Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Zemrës së shugurueshme së Zojës së Bekueme.


    1 O Zêmra e Zojës, kû mshrira,
    Posë Njat qi rruzullimin
    Sundon e pakthellimin,
    Má ambel n’qiellë shkelxen,
    2 Ti Zêmer Nanet t’ambel
    Jé p’r atë qi s’e lodhë mkati;
    Prej Teje kurr i ngrati
    Fajtuer pa gzim nuk kthen.
    3 T’nderon Tý qiella e toka,
    T’nderon Tý vetë yt Bír:
    Ti jé zamaku i dlír,
    Qi gjarpni s’e helmoi.
    4 Prej gjakut t’and t’kulluem
    Zêmra e Njatij u mishue,
    Qi pezull tue peshue
    M’kryq deken e pushtoi.
    5 Pra t’falmi, o Zêmra e dashtun,
    S’cillës Ejlli n’qiellë e nieri
    T’biejn para n’gjûj e i mjeri
    Ndihmen t’a lypë me lot.
    6 Merr zêmrat t’ona, o Virgjin,
    Ti mundesh me i pertrî;
    Dergojau njatë dashtní
    Qi zêmren e ké plot.
    7 O Nanë, pre’ Zêmres s’ate
    Gzim Zêmra e Krishtit ká
    Dý zêmra kurr pergjá
    Mâ fort n’dashtni nuk kan.
    8 Si mundmi me t’u falun
    Si duhet na Tý, o Zêmer,
    Na qi kem’ qitë nen thémer
    Gjakun e Birit t’an’ ?
    9 O bijt e mi ktû eni:
    (Na thrret kshtû e lumja Zojë),
    Kush t’m thrrase mue n’nevojë
    Un ndihmen kurr s’i a ndal’.
    10 Rreth meje t’tanë shterngohi,
    Nen hije t’ême eni,
    Pse n’ç do rrezik qi t’keni,
    Un zot gjithmonë ju dal.


    Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 107-109

  2. #12
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Urata e atdhetarit shqyptar


    - Zojës së Këshillit të Mirë -

    1 T’falem, o Zojë ! – Shqypnija
    Sot teper keq ka ngelun,
    Gjithkush po don me e shkelun,
    Gjithkush pa gjýq i a bân.
    Nji mik kurrkund s’po e ká
    Qi zot me i dalë nder t’ kqija;
    T’gjith moti i shkon tue kjá;
    N’lot t’rîme buken han.
    2 E prá ato nânat t’ona
    Na kanë pasë thânë q’n’fminí
    Se ksajë s’mjeres Shqypní
    Gjithmonë Ti i ké dalë zot;
    Se ajo Tý t’ka Pajtore,
    Se as heret, as ne e vona
    Ti kurr s’e ké lshue dore:
    S’e lae me dnesë nder lot.
    3 Po e pse na t’kqí qillueme
    E t’zhyem nder faje e vese;
    Ti mâ s’po perkujdese
    Per ketë t’mjeruemin vend,
    Kú shpata e Gjergj Kastrjotit
    N’ato kohët e kalueme
    Vetoi nder lufta t’Zotit,
    Si rrfeja mbi dervend?
    4 Ah! jo, o Ti Nâna e hirit!
    Pse sado t’kqí qi jemi,
    Nuk don me thânë se s’kemi
    Tager n’projtimin t’And.
    Ti streha jé e mkatnorvet,
    Ti krah perpara Birit
    U bâhe p’rherë fajtorvet
    Me humbun s’don kurrkand.
    5 Ani, prá sod prej qiellet
    Kú jé rrethue me hire,
    Sýnin mbí né Ti prire
    Plot mshirë e ambelcim;
    E mos premto qi i huej
    Pa frigë nder né të siellet;
    Të lirë Shqypnin na e ruej
    Me nderë e me lulzim.
    6 Ndritjau menden Shqyptarvet,
    Qi t’lidhin besë e fé
    E si motit p’r Atdhé
    T’qindrojn kta me gajret:
    Qi mos t’u dhimbet jeta
    Per t’mbrojtun dhén e t’Parvet:
    Qi t’mbájn p’rherë ka’ e verteta
    Kû e shêjtë detyra i thrret.
    7 Punen siellna per s’mbarit,
    Mos lên qi zija e dâmi,
    Morija, vêmja e grâmi,
    T’randohen këtij dheut;
    E bân qi Feja t’njallet
    Me Shpresë n’zêmer t’Shqyptarit,
    Qi flakë Dashtnija t’kallet,
    N’Atdhé të Skanderbeut.
    8 Jo, po; na e dijm, o Zojë,
    Se gjâ e Jotja âsht Shqypnija,
    E se vetë Perendija
    Fatin e sajë n’dorë T’ la.
    Prandej t’a lypë Tý ndera
    Shqypnis m’i u bâ mburojë,
    Me i dalun zot perhera
    Të lirë me e ruejtë gjithka’.
    9 T’a dijsh, prá, o Nânë e Kshillit
    Se, t’mirë a t’kqí, si t’jemi,
    Jem t’Ut me gjithshka kemi,
    Me shpirt, me Atdhé, me trup;
    Se ndihmë prej Teje presim
    Mbi tokë e shtekut t’ qiellit,
    Se shpresen m’Tý veç pshtesim :
    N’daç pshtona, n’daç na hup.

    Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 33-35

  3. #13
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Falem e Shen Merí

    Falem e Shen Mërí
    ti jé i hirit kroi,
    çë neve na buroi
    kjo e mirë.

    Ti hír plota gjith emër
    ndeje kúr s’u rrëzbis
    as tek ti u kumbis
    mos një mukat.

    Ti bekuarë gëlat
    në grát Ëmë kafqare
    e Nuse e Bil hajdh-jare
    Perindísë;

    lulea bekuar kloft
    e péma shkëfit tit
    Jisu Naxarenit,
    Zot e Sotir.

    Parakales tit Bír,
    me né të mos kërkonj,
    të ndëlenj e të harronj
    mukatjet tona.

    Ëmna drit e hír
    të vëdesëmë pá dré
    e të pá sosme haré
    gjithve dhurona.

    Lëvdi sod e gjith monë
    Shën Mrís e Josifit
    bashk me t’sin Zonë.

    Nikollë Brankati

  4. #14
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Të falem, Mbretneshë

    T’ falem, Mbretneshë, e bukura!
    Mbi krye tand ndritë kunora,
    Që e popujve edhè e kombeve
    Desht me vendue dora,
    Kah n’ ahte t’ njëmijë zemrave,
    Toka ty t’ thotë se t’ don!
    Npër t’ hapët të këtyne rretheve,
    Npër fushë që gjallnon dielli,
    Si edhe andej prej k’sollave,
    Kah i vorfni sytë ti sielli;
    Pse gjithkund ty, o Virgjina,
    Kandshëm kjo tokë t’ nderon!
    Ti që je Nana e hireve,
    Ti që je Nanë dashtëniet,
    T’ bijve t’ tú, Zojë, ti t’ lutunat
    Ndigjoji prej lumniet:
    Prej qielle para trojeve,
    T’ fronit të t’ Madhit Zot!
    Këtu ku na t’ gjithë shkrihena,
    Mbi gjithë ketë lâmë mjerimit,
    T’ keshë dhimbë, o Zemër- Dhimtuna,
    Për kobe t’ gjithë kshtenimit;
    Ti që je mbrojsja e popujve,
    Rueje për jetë e mot!
    Ty, o Virgjin Nanë të pshtetena,
    Prej natje der’ t’ bijë nata;
    Ty, o Zojë t’ madhnon urata:
    Pshtona ti prej rreziqeve
    T’një shek’lli që trathton!
    Prej rrethit të lumninave,
    Meshtarin, nanë, ndihmoje,
    Që t’ mundet gjithkah shekullit
    Me u kapë, e t’ mund u zb’lojë
    T’ vërtetën shenjte fiseve,
    Që ferri a’ kah zhgat’rron!


    Tekst për këngë, autor anonim.

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Zojës së Sheshanit


    O Virgjër e Shenjtnueshme, Nënë e Fjalës së Mishëruar e Nëna jonë,
    e nderuar me titullin “Ndihma e të krishterëve” në Shenjtëroren e Sheshanit,
    nga e cila i drejton sytë, plot dashuri, mbarë Kisha që është në Kinë,
    po vijmë sot para teje për të kërkuar mbrojtjen tënde.
    Silli sytë nga populli i Hyjit e priji me dashuri amtare
    në rrugët e së vërtetës e të dashurisë, që të jetë në çdo rrethanë
    tharm i bashkëjetesës plot harmoni ndërmjet gjithë nënshtetasve.

    Me atë ‘po’ plot bindje që shqiptove në Nazaret, ti i lejove
    Birit të amshuar të Hyjit të mishërohej në kraharorin tënd virgjëror
    e të hynte kështu në historinë e Shëlbimit,
    në të cilën bashkëpunove me përkushtim durimtar,
    duke pranuar që shpata e dhimbjes ta shporonte shpirtin,
    deri në orën e fundme të kryqit, kur ndenje mbi Kalvar
    drejt në këmbë, pranë Birit tënd, i cili vdiste, që njeriu të jetonte.

    Që atëherë ti u bëre, në një mënyrë krejt të re, Nënë
    e të gjithë atyre, që e mirëpresin në fe Birin tënd, Jezusin,
    që pranojnë ta ndjekin pas, duke marrë kryqin e tij mbi shpatulla.
    O Nënë e shpresës, që në errësirën e së Shtunës së Madhe u nise
    me besim të patundur drejt agimit të Pashkëve,
    jepu bijve të tu aftësinë për të dalluar në çdo situatë,
    sado e errët që të jetë, shenjat e pranisë së dhëmshur të Hyjit.
    O Zoja jonë e Sheshanit, ndihmoi të gjithë ata që në Kinë,
    në mundimin e përditshëm, vijojnë të besojnë, të shpresojnë e të duan,
    të mos të kenë kurrë më frikë t’i flasin botës për Jezusin e Jezusit për botën.

    Në shtatoren që sundon mbi shenjtërore, ti e ngre lart Birin tënd,
    ia paraqet kështu botës me krahë hapur në shenjë dashurie.
    Ndihmoi katolikët kinezë të jenë gjithnjë dëshmitarë të besueshëm të kësaj dashurie,
    duke i mbajtur të bashkuar me shkëmbin e Pjetrit, mbi të cilin është ndërtuar Kisha.
    Nëna e Kinës dhe e Azisë, lutu për ne, sot e përgjithmonë e jetës. Amen!


    Papa Benedikti XVI

  6. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Virgjin e Nanë


    Nanë e vertetë jam unë e Zotit Bír,
    E bija e tij un jam, me gjith qi ai m’ka nanë;
    Ç’ n’amshim aj leu, por âsht gjithnji em Bir;
    Un leva n’kohë, por prap ai mue m’ká nanë.

    Aj âsht Krijuesi i em, por âsht em Bír;
    Kreatyra e tij un jam, por ai m’ká nanë,
    Kje mrekullí e Zotit t’ishte em bir,
    Nji Zot i amshuem e t’më kishte mue për Nânë

    T’kenunt e kanë t’përbashkët nânë e bir;
    E t’kênun paçë prej birit t’ em unë nânë.
    E t’kênun pat prej mejet edhè em bir.

    Masi prej Birit t’kênun paçë un nânë
    Don thanë se, a kje me mkat edhé em Bír,
    apor pa mkat jam un qi Atij i jam nânë.


    Atë Vinçenc Prennushi, vargje me frymëzim dantesk nga “Gjeth e lule”.

  7. #17
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    N’ Miçigan e kem’ nji Nanë


    N’Miçigan e kem një Nanë,
    gjithë mëshirë e dashtuni,
    T’haznës s’Zotit byteví
    i ka hiret n’dorë të vet.

    K’saj së buk’rës gjithë lulzim,
    k’saj së madhes Nanë të dlirë
    i thonë Zoja e mërgimtarëve,
    Nana jonë e K’shillit t’Mirë.

    Birit t’Zojës e Asaj vetë,
    Lavd i qoftë për mot e jetë.

    Kqyr atë Fëmijë me rreze hyji
    sa me mall po na shikjon.
    Për me e dashtë të gjithë na thërret
    Zemrat tona peshë na i çon.

    Birit t’Zojës e Asaj vetë,
    Lavd i qoftë për mot e jetë.


    Foshnja e vogël plot dashni
    Po derdh hire permbi tanë.
    këtu letësohen për çdo ditë,
    sa në dert e n’t vështira janë.

    Birit t’Zojës e Asaj vetë,
    Lavd i qoftë për mot e jetë.


    Tekst i një kënge që këndohet na mërgimtarët shqiptarë të Miçiganit në Amerikë. Autor anonim.

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    T’ falem, Maria!

    T’falem Maria,
    Tý Nanë dashtniet:
    T’lutnat e mia
    Po t’i kushtoj.
    Pagjen e g’zueshme
    N’zêmer deh! shtîne;
    Prejë jetës s’amshueshme
    N’mue sýt Ti lshoj.
    Vetun e e metun
    E shkoj un jeten
    Si vjollcë e tretun
    N’vorfní ankoj.
    Prá, n’tý veç shpnesen
    Nanë, un e pshteta,
    M’a rrit qindresen
    Bân bjerrë mos t’shkoj.
    Te tâna gezimet
    Mue m’kjenë hjekun:
    T’riít t’em, lulzimet,
    Dhimta m’i imtoj.
    Dlír kshtu, prá, n’ t’vshtira
    Me shpírt lumnueshëm,
    Bân, Nanë e miraKah Ti t’flutroj.

    Tekst kënge, autor anonim.

  9. #19
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Virgjin e Papërlyeme, të falem

    Sa herë t’kujtoj, Marija,
    Se fort mue shpirti m’gzohet,
    Pse zemra, o Nanë, m’pershkohet
    Prej rrezes qi t’ m’lshon.
    Virgjin e Papërlyeme, t’falem!

    Por bí me u thirrë e jotja
    Nuk m’ bân, jo zemra mue;
    Nuk jam e dêjë, por due
    Me kenë n’për Krishtin tand.
    Virgjin e Papërlyeme, t’falem!

    O Hyll qi prin n’tallaze,
    Lshoj rrezet mî mue t’shkreten,
    M’a ndrit, o Zojë, ti jeten,
    Bân qi npër ty un t’pshtoj.
    Virgjin e Papërlyeme, t’falem!
    Per ty due me e shkue motin,
    Me ty s’do ta drue deken;
    E lume, si t’mund t’mekem
    Tuj thirrë, Zojë, êmnin t’and.
    Virgjin e Papërlyeme, t’falem!


    Motër Skolastika Dema, Stigmatine.

  10. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Êmni i Zojës


    1 Nuk dij se cillës termale ‘í ditë tue shkue
    E nji landtari njitej vasha e lume,
    Njitej pa kênë kundrue ke trolli i gzue
    I njaj shtatxânmje s’motnueme.
    2 E, mbasi u fal me atê, e cilla e priti
    Me shum njerzí, tue dhânun lavde Zotít:
    Mue kanë me m’ quejtun t’lume, brohoriti,
    Fiset e dheut gjatë motit.
    3 Deh ! se n’ç’qetsi kto fjalë koha madhshtore
    T’i ndiejte atë herë i kishte vû prej serit!
    O kshill i ynë i ngathët ! Oh e rrêjshme p’rore
    Mende shqyrtuese e nierit.
    4 Na dishmitarë qi mbasandej mbi dhé
    Krejt ndodhi puna mbas fjalës s’ate s’lume;
    Na ruejtë shelbimit, n’shkollë t’hyjnuehsme lé
    T’t’ vertetavet t’amshueme,
    5 Na e dijm, o Zojë, se veç e Hyj’ i lumnueshem
    E mbajti atë besë qi e dhae ti n’brohori,
    Njai qi t’a msoi : per né fort í madhnueshem
    Âsht êmni i yt, Marí.
    6 Per né Nana Zotit don me thânë njai êmen:
    T’falemi, o e lume: ‘i êmen qi t’i gjajë
    I cilli burrë e pat ja e cilla fêmen,
    Ja qi per ngjet t’i a mbajë?
    7 T’falemi, o e lume: t’cillat mote t’ngrata
    S’e ndien atë êmen tue e permendun valle?
    Kur kjé qi at’ êmen djalit s’ia mësoi tata?
    T’cilla termale e zalle
    8 Tue e thirrë s’e ndien? Jo veç se bota e vjeter
    Bán kishat t’ ua me madhní ndertue,
    Por e Kolombit, edhe, bota tjeter
    Ushqen t’devoçemt t’ue.
    9 Pertej sa dete, e m’ t’cillat djerre kputet
    Nji lule e eger e aq e irnueme bojet
    T’lterit t’and, me uzdajë gjithkush kú lutet.
    Qi mos t’i njohe trojet?
    10 O Zojë, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí,
    Se ç’êmna t’bukur gjuha e robit t’ruen!
    Mâ se ‘i fis n’zâ per armë e per lumni
    Pajtore, o Zojë, tý t’quen.
    11 Tý kúr t’agojë, e n’mbramjet prej prendimit,
    E kúr t’jét dita n’gjysët, edhe m’atë herë
    Kumbonët t’pershndeten, çetët tue thirrë t’kshtenimit
    Me t’dhanun lavd e nderë.
    12 Nder friga t’mnershme, t’cillat i a qet nata,
    T’ permendë tý fmija; tuj u dridhë detari,
    Thellimi kúr luron e bjen shtergata,
    Kah Ti prírë sýt, qyqari.
    13 N’atë gji t’andin, t’lumnueshmin, o Zojë, grueja
    Lott e perbuzun i riton, e shkreta,
    Edhe i ankon, o e lume, nder kambë t’ueja
    T’gjitha fshâmet e veta:
    14 Ankohet Tý, qi, t’lutnat ndien e ankimet,
    Jo porsi i ndien ky sheklli i ynë i zí,
    E dhimben e t’ pushtedshmit s’dán prej dhimbet
    T’ t’ ligshtit qi fshân n’vobsi.
    15 Ti vetë, dikúr, o e lume, pate kjá:
    As kurr njai váj nuk ka per t’u harrue:
    Enè perflitet sot me sot: e prà
    Kaq mot m’tâ ka kalue.
    16 Per ditë enè perflitet e lotohet
    Gjithkah: per gzime qi ké pasë mbi dhé
    Tash edhe bota rrokull me tý gzohet,
    Si t’ishte ‘i punë e rè.
    17 Kaq duhej t’u levdote Nane e t’Lumit
    Edhe m’kto zaje t’ona posë gjith robit;
    Kaq Zoti desht me e vû mbi gjith t’naltuemit
    Ketë vajzë lé n’fis t’Jakobit.
    18 O ju Evrej, o t’namun posë gjithkuej,
    O t’shtypnit ju njaj mnije s’gjatë mizore,
    Â nuk ka dalë ajo prej fisit t’uej
    Qi na e nderojm n’therore?
    19 Â s’âsht dere s’Davidit ? Ke ajo menden
    Profetët e patne n’letra, kúr t’amshueme
    T’artat shêje t’njaj Virgjine permenden
    T’ngrehna m’mretnì t’shemtueme.
    20 Deh! ‘iherë ka’ Âjo secilli jush le t’siellet,
    Qi Âjo t’u pshtojë, qí t’vett s’i djerrë n’ketë dhé
    E fis e kómb mos t’jét kah vrân e kthillet
    Qi sot mos t’kndojë me né:
    21 T’ falemi o e para mbas Tenzot Marija,
    O Drandofille, o Hýll qi ruen rrezikut,
    Si dielli e zgjedhne, e rrebtë porsi ushtrija Rreshtue per báll t’anmikut.


    Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 104-107.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Dita e Ujit të Bekuar
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •