A mund të egzistojë demokracia në vendet islamike?
Në një botë ku egziston mëkati dhe njerëzit kanë mendime të ndryshme për çdo gjë, sistemi më i mirë i parë deri tani është një sistem që garanton lirinë e mendimit, besimit, tregëtisë, etj. Ndryshe kjo quhet demokraci. Garantimi i mendimit të lirë krijon mundësinë e shqyrtimit të shumë ideve dhe zgjedhjes së më së mirës. Sistemi i ekuilibrit të pushtetit, në ndarjen e legjislatorit nga ekzekutivi dhe gjykatat, është parimi bazë që minimizon abuzimin që vjen nga pushteti absolut. Vendet perëndimore, megjithë mangësitë e dukshme, kanë implementuar një sistem të tillë dhe frytet janë të dukshme.
Pyetja qëndron nëse mund të vendoset demokracia në vendet islamike! Le të shohim disa parime nga Kurani që hedhin dritë në përgjigjen e saktë të kësaj pyetje.
Islamizmi mëson se Kurani është kushtetuta, Allahu është autori i ligjit, shteti është mjeti i zbatimit të ligjit që Allahu ka caktuar. Kjo eleminon çdo mundësi të vendosjes së demokracisë në vende që ndjekin Kuranin.
Shikoni vargjet e mëposhtme:
1. Kurani nuk lejon egzistencën e feve të tjera.
Sura 2:193
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa të aplikohet feja vetëm për All-llahun…
Kjo do të thotë mohimi i lirisë së besimit. Sipas Kuranit ata që nuk besojnë në Allahun dhe profetin e tij Muhamedin do shkojnë në ferr. Por çfarë ndodh me një njeri që s’e beson atë? Në një shtet islamik nuk lejohet që dikush të mos besojë apo që të mendoje ndryshe, jo më që të jetë i lirshem që të shfaqi mendimet e tij pa pasoja.
Fakti që disa shoqëri islamike mund të mos e praktikojnë këtë 100% nuk i jep merita Kuranit. Nëse ata do ta zbatonin Kuranin atëherë shoqëria do të kishte ato të drejta që njerëzit kishin në sundimin e Talibanit në Afganistan. Nën atë regjim kafshët në vendet perëndimore trajtohen më mirë sesa njerëzit trajtoheshin në Afganistan. Sipas Kuranit askujt nuk i pranohet besimi në një fe tjetër. Shikoni vargun më poshtë:
Sura 3:85
E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.
Pra, nën sundimin islamik, feja imponohet me dhunë dhe çdo mjet tjetër, njerëzve nuk u lejohet një fe tjetër, dhe nëse dikush ndërron fenë nga islami në diçka tjetër, sipas Muhamedit, ai duhet të vritet.
Hadith volumi 9, libri 84, vargu.57
Unë do t’i kisha vrarë ata sipas shprehjes së Apostullit të Allahut, “Kushdo që ndërron fenë islame, vriteni.”
2. Kurani duhet shikuar si kushtetuta e një vendi dhe gjykimet civile duhen bazuar në të, në një shtet islamik.
Sura 4:105
Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu.
Sura 5:48
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit).
3. Kurani ndalon opozitën apo pluralizmin partiak.
Sura 42:10
Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
Në qoftë se një shoqëri nuk lejon mendimin e lirë të besimit, përdor Kuranin si kushtetutën dhe ligjet sociale dhe nuk lejon pluralizmin politik, atëherë si mund të ketë demokraci në shtet islamik?
Le të theksojmë edhe një herë që kjo është analiza teorike në bazë të mësimeve në Kuran. Shtete të ndryshme islamike zbatojnë përqindje të ndryshme të mësimeve të Kuranit. Sa më tepër nga këto mësime të zbatojnë në shoqëritë e tyre aq më pak demokraci apo të drejta njerëzit do përjetojnë.
Kurani njeh vetem një mënyrë sjellje me ata që nuk bien dakord me idetë e Muhamedit, dhe kjo është dhuna. Shembulli i jetës së Muhamedit në këtë fushë është i pamohueshëm. Një sistem që nuk lejon mendimin e lirë është i korruptuar. Pse të kenë frikë nga një fe tjetër? Pse të kenë frikë nga Bibla? Ata që përhapin Bibla në shumë nga vendet islamike (dhe kapen) marrin ndëshkime të rënda, deri në vdekje.
Kjo është një arsye tjetër pse Allahu nuk është Zoti i vërtetë dhe Muhamedi është profet i rremë. Në qoftë se Kurani do të ishte fjala e Zotit të vërtetë, atëherë nuk do kishte ligje të tilla që detyrojnë njerëzit me dhunë se çfarë të besojnë, dhe do të lejonte lirinë e besimit dhe mendimit.
Pra a mund të egzistojë demokracia në vendet islamike? Nëse ndjekin Kuranin, absolutisht jo. Na thoni një shtet që ndjek Kuranin dhe ka demokraci? Shikoni vendet arabe sot! Ku është demokracia në ato vende?
Nga ana tjetër Bibla mëson lirinë e besimit dhe mendimit. Sipas Biblës shteti duhet të jetë i ndarë nga feja (Mateu 22:21) dhe Jezusi nuk mësoi dishepujt e tij që të luftonin për marrjen e qeverisjes së ndonjë vendi. Gjatë gjithë Biblës shikon lirinë e besimit. Padyshim që Zoti na mëson se ka bekime kur besojmë dhe nëse nuk besojmë atëherë jemi përgjegjës përpara Tij për mëkatet tona, por asnjë i krishterë nuk urdhërohet të dënojnë ata që nuk besojnë, në të kundërt Bibla na mëson që madje të duam edhe armiqtë tanë dhe të lutemi për ta. Gjatë gjithë Biblës lexon qindra shprehje si më poshtë. Vini re se çdo fjalë e Jezusit bazohen në vendimin e çdo individi, dhe është një ftesë për të besuar në të, por në asnjë vend nuk lexon detyrimin e besimit:
Marku 4:23
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!``
Mateu 16:24
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
Gjoni 7:16,17
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
Zbulesa 3:20
Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.
Gjoni 3:15,16
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
Gjoni 1:12
por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
Gjoni 12:46
Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
Padyshim që Zoti na do dhe do që ne të besojme tek Jezusi dhe të marrim faljen e mëkateve, por siç thonë qartë vargjet më sipër (dhe qindra të tjerë) Zoti nuk na detyron për asgjë, por na ka dhënë vullnet të lirë dhe lirinë e besimit apo mendimit. Shprehjet në vargjet e mësipërme, si “kushdo që beson”, “në qofte se dikush…”, “kush dëgjon…”, “të gjithë atyre që e pranuan”, “atyre që besojnë”, etj, tregojnë qartë që çdo individ e ka në dorë vetë se çfarë do besojë dhe Zoti nuk detyron askënd.
Mbi të gjitha Jezusi tha tek Gjoni 8:32
do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.
Krahasimi është i qartë se çfarë mëson Bibla dhe çfarë mëson Kurani në fushën e lirisë së besimit, mendimit, demokracisë. Frutet janë të qarta, në vendet që ndoqën Kuranin dhe ato që ndoqën parimet Biblike. Zoti ju bekoftë.
Në këtë Temë nuk jemi përpjekur aspak që të ofendojmë apo të ulim fenë islame, ne thjesht kemi prezantuar faktet e njohura nga burimet islamike. Ju inkurajojmë që nëse nuk ishit të njohur me këto fakte më parë, të mos i refuzoni ato, por të kontrolloni vetë ato që kemi thënë me referencat e Kuranit apo Hadith-it. Për këtë arsye kemi cituar vargje konkrete nga Kurani. Faleminderit për mirëkuptimin.
Të gjitha referencat e Kuranit janë marrë nga përkthimi në shqip i Kuranit nga Sherif Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet gramatikore, gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk jane korrigjuar për arsye se dëshironim që të citonim Kuranin ashtu sic është, pa ndryshuar asgjë. Ky version i Kuranit mund të gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/. Për shkak të vërtetësisë së informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë që të verifikoni vetë çdo citim nga Kurani për të gjitha referencat që kemi dhënë.
Krijoni Kontakt