Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55

    Arsyeja dhe Ndjenja

    Arsyeja dhe Ndjenja




    Une i kam shume qejf mollet. Te cdo lloji. Te medha ose te vogla, te verdha ose te kuqe. Te embela ose te tharta, te pjekura ose te sapo keputura nga pema. Une, pra, vdes per mollet e cdo lloji, madje edhe per mollet e egra.

    Asgje nuk krahasohet me nje kafshat te madhe te ketij fruti te mrekullueshem. Lengu te gicilon perceptoret e shijes dhe vendos nje buzeqeshje ne fytyren tende. Disa njerėz i qerojne kurse une kam deshire te ndjej dhembet duke shpuar lekuren e molles dhe pastaj duke vazhduar deri tek farat ne mes te saj.

    Nese edhe ju jeni si une, patjeter qe keni bere me shume se thjesht ngrenia e molleve. Eshte e pamundur qe ti te kesh perdorur thiken per ta prere nje ne mes. Pasi qe e keni prere keshtu mollen, a nuk e keni vendosur nje gjysem mbi tavoline ndersa keni soditur bukurine e saj? Kur une i shohe dy gjysmat e molles verej qe jane si dy zemra te persosura qe duke u bashkuara formojne nje te tere.

    Une nuk po flas per zemren prej mishi por per nje tjeter. Nuk e kam fjalen per ate zemer qe lendohet nga dashuria. Une e kam fjalen per zemren e ceshtjes se identitetit tend; ndergjegjen tende, ndjenjat tua, vullnetin tend. A e sheh kete me syte e mendjes? Nese jo atehere merr nje molle dhe ndaje pergjysem e shihe mire.

    Cfare po ve re? Ne mes te nje molle, mbledhur mire e mire aty eshte vullneti i nje personi. Mund te duket nje gje e vogel,ashtu si fatat e nje molle. E vogel por e fuqishme eshte ajo fare sepse eshte pikerisht fillimi i asaj qe do te jete nje molle e re. Keto fara jane plotesisht te mbuluara nga tuli i frutit qe eshte plot minerale dhe vitamina. Keto u ngjajne ndjenjave te nje personi. Vullneti i njeriut eshte rrenjosur ne keto ndjenja dhe ushqehet nga ndjenja ne nje fare menyre. Pastaj vjen lekura. Ne fakt lekura eshte e para gje mete cilen perballesh kur sheh nje molle. Kjo mund t'u ngjaj mendimeve te nje personi kur shpejt ti perballesh me fjalet qe shprehin mendimet e nje personi dhe pastaj kupton thellesine e ndjenjave dhe qellimeve te tij.

    Merr edhe nje kafshat tjeter nga molla dhe me ndegjo edhe per pak kohe.

    Nje molle e mire ka lekure te shendetshme. Nje lekure e dobet shpohet lehte nga nje insekt qe leshone vezen e vete brenda nga ku dalin pastaj edhe krimbat e neveritshem. Ju e imagjinoni vete paknaqesine e zbulimit te nje krimbi ne mollen e kafshuar. Keshtu eshte edhe me ne ne nje fare menyre.

    Le te futemi me thelle tek molla tani. Mendo per nje rast kur hase veshtrimin e dikujt te vecant dhe zemra jote filloi te rrahe me shpejtesi. Ndjeve nje lemsh ne stomak dhe aq shume mendime u derdhen ne koken tende: "Cfare duhet te them? Si te hape muhabetin me kete person? Ah, sado te doja te njihesha me kete person!" Ti e kupton kete gjendje kur gjithe qenja jote kaplohet nga vrulli i ndjenjave dhe emocioneve. Nese vertet ke deshire te njihesh me ate person pse heziton?
    Pse nuk u prezantove thjesht dhe pastaj te vazhdoje me planifikimin e ndonje takimi te ardhshem se bashku. Ketu perplasen ndjenjat dhe kapaciteti yne analizues. Arsyeja na thote se duhet ecur para ngadal duke mbledhur informacion por shpesh ndjenjat tona dhe emocionet jane ato forca qe vertet drejtojne hapat tane. Duhet te jemi mirenjohes per keto pasione qe digjen brenda nesh dhe per arsyen qe na ndihmojne te mos paraqitemi krejt si budallenj.

    Akoma po pertyp ate molle? Ndoshta tani po pyet veten se pse po flas per keto gjera me ty. Arsyeja lidhet me nxitjen nga shume ane per te ecur perpara duke iu bindur ndjenjave dhe jo arsyes. Shume shpejt kjo zgjedhje na ka ēuar ne situata derrmuese per zemren. Shpesh shkaku i kesaj gjendje ishte pikerisht ēuarja me leje te gjate per pushime te arsyetimit tone. Arsyeja, ndjenja dhe vullneti duhet te jene te thurura ne harmoni se bashku. Nje jete e tille harmonike eshte si nje molle e shendetshme.

    Tani mos harro qe kur te shkosh ne shkolle apo ne pune nese merr me vete disa molle per ti ndare me shoket. Kush e di se cfare bisede interesante mund te marre shkas nga kjo.


    Nje dite te mire,
    asopaj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    shoku im i dashur vlersoj ate qe shkruan dhe jam plotesisht dakord me ty por ti miku im na dhe analizen e ndjenjes dhe arsyes si ti i mendon.......... por ajo qe nuk kuptoj eshte kjo nuk eshte nje tem e cila mund te flitet e cila mund te behet dialog sepse asnje nuk mund te thoj ti ke te drejt e ai tjetri e ka gabim asnje nuk mund te pasqyroj ate qe tjetri ndien ose tjetri llogjikon sepse do ishte jo i sakt, PRA une te them ty kjo nuk eshte nje tem e cila te kushtezon ne llogjik. OPINION i imi ndoshta i pavler por eshte ajo qe mendoj dhe besoj nje opinion duhet respektuar

Tema tė Ngjashme

  1. Cila ėshtė arsyeja qė krenohemi qė jemi shqiptar?
    Nga ILMGAP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 15:57
  2. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  3. A ka ndjenja qe s'mund te ja shprehni te dashurit/dashures?
    Nga sLimShady nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 12:12
  4. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •