Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 139
  1. #101
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    ste bein syt drit te keqen nona

    ja ku ke me lart flamurin tend se ta futa i box
    Për fat të mirë jam daltonist nuk vërej ato ngjyra që gjenden në Zastavën e Kosovos.

    Mund të dalloj vetëm ngjyrat Kuq e Zi.

    Flamuri im është një, Kuq e Zi. Nuk njoh flamur tjetër.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Trimi i flamurit
    Ka dizajnuar flamurin e ri të Kosovës. Ndihet krenar se flamuri i tij po adhurohet nga qytetarët e saj. Madje ai po përdoret edhe në raste dasmash.

    Ish ushtari i UÇK-së dhe krijuesi i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi – i njohur me nofkën Trimi në luftën e UÇK-së– flet për Express, një vit pas ngritjes se flamurit të Kosovës në Parlamentin e Kosovës dhe Institucionet e tjera të shtetit më të ri në botë.

    Nga Ardian Jasiqi më 18.02.2009 në ora 9:58
    Ndoshta, një ndër ndjenjat më të prekshme për shqiptarët e Kosovës ka qenë edhe flamuri i tyre. Gjatë gjithë kohës kosovarët nuk kishin ëndërruar për një simbol tjetër kombëtar dhe shtetërorë pos flamurit kuq e zi, flamur ky i cili u ngrit me 28 nëntor në Vlorë të Shqipërisë, nga Ismail Qemali.
    Por, 17 shkurti, përpos që solli krijimin e një shteti të ri, ai solli edhe një simbol të ri të Kosovës. Një flamur i cili sot valon në ndërtesën e Qeverisë se Kosovës, në Kuvendin e Kosovës dhe në Presidencë. Një flamur i cili, sot, përfaqëson Kosovën në gjithë botë.
    Muhamer Ibrahimi – Trimi, dizajnues i flamurit të ri të Kosovës, një vit pas pavarësisë, thotë për Express, se ndjehet mirë, sidomos kur e sheh se flamuri i dizajnuar nga ai, po përkrahet nga qytetarët e Republikës se Kosovës.
    “Ndjehem edhe më krenar kur e shoh sa e kanë përqafuar dhe përkrahur qytetarët atë. Flamuri tashmë përdoret në aktivitete të ndryshme, përdoret edhe nëpër dasma. Sot në Ditën e Pavarësisë, shihet më së miri sa është përqafuar dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë si krijues i këtij simboli”, thotë Trimi.
    Trimi, thotë se ishte ndjerë shumë krenar, kur si një ish luftëtar kishte fituar në konkurs.
    Por, përderisa në Shqipëri flamuri ishte qëndisur nga Marigona, Trimi kishte bërë dy versione origjinale të flamurit. Kurse interesimi për të konkurruar për simbolin e ri të Kosovës, flamurin e shtetit më të ri, ishte shumë i madh.
    “Shpresa për fitore në konkurs ka qenë e vogël. I kujtoj momentet kur shkova t’i dorëzoj punimet e mia. Radha e kandidatëve ka qenë e shumë e gjatë dhe nuk kisha marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë konkurs me konkurrencë aq të madhe”.
    Kjo kishte bërë që shpresat për fitore të zbehen paksa, por ato ishin rritur më shumë kur ai ishte futur në listën e ngushtë dhe pritej shpallja e fituesve.
    “Besimi në fitore më është rritur kur papritmas më është telefonuar nga ekipi për hartimin e simboleve se jam në finale. Aty shpresat dhe besimi në fitore më janë rritur”, thotë ai.
    Ndërkaq, Ibrahimi, nuk mund të jep kohën e saktë sa ka zgjatur për të bërë punimin e këtij flamuri. Por, kryesisht, Trimi, thotë se ka punuar natën kur ka qenë më i qetë dhe i pangarkuar nga telefonatat e shumta që i bëhen atij gjatë ditës.
    “Më tepër me ka zgjatur deri sa kam ardhur në përfundim të zgjedhjes ideore se sa të realizimit”, thotë ai.
    Kurse për reagimet e ndryshme për flamurin e Kosovës gjatë këtij viti, dhe atë se a e konsideron ai flamurin e Kosovës simbol shtetëror apo kombëtar, Trimi thotë se ka pasur reagime të ndryshme për flamurin, që kryesisht kanë ardhur nga qytetarët dhe jo nga taborët politike.
    “Sepse ma merr mendja se taborët politike veç kane qenë të pajtuar me kriteret e konkursit dhe kanë qenë të përgatitur për punime me këtë përmbajtje apo me këto ngjyra. Reagimet më të mëdha kanë ardhur nga kolegët e mi - ish-luftëtarë të cilët kanë qenë të befasuar kur veç është shpallur flamuri. Mirëpo, kryesisht kanë qenë urime për fitore por edhe reagime për ngjyra, pse nuk ka shqiponjë, etj. Flamurin e Republikës së Kosovës e konsideroj si flamur Shtetëror, kurse simbolet kombëtare dihet se cilat janë”, thotë ai.
    Trimi thotë se një kohë të gjatë ka pasur ide të ndryshme për flamurin, sidomos kur është lajmëruar se Kosova, pas pavarësisë, do të përfaqësohet me simbolet e veta.
    “Sepse nuk mund të përfaqësohemi dy shtete me një flamur me simbole të njëjtë etj. Ideja për këtë pamje, për këtë formë, për këto ngjyra dhe këtë kompozicion që e ka, është konkretizuar kur është shpallur konkursi nga Kuvendi i Kosovës dhe Ekipi i Unitetit”, thotë Trimi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #104
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    SHQIPTARËT I BËJN DASMAT ME FLAMURIN TONË!

    Me kët të gabelve ,dihet qe gabel i boj dasmat me të.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    SHQIPTARËT I BËJN DASMAT ME FLAMURIN TONË!

    Me kët të gabelve ,dihet qe gabel i boj dasmat me të.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET
    e dim more te gjith keta te UÇK-se jan gabel
    po qysh nuk jan ti kan niek dajet rankoviqistet me pushk haaaaaaa
    e ti normal nihesh keq e i vetmuar veq mos qit pushk e me leh leh sa te duesh se nipi per daj qet pushk haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #106
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    SHQIPTARËT I BËJN DASMAT ME FLAMURIN TONË!

    Me kët të gabelve ,dihet qe gabel i boj dasmat me të.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #107
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    dasem me flamure? e pse duhet flamuri?
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #108
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    dasem me flamure? e pse duhet flamuri?
    Për inati të shkijeve

    Është zakon pra, siç u shpjegu ca faqe më herët. Sepse krushqit që shkojnë me marrë nusen, janë as më pak as më shumë se një ushtri. Ushtri pa flamur nuk ka.

  9. #109
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Për inati të shkijeve

    Është zakon pra, siç u shpjegu ca faqe më herët. Sepse krushqit që shkojnë me marrë nusen, janë as më pak as më shumë se një ushtri. Ushtri pa flamur nuk ka.
    sa e lezecme ,vetem e imagjinoj .po ndonje borie merni me vete ty tyyyyyyyyyyyyy erdhen krushqit,apo jo vetem flamurin perdorni?
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #110
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    sa e lezecme ,vetem e imagjinoj .po ndonje borie merni me vete ty tyyyyyyyyyyyyy erdhen krushqit,apo jo vetem flamurin perdorni
    Boritë e veturave, zakonisht prishen fare (shpenzohen), gjatë këtyre dasmave.

    Edhe rafale kalashnikovësh ka gjatë gjithë rrugës, gjatë kthimit me nuse.

    Të duket diçka egzotike, por me të vërtetë janë të këndshme këto dasma.

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Flamuri i Kosoves
    Nga new-man në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-04-2017, 15:06
  2. Traditat e dasmave shqiptare
    Nga katana në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 16:25
  3. Flamuri Kombëtar kuq e zi, valevitet krenar në Manhattan
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 01:34
  4. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  5. Si u hoq ylli i komunisteve nga flamuri i shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •