Sindromi i mallkimit te Udines

» Dėrguar mė: 22/03/2009 - 12:45

Janusz Leon Wishenieski

Ajo reshti sė besuari nė Zot vetėm pasi mėsoi nga e ėma qė Ai nuk ekziston.
Ajo e mban mend mjaft mirė atė mbrėmjen kur mamaja i deklaroi e pakėnaqur dhe me ton tė acaruar: “Ne nuk i pranojmė besėtytni tė tilla si Zoti. Dhe as mos fol pėr kėtė nė prani tė babait”.
Atėherė ajo ishte gjashtė vjeē. Anita, qė rrinte nė njė bankė me tė, i foli pėr varrimin e gjyshit, qė kishte vdekur nė Poloni, dhe i tha se ksenxi1) kishte bėrė shenjėn e kryqit mbi kufomėn nė arkivol. Nė mbrėmje e pyeti tė ėmėn se ē’ishte ksenxi dhe pse e kishte bėrė atė shenjė. Atėherė mami i foli pėr herė tė parė pėr besėtytnitė. Mė parė vogėlushja kujtonte se ekzistonte dikush pafundėsisht shpirtmirė, tė cilit mund t’i rrėfeje gjithēka me zė tė ulėt mbrėmjeve, nėn jorgan,… nė mėnyrė qė askush tė mos e dėgjonte, qoftė dhe pėr ato qė ndodhnin gjatė ditės nė shtėpi a nė oborr. Pikėrisht njė i tillė Zot.
Mirėpo mami kishte tė drejtė. Ajo gjithmonė ka pasur tė drejtė. Ajo asnjėherė deri mė sot nuk e kishte gėnjyer.
Prandaj qė atėherė ajo nuk i rrėfente mė asgjė Atij, nėn jorgan. Atėherė ende nuk e dinte saktė ē’ishin besėtytnitė, por e ndiente qė ato ishin diēka shumė e keqe, pėrderisa pėr to nuk mund tė flisje nė sy tė babit.
Tani ajo mendonte qė mungesa e Tij ndihej mė tepėr kur babai kthehej mbrėmjeve i dehur nė shtėpi. Gjithēka niste njėlloj. Nė shtėpi e sillnin kolegėt e vet me njė makinė tė zezė policie, tė cilėn e njihte e gjithė lagjja; nganjėherė dilte vetė, nganjėherė dy kolegė e mbanin pėr krahu. Babai trokiste me grusht ose me kėmbė te dera, duke zgjuar tė gjithė fqinjėt e sheshpushimit tė shkallėve, pastaj futej nė kuzhinė, ku e priste mami e trembur, dhe fillonte tė ulėrinte. Ulėrinte vėrtet! Mami, e mbledhur njė dorė, rrinte ulur pranė frigoriferit nė njė stol me kėmbė tė shtrembra, me sytė ulur nė dysheme, duke pėrthyer gishtat me sa fuqi qė kishte, kurse ai, aty pranė saj, ulėrinte.
Nė fillim ajo mbulohej me jorgan, e mbledhur kruspull, qė tė mos dėgjonte. Zėrin e babait e mbytte me bisedat e veta me Atė; i lutej qė babai tė mos bėrtiste mė. Sa mė fort i ulėrinte ai mamit, aq mė fort ajo i lutej Atij pėr ndihmė, duke u dridhur nėn jorgan.
Ai asnjėherė nuk i dėgjoi lutjet e saj.
Asnjėherė.
Me sa duket, prandaj mami kishte tė drejtė, kur thoshte se nė tė vėrtetė Ai nuk ekzistonte dhe se ai ishte vetėm besėtytni.
Mė pas ajo nuk fshihej mė nėn rroba dhe nuk bisedonte me Atė. U mėsua ta pėrjetonte atje nė kuzhinė tėrbimin e tė atit. Nė fillim, ndizte kutitė muzikore, qė ia falte gjyshi pėr ditėlindje, pastaj radion me bateri, qė e merrte nga tryeza e punės, dhe ulej prapa raftit me veshin ngjeshur pas alto-parlantit. Nganjėherė edhe kjo nuk e ndihmonte. Sepse babai i saj kishte zė shumė tė fortė dhe tė mprehtė. Ai bėrtiste me ditė tė tėra nė punė: u bėrtiste njerėzve. Kėtė dinte ta bėnte mirė.
Ajo mban mend se si njėherė, e pazonja pėr ta duruar kėtė, ndezi fshesėn elektrike, tė cilėn mami e mbante nė raftin e dhomės sė saj. Dhe kjo i bėri punė. Nė kuzhinė papritur pllakosi heshtja. Babai, me shishen e vodkės nė dorė, ia behu nė dhomėn e saj dhe, si i tėrbuar, e shkuli spinėn e fshesės elektrike bashkė me prizėn dhe me njė copė suva. Pjesa metalike qė fiksonte prizėn nė mur, e goditi nė kokė mamin, e cila kishte hyrė me vrap pas tij.
Atė mbrėmje, pėr herė tė parė, ajo iku bashkė me tė ėmėn nga shtėpia. Ato brodhėn pa qėllim rrugėve tė Rostokut, pastaj, kur u bė shumė ftohtė, gjatė gjithė natės udhėtuan me tramvaj. Ajo me pizhame fanellate nėn njė bluzė sintetike bojėvjollcė dhe me papuēe, kurse e ėma me njė pallto pak tė madhe lėkure, me kapuē leshi bojė ulliri, me njolla gjaku tė tharė. Ajo nuk vajti ta mjekonte plagėn nė kokė. Gratė e policėve nė Rostok, veēanėrisht gratė e oficerėve tė STAZI1)-t, nuk i mjekojnė plagėt.
Atė natė ajo e dinte - tani me siguri tė plotė - qė Ai ishte vetėm besėtytni.
