Kohėt e fundit ėshtė folur shumė se te skuadra e Partizanit do tė afrohen investitorė tė rinj, tė cilėt kanė shfaqur interesin e tyre pėr t’u bėrė pjesė e ekipit me mė shumė tifozė nė vend. Megjithatė, ende nuk ka asgjė konkrete. Ndėrkohė deputeti Andis Harasani ka bėrė me dije se njė kompani amerikane kishte shprehur dėshirėn pėr tė investuar nė klubin e kuq dhe se marrėveshja ishte shumė afėr, sapo Ministria e Mbrojtjes ta fitonte gjyqin me tė kuqtė. Kjo deklaratė sigurisht qė bėri njė jehonė tė madhe nė vend, por ajo mbeti vetėm aq, pasi ēėshtja gjyqėsore mes Ministrisė sė Mbrojtjes dhe presidentit Albert Xhani tashmė ėshtė nė Gjykatėn e Apelit dhe ende nuk dihet se kur do tė mbarojė. Ndėrsa Harasani pati deklaruar se kompanitė e huaja nuk mund tė hyjnė nė njė klub qė ka probleme ligjore.
Oferta Por, gjithēka duket se ka ndryshuar kohėt e fundit dhe me krijimin e “Futboll Klub Partizani”, shoqėrisė sė re tregtare tė ngritur nga Ministria e Mbrojtjes, interesi i kompanisė amerikane ėshtė rikthyer edhe njėherė tjetėr. Problemi i vetėm i shoqėrisė sė ngritur nga dikasteri i mbrojtjes ėshtė stema e skuadrės. Ligjėrisht ajo i pėrket shoqėrisė tregtare, qė ka si aksionerė tė saj Albert Xhanin dhe Paro Laēin dhe nė dokumentet e dėrguar pėr privatizim nė Ministrinė e Ekonomisė, Ministria e Mbrojtjes ka bėrė njė ndryshim tė vogėl nė logon e tė kuqve, e cila ende nuk ėshtė bėrė e ditur. Njė fakt i tillė nuk ėshtė pritur mirė nga investitorėt e huaj dhe burime tė besueshme pranė presidentit Albert Xhani kanė konfirmuar pėr “Panorama Sport” se, ai ėshtė kontaktuar ditėt e fundit nga kėta investitorė, nė mėnyrė qė t’i shesė aksionet e tij nė shoqėrinė qė ka nė pronėsi edhe stemėn aktuale tė Partizanit. Njė ftesė i ėshtė bėrė edhe aksionarit Paro Laēi, i cili ka 40% tė aksioneve nė kėtė shoqėri tregtare. Po tė njėjtat burime, kanė bėrė me dije se tashmė mes palėve po flitet pėr terma financiarė dhe shumė shpejt mund tė arrihet njė marrėveshje.
Xhani fal tifozin qė e goditi para FSHF-sė
Gjatė ditės sė djeshme ėshtė mbyllur seanca gjyqėsore, nė ngarkim tė njė prej tifozėve tė Partizanit, i cili disa muaj mė parė ka goditur me mjete tė forta presidentin e tė kuqve, Albert Xhani, pėrpara ambienteve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Padia e bėrė nga Xhani, nė atė kohė, nė njė nga komisariatet e kryeqytetit ėshtė pushuar me kėrkesė tė kėtij tė fundit. “Ai ėshtė njė tifoz i Partizanit dhe unė jam president i kėsaj skuadre dhe, nė asnjė mėnyrė, nuk mė vjen mirė qė njė tifoz tė dėnohet pėr fajin tim. Ajo qė ndodhi nuk mund tė kthehet mbrapsht pasi, pavarėsisht gjithēkaje, ashtu si tifozėt dhe unė duam vetėm tė mirėn e Partizanit. Pėr kėtė arsye vendosa qė ta fal tifozin qė mė goditi, duke i dhėnė fund kėtij procesi”, – ka deklaruar Xhani pėr “Panorama Sport”. Duhet thėnė se, gjatė kėsaj kohe, tifozi qė akuzohej pėr goditje ndaj presidentit tė “demave” ėshtė gjykuar nė gjendje tė lirė.
Krijoni Kontakt