Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Sa nga shqiptarët punojnë si 'freelancer' në Internet?

    Duke i patur parasysh mundesite qe interneti na i jep desha te kem njohuri nese dikush nga ky forum eshte duke punuar si freelancer ne Internet. Per te gjithe ata qe nuk kane njohuri mbi kete term, freelancer do te thote te punosh i lire, pa udheheqes, pa kompani dmth te punosh aq sa ke nevoje dhe njohuri. Kryesishte si freelancers mund te punojne te gjithe ata qe kane njohuri ne IT (programim, dizajn, web programim, video editim, foto editim dhe gjithcka cka ka te bej me pune digjitale) gjithashtu ata qe njohine me teper gjuhe te huaja mund te punojne si freelancer. Egzistojne disa kompani te bazuara ne web si Elance, Getafreelancer e shume te tjera qe ju mundesojne te konkuroni per te mare projekte te ndryshme.
    Kete teme e hapa me qellim qe te informohemi me shume per kete fenomen dha ata qe shfrytezojne kete mundesi te diskutojne per menyrat se si fitojn projekte, cillin web service e perdorin per kete qelllim dhe gjithcka qe ka te bej me freelancer.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Glend
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    139
    http://odesk.com

    Une aty jam, freelancer o.o

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    Kam pas punuar tek getacoder.com si dhe tek joomlancers.com .Me pas per nja 1 vit punoja si web developer per nje kompani franceze.
    Tani punoj per lionbridge.com .Bej google ranking si dhe shqyrtoj query .
    Jane pune te mira...punon ne cilin ambjent qe deshiron edhe pagesa nuk eshte e keqe.
    Bye Bye Serbia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    169
    Kam 3 vjet qe punoj si freelancer. Dmth me ka shoqeruar pothuaj gjate gjithe periudhes studentore dhe besoj se deri ne fund te studimeve do e bej nje gje te tille. Si fillim kam punuar ne 4-5 projekte te vogla dhe pastaj per rreth dy vjet e gjysem po punoj per te njejten kompani kryesisht duke ndertuar aplikacione e-commerce te niveleve te ndryshme.
    Gjate kesaj kohe kam pasur mundesi te njihem me disa koncepte qe ketu ne Shqiperi ishin akoma te panjohura dhe pagesa sigurisht qe eshte shume me e mire se ne Shqiperi.

    Gjithsesi jam i mendimit qe nje ambjent pune i tille nuk eshte shume i pelqyeshem pasi ne fund te fundit cdo komunikim e ke nepermjet kompjuterit. Per sa kohe jam student ketu ne Shqiperi, te punuarit si FreeLancer mund te them qe me ka ndihmuar si financiarisht ashtu dhe ne eksperiencen e fituar, pasi kam pasur te bej me projekte qe akoma nuk jane fjala e dites ketu tek ne.

    Klesti

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    11
    Une u regjistrova tek http://odesk.com kam apliku ne disa projekete por tani per tani ska pergjigjje si shkone puna ndoshta kontaktojne permes msn edhe desha mi ju pyet sa eshte e sigurt se shembull punen e kryne po parat ndoshta mujne mos me ti dergue hehe ,, qka dini diqka ma shume rreth kesaj shkruni edhe desha mi ju pyet se qfare pune kryeni ju me shume ,,,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Aldo89
    Anëtarësuar
    02-11-2006
    Postime
    65
    Une jam student ne gjimnaz akoma por shpesh bej webdesign's te cilat i shes mepas, githashtu edhe website qe nepermjet google adsen mund te fitosh para. Deri tani kam nja 5 website por plani im eshte qe te bej nja 10 dhe mepas ti shes dhe te blej nje website te vetem prej 5000€ me te ardhura rreth 500€ ne muaj dhe me pas te blej akoma website te tjera...
    Login: yes | Password: i dont have one
    password is incorrect
    Login: yes | Password: incorrect