Pastaj nėnė e bijė iknin shpesh nga shtėpia, dilnin nė rrugė dhe koloviteshin nė tramvajet e natės. Kishin itineraret e veta mė tė pėlqyera dhe programin pėr gjithė natėn, deri nė agim. Kur agimi i hirtė niste tė largonte terrin e natės, ato ktheheshin nė shtėpi. Hapnin pa zhurmė derėn, kalonin nė majė tė gishtave korridorin, futeshin bashkė nė shtrat nė dhomėn e saj dhe shtrėngoheshin fort pas njėra-tjetrės. Babai flinte prej kohėsh, mė shpesh me kokėn mbėshtetur nė tryezėn e kuzhinės, ose nė shtrat, nė dhomėn e gjumit, i veshur dhe i mbathur.
Njė natė vajtėn me tramvaj gjer nė fund tė qytetit, kaluan nėpėr rruginėn e parkut deri nė buzė tė detit dhe soditėn lindjen e diellit. U ulėn te dallgėpritėsja prej betoni, pranė pirgjeve tė ēakullit qė rrethonin ngrehinėn e fabrikės sė vjetėr tė endjes sė rrjetave, e cila prej shumė vjetėsh tė trembte me rrėnojat e mureve tė shembura. Dikur, para se tė ngrihej kombinati pranė kantierit tė anijeve, kėtu kishte qenė njė port peshkimi. Pėr kėtė vend u tregoi makinisti i tramvajit, i cili njihej mirė me to, sepse kishin udhėtuar shpesh bashkė nėpėr Rostok. Ai e ndaloi tramvajin, edhe pse aty s’kishte ndalesė, nė fillim tė rruginės sė bregdetit, dhe i premtoi t’i priste. Atė natė ato u kthyen nė shtėpi mė vonė se zakonisht. Kur e zuri gjumi, si gjithmonė shtrėnguar pas mamit, i ndodhi diēka pėr herė tė parė. Pikėrisht atė natė ajo pėr herė tė parė pėr pak kohė… vdiq nė gjumė. Atėherė ishte tetė vjeē.
Matilda e dinte qė kurrė nuk do tė kalonte qoftė edhe njė natė me njė burrė. Kurrė.
Por kjo fjalė nuk vepron mė tek ajo. Ajo e di prej kohėsh se ēdo “kurrė” mund tė shmanget nė njėfarė mėnyre. Po tė mos ishte kėshtu, ajo do tė kishte vdekur qė nė vogėli, kurse dje mbushi njėzet e katėr vjeē.
Veē kėsaj, pse, ditėt qė kalon me njė mashkull, nuk mund tė jenė mė tė mrekullueshme se netėt?!
Ajo i urren netėt. Nuk i duron dot perėndimet, errėsirėn dhe Arushėn e Madhe para njė dite tė nxehtė. Ditėt janė gjithmonė mė tė mrekullueshme se netėt. Netėt kurrė nuk do tė jenė tė tilla.
Kurrė.
Kur bėhen disa “kurrė”, edhe njė mė shumė nuk tė bėn mė pėrshtypje.
Pėrveē njėrės.
E vetmja “kurrė” qė ajo nuk mund ta pėrfytyrojė.
Atė qė Jakobi s’do tė mund tė vinte tek ajo nė mbrėmje.
Jakobi ėshtė… mė e rėndėsishmja. Jakobi ėshtė me tė, kur e zė gjumi dhe, pasi ajo zgjohet, rri ulur pranė saj.
Jakobi i thotė tė kthehet nė krahun tjetėr. E kujton qė t’i shtrijė pėllėmbėt pėrgjatė trupit. Jakobi mbyll sytė, kur ajo heq gjimbajtėset dhe mbathjet dhe vesh kėmishėn e natės ose pizhamet.
Jakobi hap dhe mbyll dritaret nė dhomėn e gjumit. Jakobi kujdeset qė llamba mbi komodinėn e saj tė jetė e ndezur gjatė gjithė natės. Dhe gjithmonė mban njė llambė rezervė.
Por ajo qė ka mė shumė rėndėsi, ėshtė qė Jakobin kurrė nuk e zė gjumi.
Kurrė.
Vėrtet kurrė.
Kjo do tė thotė qė atė deri mė sot nuk e ka zėnė gjumi ndonjėherė. Ai prej gjashtėmbėdhjetė vjetėsh ndodhet pranė saj, kur e zė gjumi dhe kur zgjohet.
Ēdo natė.
Tani ajo ėshtė njėzet e katėr vjeē. Jakobi ka qenė dhe ėshtė i pranishėm nė tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme: kur ajo vajti pėr herė tė parė nė gjimnaz dhe nga emocioni nuk mund tė flinte; kur babai iku prej tyre dhe i la vetėm me mamin; kur e ėma kaloi nė dhomėn ngjitur natėn e parė me njerkun, tė cilin ajo e urrente, megjithėse ai ishte shumė i mirė dhe kujdesej pėr mamin. Jakobi ishte me tė edhe natėn kur ra Muri i Berlinit, edhe natėn kur u lind motra e saj nga nėna, si dhe natėn kur ajo vajti nė Dakau pas Madonės.
Natėn kur asaj i nisi menstruacioni i parė, ai gjithashtu u ndodh pranė saj. Kjo ndodhi nė gjumė. Jakobi e vėrejti kėtė, sepse atė kurrė nuk e zė gjumi, kur ajo fle. Kurrė. Ajo u zgjua, sepse e ndjeu qė u lag, si dhe njė pulsim tė ēuditshėm nė fund tė barkut. Dhe, kur e kuptoi se ē’kishte ndodhur, filloi tė qante. Nga turpi. Jakobi e mori me kujdes nė duar, e puthi nė faqe, ia fshiu lotėt dhe pėshpėriti disa herė emrin e saj.
Edhe babai e kishte marrė dikur nė duar dhe kishte pėshpėritur emrin e saj. Kjo kishte ndodhur shumė kohė mė parė. Ajo ishte ende vajzė e vogėl. Njė ditė ata kishin zbritur nė oborr, ai e kishte vėnė nė skarėn e biēikletės sė vjetėr tė mamit dhe e kishte shėtitur rruginave gjithė gropa tė lagjes. Ajo mbahej fort pas rripit tė babit. Befas, kur kishin kaluar mbi njė sop, asaj i ishte futur kėmba midis telave tė rrotės. Muskujt mbi thembėr i ishin shkėputur nga kocka, ēorapja e bardhė ishte lagur dhe skuqur nga gjaku. Nga dhembja ajo gati sa s’kishte humbur ndjenjat. Kur babai e kishte vėnė re, kishte ndaluar, e kishte marrė nė duar dhe, duke mėrmėritur nė vesh emrin e saj, kishte vrapuar pėr te ndėrtesa pranė postės, ku gjithmonė qėndronin taksi. Nė spital i kishin bėrė disa qepje. Blana mavi, qė nė verė bėhej e kuqe, ende i dukej edhe sot e kėsaj dite. Por, nė kujtesė, tė thuash tė drejtėn, nga ajo histori i kishte mbetur dridhma nė zėrin e babait, qė e ēonte nė duar pėr tek taksia dhe i pėshpėritte nė vesh emrin e saj.
Edhe atė natė kur i ndodhi menstruacioni i parė, Jakobi e mori nė duar dhe i pėshpėritte nė vesh: “Matilda!” Pastaj solli nga rafti i dhomės sė gjumit ēarēafė tė pastėr. Asaj i vinte shumė turp. Tmerrėsisht turp. Prandaj, nga turpi, qau nėn batanije. Jakobi e pa qė ajo po qante. Sepse ai regjistron gjithēka. Veēanėrisht spazmat e zemrės. Sepse, kur qan, zemra tkurret dhe zgjerohet ndryshe. Jakobi mban nė kuletė elektrokardiogramet e saj. Bashkė me fotografinė e saj. Gjithmonė atė mė tė fundit. Nė njė zarf plastik tė ngjitur anash. Qė elektrokardiogramet tė mos dėmtohen.
Ajo mbrėmje qe e veēantė. Matilda mban mend qė deri nė mėngjes nuk mbylli sy. Kur i kaloi turpi, ndjeu eksitim dhe padurim. Ajo nuk priste dot deri nė mėngjes. Jakobi, kuptohet, e regjistroi qė ajo nuk flinte, por nuk shprehu ndonjė emocion. Nė mėngjes ajo nxitoi pėr nė shkollė mė herėt se zakonisht. Qėndroi nė gardėrobė dhe priti Anitėn. Mezi duroi sa t’i tregonte. Mban mend se ndihej tejet krenare dhe deshi ta ndante shkakun e kėsaj krenarie me shoqen e vet mė tė ngushtė. E ndiente: ajo ēka ndodhi atė natė, ishte paksa si kalim i njėfarė vije kufiri: i kufirit midis pjekurisė dhe fėmijėrisė. Dhe, megjithėse qe e pėrgatitur (nė shkollė e kishin diskutuar kėtė dukuri me tė gjitha hollėsitė qė nė klasėn e tretė), ajo nuk provonte fare ndjesinė sikur kjo ishte diēka fiziologjike, qė shėnonte ecurinė e natyrshme tė ngjarjeve. Pėr tė kjo shumė mė tepėr ishte diēka emocionale, madje paksa mistike, dhe ajo atėherė mendonte - ndonėse tani, sa herė e kujton, i vjen pėr tė qeshur me veten - qė kjo s’ishte fiziologji, por akt i vullnetit, falė tė cilit ajo nisi tė jetonte nga e para dhe ndryshe. Natyrisht, atėherė, nė moshėn trembėdhjetėvjeēare, s’ishte aq e menēur, sa ta pėrcaktonte kėtė si akt tė vullnetit, por tani e di qė pikėrisht ky pėrcaktim tejēon mė saktė ato ēka provoi atėherė.
Veē kėsaj - megjithėse mund tė duket e ēuditshme - tani ajo i kujton ndjenjat qė provoi gjatė menstruacionit tė parė, mė me hollėsi se ato tė puthjes sė parė. Ndoshta, nga turpi, ngaqė ishte i pranishėm Jakobi. Ajo mban mend gjithashtu se muajt e parė i priste me padurim ato ditė, qė vinin me njė rregullsi tė habitshme, qė i dhuronin ndjesinė e pjekurisė dhe tė tė qenit femėr dhe ia vėrtetonin kėtė ndjesi. Atėherė, tre a katėr muajt e parė, asaj i pėlqente gjithēka nė kėtė ceremonial tė pėrmuajshėm. Madje edhe dhembjet nė fund tė barkut i duronte me njėfarė ndjesie pėrzgjedhjeje qė “ja, ajo tashmė…, kurse disa shoqe tė klasės ende jo”. Pak kohė mė parė rilexoi edhe njė herė ditarin e Ana Frankut. Dhe nuk u habit fare qė Ana Franku pėr-shkruante me krenari menstruacionet e saj tė para. Pastaj mrekullia lidhur me kėtė aspekt tė feminitetit, natyrisht, kaloi dhe erdhėn rėndesa, mundimet e cikleve mujore, me dhembje koke, ankesa, njolla nė fytyrė dhe shtrėngime nė kraharor.
Edhe Jakobi e ndjeu se atė natė ajo kapėrceu njė kufi. Tė nesėrmen ai erdhi zyrtarisht pėr vizitė, nė mėngjes, jo si zakonisht, mbrėmjeve. Solli lule. Ishte veshur me kostum. Mbante edhe njė kravatė demode tė ngushtė lėkure. Dukej tepėr solemn. Dhe mbante erė ndryshe. Ai i dhuroi njė buqetė lulesh mosmėharro. Sepse ishte pranverė. Ai nuk foli, vetėm i futi lulet nė vazo dhe vazon e vuri nė parvazin e dritares. Dhe i puthi dorėn. Kuptohet, ajo u prek shumė.
Qė nga ajo natė dhe nga e nesėrmja me lulet nė parvaz, mbrėmjeve ajo e priste ndryshe Jakobin. Madje tani s’di si ta shpjegojė, veēse e di mirė qė atėherė deshi t’i dilte pėrpara me aromė tė mirė, me flokė tė rregulluar dhe me tė brendshme tė bukura.
Jakobi di gjithēka jo vetėm pėr zemrėn, por edhe pėr gjakun e saj. Di sa oksigjen ka nė tė, sa gaz karbonik. Sa hemoglobinė dhe sa kreatinė. Di sa ngrohtėsi ka. Prandaj, kur ajo tė bjerė nė dashuri, Jakobi do ta mėsojė menjėherė kėtė, do ta regjistrojė, madje do ta matė.
