Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    Problemi qendron ne faktin se freelancet nga india kerkojne shume shume me pak se sa nje europian apo amerikan.Une prandaj e lashe kete pune pas me shume se 4 vjetesh pasi vertet nuk ia vlente.Nqs per krijimin e nje CMS (kodim nga 0 behet fjale) kerkon mesatarisht rreth 2000 - 3000 USD nje Indian kerkon vetem 500 USD dhe si i bjen fjala te thyen brinjet.Ashtu sic dihet programimet tani behen te gjitha ne indi pasi eshte shume me lire.Pikerisht kjo po ndodh edhe me freelance.

    Menryat per te bere para pastaj jane te pafundme.Pervec rekamave,plotesime formulari e one-click do ju sygjeroje forex (nje kerkim ne google nqs nuk e dini ceshte).Po kthehet ne biznesin kryesor ne internet.Une skam dhe shume kohe te qendroj para pc tani te merem me kto sepse kam angazhime te tjera por ne dhjetor qe kisha nja 3 muaj kohe bera nje 2000 USD te mira me forex.
    Bye Bye Serbia

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    India ka zene vendin e pare per freelancing, sepse oferta e tyre eshte teper e larte e per pasoje cmimin e kane teper te ulet kundrejt kerkesave te perendimit, kryesisht Amerikes Veriore. Prandaj, jo pak kompani amerikane shfrytezojne freelancer-at indiane per modula dhe komponente, kryesisht, sepse i paguajne pak.

    Sa per temen, une njehere kam punuar si freelancer per nje kompani online, e cila me ka paguar me ceqe. Megjithate, eshte nje pune aspak produktive dhe jo shume e vlefshme per resumene tende, nese eventualisht kerkon te punesohesh ne nje kompani te mirenjohur (ku gjenden te hollat!)...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    Meqe kam pasur shume mesazhe private se ku mund te gjej pune apo gjera si keto po le kete mesazh.
    Punet ne internet jane PAFUND.Duhet te sgjidhni me kujdes se ne cilin profil jeni me te afte dhe kujdes mos te genjeni ne CV :P.Faqja me e mire per te gjetur pune eshte kjo:
    www.monster.com/
    Ketu mund te kerkoni per cdo gje.Gjithashtu opsioni i dyte eshte edhe perkthimi.Shqipja ekziston si gjuhe e kerkuar .Faqja me e mire per perkthime eshte kjo:
    www.proz.com

    Kujdes: Duhet te dini se cfare zgjidhni e te mos bini pre e mashtrimit.Mashtrimi eshte me bollik ne internet kshuqe kerkoni me kujdes.
    Bye Bye Serbia

  4. #14
    Un se kuptoj si behet pages ,psh nese mbaroj punen ku mund ti terheq parate.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Un se kuptoj si behet pages ,psh nese mbaroj punen ku mund ti terheq parate.
    Ekzistojne disa metoda te shlyerjes se pageses. Po te them dy-tre qe me kane qelluar mua me nje kompani amerikane (ne distance).

    Nje menyre eshte depozita direkte (direct deposit), ku nepermjet sistemit te kleringut dikush paguan dike ne te njejtin shtet. Perpos kesaj, eshte sistemi SWIFT, ku banka ne te cilen kompania ka llogari per shlyerje pagash te pagon ty shumen perkatese nepermjet bankes tende. Pra, ti i dergon disa te dhena te bankes tende (nr i llogarise, kodi SWIFT, etj) bankes se kompanise qe ti punon dhe ato te transferojne fondet (maks. brenda tre ditesh qe nga momenti i sinjalizimit te sistemit swift). Pra, kjo forme pagese perfshihet ne kategorine "transferta elektronike".

    Nje menyre e dyte eshte pagesa nepermjet ceqeve. Ne kete rast, kompania/personi per te cilin ti ke bere pune ka nje bllok ceqesh. Keput nje faqe nga ai blloku dhe e firmos posacerisht per ty, me shumen e shtypur mbi cek ne hapesiren perkatese. Pastaj, perdor posten e zakonshme per te ta sjelle ne adresen tende postare. Ti hap zarfin, merr cekun, shkon ne pothuaj cdo banke te nivelit te dyte ne Shqiperi (BKT, Banka Amerikane, Credins, ProCredit, etj.) dhe ata, duke te te mbajtur nje komisioin (7-20% te shumes totale) te shlyejne sasine e te hollave te printuara mbi cek, ne monedhen perkatese. Banka, sa per kuriozitet, mbledh ceqet dhe kerkon nga bankat nga te cilat buron ceku qe t'i kreditojne llogarine e tyre. Sic mund ta kuptosh, kjo lloj menyre eshte koke-carese.

    Nje menyre e trete, por me pak e njohur per ne ketej, eshte shfrytezimi i PayPal.com. Kjo kerkon qe ti ta pajisesh me numrin e llogarise tende rrjedhese (llogari ne nje banke te nivelit te dyte) dhe, nepermjet paypal, kompania/personi per te cilin ti ke bere pune debiton llogarine e vet per te kredituar llogarine tende. Me duket se PayPal nuk funksionon per llogari rrjedhese te hapura ne bankat shqiptare (double-check gjithesesi).

    With a few words (shqipero: me pak fjale), ka disa menyra te shlyerjes se pageses. Po aq sa c'ka menyra per shlyerjen e pageses, po te pakten aq ka edhe menyre per mashtrime, sidomos nga miqte tane indiane... Kjo eshte nje teme tjeter dhe nuk ka shpjegime formale, i.e. duhet te jesh i zoti i punes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 11-06-2008 më 14:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #16
    Te mesojme ne fillim menyren e fitimit te parave , pastaj menyren si ti marrim , apo jo?
    Faleminderit , borix , tani e kam njifare ideje si punon pagesa online.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    75
    Une kaloj kohen shum me kompjuter e mobil, duke ber gjana te ndryshme, por ne te vertet nese due ti tregoj dikujt se q'far bej, do te thot jan aq shum aktivitete sa qe lodhna shpejt me pershkrue veten.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •