Kushdo qė mbėrrin nė Shkodėr, nuk e sjell tolerancėn fetare por e gjen atje, ka deklaruar ambasadori amerikan nė Shkodėr gjatė takimeve tė shumta qė ka zhvilluar me komunitete tė ndryshme fetare.
SHKODĖR - Ambasadori amerikan nė Shqipėri Xhon Withers vlerėson tolerancėn fetare qė ekziston nė Shqipėri duke ia atribuar atė qytetit tė Shkodrės. Nė fjalėn e tij gjatė takimeve me komunitete tė ndryshme fetare nė kėtė qytet Withers ka nėnvijėzuar se ne Shkodėr dhe nė Shqipėri janė vetė njerėzit ata tė cilėt e kuptojnė mė sė miri vlerėn e tolerancės fetare. Njė shembull i tillė duhet tė ndiqet edhe nė vende tė tjera tė botės, ku mungon respekti pėr besimet fetare, ėshtė shprehur Withers.
Vizitat e ambasadorit amerikan kanė filluar qė nga katedralja e Shen Shtjefnit nė Shkodėr ku ėshtė pritur klerikėt katolike. Mė pas nė ambasadori ėshtė takuar me pėrfaqėsues tė komunitetit mysliman nė Shkodėr, ku ėshtė pritur nga Myftiu I Shkodrės Ndriēim Sulejmani, pėr tė vijuar me takimin ne katedralen Autoqefale Orthodokse ku ėshtė takuar me drejtuesit e komunitetit ortodoksė. Pjesė e vizitės sė ambasadorit amerikan, kanė qenė edhe takimet me kryetarin e Bashkisė Shkodėr Lorenc Luka dhe prefektin e Qarkut Shkodėr, Maxhid Cungu.
B.W
Merni shembull, disa nga anetaret ketu, qe po lene gerdin me ofendimet e tyre kundrejt besimtareve dhe jobesimtareve!!
Krijoni Kontakt