Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Eugenio Montale

    Shtepia e doganiereve.

    Ti nuk kujton shtepine e doganiereve
    mbi ngritjen e thikte mbi shkemb:
    qe vetmuar te pret prej mbremjes
    ne te cilen hyri tuba e mendimeve te tua
    dhe zuri vend e trazuar.
    Murlani shprish prej vitesh muret e vjetra
    dhe tingulli i qeshjes tende nuk eshte me qetesues:
    busulla shkon e ēmendur ne aventura
    dhe llogaritja e zareve me nuk del.
    Ti nuk kujton, tjeter kohe perzien
    kujtimet e tua, nje fije behet lemsh.
    Mbaj akoma nje lidhje; por largohet
    shtepia dhe ne majen e ēatise flamuri
    i tymosur rrotullohet pa meshire.
    Mbaj akoma nje lidhje; por ti rri vetem
    e as psheretin ketu ne erresire.
    Oh horizonti n’arrati, ku ndizet rralle
    drita e nafte-mbajteses!
    Ketu eshte shtegu? (Rishfaqet serish
    dallga mbi shkembinjte e rrepire tek terhiqet…)
    Ti nuk kujton shtepine e kesaj mbremjes
    sime. E une nuk di kush shkon e kush rrin.

  2. #2
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Eugenio Montale.....

    Nje gje kam inat tek italianet. Jane shume krenare.
    Ne programin shkollor te letersise e analizojne Eugenion me rrenje e dhemballe, dhe paraqesin Geten shume ne siperfaqe.
    Shume shkrimtare te medhenj boterore nuk i fusin fare ne program.
    Orgoglio Italiano!
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kam zbritur, duke te dhene krahin.

    Kam zbritur, duke te dhene krahin, te pakten nje milion shkalle
    e tani qe me nuk je boshlleku eshte ne ēdo shkallez.
    Edhe keshtu ka qene i shkurter udhetimi yne i gjate.
    I imi zgjat akoma tani, e s’me nevojiten me
    rastesite, prenotimet,
    kurthet, disfatat e kujt beson
    se realiteti eshte ai qe shihet.

    Kam zbritur milione shkallesh duke te dhene krahin
    por jo ngaqe me kater sy shihet me shume.
    Me ty zbrita sepse nga ne te dy
    te vetmet sy te vertete, edhe pse te mjegullt,
    ishin syte e tu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    SHPESH NEVERINĖ E TĖ JETUARIT KAM TAKUAR



    Shpesh neverinė e tė jetuarit kam takuar:

    ishte burimi i mekur qė gurgullonte,

    ishte vyshkja e gjethes

    sė tharė, ishte kali i shembur pėrtokė.



    Mirė nuk dita, veē mbinormales

    qė lė pak hapur hyjnorja Indiferencė:

    ishte statuja nė gjumin

    e mbasdites, dhe era, dhe skifteri i ngjitur lart.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Mendoj engjėjt

    tė shpėrndarė aty – kėtu

    qė s’bien nė sy

    pa pendė, pa formė

    tė pavetėdijshėm

    injorues tė paraqitjes sė tyre

    dhe tonės

    edhe pse janė

    njė kundrapeshė mė e fortė

    se pika e Arkimedit

    dhe nėqoftėse askush s’i shikon

    ėshtė sepse nevojiten tė tjerė sy

    qė unė nuk i kam

    por dhe nuk i dėshiroj.



    E vėrteta ėshtė nė tokė

    dhe kėtė nuk mund ta dije

    nuk mund ta doje

    dhe sikur tė duhej tė na shkatėrroje.



    Kėshtu duhet shtirur

    qė ka diēka kėtu

    ndėr kėmbė, ndėr duar,

    as akt, as e kaluar

    as e ardhme

    dhe aq mė tepėr as mur

    pėr ta kapėrcyer

    duhet shtirur

    qė lėvizja dhe palėvizshmėria

    tė kenė kuptimin

    e jokuptimit

    pėr tė marrė vesh

    qė pika fikse ėshtė njė kompleks

    i hiēėzuar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    E vėrteta ėshtė se jeta nuk shpjegohet

    as me biologjinė

    as me teologjinė.

    Jeta ėshtė shumė e gjatė

    edhe kur ėshtė e shkurtėr

    si ajo e fluturės –

    jeta ėshtė gjithmonė e jashtėzakonshme

    edhe kur toka nuk prodhon

    asgjė.

    E tmerrshme ėshtė lufta qė bėhet

    per ta kthyer nė tė kotė e tė pamundur.

    Nuk mbetet veēse zhytja

    nė nėnndėrgjegje

    farsa e fundit e teatrit tonė nė mbyllje.

    Do ta shpie nė internim, a nė litar

    atė qė e pėrkufizon apo e pėrballon. Dihet

    qė padituria

    ėshtė mė se e mjaftueshme pėr tė errėsuar

    errėsirėn.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Lumturi e plotė, ecet

    pėr te ty mbi fillin e briskut.

    Syrit i je dritė e zbehtė qė lėkundet,

    kėmbės i je akull i rrezikshėm qė thyhet;

    kėshtu pra, tė mos tė tė prekė ai qė mė shumė e do.



    Kur arrin nė shpirtrat e pushtuar

    nga trishtimi dhe i kthjellon, mėngjesi yt

    ėshtė i ėmbėl e mallėngjyes si foletė

    e zogjve.

    Po asgjė mund tė paguajė tė qarėn e fėmijės

    kur topi u humbet shtėpive.



    Mos mė kėrko fjalėn qė nuk pėrputhet

    nga asnjė anė

    kurajua jonė pa formė dhe me shkronja

    tė zjarrta

    shpalle e ndriēoje si njė luleverdhė

    humbur nė njė lėndinė

    tėrė pluhur.



    Ah njeriu qė jeton i sigurt,

    mik i tė tjerėve dhe i vetvetes

    as hijen e tij nuk ruan se zagushia

    ia vulos nė njė mur tė rėnė suvaje!



    Mos ma kėrko formulėn qė botėt

    mund tė t’i hapė,

    ji njė rrokje e shtrembėr dhe e tharė

    si bujashkė.

    Vetėm kėtė mund tė tė dėftejmė sot ,

    ēka nuk jemi dhe ēka

    nuk duam .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Kam shumė besim te ty

    dhe do vazhdoj

    (ėshtė budallallėku qė tė thashė

    njė ditė)

    derisa njė vetėtimė nga e pėrtejmja

    tė shkatėrrojė

    kėtė rrėpirė tė pafundme ku

    jetojmė.

    Do tė takohemi atėherė nuk e di,

    nė ē’pikė

    po ka kuptim fjala pikė kur s’ka

    hapsirė

    e do diskutojmė pėr ndonjė varg

    tė shumėkuptimtė

    tė hyjnores poemė.



    E di qė jashtė tė parit e tė prekurit

    nuk ėshtė jetė e mundur, po pasjetė,

    ndoshta fytyra tjetėr e vdekjes

    se e mbajtėm tė mbyllur nė vetvete

    pėr vite e vite.



    Kam shumė besim te vetja

    e ndeze ti padashur

    pa e ditur qė nė ēdo karkasė

    tė jetės ka njė truk

    qė nuk e njohim dhe na ka zėnė

    pritė, ne tė shpėrndarėve e tė pazotėve

    per t’i dhėnė kuptim.



    Kam shumė besim qė do mė djegė: po

    kush do mė shohė do thotė ėshtė njeri prej hiri

    pa e kuptuar se ėshtė rilindje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Mė sill lulediellin ta mbjell

    nė baēen time tė djegur nga kripėrat,

    e t’u dėftej gjithė ditėn tė kaltrave

    pasqyra

    tė qiellit, ankthin e fytyrės sė saj tė verdhė.



    Tentojnė qartėsinė gjėrat e errėta,

    shkrihen trupat nė ujėvarė

    ngjyrash: kėto nė muzikė. Tė shuhesh

    qėnka fati i fateve.



    Sillma ti lulen qė tė shpie

    tek burimet e transparencave bionde

    ku jeta thelbet avullėzon;

    sillma lulediellin e ēmendur pėr dritė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ja shenja; merr jetė

    mbi murin qė prarohet;

    njė palmė si e gdhendur

    e djegur nga vezullimi verbues

    i agimit.

    Hapi qė vjen

    nga serrat, bėhet i papeshė

    nuk ėshtė i kadifejtė nga bora

    ėshtė akoma

    jeta jote, gjaku yt

    nė venat e mia.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •