Ca thu me Bayern amon.. kur u njifte Partizoni ne Shqiperi, Tirona kishte vetem nja dy viktima qe i kishte fansa.. tani keni vu cik emer aman.. deri ndje sju njifte njeri![]()
Ca thu me Bayern amon.. kur u njifte Partizoni ne Shqiperi, Tirona kishte vetem nja dy viktima qe i kishte fansa.. tani keni vu cik emer aman.. deri ndje sju njifte njeri![]()
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Partizani s’luan, java punon pėr tė kuqtė
Takimi Bilisht Sport-Partizani nuk ėshtė zhvilluar pėr shkak tė reshjeve tė dėborės
Partizani e mori me seriozitet startin e fazės sė dytė, por pėr shkak tė dėborės qė ka rėnė nė Bilisht, premiera e tė kuqve pėr vitin 2010 do tė luhet pas disa ditėsh. Nuk dihet nėse starti do tė jetė nė mesjavėn e ardhshme me Bilishtin, apo do tė presin kundėrshtarin e javės sė 17-tė, qė ėshtė Bylisi. “Jemi njoftuar nga zyrtarėt e federatės qė tė mos udhėtojmė drejt Bilishtit, pasi pėr shkak tė dėborės sė rėnė ėshtė e pamundur tė zhvillohet ky takim i javės sė 16-tė. Pas kėtij njoftimi jemi detyruar tė anulojmė edhe rezervimet, qė kishim bėrė nė njė nga hotelet e Korēės, ku do tė kalonim mbrėmjen e sė premtes.
Prandaj, pas njoftimit qė kishte tė bėnte me anulimin e ndeshjes ėshtė vendosur qė skuadra tė vazhdonte stėrvitjen,”- u shpreh pėr “Sportin shqiptar” sekretari i F.K.”Partizani”, Bujar Labinoti. Ndėrkohė qė dje luhej pjesa mė e madhe e takimeve tė javės sė 16-tė tė kategorisė sė parė, Partizani ka kryer dy seanca stėrvitore. Paradite tė kuqtė janė pėrgatitur nga Kodrat e Liqenit, seancė e cila ėshtė pėrqendruar te vrapimet nė natyrė. Seanca e pasdites ėshtė zhvilluar nė ambientet e ish-klubit, ku pjesėn mė tė madhe tė kohės e zunė ushtrimet me topin. Dje Partizani nuk luajti, pasi transferta e Bilishtit ėshtė shtyrė, por duhet thėnė se rezultatet e djeshme tė kategorisė sė parė u shkojnė pėr shtat shijeve tė “demave tė kuq”.
Pėrfundimi i fazės sė dytė e gjeti Partizanin 15 pikė larg vendit tė parė, 10 pikė mė pak se vendi i dytė dhe i tretė, si dhe 6 pikė larg Adės sė vendit tė katėr. Pavarėsisht se kanė njė ndeshje mė pak, distanca e Partizanit me Lushnjėn dhe Elbasanin e vendit tė dytė dhe tė tretė mbetet po 10 pikė. Bylisi dhe Ada me fitoren nė shtėpi kanė bėrė detyrėn e tyre. Rival i tė kuqve pėr t’u ngjitur nė kategorinė superiore ėshtė edhe Kamza, e cila ka 5 pikė mė shumė, por dje kamazalinjtė janė ndalur nė Velipojė. Pas pėrfundimit tė kėtyre ndeshjeve tė luajtuara tė javės sė 16-tė, tė kuqtė kanė mbetur tė kėnaqur, pasi nė rast se fitojnė nė Bilisht kanė mundėsi tė rikuperojnė pikė me disa ekipe, qė renditen mė lart nė tabelėn e klasifikimit.
Aksionari Sallaku lė Partizanin pėr Skėnderbeun?
Nė dhjetor tė 2009-s shoqėria aksionare “Partizani” u kompozua nė njė mėnyrė tė re, pasi, pėrveē Albert Xhanit, u afruan edhe biznesmenėt Paro Laēi dhe Lulėzim Sallaku. Laēi bleu 40% tė aksioneve, ndėrsa Sallaku 10%. Por ky bashkėpunim i treshės Xhani-Laēi-Sallaku ka filluar tė marrė krisjen e parė, pasi Lulėzim Sallaku ėshtė gati tė lėrė Partizanin, pėr tė mos thėnė se e ka lėnė, pėr tė kontribuar pėr ekipin e Skėnderbeut. Sipas disa burimeve tė ndryshme pranė aksionarit tė kuq, mėsohet se prej ditėsh drejtuesit korēarė ia kanė bėrė ftesėn Sallakut, por biznesmeni akoma nuk e ka vendosur plotėsisht. Njėkohėsisht Sallaku e ka pranuar edhe vetė se ėshtė shumė pranė Skėnderbeut dhe i distancuar nga Partizani. Nė kėtė rast mungon vetėm konfirmimi zyrtar.
Partizani barazon me Bylisin, pretendentėt e tjerė fitojnė
Tė shtunėn e 6 shkurtit 2010, krahas superligės, u luajt edhe kategoria e parė. Shtatė nga tetė ndeshjet e javės sė 17-tė, ndėr tė cilat spikaste ajo qė u luajt nė “Selman Stermasi’, mes Partizanit dhe Bylisit. Tė dyja skuadrat nė fjalė ishin edicionin e shkuar nė superligė, por tashmė duhej tė “pėrplasin brirėt” nė kategorinė e parė, me synimin pėr t’u rikthyer mes mė tė mirėve. Natyrisht, gjendeshin nė pozita tė ndryshme nė tabelėn e renditjes, sepse Bylisi kryeson, ndėrsa Partizani mban vendin e tetė. 90 minutat e luajtura nė “Selman Stermasi” kanė paraqitur dy tablo. Nė pjesėn e parė ka qenė Partizani, qė ėshtė shfaqur mjaft i rrezikshėm dhe kėrkues, ndėrsa Bylisi i kujdesshėm nė prapavijė dhe me qėllime tė qarta pėrmes kundėrsulmit. Ka qenė Karapici, qė pėrmes njė goditjeje dėnimi, tė ekzekutuar mrekullisht, e ka kaluar Partizanin nė epėrsi. Me fitoren 1-0 ėshtė mbyllur pjesa e parė e lojės, ndėrkohė qė nė fraksionin e dytė, ballshiotėt janė mė kėmbėngulės dhe shtojnė forcat nė sulm. Nė radhėt e lojtarėve tė kuq vihet re mungesa e qartėsisė organizative dhe rėnia fizike, cka i jep kundėrshtarit hapėsirat e duhura pėr t’u zhvendosur pranė portės sė Mustafės. Nė dy-tri raste, gardiani shkodran i portės sė kuqe ka arritur tė evitojė golin, por nuk e ka shmangur dot kėtė, teksa kapiteni i miqve, Dino, ka vėrshuar i vetėm drejt tij, pasi i ėshtė vjedhur mbrojtjes vendase. Dhe Mustafa, nė daljen e tij, nuk ka rrugė tjetėr, vecse ta pengojė sulmuesin ballshiot dhe gjyqtari tė akordojė penallti. Qė ėshtė kthyer nė gol nga Hamzai. Barazpeshė nė ndeshje, cka i shokon edhe mė shumė tė kuqtė, qė nuk gjejnė forca pėr tė reaguar dhe shkuar te fitorja, madje mund tė ishin ndėshkuar edhe mė tej, nė ndonjėrin nga kundėrsulmet e shpejta tė Bylisit. Me kėtė barazim, duket se Partizani i minimizon skajshėm shanset e veta pėr t’u ngjitur nė superligė, ndėrsa Bylisi mbetet i patundur nė krye. Pretendentėt e tjerė pėr superligėn, Elbasani, Lushnja, por edhe Kamza, kanė fituar. Respektivisht, Elbasani ka mundur Sopotin 3-0, Lushnja ka triumfuar jo pa vėshtirėsi, 1-0 ndaj Turbiunės, ndėrsa Kamza ka mundur 3-1 Besėlidhjen. Ada e Velipojės ėshtė rrėzuar nė Burrel, teksa ėshtė mundur 2-1, pavarėsisht se ka kaluar e para nė epėrsi. Nė sfidėn e “tė mbyturve”, Memaliaj ka mundur 1-0 Skraparin, ndėrkohė qė Gramshi ka fituar pastėr, 2-0, me Bilisht Sportin.
Sfida Pogradeci-Luftėtari, qė nė fakt ėshtė parashikuar tė luhet tė dielėn, nė stadiumin e Korcės, pasi stadiumin e vet e ka nė rikonstruksion, ka shumė gjasa qė tė shtyhet pėr shkak tė dėborės, ashtu sic u shty edhe ndeshja mes Skėnderbeut dhe Teutės. .
Java 22: Partizani ngec ne Kamez, Haxhiu debuton me barazim
Partizani eshte frenuar sot ne Kamez ku ka barazuar 1-1 kunder vendasve te drejtuar nga ish-portieri i kuq Perlat Musta, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 22-te te Kategorise se Pare.
Trajneri i ri i skuadres, Gerti Haxhiu, ka debutuar keshtu me nje barazim ne pankinen e kuqe. Ai e ka filluar ndeshjen me formacionin qe ishte parashikuar. Mustafa ka qene ne porte. Sheta dhe Pinari ne qender te mbrojtjes ndersa Beqiri me Kapajn nga krahet, duke lene keshtu Shalen ne stol. Mesfusha ka qene e perbere nga Capa, Buna dhe Hallaci, ndersa sumuesi i vetem Maho eshte mbeshtetur nga Karapici dhe Ishka.
Ndeshja ka filluar me mire per vendasit. Jan ata qe hidhen ne sulm dhe rrezikojne te paret me ane te Enri Tafajt. Partizani qendron me shume ne mbrojtje ndersa Kamza sulmon ne kerkim te golit, qe e gjen ne minuten e 39-te me ane te kosovarit Tetova.
Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e kamzalinjve ndersa e dyta fillon me mire per te kuqte qe kerkojne golin e barazimit. Kalojne vetem disa minuta nga pjesa e dyte dhe Partizani shenon. Eshte nje goditje nga kendi e ekzekutuar nga Maho dhe Sheta dergon topin ne rrjete duke shenuar golin e trete personal ne kete sezon ne 21 ndeshje te luajtura.
Partizani vazhdon te sulmoje dhe trajneri haxhiu shton nje sulmues ne fushe duke futur edhe Rizvanollin per Ishken. Partizani krijon disa raste te pastra shenimi ne kete pjese por portieri vendas Osmani eshte ne dite te mire. Te kuqte dominojne deri ne fund te tre minutave shtese, por nuk arrijne te gjejne dot golin e fitores.
Mbyllet keshtu ndeshja me nje barazim 1-1 dhe Partizani humb nje shans te mire per te ngjitur shkallet e klasifikimit pasi Ada dhe Elbasani barazuan 0-0 ne Velipoje. Partizani mbetet ne vend te 6-e me 36 pika ndersa Ada dhe Kamza qe mbajne vendet 4 dhe 5 kane nga 38 pike. Lushnja dhe Elbasani ne vendet 2 dhe 3 kane nga 43 pike secila, por Partizani ka nje ndeshje me pak, ate me Bilisht Sport qe do te luhet diten e merkure.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SENSUALI_TR : 23-03-2010 mė 08:53
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
Presidenti i nderit Birēe akuzon Xhanin
Bejkush Birēe, me statusin e presidentit tė nderit tė Partizanit, ka folur gjatė dje pėr mediat, ku nė pėrgjithėsi i mbetet linjės sė ndjekur prej gati dy vitesh nė mbrojtje tė ambienteve tė klubit Partizani. Apeli i tij nė adresė tė qeverisė pėrmblidhet me njė thirrje: Ku do ta ēoni Partizanin?
Sipas Birēes, ambientet e klubit janė pronė shtetėrore dhe qeveria duhet ta marrė nė dorė situatėn, pasi pėrvetėsimi i tokave pėrbėn njė skandal. Pėr Birēen, Partizani duhet tė transferohet nė rast se i kanė prerė shiritin e inaugurimit tė kompleksit tė ri nė njė vend tjetėr. Sipas Bejkush Birēes, personi pėrgjegjės pėr kėtė situatė qė po ndodh te Partizani ėshtė Albert Xhani. Partizani ka pasur njė president si Albert Xhani, i cili e ka zbritur dy herė nga kategoria dhe ka bėrė ēmos qė ti zhdukė edhe ambientet e klubit.
Ėshtė mirė qė ky person tė mos flasė dhe tė hedhė akuza nė drejtimin tim apo tė dikujt tjetėr, sepse nuk i dihet fundit. Veprimtaria e tij, kryesisht me akademinė, ka qenė e gjitha nė tė zezė. Pėrgjegjėsi tė madhe ka edhe Ministria e Mbrojtjes, pasi kėto ambiente janė pronė e saj,- u shpreh dje pėr mediat presidenti i nderit tė Partizanit, Bejkush Birēe. (Sporti Shqiptar)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SENSUALI_TR : 23-03-2010 mė 08:54
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
Mesdita e djeshme ka sjellė furtunėn e radhės nė ambientet e klubit “Partizani”, pasi ka pasur njė atakim mes pjesėtarėve tė kampit tė kuq dhe pronarėve. Dje pronarėt i kanė mbyllur derėn Partizanit dhe pėrfaqėsuesit e skuadrės kanė kėrkuar ndihmėn e ligjit, pasi, sipas tyre, ka vetėgjyqėsi dhe janė dhunuar zyrat e tyre, ku ėshtė vjedhur edhe njė kasafortė me njė shumė tė konsiderueshme tė hollash. Partizani, me anė tė pėrfaqėsuesit ligjor, ka bėrė njė denoncim nė Prokurori dhe rreth orės 14:00 futbollistėt kanė hyrė nė klub, ku edhe janė stėrvitur.
Rreth situatės qė po ndodh nė klub ėshtė prononcuar dje pėr mediat pėrfaqėsuesi ligjor, Paro Laēi: “Ne kishim njė marrėveshje dypalėshe xhentėlmenėsh, qė tė respektonim atė lloj pronėsie, mbi tė cilėn kėta pretendojnė se janė pronarė, por sot ajo u shkel nga ana e tyre me disa provokime tė njėpasnjėshme, duke na mbyllur edhe derėn.
Kėto sqarime po i bėj pėr arsye se kėta pseudopronarė nuk po ia bėjnė Partizanit, por vetvetes. Sot (dje) si pėrfaqėsues ligjor i kam paraqitur tė gjitha dokumentet nė Polici, kam bėrė njė denoncim pėr atė qė ka ndodhur nė klubin “Partizani”. Na ėshtė mbyllur dera, gjė qė konsiderohet vetėgjyqėsi, ndaj them se Prokuroria do ta marrė tė mirėqenė, pasi ka denoncim penal ndaj kėtyre personave, se nė zyrė na ėshtė vjedhur njė kasafortė, ku brenda kemi pasur njė shumė tė konsiderueshme eurosh.
Ata na kanė ofenduar, kanė pėrzėnė rojet tona, kanė penguar aktivitetin tonė privat, pėr tė cilin do tė kėrkojmė dėmshpėrblim. Dihet se Partizani ėshtė klub privat. Vėrtet jemi me humbje, por nėpėrmjet aktivitetit tregtar, qė ka tė bėjė me grup-moshat, marketingun, po mundohemi ta kthejmė nė njė klub rentabėl. Kjo qė ka ndodhur ėshtė njė prishje e imazhit, por edhe pengesė nė pėrgatitjen e ekipit.”
“Nuk ka pronarė, por ish-pronarė tė shpronėsuar”. “Tashmė kjo ėshtė njė histori qė do tė ketė vazhdimėsi, e cila do tė jetė e vazhdueshme, pasi aty do tė jetė klubi “Partizani”. Pra, ne do tė stėrvitemi kėtu dhe nuk do tė ketė tjetėrsim, pasi edhe ligji nuk e lejon.
Ne do ta ndjekim kėtė rrugė deri nė fund, sepse jemi tepėr tė bindur se klubi “Partizani” ka tė drejtė. Ambienti ku jemi ne ėshtė social dhe nuk ka pronarė. Kėtė e vėrtetoj edhe me dokumente qė i disponoj dhe shumė shpejt do t’i paraqes edhe nė Prokurori, sepse aty nuk ka pronė private. Kėtu ka ish-pronarė tė shpronėsuar dhe pėr kėtė kam edhe njė dokument tė firmosur dhe vulosur nga Luan Malltezi, qė ma kanė ofruar disa dashamirės.
Nė kėtė dokumentacion vėrtetohet qartė se ambienti ku jemi ne nuk ka pronarė privatė. Edhe nėse shteti i ka kompensuar pėrsėri kėta ish-pronarė, ata nuk mė kanė paraqitur asnjė dokumentacion, por mė kanė kėrkuar vetėm qė t’u paraqes anėn ligjore, tė cilėn e kam bėrė. Nėse shteti i ka kompensuar, ka gabuar dhe normalisht ka edhe Gjykatė. Kushdo qė e ka marrė kėtė vendim, Komisioni i Kthimit tė Pronave, apo tjetėr kush, kemi edhe ne tė drejtė tė ankohemi pėr terrenet tona. Meqė kėta pronarė nuk duan marrėveshje xhentėlmenėsh, ne do t’i drejtohemi Gjykatės, pasi nuk jemi pėr pėrdorim force dhe veprime arbitrare, si ato qė pėrdorin ish-pronarėt.
“Partizani ėshtė nė shtėpinė e tij”. “Dihet se si kanė hyrė kėta pronarė nė klub, gjė e cila pėrmbush vepėr penale. Ata nuk mund tė ushtrojnė forcė ndaj nesh. Ne do tė vijojmė stėrvitjen rregullisht. U drejtohem tė gjithė tifozėve tė Partizanit tė mos shqetėsohen, tė mos bėhemi ne objekt i dhunės, konfrontimit, sepse kjo qė po kurdiset nga tė ashtuquajturit pronarė ėshtė provokim. Ne do t’i drejtohemi vetėm ligjit dhe them se ligji na jep tė drejtė. Jemi nė vendin tonė, nė shtėpinė tonė, nė fushat tona, qė i pėrdorim prej 60 vitesh dhe pėrsėri do ta bėjmė kėtė gjė. Nėse do tė ketė ndonjė veprim tė formės sė prerė me Zyrė Pėrmbarimi, ne do ta respektojmė, por ata na kanė dhunuar zyrat tona dhe na kanė vjedhur.” (Sporti Shqiptar)
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...zani-fredi.jpg Partizani,rikthehet ultimatumi per pagesat
Tė kuqtė e kryeqytetit mė shumė e kanė mendjen se kur do tė paguhen sesa te ndėrprerja e kampionatit
Edhe pse data shėnon 6 tetor 2010, nė kampin e kuq as qė bėhet fjalė pėr pagesa. Ndonėse Partizani i kanė nisur pėrgatitjet qė nė mesin e korrikut dhe ka zhvilluar katėr ndeshjet e para tė edicionit tė ri, pretendohet se askush nuk ka marrė asnjė kėst financiar. Nė kėtė fushė “demat e kuq” mbajnė rekordin kombėtar.
Fillimisht u fol se lojtarėt nuk do tė pranonin tė nisnin sezonin pa u paguar nga presidenti Albert Xhani. Por kjo nismė nuk u zbatua, pasi, siē u tha, lojtarėt vendosėn tė sakrifikonin edhe pėr pak dhe t’i jepnin mundėsi presidentit tė gjente rrugėt e duhura qė tė ēonin te sigurimi i financave, pasi thuhej se ishte ēėshtje ditėsh. Janė zhvilluar katėr javėt e para, ku Partizani ka arritur 1 fitore dhe tri humbje.
Starti ėshtė shumė i dobėt, por duke parė pėrbėrjen e ekipit, fazėn pėrgatitore dhe kohėn qė u konfigurua grupi, askush nuk priste ēudira. Pėr shkak tė impenjimit tė ekipit kombėtar, skuadrat kanė mundėsi qė pėr dy javė tė rikuperojnė defektet e shfaqura nė javėt e para. Por te Partizani kjo ndėrprerje nuk pi ujė, pasi defekti i tyre kryesor ėshtė kriza e stėrgjatur financiare. Duke i pasur “xhepat” bosh, alternativa e vetėm pėr tė kuqtė mbeten Kodrat e Liqenit Artificial.
Prandaj lojtarėt nuk e kanė mendjen te ndėrprerja e kampionatit, pasi kanė bėrė gati ultimatumin e radhės pėr rrogat e pashlyera. “Ēdo durim e ka njė kufi dhe them se durimi ynė po soset. Nuk mund tė presim nė pafundėsi, ndonėse e mirėkuptojmė dhe i dimė vėshtirėsitė e presidentit. Eshtė momenti pėr tė vendosur, sepse kriza financiare po i jep efektet nė ekip.
Kur luajmė jashtė, tė gjithė mundohen tė na nėpėrkėmbin, pasi na shikojnė si fukarenj dhe mundohen tė na japin tė shtyrėn e radhės. Kėtė gjė e tregojnė edhe gjykimet nė dy transfertat qė kemi zhvilluar. Ndonėse ekipi ka plot lojtarė tė rinj, nėse do tė ishim nė rreguul me pagesat, pa dyshim qė grupi do tė ishte mė i motivuar.
Prandaj ėshtė mirė qė deri nė fund tė kėsaj jave tė merret njė vendim pėr shlyerjen e pagesave, ose pėrndryshe ēdokush tė rishikojė pozicionin e tij. Nuk ia vlen tė presėsh pa fund, sepse dukesh sikur po gėnjen veten dhe familjen,”- u shpreh mbrojtėsi me eksperiencė i “demave tė kuq”, Engert Bakalli.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...i-dhe-sulo.jpg Tė rinjtė, pėrcaktuesit e fatit tė Partizanit
Trajneri Bajko pėrgatit njė numėr tė konsiderueshėm lojtarėsh, ku mbizotėrojnė elementėt U-19
Prej disa sezonesh akademia “Partizani” ka qenė nė avangardė, pėr sa i pėrket prodhimit tė futbollistėve tė rinj. Ky produkt mban njė peshė tė rėndėsishme edhe nė kategorinė superiore, ndonėse tė kuqtė janė katandisur nė fundin e kategorisė sė parė. Nė tė shkuarėn kishte njė ndėrthurje tė elementit me pėrvojė dhe atij me moshė tė re. Ndėrsa kėtė edicion balancat janė prishur, pasi peshėn mė tė madhe e mbajnė tė rinjtė, ku pjesa dėrrmuese e tyre janė mė tė vegjėl se 20 vjeē.
Katėr ndeshjet e zhvilluar kanė treguar qartė se kėta tė rinj e kanė tė vėshtirė tė mbajnė barrėn kryesore tė Partizanit, kur dihet se nė ndeshjet nė transfertė pėrcaktues ėshtė eksperienca dhe forca fizike. Stafi teknik i tė kuqve e ka shprehur qartė qė pas ndeshjes me Lushnjėn se me kėtė grup nuk kanė mundėsi tė vėnė nė zbatim idetė e tyre, kėshtu qė duhet tė pėrshtaten me kėta lojtarė tė rinj, qė kanė nevojė tė mėsojnė nga “a” deri te “zh”.
Pra, “adoleshentėt”, tė paktėn deri nė merkaton e dimrit, kanė nė dorė fatet e Partizanit tė kėtij sezoni. Duke u nisur thjeshtė ndeshja e fundit qė tė kuqtė zhvilluan nė Pogradec, shikohet se nė kėtė transfertė janė aktivizuar 7 futbollistė, qė ende nuk i kanė mbushur 20 vjeē, si Sulēe, Fagu, Dushku, Gjoka, Peposhi, Pėrlleshi, Xhepa. Por kėtė nuk janė tė vetėm, sepse ka edhe tė tjerė si Mehja, Lubonja, Bozho, Sejdo etj., qė janė pjesė e 18-shes nė ēdo takim.
Kėta tė rinj kanė shansin e madh pėr tė treguar vlerat, pasi po u krijohet hapėsira, por janė edhe pėrballė njė rreziku tjetėr, sepse ēdo javė janė nėn presionin e gjendjes sė Partizanit, ku rezultati ėshtė primar. Pra, fanella e kuqe qė ata pėrfaqėsojnė ėshtė shans, por edhe rrezik. “Personalisht jam mėsuar me fanellėn e kuqe, pasi jam pjesė e ekipeve zinxhir tė klubit. Ekpi vėrtet ka shumė lojtarė tė rinj, por them se ata nuk do tė zhgėnjejnė dhe do t’i tregojnė vlerat nė dobi tė Partizanit.
Presioni dhe problematika qė po kalon ekipi normalisht qė nuk ndikon pėr mirė, por nėse situata pėrmirėsohet, pa dyshim qė edhe ne tė rinjtė do tė ecim nė gjurmėt e atyre qė kanė dalė nga akademia “Partizani”,”- u shpreh pėr “Sportin shqiptar” 19 vjeēari i tė kuqve, Renis Mehja.
Kėta tė rinj vėrtet kanė nė dorė fatin e Partizanit, por klubi nuk u pėrgjigjet atyre, pasi nuk u siguron gjėnė mė minimale, njė fushė stėrvitore. Gjatė kėsaj jave tė kuqtė kanė kryer vetėm pėrgatitje nga Liqeni dhe vetėm nė mesditėn e sotme mund tė pėrgatiten me top, pasi do tė stėrviten nė qendrėn stėrvitore tė Kamzės.
Blerti Hajdari, pranė rikthimit si i kuq
Reparti sulmuesi i Partizanit pa dyshim qė ka qenė pika mė e dobėt e ekipit, pasi duke dituar se pėrbėhet nga lojtarė tė rinj, ka shumė gabime nė finalizimin e aksioneve. Mėsohet se ky repart mund tė pėrforcohet me sulmuesin bardheblu, Blerti Hajdari, i cili nuk po gjen hapėsirė te Tirana.
Hajdari ėshtė produkt i akademisė sė Partizanit, kėshtu qė ambienti nuk ėshtė i panjohur pėr 20-vjeēarin. Hajdari mund tė vijė te tė kuqtė nė formė huazimi dhe mund tė jetė njė alternativė mė shumė pėr sulmin e Partizanit. Blerti Hajdari do tė gjejė te tė kuqtė edhe vėllanė e tij mė tė vogėl, qė gjithashtu ėshtė pjesė ekipeve zinxhir tė Partizanit dhe pėrgatitet me ekipin e parė.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...partizani3.jpg Partizani shpėrthen nė gola ndaj Dinamos U-19
Tė kuqtė e trajnerit Neptun Bajko dje kanė fituar me rezultatin 6-0 nė sfidėn me tė rinjtė dinamovitė
Tė kuqtė dje kanė qenė mysafirė nė kompleksin “Dinamo”, ku kanė zhvilluar njė ndeshje miqėsore me 19-vjeēarėt blu. Partizani vinte nė kėtė test pas atij qė kreu tė enjten me Pėrparimin, ku barazoi 2-2. Dje tė kuqtė kanė shpėrthyer nė gola, duke i mposhtur dinamovitet me rezultatin 6-0. Trajneri Bajko preferoi qė kėtė ndeshje ta niste ndryshe nga sa bėri me kuksianėt, pasi aktivizoi qė nga minuta e parė pothuajse formacionin qė kemi parė edhe nė kampionat:
Xhika, Berberi, Pashaj, Pinari, Cfarku, Bakalli, Gjoka, Karapici, Sulēe, Pėrlleshi, Dushku. Ndonėse tė kuqtė kishin nė pėrbėrje pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve me pėrvojė, goli vjen nga fundi i pjesės sė parė, e cila u mbyll 2-0 me autorė Pashaj dhe Dushku. Nė pjesėn e dytė trajneri Bajko aktivizoi pjesėn tjetėr tė lojtarėve, tė cilėt arrijnė tė shėnojnė edhe katėr gola tė tjerė, me autorė Mehja, Xhepa, Lubonja, Hithi. Partizani vėrtet dje ka luajtur ndaj tė rinjve tė Dinamos, por nuk duhet harruar se pjesa mė e madhe e organikės qė drejtohet nga Neptun Bajko janė moshatarė me dinamovitėt qė kishin pėrballė.
Madje shpėrthimi i tė kuqve erdhi nė pjesėn e dytė, ku nga fusha dolėn edhe elementė me pėrvojė. Pjesa e dytė ishte njė pėrballje pothuajse e denjė pėr kampionatin e moshave U-19. E rėndėsishme pėr “demat” ėshtė qė tė paktėn gjatė kėsaj jave patėn mundėsi tė kryejnė dy ndeshje kontrolli. Partizani nė kėtė fillim sezoni ka shfaqur probleme tė mėdha nė fazėn pėrmbyllėse tė aksioneve, por dje ka pasur sinjale tė mira, sepse ėshtė shėnuar, ku sulmuesit e rinj kanė arritur tė gjejnė rrugėn e golit. Me kėtė miqėsore mbyllet edhe java stėrvitore e tė kuqve, pasi sot e kanė pushim dhe rifillojnė pėrgatitjet tė hėnėn paradite me vrapime nga Liqeni.
Xhani pranė ekipit, por pritja vazhdon
Takimin e djeshmė mes tė kuqve dhe tė rinjve tė Dinamos e ka ndjekur edhe presidenti i Partizanit, Albert Xhani. Ndonėse Xhani ishte prezent, situata nė kampin e kuq mbetet e njėjtė, pasi problemet financiare janė nė fuqi. Mėsohet se edhe pas ndeshjes sė djeshme presidenti u ka premtuar disa lojtarėve, me tė cilėt ka pasur kontakt, se gjėrat do tė zgjidhen shumė shpejt. Madje sot pritet qė Xhani tė udhėtojė sėrish drejt Greqisė.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...ht-sport-1.gif Partizani, pėr pikėt e para nė transfertė
Nė ndeshjen e kontrollit tė zhvilluar dje u pa qė nė Pukė do tė ketė debutues te tė kuqtė
Ndryshimi i regjimit stėrvitor, ku nė tri ditėt e fundit tė kuqtė e kryeqytetit janė pėrgatitur nė Kamzė, ka bėrė qė futbollistėt ta njohin mė mirė njėri-tjetrin. Partizani, nė dy transferta qė ka zhvilluar deri tani, Lezhė dhe Pogradec, ėshtė mundur me rezultat minimal 1-0. Gjithsesi, tė kuqtė shpresojnė qė transferta e radhės tė jetė ndryshe dhe pėr kėtė do tė kėrkojnė pikė nė Pukė.
Sipas lojtarėve tė Partizanit, ata janė pėrgatitur qė ndaj Tėrbunit tė bėjnė mė tė mirėn e mundshme dhe tė marrin pikėt e para jashtė kryeqytetit. “Ndėrprerja e kampionatit do t’i shėrbejė Partizanit, pasi gjatė kėsaj periudhe jemi pėrgatitur mirė dhe me ngarkesėn e mėnyrėn e duhur. Prandaj them se ėshtė momenti qė edhe Partizani tė marrė rezultate pozitive si brenda dhe jashtė Tirane.
Tė shtunėn na pret njė sfidė e vėshtirė, por kjo nuk na bėn pesimistė dhe minimumi qė do tė kėrkojmė ndaj Tėrbunit ėshtė njė pikė,”- u shpreh pėr “Sportin shqiptar” mesfushori Salvatore Sulēe. Tė kuqtė e drejtuar nga trajneri Neptun Bajko kėtė javė kamė pasur mundėsi, si asnjėherė tjetėr nė kėtė sezon, tė kryejnė tri seanca radhazi nė njė ambient ku mund tė praktikosh ushtrimet me top.
Dje tė kuqtė kanė kryer njė seancė stėrvitore nė Kamzė dhe kanė zhvilluar njė ndeshje kontrolli brenda grupit. Edhe kjo ėshtė njė risi pėr “demat”, pasi nė tė shkuarėn pėr mungesė terreni nuk kanė pasur shans pėr ta praktikuar.Nga ajo qė u pa dje nė ndeshjen e kontrollit i bie qė nė Pukė tė ketė tė tjerė debutues me fanellėn e kuqe. Nė krahasim me takimin e fundi me Pogradecin, pritet qė nė Pukė tė ketė disa modifikime nė formacion.
Sipas mėnyrės qė u luajt dje nė ndeshjen e kontrollit, i bie qė Erind Lleshi do tė jetė debutues dhe do tė pozicionohet si mbrojtės i djathtė. Ndėrsa pjesa tjetėr e mbrojtjes do tė jetė si nė Pogradec, ku do tė jenė Pinari, Pashaj dhe Bakalli. Nė mesfushė dje ėshtė provuar Shabani, i cili vjen nga tė rinjtė e akademisė dhe mendohet se mund tė luajė nė Pukė.
Nga mėnyra si u vendos dje ekipi nė ndeshjen e kontrollit, i bie qė ndaj Tėrbunit tė kuqtė tė luajnė me njė sulmues tė deklaruar, Dushkun, qė do tė ketė ndihmėn e mesfushorėve, kryesisht tė Karapicit. Dje mungoi mesfushori Tetova, i cili nėse gėzon formė tė mirė, mund tė jetė pjesė e formacionit nė transfertėn e Pukės.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Krijoni Kontakt