Nuk është turp. Është zakon shekullor, prej se s'mbahet mend fare, prej se ekziston flamuri, edhe është përdorë në dasma tona.
Ndonëse nuk kam shumë vjet, më ka ra rasti 7 herë të bëhem flamurtar në dasma të farefisit. Për flamurtar merret nipi, nipi prej bije. Eh mu mka ra me pas shum dajë,

edhe jam shku shpesh si flamurtar. Po sivjet mthirri edhe njani pak ma i largtë, që të shkoj si flamurtar. Edhe shkova aty, hëngrëm drekë ne, edhe u bamë gati me u nis. Kur po e shoh ni cull e bike kit flamurin e Kosovës.
- Shka je tuj ba me kit far harrni?
- Jo çyky osht flamuri jonë.
- Unë - thashë - nuk due me çue përpjetë këtë flamur. Bjere atë tjetrin ndash. Këtë jo. Ose për këtë flamur merre nji flamurtar tjetër, e unë nuk të rri as në darsum.
Edhe ai nuk ish kan ba gati hiq, dmth nuk kish ble flamur kombëtar hiq, veç këta të Kosovës tuj menue me kit flamur me shkue në darsëm. Edhe unë simas fjalës ia lëshova darsmën.
Krijoni Kontakt