Sepse ajo nuk ishte me tė vėrtetė e dashuruar. Ajo ēka ndodhi para tetė vjetėsh me Kristianin, as qė mund tė quhej dashuri. Megjithėse pikėrisht me Kristianin u puth pėr tė parėn herė nė jetėn e saj. Mė 28 korrik, ditėn e shtunė. Kristiani ishte dashuruar qė nė mars me tė. Kėtė e dinin tė gjitha shoqet. Pėrveē asaj. Sa djalė i ėmbėl, i brishtė dhe i ndjeshėm qė ishte! Megjithėse mėsonte nė njė shkollė profesionale, kurse ajo nė gjimnazin mė tė mirė tė Rostokut. Pėr tė provuar dashurinė e tij, ai vendosi tė fikte cigaren nė dorė. Dhe t’i dhuronte asaj biletėn e vet tė nxėnėsit. Por njė ditė ajo e pa tė dehur dhe nuk deshi ta takonte mė. Ai nuk u pajtua me kėtė. Vinte. Me orė tė tėra qėndronte para shtėpisė sė saj. Dhe i shkruante. Njė ditė i solli njė letėr, ku qe vizatuar njė zemėr dhe brenda saj me tė kuq ishte shkruar: “Matilda”. Nė njė cep tė zemrės kishte shkruar “Prindėrit”, nė tjetrėn, emrin e ekipit tė futbollit tė Rostokut. Ai i shkroi pėr mė shumė se dy vjet. Por ajo nuk iu pėrgjigj.
Dhe kishte aq dėshirė qė tė dashurohej. Tė ishte gjithmonė me tė dhe tė mos merrte kurrfarė letrash prej tij. Sepse njerėzit nuk shkruajnė letra, nėse nuk ndahen kurrė.
Dėshironte edhe qė ai tė ishte paksa… si Jakobi.
Jakobi edhe njė herė tjetėr veshi kostum dhe vuri kravatė ditėn kur ajo bashkė me tė vajtėn pas Madonės nė Dakau. Ishte e shtunė. Ditėlindja e saj. Ditėlindja mė e rėndėsishme: ajo mbushte tetėmbėdhjetė vjeē. Nė dukje, e zakonshme, si ēdo ditėlindje tjetėr: silla, lule, urimet nga mamaja dhe njerku. Disa telefonata me urime. Vetėm nga babai nuk mori. Atėherė erdhi ajo makina. Tamam nė mesditė. Prej saj doli Jakobi. Me kostum dhe me atė kravatėn e ngushtė prej meshini. Ai iu afrua, e uroi dhe i tha se kishte ardhur ta merrte pėr nė koncertin e Madonės. Nė Berlin. Kaq. Sikur Berlini tė ishte matanė parkut tė Rostokut.
Ajo kishte shumė dėshirė tė shkonte ndonjė ditė nė koncert. Dhe e pėlqente shumė Madonėn. Tani nuk po e besonte, kur Jakobi, si pa tė keq, i doli pėrpara nė korridor dhe e pyeti buzagaz:
- Hė, si thua? Shkojmė?
Mamaja dhe njerku e dinin prej kohėsh, por nuk i kishin treguar. Ajo nuk i mbajti dot lotėt.
Jakobi e dinte qė pas koncertit do t’u duhej ta kalonin natėn nė Berlin. Pėr tre muaj, bashkė me zyrėn e financės tė spitalit dhe njė klinikė berlineze ai u mor me sigurimin e qirasė sė aparaturės. Dy ditė para ditėlindjes vajti herėt nė mėngjes nė Berlin dhe e vendosi aparaturėn nė hotel. Nė mbrėmje u kthye dhe ishte nė dhomėn e saj, si ēdo natė.
Nė koncert erdhėn dyzet mijė veta. Jakobi, me atė kostumin e tij dhe kravatėn qesharake, qėndronte pranė saj dhe entuziazmohej si ajo, bashkė me gjithė turmėn. Pėr njėfarė kohe ata ndenjėn tė kapur dorė pėr dore. Dhe, kur Madona doli pėr “bis” pėr herė tė katėrt, ajo u kthye nga Jakobi dhe e puthi nė faqe. Deri atė ditė s’kishte qenė ndonjėherė kaq e lumtur sa atė mbrėmje.
Tė nesėrmen ata vajtėn pas Madonės nė Dakau. Megjithėse e dinte qė gazetat i zmadhojnė gjėrat, ajo u prek shumė kur lexoi: “Madona u nis tė vizitojė Dakaun”. Qė ata vajtėn menjėherė pas Madonės, kjo nuk qe fort e saktė: Madona fluturoi me helikopterin e vet, kurse ata u nisėn po atė ditė me makinė. Kjo ishte ide e Jakobit.
Kuptohet, nė shkollė u kishin folur pėr kampet e pėrqendrimit. Ajo qante sa herė lexonte ditarin e Ana Frankut, qė ia kishte dhėnė gjyshja, nėna e babait. Pastaj, qė kur ra Muri, nė shkollė bisedonin pėr kampet shumė mė shpesh. Ajo kishte lexuar pėr to gjithēka qė i kishte rėnė nė dorė, mirėpo shkalla e tyre e abstraktimit sikur e bėnte tė pajtohej nė njėfarė mėnyre me kėtė fakt dhe tė mos mendonte qė kjo ishte punė e gjermanėve. Nė tė vėrtetė, kėtu s’kishte asgjė abstrakte. Barakat e shpuara nga predhat, gėrvishtje tė kryqeve dhe tė yjeve tė Davidit nė mure, pishtarė shumė-ngjyrėsh nė ēdo hap, lule tė lidhura me kordele me ngjyra drejt e nė telat me gjemba dhe mijėra fotografi nėpėr mure: kokė tė qethura, fytyra tė ligura, zgavra tė syve me pėrmasa tė frikshme, mosha dhe numri nė cepin e majtė, poshtė: gjashtėmbėdhjetė vjeē, shtatėmbėdhjetė vjeē, pesėdhjetė e katėr vjeē, dymbėdhjetė vjeē, tetėmbėdhjetė vjeē…
Ajo e mban mend, qė, me tė hyrė nė portat e Dakaut, menjėherė e ndjeu se kėtu nuk bėnte tė flisje, sepse tė gjitha kėto shpirtra vazhdonin tė ishin tė pranishme. Dhe gjatė gjithė kohės dridhej e tėra nga tmerri dhe ndjesia e fajit. Ajo: tetėmbėdhjetė vjeēe. Dhe atėherė, Jakobi, pa dashur t’ia dinte pėr sytė e saj tė trembur dhe tė zmadhuar nga tmerri, qėndroi pėrpara saj dhe i tregoi pėr kėta fėmijė tė mbytur me gaz nė Dakau. I pėrmendi numra dhe data. Dhe nė fund i tha se shpirtrat e kėtyre djemve dhe vajzave tė mbytura nuk plaken. Pikėrisht kėshtu i tha: Qė ata janė tė rinj si mė parė dhe qė “sonte nė mbrėmje do tė takohen diku pas barakave ose pranė krematoriumit dhe do t’i thonė njėri-tjetrit: “Dėgjoni, sot Madona ishte te ne. Madona…”

Mua mė quajnė Matilda.

Jakobi i di tė gjitha. Di pėr yjet, pėr njohjen shqisore, siguresat, kiminė, pėr psikologjinė e pjekjes sė vajzave. Por mė shumė dhe mė mirė di pėr gjumin. Megjithėse ka gjashtėmbėdhjetė vjet qė fle ditėn, pėr gjumin di gati gjithēka. Madje di qė Gjumi ėshtė vėlla i Vdekjes. Nganjė-herė, kur unė isha mė e vogėl, ai mė fliste pėr kėtė. Fikte dritėn, ndizte qirinj dhe mė lexonte vjershat e Ovidit pėr Gjumin, qė shfaqej nė pasqyrėn pas sė cilės qėndronte Vdekja. Unė iu luta vetė atėherė. Vetė Jakobi kurrė nuk do ta bėnte kėtė. Mirėpo mjekja ime psikoterapeute, qė ishte shpėrngulur nė Rostok nga Perėndimi, mendonte se unė duhet t’i nėnshtrohesha “konfrontimit paradoksal”. Kur i fola Jakobit pėr kėtė, ai u zemėrua keq dhe nisi tė shante nė dialektin e Gjermanisė Jugore. Jakobi fillon tė flasė nė kėtė dialekt, kur nuk e kontrollon dot veten. Tė nesėrmen ai nuk vajti nė punė nė azilin e pleqve, por u nis drejt e te psikoterapeutja, priti katėr orė para kabinetit tė saj, pėr t’i thėnė qė ajo ishte “grua krejt debile, fodulle si pallua dhe harbute si tė gjithė maskarenjtė perėndimorė dhe, veē tė tjerash, tmerrėsisht shpirtkazmė”. Ajo e dėgjoi, pastaj ai qėndroi me tė dy orė tė mira. U kthye si i ndryshuar dhe pas disa netėsh nisi tė mė lexonte Ovidin. Herė pas here shkonte nė bibliotekėn e universitetit dhe mė sillte pėrralla gjermane. Edhe tek ato Gjumi dhe Vdekja vėlla e motėr ishin.
Jakobi gjithmonė vinte tek unė me xhepa tė mbushur me siguresa. Kurse kohėt e fundit vjen edhe me dy telefona celularė.
Gjithmonė me dy. Sepse Jakobi ėshtė shumė mosbesues.
Veē tė tjerash, ai montoi nė bodrum njė agregat-gjene-rator. Jakobi solli ca pjesė aparaturash, vari nėpėr mure skica dhe i studionte ato me vėmendje. Pas natės pa gjumė nuk largohej, mbyllej nė bodrum dhe montonte gjeneratorin. “Pėr ēdo tė papritur”, nėse energjia elektrike do tė ndėrpritej dy herė rresht: njė herė nė lagjen tonė, herėn e dytė nė gjeneratorin tonė. Sepse autoritetet vendore, pas lutjeve dyvjeēare tė Jakobit, pranuan qė ai tė lidhte njė gjenerator tjetėr pėr ne. Megjithatė Jakobi nuk ka besim as te rrjeti i qytetit, as te gjeneratori i spitalit.
Jakobi thjesht kėrkon tė jetė i sigurt qė ne do tė zgjohemi sė bashku.
Tė dy. Dhe se pėrrallat e Ovidit dhe ato gjermane, qė mė kishte lexuar dikur, ishin vetėm pėrralla. Sepse ne gjithmonė zgjohemi bashkė.
Shpesh nuk flemė fare, por i rrėfejmė njėri-tjetrit histori tė ndryshme. Nganjėherė, po t’i lutem unė, Jakobi mė tregon si e ka kaluar ditėn, mė rrėfen pėr pleqtė dhe plakat e azileve dhe tė shtėpive shumėkatėshe tė lagjes sonė. Jakobi thotė se tė moshuarit qė banojnė nė pallatet e lagjes, ndihen shumė mė keq, madje edhe po tė kenė apartament me tri dhoma, televizor me ngjyra, makinė larėse, punėtore shtėpie qė u bėn pazaret, shtretėr qė ulen e ngrihen me elektromotor, edhe banjė me vaskė… Ata janė tė vetmuar. Tė vetmuar sa s’ka ku tė vejė mė. Ata janė braktisur nga fėmijėt, qė janė tė zėnė me karrierėn e tyre, qė s’kanė kohė as tė pjellin e tė rritin nipėr e mbesa, tė cilėt mund tė vinin herė pas here t’i shihnin gjyshet dhe gjyshėrit, pėr t’ua lehtėsuar sadopak vetminė. Nė azile vėrtet qė nuk ka nipėr, ama kur tė duash mund tė shahesh me plakun e dhomės trembėdhjetė dhe nuk ndihesh mė aq i vetmuar.
Nganjėherė Jakobi thotė ca gjėra aq tė pabesueshme pėr gjyshėrit dhe gjyshet e tij. Dikur tha se Zoti me siguri ka gabuar dhe gjithēka e ka krijuar nė tė kundėrt tė rrjedhės sė kohės. Se, sipas tij, njerėzit duhet tė linden para vdekjes dhe tė jetojnė deri nė ēastin e ngjizjes. Me njė fjalė, nė kah tė kundėrt. Sepse, sipas bindjes sė Jakobit, procesi i vdekjes nga ana biologjike ėshtė gjithaq aktiv sa edhe jeta. Prandaj vdekja nuk dallohet nga lindja. Prandaj njerėzit teorikisht mund tė lindeshin pak milisekonda para vdekjes. Kėshtu qė nė fillim ata do tė kishin menēuri, pėrvojė jetėsore, gjak-ftohtėsi dhe gjykim, qė vijnė me kohė gjatė jetės. Ata do t’i kishin kryer tashmė tė gjitha gabimet, tradhtitė dhe dėshtimet e jetės. Ata do tė kishin tė gjitha blanat e rrudhat, tė gjitha kujtimet dhe pastaj do tė jetonin nė drejtim tė kundėrt. Lėkura e tyre do tė bėhej sa vinte e mė e lėmuar, kureshtja do t’u rritej me ditė, flokėt do tė nisnin t’u nxiheshin, sytė do tė fillonin t’u shkėlqenin, zemra do tė t’u bėhej gjithnjė mė e fortė dhe mė e hapur pėr tė pranuar goditje tė reja dhe dashuri tė reja. Pastaj, nė fund fare, ata do tė zhdukeshin nga kjo botė jo tė hidhėruar, jo me vuajtje, jo tė dėshpėruar, por nė ekstazėn e ngjizjes. Me njė fjalė, nė dashuri.
Ja, tė tilla histori fantastike mė tregon Jakobi im, kur nuk dua tė fle.
Jakobit mund t’ia them tė gjitha. Ne bisedojmė pėr ēdo gjė. Njė ditė nuk isha me humor tė mirė dhe biseduam pėr babanė dhe nėnėn time. Kjo ndodhi mbrėmjen kur mamaja mė tha se do tė kisha njė motėr. I thashė Jakobit se nuk mund ta pėrfytyroja se si dikur mami luante mendsh nga dashuria pėr burrin qė ishte babai im; se si, ndoshta, kanė bėrė dashuri madje edhe nė qilim. Ose nė livadh. Dhe i betohej qė do tė ishte pėrjetė me tė. Dhe se do tė shėtitnin gjithmonė tė zėnė pėr dore. Dhe se si pastaj, pas tė gjitha kėtyre, ai arriti t’i ulėrinte mamit ashtu, kur ajo mblidhej njė dorė, ulur nė kuzhinė nė atė stolin prej druri pranė frigoriferit.
Po atė natė, Jakobi mė tregoi se si ishte katandisur i ēa-lė.
Jakobi ishte astrofizikan. Ai di si lindin yjet, si zgjero-hen, si shpėrthejnė, si shndėrrohen nė super tė rinj ose bėhen pulsarė. Di gjithashtu si vdesin yjet, pasi ngushtohen e bėhen tė vegjėl, tė frikshėm dhe vrima tė zeza jo pa rrezik pėr galaktikat. Jakobi i di tė gjitha kėto. Ai mund tė mbyllė sytė dhe tė numėrojė mjegullnajat, emrat dhe kodet e yjeve kryesore dhe tė thotė largėsitė nė vite-dritė deri tek yjet mė tė bukura ose mė kryesore. Dhe tregon nė mėnyrė tė tillė, sa unė mbetem pa frymė. Ndėrkohė ai harron gjithēka tjetėr nė botė dhe nuk e kupton as vetė si nis tė flasė nė atė dialektin qesharak. Super tė rinj dhe pulsarė nė dialektin e Saksonisė sė Ulėt!
Jakobi merrej me studimin e yjeve nė Universitetin e Rostokut. Shkonte nė observator, nė bregun e lartė mbi detin Baltik, dhe me net tė tėra vėzhgonte me teleskop ose radioteleskop qiellin, pastaj shkruante referate shkencore rreth kėtyre vėzhgimeve dhe pėrgatitte disertacionin. Ai nuk pajtohej dot me faktin qė nuk e lejonin tė shkonte nė Aresiba pėr tė parė radioteleskopin kryesor tė botės, tė shkonte nė kongres nė SHBA ose, tė paktėn, nė Francė. Nuk mund tė pajtohej edhe me faktin qė nė institut s’kishin aparat pėr fotokopje dhe qė tė enjteve nė seminare mė shpesh flitnin pėr programin e luftėrave tė yjeve dhe pėr ideologjinė, sesa pėr astronominė. Prandaj qe nė njė mendje qė nė observator, midis elektronikės, kolegėt e tij nga shoqata e evangjelistėve tė vendosnin njė transmetues tė vogėl dhe herė pas here t’i ndėrprisnin transmetimet nė televizionin vendor tė tregimeve tė shkurtra disasekondėshe pėr Republi-kėn e lirė Demokratike Gjermane. Njė ēilimillėk qesharak, banal, absolutisht i padėmshėm opozitar. Mendonin se askush nuk mund ta zbulonte qė transmetuesi ndodhej nė observator. Sepse observatori transmetonte sinjale aq tė forta, sa ata qė merreshin me radiopelengim te Stazi, nė asnjė mėnyrė nuk i ndanin dot nga sinjalet e tjera.
Mirėpo ja qė ata i ndanė. Po si?!
Kjo ndodhi mė 21 nėntor. Ditėn e pendesės, njėra nga festat mė kryesore tė evangjelistėve. Nė observator ia behėn pas orės shtatė tė mbrėmjes. Rrahėn nėpunėsen rojė shtatėdhjetėvjeēare. Tė gjithėve u vunė hekurat. Morėn nga muri zjarrfikėsin dhe thyen me tė gjithēka qė kishte ekran. Monitorėt, kur i goditnin me fundin e zjarrfikėsit tė kuq, shpėrthenin njėri pas tjetrit. Nga pajisjet pėr leximin e shiritave magnetikė me shėnime tė matjeve ata nxirrnin kasetat dhe tėrhiqnin shiritin, si gjarpėrushet e zbukurimeve pėr Vitin e Ri. Disertacionet, planet, seminaret, botimet shkencore, vite tė tėra pune dhe tė ardhmen e shumė njerėzve e tėrhoqėn si shirit letre zbukurimi dhe e copėtuan nė ēika tė vogla.
Pastaj tė gjithė tė burgosurit i dėrguan nė burgun e nėndheshėm pranė Bashkisė, nė qendėr tė Rostokut. Nėpunėsen rojė e liruan pas dyzet e tetė orėsh, kur ajo u bė keq dhe duhej dėrguar patjetėr nė spital. Drejtorin e observatorit, i sėmurė me diabet, e liruan pas tri ditėsh, kur i mbaroi insulina. Tė tjerėt i mbajtėn dy javė. Pa urdhėr arresti, pa tė drejtė kontakti me avokatin, pa tė drejtėn pėr t’i telefonuar gruas ose nėnės. Plot dy javė tė mira…
Jakobin e merrte nė pyetje shefi i seksionit. I dehur qė nė mėngjes, por pedant i pashembullt. Punėn e vet e bėnte me zell, si gjithė tė tjerėt, veēse kėta tė tjerėt ishin llogaritarė ose minatorė. Kurse ai rrihte tė burgosurit. Nė fillim bėrtiste. Pastaj, me njė shkelm tė fortė i flakte nga stoli nė linoleumin e pistė, tė pėrcėlluar vende-vende nga bishtat e cigareve. Dhe ia niste… Goditte nė veshka. Nė shpinė dhe nė kokė. Por edhe kėllqeve. Nėntori atė vit qėlloi tepėr i ftohtė. Shefi kishte mbathur kėpucė tė rėnda dimri dhe Jakobi mori goditje tė forta nė kėllk e nė veshka. Me hematomėn e brendshme bėnė si bėnė, kurse me kėllkun nuk arritėn gjė, siē i thanė mė vonė nė kirurgji. Prandaj ai tani ēalon dhe, kur ndryshon moti, i gjithė trupi, aty ku ka kocka, i dhemb tmerrėsisht. Pasi kaluan dy javė, ata i liruan. Ua morėn fletėhyrjet, i pėrzunė nga puna dhe i thanė tė shkonin nė shtėpi, kurse mė pas “mė mirė menjėherė nė pension”.
Shef i seksionit, qė nė fillim e deri nė rėnien e Murit, ishte babai im. Ai e rrahu aq keq Jakobin mė 21 nėntor, e hoqi njėherė e pėrgjithmonė nga radioteleskopėt dhe yjet, ia dėmtoi pėrfundimisht kėllkun e kofshės dhe ia prishi biografinė, pastaj erdhi i dehur nė shtėpi dhe i ulėrinte mamit tim nė kuzhinė.
Atėherė Jakobi, i papunė dhe “i njollosur”, nisi tė punonte nė sportelin e spitalit dhe nė shtėpitė e kujdesit social tė Rostokut, duke qėndruar pranė tė sėmurėve me regjim shtrati. Vetėm atje e pranonin nė punė, madje edhe atje me rekomandim tė veēantė. E merrni dot me mend njė radioastronom tė ēalė, me disertacion tė papėrfunduar, qė zbraz oturakėt natėn?! Edhe tek unė kėshtu erdhi. Tani kemi gjashtėmbėdhjetė vjet qė i kalojmė netėt bashkė.
Mos, vallė, duhet ta falėnderoj pėr kėtė babanė tim, shefin e seksionit?
- Jakob, a duhet t’i jem mirėnjohėse babait, qė tė kam ty? Mė thuaj, - iu luta, kur ai e mbaroi tregimin e vet. Unė po e shihja drejt e nė sy.
Ai ktheu kokėn, kinse duhej tė kontrollonte ekranin e njėrit prej oshilografėve, dhe u pėrgjigj si fare pa kuptim:
- Matilda, puna ėshtė se ne jemi krijuar pėr t’u rin-gjallur. Si bari. Ne rritemi nga e para, madje edhe atėherė kur na kalon sipėr njė kamion.
Nganjėherė Jakobi flet kuturu. Por flet bukur. Tamam, si njė mbrėmje, kur ne iu kthyem temės sė Dakaut; papritur ai shtrėngoi grushtet dhe foli nėpėr dhėmbė:
- E di pėr ēfarė ėndėrroj unė? E di pėr ēfarė, Matilda? Qė ata njė ditė tė bukur tė klonojnė Hitlerin dhe ta gjykojnė. Njėrin klon nė Jerusalem, tjetrin nė Varshavė, tė tretin nė Dakau. Dhe qė unė tė mund tė jem i pranishėm nė procesin e Dakaut. Ja, pėr kėtė ėndėrroj.
Tė tilla gjėra mė thotė Jakobi mbrėmjeve. Sepse ne flasim pėr gjithēka. Vetėm pėr menstruacionin tim nuk folėm. Por qė atė ditė Jakobi nuk mė mban pėr dore, kur mė zė gjumi. Sepse Jakobi nuk ėshtė i dashuri im.

Qė Jakobi u takua me babanė e saj, Matilda e mėsoi vetėm disa vjet pas kėtij takimi. Kjo ndodhi atė natė kur u shemb Muri dhe tė gjithė, tė habitur, kaluan nė Perėndim, qoftė dhe vetėm pėr t’u bindur se vėrtet nuk do t’i qėllonin. Gjysmė ore pjesėmarrje nė historinė e Evropės dhe tė botės, dhe menjėherė kthim nė shtėpi. Tė kėmbesh markat lindore me dojēmarka dhe tė blesh nja dy banane, tė pėrshėndetėsh me dorė kamerėn e njė stacioni televiziv dhe shpejt e shpejt tė kthehesh nė shtėpi, nė Lindje. Sepse nė tė vėrtetė Perėndi-mi, madje edhe tani, ėshtė vend tjetėr, kurse tamam nė shtėpi ti mund tė ndiesh vetėm nė Lindje.
Babai i saj e dinte qė puna nuk do tė mbaronte me kėtė gjysmė ore liri dhe me bananet. Prandaj kishte frikė. Ishte tmerrėsisht i trembur. Qė ditėn kur pa nė televizor “tra-bantėt”, qė kalonin nė anėn tjetėr nėpėr “Ēekpojnt-Ēarli” dhe Portat e Brandenburgut, kishte frikė me ēdo qelizė tė tij. Atė natė ai u deh jo se ishte pijanec, por nga frika, dhe, ashtu i dehur, duket, sipas zakonit tė vjetėr dhe, me siguri, edhe nga malli, deshi tė kthehej te frigoriferi nė kuzhinė, te gruaja e tij. Dhe s’kishte rėndėsi qė prej vitesh aty s’ishin mė as kuzhina, as frigoriferi, as gruaja e tij. I ra ziles. Derėn ia hapi Jakobi, qė kishte ardhur pak mė herėt tek oshilografėt dhe sensorėt e tij. I ēalė, me kėllkun e kofshės tė sakatuar nga shkelmat, ai mezi u ēapit deri te dera dhe e hapi. Foli: “Hyni, ju lutem”. Dhe ky maskara, shefi i seksionit, hyri dhe, pa hapur gojė, shkoi, si zakonisht, drejt kuzhinės. U ul nė stolin e shtrembėr pranė frigoriferit dhe… nisi tė qante. Atėherė Jakobi e pyeti nė donte tė pinte njė filxhan ēaj, “sepse jashtė bėnte tmerrėsisht ftohtė”, dhe vuri ēajnikun nė zjarr.

Mua mė quajnė Matilda.

Unė jam pak e sėmurė.
Jakobi rreket tė mė bindė se nuk duhet tė flas kėshtu. Ai mendon se unė thjesht kam “vėshtirėsi tė pėrkohshme tė frymėmarrjes”. Dhe se kjo do tė kalojė.
Kėto vėshtirėsi i kam tashmė qė prej gjashtėmbėdhjetė vjetėsh, por Jakobi thotė se kjo do tė kalojė. Ka gjashtė-mbėdhjetė vjet qė e thotė. Madje e beson. Ai gjithmonė thotė vetėm ato qė beson.
Kur unė nuk fle, marr frymė njėlloj si Jakobi. Por, kur mė merr gjumi, organizmi im “harron” tė marrė frymė. Po tė pėrdorim terminologjinė e Jakobit, kjo ėshtė njė sėmundje e kushtėzuar gjenetikisht.
Unė nuk mund tė fle pa pajisjet qė i detyrojnė mushkė-ritė e mia tė marrin frymė.
Prandaj ma kanė hapur barkun me kujdes dhe mė kanė qepur njė stimulator elektronik. S’ėshtė i madh. Mund ta ndiesh, po tė ma prekėsh barkun. Ai u dėrgon impulse elek-trike nervave tė diafragmės sime. Prandaj ajo ngrihet e ulet, madje edhe kur unė fle. Nėse nuk ke sindromin e Undinės, stimulatori nuk tė nevojitet. Mirėpo ja qė unė s’pata fat me kombinimin e gjeneve, prandaj mė duhet stimulatori.
Stimulatori duhet kontrolluar vazhdimisht. Dhe tė komandohen, tė drejtohen si duhet, impulset e tij. Dhe tė provohet puna e tij normale. Pėr kėtė unė vendos nė trup sensorė tė ndryshėm. Nė gishta, nė kyēe, nėn gjoks, nė diafragmė, nė fund tė barkut. Jakobi kujdeset edhe qė senso-rėt tė mos jenė tė hirtė. Ai bleu llak tė llojeve tė ndryshme pėr thonjtė dhe i leu sensorėt e mi me ngjyra tė ndryshme, nė mėnyrė qė ato tė shkojnė me tė brendshmet e mia ose me kėmishėt e natės. Sensorėt e mi janė ngjyra-ngjyra. Nganjėherė, kur ėshtė ftohtė, Jakobi i ngroh nė pėllėmbėt e veta ose me frymė dhe m’i sjell nė shtrat. M’i sjell vetėm kur janė tė ngrohtė dhe tė volitshėm. Dhe mbyll sytė, kur unė lėviz gjimbajtėset ose ul mbathjet, pėr tė vendosur sensorėt nė zemėr dhe pranė organit… Mė pas ai tregon kujdes qė kėta sensorė jeshilė, tė zinj, tė kuq dhe bojė ulliri tė tejēojnė impulse.
Unė nuk mund tė fle nė tren, nuk mund tė fle para televizorit. Nuk do tė flija dot nė krahėt e kujtdo qoftė. Nuk fle dot pa Jakobin. Nuk mund tė mė zėrė gjumi me tė dashurin tim, nėse Jakobi nuk do tė jetė para monitorėve, nė dhomėn ngjitur. Sepse ėshtė ai qė e ndjek punėn e kėtyre pajisjeve. Pėr gjashtėmbėdhjetė vjet. Ēdo natė.
Njė nimfė mallkoi dikur tė dashurin e saj tė pabesė. Ajo nuk mund ta duronte tradhtinė e tij. Por ai s’duhej tė vinte re gjė, vetėm t’i pushonte frymėmarrja nė gjumė. Dhe ajo pushoi. Dhe ai vdiq. Kurse nimfa qau. Dhe do tė qajė, sa tė jetė jeta.
Nimfėn e quanin… Undina.
Sėmundja ime quhet sindromi i mallkimit tė Undinės.....
Nė Gjermani, mesatarisht pesė vetė nė vit mėsojnė se vuajnė nga kjo sėmundje. Unė e mėsova kur isha tetė vjeēe, tė nesėrmen pasi, ngjeshur pas mamit, pėr pak sa nuk vdiqa nė gjumė.
Nganjėherė ne ndezim qirinj e dėgjojmė muzikė dhe Jakobi, shumė i mallėngjyer, mė thotė me shaka se unė pėr tė jam si princeshė. Kėtė unė e di. Unė jam si princesha e shtrirė nė arkivolin prej xhami. Njė ditė do tė vijė princi im, do tė ngrejė kapakun dhe do tė mė zgjojė me njė puthje. Dhe do tė qėndrojė me mua gjithė natėn. Por edhe atėherė, nė dhomėn ngjitur para monitorėve, do tė jetė ulur Jakobi.
Jakobi im.
1) Prift katolik nė Poloni.

2) Shėrbimi sekret gjermano-lindor

milosao.