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga shkelzenni Lexo Postimin
    Une u regjistrova tek http://odesk.com kam apliku ne disa projekete por tani per tani ska pergjigjje si shkone puna ndoshta kontaktojne permes msn edhe desha mi ju pyet sa eshte e sigurt se shembull punen e kryne po parat ndoshta mujne mos me ti dergue hehe ,, qka dini diqka ma shume rreth kesaj shkruni edhe desha mi ju pyet se qfare pune kryeni ju me shume ,,,
    Une per vete punoj me Getafreelancer.com, kam provuar edhe me odesk, por dicka eshte me rende te fitosh projekte ne odesk. Se a i marish paret apo jo mvaret krejt prej asaj se cka ofron ti. Duhet te kesh serverin tend ku i vendon projektet qe i punon, e perfundon projektin pastaj ja jep linkun klientit qe ta sheh perfundimin e projektit (nese ke bere pune te mire dhe ne kohen qe e keni caktuar me klientin"deadline") klienti do te jete i kenaqur dhe do ti transferon parat ne menyren qe jeni marur vesh me pare. Une ne kete menyre kam vepruar dhe kam pasur sukses, deri tash kam punuar 10-tra projekte dhe per te gjitha jam paguar. Por gjithsesi egziston mundesia qe ndonjer nuk do te paguan apo do te keni ndonje mosmarveshje edhe kjo vjen vetem nese projekti nuk eshte punuar ashtu si ka kerkuar klienti edhe nese nuk eshte mbaruar ne kohe, ne te kunderten eshte nje mundesi shume e mire fitimi.

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Më bëhet qejfi që ekzistojnë këto mundesi, sidomos për ata që janë në Shqipëri. Unë vetë nuk i kam shfrytëzuar mundësitë në Internet, por mbase duhet të filloj t'u hedh ndonjë sy për ndonjë punë të dytë.

    A mund të jepni ndonjë shembull të projekteve që shtrohen në këto faqe? Çfarë teknologjish përdoren? Janë punë që mund t'i kryej një njeri i vetëm në kohën e lirë (2-3 orë çdo ditë) apo projekte më të mëdha që kërkojnë punën e disa personave?
    Edi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    169
    Punet jane te llojeve me te ndryshme , qe nga gjerat me te thjeshta deri tek sisteme te komplikuara.

    Zakonisht ekzistojne 2 lloj punesh.

    1. One time Fee Projects (Nje project qe ne perfundimin me sukses te te cilit merr nje shume te caktuar)
    2. OnGoing Projects . (Pune e perhershme , part-time ose full-time e paguar me rroge njesoj sikur te punosh fizikisht ne ate kompani).

    Gjithashtu ekzistojne projekte qe kerkojne staf si dhe projekte qe mund te perballohen vetem.

    Mua me ka ndodhur pak ndryshe. Pas disa projektesh fare te vogla (50$ max) , punova ne nje projekt pak me te madh dhe ne fund te tij mu propozua te punoj me rroge per nje nga keto kompani, 4 ore ne dite.

    Konkretisht me eshte dashur te ndertoj nje sistem e-commerce per shitjen e Credit Reports (www.runmycreditreport.com), nje nderfaqe administrimi per kete sistem (customer support, etc) si dhe nje sistem pagesash automatike per te. (Recurring Payments). Gjate punes per kte projekt me eshte dashur te integroj me disa API te ndryshme qe i ofronin sherbimin kesaj kompanie.

    Edhe projekti qe po punoj aktualisht perfshin komunikime automatike me disa API
    Kam vene re qe eshte pothuaje e pamundur per nje sistem ne USA qe mos ti duhet te komunikoje me sisteme te tjera per te shkembyer te dhena. Biles gjate punes me eshte dashur dhe mua te hap nje dere (API) per sistemet e tjera tek sistemi yne.

    Per sa i perket teknologjise ofertat jane per te gjitha teknologjite qe ekzistojne por ne top liste jane PHP-MySQL, XML , .Net , JAVA, Ruby etj.

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga edspace Lexo Postimin
    Më bëhet qejfi që ekzistojnë këto mundesi, sidomos për ata që janë në Shqipëri. Unë vetë nuk i kam shfrytëzuar mundësitë në Internet, por mbase duhet të filloj t'u hedh ndonjë sy për ndonjë punë të dytë.

    A mund të jepni ndonjë shembull të projekteve që shtrohen në këto faqe? Çfarë teknologjish përdoren? Janë punë që mund t'i kryej një njeri i vetëm në kohën e lirë (2-3 orë çdo ditë) apo projekte më të mëdha që kërkojnë punën e disa personave?
    Me kollaj gjen pune shtepie ne craiglist.Ve nje lajmerim aty per cfare je ekspert dhe te vjen email nga ndonje qe ka nevoje.Cmimin leja klientit ta veje sa te doje.Une dy here kam rregulluar laptopa dhe bera 750 dollare,easy.Ne forume freelance s'ja vlen,cmimi i ofertave shkon drrase,shume poshte pasi ka shume oferta per nje porosi..I bie te punosh si me rroge kinezi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •