyruar te shqiptonte sentencen me ēnjerezore. Kjo e rendonte situaten, sepse behej ne menyre oficiele dhe per nevajat e « shtetit ». Perndryshe, predikues te vdekjes bota ka shume, per arsyen se eshte e mbushur me njerez te tepert. Kjo bote, pra, duhet te pastrohet me premtimin e « jetes se amshueshme ». Duhen vetem shqiptuesit e vdekjes.

    I akuzuari, me ze edhe me te larte, kerkoi nga trupi gjykues qe vezullima e thikes nga rrezet e diellit, te konsiderohej gjest provokues i viktimes. Te konsatohet, gjithashtu, ne procesverbal, se sikur mos te bente kohe me diell as plazh nuk do te kishte bere ate dite.

    - E pooo, pse nuk keni qare per nenen diten, … deshi te pyes Presidenti i trupit gjykues.

    - Akti im nuk ka te beje me vuajtjet qe kam pasur per nenen kur me vdiq, as me lotet qe nuk derdha per vdekjen e saj, e nderpreu i akuzuari. Pse kerkoni qe vuajtjet e shpirtit te shoqerohen me lote ? Ju jeni sadist, i nderuari President, sepse ju shihni vetem nje fytyre te jetes. Ju i besoni vetem shqises se te pamurit.

    Mqs seanca zhvillohej ne katin e gjyqit, ne korridorin e te cilit kishte shume te vdekur, prej te cileve ishte pastruar bota, e nga zhurma ekzistonte rreziku te zgjoheshin, Presidenti i trupit gjykues iu drejtua te akuzuarit dhe te gjalleve ne gjykatore, per ulje zeri, ne shenje respekti per te vdekurit. I terhjeku verejtejen te akuzuarit se fliste me ironi dhe …

    Ende pa mbaruar fjalen Presidenti i trupit gjykues, i akuzuari i siguroi te gjallet, se te vdekurit nuk do te zgjohen, sepse ata vete kishin kerkuar tu plotesohet deshira e tyre me e madhe, qe te vdisnin. Keshtu ishte thene ne komunikaten zyrtare qe firma varrmihese e kishte shperndare ne qytet. Por ju lutem shume, vazhdoi i akuzuari, « keni kujdes te mos i lendojme keto arkivole te gjalla « !

    I zene ngusht Presidenti trupit gjykues, shikoi majtas, djathtas, prap majts dhe pyeti te akuzuarin.
    - Po naten kur ju lajmeruan per vdekjen e nenes, ku ke qene me dashnoren i akuzuar ?

    Aaaa ! klithi i akuzuari! Mos doni te thoni se edhe « epshi eshte mekat » ? Ju thash, jeni sadist i nderuari President, sepse me kete po kerkoni : te largohemi anesh dhe te mos nisim femijet. Jeni i bindur se « lindja eshte e veshtire », prandaj jeni predikues i vdekjes. Por jeni edhe shqiptues i saj.

    « I do femijet, prandaj e do te dashuren », ia ktheu me zemrim, Presidenti i trupit gjykues.

    « E dua te dashuren, prandaj i dua femijet », ia ktheu qetesisht i akuzuari. Ky eshte nje virtyt. Per te, nuk pritoj te vdes gjithe duke dashur jeten.

    Arkivolet e gjalla filluan te rrjedhin gjak, te cilin, te vdekurit u lodhen duke fshire, ndersa te gjallet, duke leshuar gjykatoren dorezuen « kredencialet » te Presidenti i trupit gjykues dhe kerkuan te beje diēka, sepse rrezikohej prishja e kodeve zakonore te shoqerise.

    I trishtuar, Presidenti i trupit gjykues shtyri seancen, per konsulta oficiele.

    Kolegji gjykues ishte lak... Perdja ra !

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Fisnik djali nga eshte gjetur kjo pjese.......
    E bukur, paralelizem fatal i te vdekurve ne boten e gjalle.....
    Dhe si vazhdoi....
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lo Bello
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    England
    Postime
    78
    Alesia me pelqen shume historia jote.....
    Ku e ke lexuar???
    Me dergo titullin e librit se dua ti ja bej ish te dashures dhurate per Cristmas....

    Eshte me mire te dashurosh dhe te vuash se mos te dashurosh kurre.....

    Me nderime Lo Bello.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej fisnik.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    ngjan shume me pjesen e gjyqit ndaj Mersose tek "I huaji" i Albert Kamy-se?

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej fisnik....
    e megjitheate eshte kaq e bukur sa mua akoma nuk me ka reshtur marramendja.
    Me ka pelqyer deri aty sa nuk kam thene dot vec se nje thirrje"hej fisnuk"
    .....................prap,
    Hej Fisnik!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Aaaa, - tha autori i romanit « Arkivolet dhe kryqi », qenka plagjiat sepse i ngjan personzhit te Camus ?

    « Jeni musliman prandaj i perngjani Camus ». Ju denoncojme, sepse 50 vjet s’punuam gjė. Profesion patem denoncimin.

    « Mos deshte te thuash, je musliman, prandej je kriminel » ?

    Jo, jo eshte nje tradite e vjeter te behen lista konspirative per likudimin moral dhe fizik te intelektualeve shqiptare. Kjo tendence e mjere qe u shnderrua ne tradite shqiptare daton me heret. Eliminimi i oponenteve nga ata qe mendojne ndryshe ua kane djersitur shpirtin edhe kombeve me te perparuara te Evropes. Amerika ende nuk ishte zbuluar. Tradhetia oficile e njerezimit filloi me kalin e Trojes. Edhe Aga Ymeri, ne kohe te nizamit, e kishte vrare te birin sepse e kishte tradhetuar kujtesa ndaj tij. Kishte fjetur me nenen e tij ne nje shtart pa menduar se do ta vriste i ati ende pa u semure nga vesi i Edipit.

    „Te mjeret kinezet qe u ngjane ... te gjithe jane plagjiate te ngjyres se verdhe dhe duhet likuiduar”
    “Te mjere japonezet.. Ata i likuidojme. Jane me pak”

    Po shqiptaret? Ē’simetri duhet…

    “Ooo, sa mire qe m’i kujtove prap shqiptaret. Eshte mrekulli e Zotit qe nuk jane kosovare”
    “Jo, jo, nuk dua simetri qe se ha as qeni, sepse edhe kosovaret jane njerez. Mendova te shqiptaret, ndonje personalitet…

    Kjo eshte lehte. Kapitujut me te erret te historise shqiptare ndriēojne me nje shuk drite apostolike faktet e pakundershtueshme per diskriminimin inkuizicional te personaliteteve me te shquar te kombit. Anatemat, blasfemite dhe profanite, me pak fetare, me shume ideologjike, denoncimet makabre ex machina, linēet morale kane qene, jane dhe do te mbeten metodate me te preferuara te njerezimit. Shqiptaret ne kete konglomerat ku jane?

    Ooo, per Fisnikin e pata fjalen.

    “E varrim sepse nuk shkruan me nofke”
    “ Mire e ke. Ka dale menē. Ka dhunuar anonimitetin e te gjitheve ketu”

    Kesaj radhe gjykimi u be ne natyre, pa President te trupit gjykues, pa shikime majatas e djathtas, pa publik. Edhe shteti mungoi.

    Ekzekutimin e bene : Une dhe Mua.

    Per te qene origjinal, nuk e vorrosem fare. As shpnezime nuk patem per arkivol dhe per kryq.

    Ne mengjes kur u degjuan kembant e kishes, prifti e kishte pare nje kope qenesh qe lepiheshin ne breg te fshatit.

    Autor: Une dhe Mua

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dashuria jote e madhe kercenon heshtur . megjitheate kercenon jo per tu sheruar se kjo as nuk ka per te ndodhur ne asnje histori.
    Historia e historise sapo filloji... (...)
    ke thene aq shume se me duhet te lexoj me shume se tre here .
    ( e ke me te gjithe e me askend e kryesisht me ate "une _mua")
    ndoshta jo te gjithe , or disa Krejt te rralle disa mund te besojne e mund te ndihen ashtu"une _mua)
    meqe fshihemi pas pseudonimeve "une_ macia_ mua" te pershendes.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    kjo e dyta i ngjan me pak. palgjatura ah plagjatura,kompleksi yne i shenjte, na mori me qafe, na burgosi, po na mbyt, po na i mbyt muzat bebe dhe pafajshme te krijimit, frika e te qenit i perseritshem, e cti besh ne fund te fundit ndryshojme aq pak nga njeri-tjetri, vecse disa kombinime genesh,francez, algjerian, kolumbian,lezhian, shume pak, baza e njejte, e njetja balte.
    ja tek jane ulur une dhe mua ne gjunje e perpiqen te shpleksin nje lemsh te ngaterruar, jane ngaterruar kujtesa me frymezim-krijim-origjinalitetin, lesmsh i madh i ngaterruar.rroltull i vijne mllefi verdhacuk, dhe krenaria perjetesisht padrejtesisht e provokuar i sodit nga larg.nuk e cmpleksin qe nuk e cmpleksin dot.
    i ngaterruar shume i ngaterruar.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po klik ke ky shkrimi per ti kujtuar fisnikut se si ishte kur erdhi (nese ka qene sado pak i vertete) dhe se si u shnderrua ne temen e shen albanit.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fjal te urta nga Hasan el Basri
    Nga Nur_11 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:40
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •