Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Në Egjipt Koptët krishterë konvertohen në islam

    Në Egjipt Koptët krishterë konvertohen në islam
    Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam.
    E martë, 06 Maj 2008 09:52

    Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam, duke paralajmëruar për situatën shumë të rëndë në kishën kopte. Në takimin e Këshillit kishtar në krye me atin Bahmijus, argjipeshkvij nga province El-Buhejre, në veri të Kajros, ku gjithashtu morën pjesë edhe atë Musa, episkop i të rinjve, atë Daniel dhe atë Enstansa, për të shqyrtuar dhe diskutuar në temën "konvertimi i një numri shumë të madh të krishterëve në islam".

    Maksimus bënë të ditur vendimin e Këshillit kishtar që numri i atyre që shpallin konvertimin e tyre në islam sillet prej 80 deri në 200 në ditë, duke shtuar gjithashtu pohimin e këtij Këshilli se numri i krishterëve në Egjipt që konvertohen në islam arrin edhe në 50.000 në vit. Prandaj Maksimus bëri të qartë se Këshilli kishtar hedh poshtë thashethemet për detyrimin e vajzave krishtere që ta pranojnë islamin, ato, siç thonë ata, këtë e bëjnë vullnetarisht.

    Maksimus kritikoi ashpër - emisionin e televizionit 'Jazira' në kanalin satelitor - dhe gjendjen e brendshme të kishës ortodokse dhe ligjet e saj, duke kërkuar nga kisha reforma komplete të gjendjes së brendshme, për t'i 'ruajtur' koptët krishterë. Ai, gjithashtu, paralajmëroi për situatën shumë të rëndë brenda kishës egjiptiane, si dhe në vetë punën dhe mënyrën e udhëheqjes së papa Shenod III me kishën kopte.

    Për numrin shumë të madh të konvertimit të krishterëve egjiptian në islam, Kisha ortodokse kërkon nga autoritetet egjiptiane zbatimin e ligjit - siç e quajtën - "dënim për renegim nga feja" ndaj krishterëve që pranojnë islamin.

    islamgjakova.net
    KOSOVA E MADHE

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Prof. Persaud: "Unë nuk e kam të vështirë që të pranoj me logjikën time se Kur'ani ës

    Prof. Persaud: "Unë nuk e kam të vështirë që të pranoj me logjikën time se Kur'ani është frymëzim ose Shpallje Hyjnore që i është dhënë Muhammedit a.s. për sqarimin e çështjeve"










    PROF. PERSAUD

    "Unë nuk e kam të vështirë që të pranoj me logjikën time se Kur'ani është frymëzim ose SHPALLJE HYJNORE që i është dhënë Muhammedit a.s. për sqarimin e çështjeve"



    T.V.N. Persaud

    Professor of Anatomy, and Professor of Paediatrics and Child Health, University of Manitoba, Winnipeg, Manitoba, Canada.



    SHFAQJA E SËMUNDJEVE DHE EPIDEMIVE ME PARAQITJEN E AMORALITENT PROF EZ ZENDANI

    Ky është profesor PERSAUD, Profesor i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, në Universitetin Manitoba, në Kanada.

    Me të na njohu doktor MUR. Doktor Mur na tha se ka dijetar objektiv të cilëve u intereson e Vërteta, e ndër ta është edhe profesor Persaud.

    Ky profesor është autor i njohur. Ka disa libra, që i ka shkruar në fushën e gjinekologjisë. Në këto libra ai ka shtuar disa nga ato që janë përmendur në Kur'an dhe në thëniet e Muhammedit a.s. Ai paraqiti një numër studimesh në disa simpoziume, në mes të cilave është edhe seminari i tij i mbajtur mbi thëniet e Muhammedit a.s. të cilat i transmeton koleksionuesi i njohur i haditheve, Muslimi.

    Muhammedi a.s. thotë: "Kur embrioni bën 42 netë, Allahu dërgon engjëllin, i cili i jep formën atij, i krijon të dëgjuarit, të parit, mishin, lëkurën dhe eshtrat, pastaj engjëlli thotë: 0 Zoti im, mashkull apo femër? Zoti yt bën atë që do. "

    Sikurse e shohim në këtë fotografi kjo pamje e pikës së ujit (spermës) është në ditën e 35-të. Në këtë kohë nuk dallojmë formën e njeriut.

    fig. 12

    Kjo fotografi që shohim tani është bërë, kur embrioni mbushi 42 ditë. Deri tani, sikurse thotë profesor PERSAUD, nuk vërehet aspak pamja e njeriut. Tani shohim këtë fotografi të qartë, të cilën na e ka ofruar kompania "SIBA". Kjo kompani këtë fotografi të embrionit, kur ai mbushi 42 ditë ua ofroi mjekëve të gjithë botës.

    Pas kësaj jave, konkretisht në javën e 7-të, pikërisht pas ditës së 42-të ndryshon pamja e embrionit, siç shihet në fotografi. Fjalët e Muhammedit a.s. të cilat i dëgjuam më parë thonë: "Kur embrioni mbush 42 netë, Allahu dërgon engjëllin, i cili i jep formën atij, i krijon të dëgjuarit, të parit, mishin, lëkurën dhe eshtrat... ashtu siç e pamë më parë në fotografi.

    Profesor PERSAUD paraqiti studime mbi lidhshmërinë e Kur'anit dhe shkencës bashkëkohore. Në mes të studimeve të tij është edhe studimi mbi përmbajtjen e fjalëve të Muhammedit a.s., të cilat na i transmeton Hakimi dhe Bejhekiu.

    Muhammedi a.s. thotë:

    "Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë."

    PROFESOR PERSAUD na shpjegon një pjesë nga punimi i tij. Ai thotë:

    "Tani është pranuar se ndryshimet negative që ndodhin në mitër kanë të bëjnë me moshën e grave, numrin e marrëdhënieve seksuale dhe numrin e lindjeve. Marrëdhëniet intime reciproke janë shumë të rëndësishme. Dashuria e shfrenuar mund që në një shkallë të madhe të shkaktojë kancerin. Pasoja dhe rreziku nga marrëdhëniet jo legjitime seksuale si dhe marrëdhëniet seksuale në mënyrë jo të rregullt janë përmendur nga Muhammedi a.s. që para 1400 vjetësh.

    Besoi se jam në rregull. Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bjerë epidemia dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë.

    Fjala "fahishe" e përdorur në hadith nënkupton tradhtinë, homoseksualizmin, pederastinë, leisbizmin e të gjitha format e tjera të amoralitetit.

    Dëshmi për këtë janë edhe sëmundjet e kohës së sotme ndër të cilat është SIDA dhe HERPESI.

    PROF. EZ ZENDANI

    Ky është shpjegimi që i bëri profesor PERSAUD fjalëve të Muhammedit a. s. "Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë".

    Në Amerikë dhe Evropë, pasi u legjitimua homoseksualizmi, prostitucioni dhe imoraliteti me të gjitha format e tij, me shpejtësi filluan të përhapen sëmundje të cilat po kërcënojnë ardhmërinë e këtyre vendeve.

    Të vërtetën e ka thënë i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. Këto janë sëmundje të reja të cilat përhapen mes njerëzve duke mbjell tek ata frikë dhe panik.

    Profesor Persaud dha një kontribut të madh në këtë aspekt. Kur u kërkua mendimi i tij mbi këtë fenomen, të cilin e njohu vetë dhe mori pjesë me studimet e tij.

    Prof. PERSAUD tha:

    "Më është shpjeguar se Muhammedi a.s. ishte njeri i zakonshëm dhe nuk dinte shkrim e lexim. Ai jetoi para më shumë se 1400 vjetësh, ishte analfabet e dha sqarime dhe shpjegime të thella dhe të detajuara (hollësishme) që përputhen çuditërisht me shkencën.

    Unë personalisht nuk mund të them se kjo u bë rastësisht. Ka shumë gjëra që janë përmendur saktësisht. Prandaj sikurse doktor MURI dhe unë nuk e kam të vështirë që të pranoj me logjikën time se Kur'ani është frymëzim ose SHPALLJE HYJNORE që i është dhënë Muhammedit a.s. për sqarimin e çështjeve.

    PROF. EZ ZENDANI

    Po, Kur'ani është SHPALLJE E ZOTIT, të cilin e zbriti nga dija e Tij.

    Allahu dëshmon për atë që ta zbriti ty, i cili ta zbriti nga dija e Vet. (En-Nisa: 166)

    Kur'ani është udhëzim, dëshmi dhe argument, është udhërrëfyes dhe atij i drejtohemi. Është e vërtetë e amshueshme, deri në Ditën e Gjykimit.

    "Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!

    "Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdëruarit!" (Sebe: 6)





    Përktheu: Ajni Sinani






    06.05.2008.islamgjakova.net
    KOSOVA E MADHE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Feja u ba sikur futbollerat qe ndrrojn ekip,sot mysliman neser i krishter dhe nuk ka sagje te keqe e drejt e qdo kujt eshte te zgjedh.

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Në Egjipt Koptët krishterë konvertohen në islam
    Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam.
    E martë, 06 Maj 2008 09:52

    Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam, duke paralajmëruar për situatën shumë të rëndë në kishën kopte. Në takimin e Këshillit kishtar në krye me atin Bahmijus, argjipeshkvij nga province El-Buhejre, në veri të Kajros, ku gjithashtu morën pjesë edhe atë Musa, episkop i të rinjve, atë Daniel dhe atë Enstansa, për të shqyrtuar dhe diskutuar në temën "konvertimi i një numri shumë të madh të krishterëve në islam".

    Maksimus bënë të ditur vendimin e Këshillit kishtar që numri i atyre që shpallin konvertimin e tyre në islam sillet prej 80 deri në 200 në ditë, duke shtuar gjithashtu pohimin e këtij Këshilli se numri i krishterëve në Egjipt që konvertohen në islam arrin edhe në 50.000 në vit. Prandaj Maksimus bëri të qartë se Këshilli kishtar hedh poshtë thashethemet për detyrimin e vajzave krishtere që ta pranojnë islamin, ato, siç thonë ata, këtë e bëjnë vullnetarisht.

    Maksimus kritikoi ashpër - emisionin e televizionit 'Jazira' në kanalin satelitor - dhe gjendjen e brendshme të kishës ortodokse dhe ligjet e saj, duke kërkuar nga kisha reforma komplete të gjendjes së brendshme, për t'i 'ruajtur' koptët krishterë. Ai, gjithashtu, paralajmëroi për situatën shumë të rëndë brenda kishës egjiptiane, si dhe në vetë punën dhe mënyrën e udhëheqjes së papa Shenod III me kishën kopte.

    Për numrin shumë të madh të konvertimit të krishterëve egjiptian në islam, Kisha ortodokse kërkon nga autoritetet egjiptiane zbatimin e ligjit - siç e quajtën - "dënim për renegim nga feja" ndaj krishterëve që pranojnë islamin.

    islamgjakova.net
    te pergezoj per temen,pamvarsisht se nuk ben ndonje lajm per tu habitur!!!
    e them kete pasi te krishtere po kthehen dita dites ne Islam!!!
    une per vehte shkoj ne xhami ketu ne Londer,dhe me ka rene nje gje ne sy,vertet Xhamia eshte pakistaneze,por mund te them qe 30%e besimtarve brenda xhamise jane Angleze te te gjitha moshave!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    9
    ate qe turqit ben ndaj shqiptareve kete po bejne egjyptianet .te krishteret egjyptiane jane me te diskriminuarit ne planet dhe joshja per nje te ardhme me te mire i detyron te nderojne fene dhe jo se i pelqen apo eshte feja me e drejte a e bukur.te ishte tolerante kjo fe keta njerez te mjeruar sdo arrinin ne kete gjendje.te pretendosh qe po kthehen me deshire ne mysliman eshte absurditeti me i madh dhe po aq e genjeshtert.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga cnn Lexo Postimin
    ate qe turqit ben ndaj shqiptareve kete po bejne egjyptianet .te krishteret egjyptiane jane me te diskriminuarit ne planet dhe joshja per nje te ardhme me te mire i detyron te nderojne fene dhe jo se i pelqen apo eshte feja me e drejte a e bukur.te ishte tolerante kjo fe keta njerez te mjeruar sdo arrinin ne kete gjendje.te pretendosh qe po kthehen me deshire ne mysliman eshte absurditeti me i madh dhe po aq e genjeshtert.
    Si ky shembull apo mendon keshtu edhe ky me zor apo jo ndoshta .

    “Islami është feja e vetme e drejtë”Vladislav Sohim me vite të tëra ishte prift në Kishën Ortodokse Ruse. Gjatë kërkimit të së vërtetës ai u ndriçua nga rrezet e udhëzimit të All-llahut të Gjithëmëshirshëm dhe u bind se besimi i shpallur nga Isai a.s tani i korrespondon vetëm feja Islame.
    E mërkurë, 14 Maj 2008 14:57
    Intervistë me Vladislav Sohin, ish-prift ortodoks rus i cili ka pranuar Islamin.

    Ju keni qenë një prift ortodoks me vite të tëra, cila ishte arsye që ju e braktisët krishterimin?

    Unë hyra në shërbim të kishës me vetëdije sepse si fëmijë jam larë më ujin e shenjtë. Fillova të hulumtoj disa çështje siç është feja apo më mirë të them isha kureshtar të dija se pse njerëzit duhet të besojnë dhe pse rusët janë ortodoks. Dhe natyrisht u orientova të studioj shkencat religjioze. Pasi e përfundova shkollën e mesme religjioze unë fillova të ndjekja ligjëratat në "Akademinë e Religjionit" të cilën më vonë e mbarova. Unë studiova religjionin 4 vjet në Universitetin Shtetëror të Kursk-it. Gjatë gjithë kësaj kohe hulumtova realitetin. Gjatë shërbimit tim gjashtë vjeçar si prift ortodoks në kishë kam vërejtur shumë dukuri të mira, po edhe aq dukuri të këqija. Por unë isha i bindur se nuk mund kontrollonte asnjë forcë nga jashtë njeriun ngase në çdo vend ka njerëz dhe si pasojë e dobësisë së tyre të këqijat i shoqërojnë njerëzit. Kur këto dukuri negative reklamohen edhe nëpër media ato normalisht shumëfishohen. Edhe pse feja sado që ka ndikim te jashtëm, megjithatë ajo është një produkt i njeriut. Por me kohe mua filluan te me shqetësonin disa telashe dogmatike të perëndimit. Disa vite punova në shkollën fetare të Kursk-it. Aty ligjëroja për historinë e Kishave Katolike. Pasi që hulumtova historinë dogmatike të kishave mua më filluan të më shtohen problemet lidhur me besimin.
    Librat, nga të cilët ligjëroheshin në shkollat ortodokse, nuk më zgjidhën problemet e mia. Dhe unë arrita në një përfundim të ndashëm nga të tjerët. I vetmi besim që njeriu mund të zgjedh për vetë është të besoj në Allahun një, ndërsa besimet tjera po besoj se janë krijuar më vonë.

    Pra arsyeja që jeni larguar nga krishterimi është se besimi në Bibël nuk manifeston besimin e pastër monoteist?

    Unë pata filluar të studioja librat e shenjtë. Dhe vërejta se në përmbajtjen e Dhiatës së Re ka konfrontime të ndryshme. Por fatkeqësisht krishterët i kanë mësuar këto dhe kanë besuar në ato. Ata mendojnë se këto shkrime janë të mbrojtura dhe mu këto shkrime manifestojnë realitetin Por megjithë pretendimet e krishterëve studimet moderne dëshmojnë se ka pasur ndërhyrje tek libri i shenjtë. Dhiata e Re nuk ka vetëm një transmetues dhe ka versione të ndryshme që nuk janë të pranuara. Shembull, Libri i Paulit nuk ka qenë i pranueshëm ngase ai ka pasur polemika me Shën Peterin dhe Peteri nuk ka pranuar bindjen kristiane të Paulit. Por çuditërisht pastaj versioni i Paulit u bë doktrinë zyrtare në kishat kristiane.

    Si u bindët se tevhidi i vërtetë është në Islam?

    Për herë të parë kur u njoftova me literaturën Islame mendova se shkrimet janë të gabuara dhe nuk kuptova se çka gjejnë njerëzit në këtë fe. Unë jam i lindur në Kursk dhe një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar aty. Në qytet nuk kishte xhamia dhe unë kur nuk kisha takuar ndonjë musliaman. Kështu që fillimisht kur studioja në teologji kisha lexuar libra për njohuritë e përgjithshme të fesë Islame. Por pastaj fillova të udhëtoj dhe vendi i parë musliman që vizitova ishte Irani. U habita se si njerëzit këtu janë duke jetuar një jetë kaq të pastër. Nuk kishte as narkotikë e as alkool. Pastaj, pasi që komunikova me njerëzit dhe kuptova besimin e tyre, vizitova edhe vendet tjera muslimane, lexova Kuranin dhe fillova të studioj Islamin thellësisht. Njëkohësisht kisha rastin të shkëmbej letra me dijetar të ndryshëm musliman dhe të pyesja për çështjet që më interesonin. Dhe pastaj u binda se Islami është fe e vetme e vërtetë që bart mesazhin e pastër të monoteizmit. Padyshim gjatë kësaj faze të observimit vërejta edhe anët negative po edhe ato pozitive të muslimanëve. Pas luftës vizitova edhe Kosovën për të observuar se si jetojnë muslimanët. Vizitova shumë vende dhe tubova shume material. Vërejta që ka njerëz që e përdorin edhe fenë për të realizuar qëllimet e tyre poltike.

    Si reaguan ortodoksët që i keni afër për konvertimin tuaj në Islam?

    Padyshim ata u munduan të më bindin se kam gabim, të më "shërojnë" dhe të më "shpëtojnë"... Por përgjithësisht mund të them këtë, shokët e mi dinin se unë hulumtoja Islamin një kohë, por asnjëri nuk mori për seriozisht këtë dhe ata tallenin me mua. Pasi dëgjuan vendimin tim ata u habitën shumë. "Më nuk jam prift ortodoks i kishës ruse dhe pas një studimi natyral dhe objektiv mora vendim të pranoj Islamin' i kumtova atyre. Ata reaguan shumë ashpër. "Çka do që bën është në rregull por vetëm Islamin mos e prano" rezistonin ata. Por njeriu nuk mund të jetoj pa besim fetar, sepse besimi është arsye e ekzistencës sonë. Pranimi i Islamit nga ana ime nuk është konvertim nga një fe në një fe tjetër, por është thjesht një rikthim në Akiden monoteiste.

    Si reagoi familja juaj në vendimin tuaj?

    Padyshim se u habitën shumë, sepse ne të gjithë jemi lindur në Rusi dhe këtu sundon familja ortodokse. Normalisht familja e një priftit duhet të ruajmë më shumë ortodoksizmin, por kur thellohesh në studim dhe arrin në solucion e duhur atëherë besimi është i lirë dhe çdo njeri e ka rrugën e tij. Natyrisht familja ime kur dëgjuan se kam pranuar Islamin, nuk mirëpritën dhe fillimisht deklaruan se kjo është një akt armiqësor. Por besoj koha është ilaçi i gjithë problemeve. Kalimit tim në Islam reaguan ashpër njerëz krishterë që kryesisht nuk lexojnë Biblën, por çuditërisht edhe ata që nuk besojnë në Zot reaguan negativisht kur dëgjuan se një rus ka pranuar Islamin" Si mund të ndodh ne gjithë jemi ortodoks" këmbëngulnin ata . Njerëz të tillë kanë paragjykime ndaj Islamit dhe shkaku i këtyre paragjykimeve janë mediat të cilët servojnë Islamin si "fe e terrorit dhe e dhunës", por Islami është fe e paqes dhe e adhurimit të Zotit të Madhërishëm. Inshallah njerëzit fillojnë të mësohen gradualisht me gjendjen time. Njerëzit këtu pretendojnë se Islami është fe e arabëve dhe tatarëve, atëherë edhe ne me një logjikë të njëjtë mund të pretendojmë se Krishterimi është fe e grekëve dhe hebrejëve. Atëherë feja e vetme e vërtetë për Rusinë do të ishte feja ruse. Unë besoj se feja është globale dhe arabët, grekët dhe rusët nuk kanë fe të veçantë për veten e tyre. Feja është vetëm të besosh se në Allahun një dhe nëse dikush lind në Rusi nuk do të thotë se ai duhet të jetë ortodoks.

    Çfarë botëkuptimi kanë ortodoksët rus mbi Islamin?

    Në mes të shumë lutjeve të krishterëve ortodoks është edhe lutja për tu mbrojtur nga mallkimi i 'muhammedanve'. Unë mendoj se kjo sqaron gjithçka ngase në ortodoksizëm Islami konsiderohet si pabesim ngase mohohen bazamentet e ortodoksizmit siç janë shenjtëria e "Merjemes" dhe zotësia e "Isait", të cilët përbëjnë dogmat themelore të kësaj feje. Nëse një ortodoks ka lindur në një vend ku jetojnë shumicë musliman atëherë ai do të ketë marrëdhënie normale me muslimanët. Ndërsa kur një rus e pranon Islami normalisht kundër tij tregohen sjelljet armiqësore. Si të mos ndodh kjo kur fatkeqësisht as mediat e as grupet e tjera nuk reflektojnë mendime pozitive ndaj Islamit.

    Cilat janë të metat edukative të kishës ortodokse ruse?

    Fillimisht vetë priftëria është problem, ne kur analizojmë mund të mendojmë se prifti është një udhëheqës i cili lutet para njerëzve. Në kohët e mëhershme priftërit kthenin fytyrat e tyre kah njerëzit dhe bënin lutje së bashku para Zotit, ndërsa tani prifëtrit ia kthen njerëzve shpinën dhe fshihen pas mureve duke qëndruar shumë larg njerëzve. Të metat e tilla janë të shumta, shembull një nxënës që edukohet në shkollat fetar i thuhet se "Pesë librat" i shkroi Musai a.s. ndërsa thirrjen për tek hebrejët e shkroi Pauli shenjtë.
    Pasi të kalohet në nivelin akademik thuhet se përmbajtje e pesë librave janë shkruar më vonë, pastaj hebrejët e humbën Tevratin dhe atë e memorizuan ne mendjet e tyre. Janë shumë gjera që janë në kundërshtim me vete burimet biblike. Në njërën libër thuhet se Allahu fillimisht i krijoi shtazët e pastaj njerëzit, ndërsa në pjesën tjetër thuhet se fillimisht u krijuan njerëzit e pastaj shtazët. Dërgimi i Paulit tek hebrejët është pranueshme nga shumë njerëz në botën krishtere, ndërsa tani është vërtetuar se nuk qëndron puna ashtu. Neve thjesht na thuhej kështu " Po kjo ka ndodhur ashtu, por mos e cekni ju këtë gjatë lutjeve sepse mund të përgënjeshtroheni nga pjesëmarrësit e ceremonive". Kjo është një shembull i thjeshtë dhe në tërë Kishën Ortodokse Ruse mund të gjeni standarde të tilla të dyfishta.

    Si është raporti besimtarëve ortodoks me priftërinjët e tyre?

    Priftërinjtë janë shkaktar pse janë besimtarët në këtë gjendje të rëndë. Edhe pse është në kundërshtim me parimet e krishterimit sërish tek ne ekzistojnë priftë që i shkelin parimet krishtere. Vazhdimi i aplikimeve të ritualeve të kota dhe injorante i konvenon shumë priftërinjve. Disa njerëz që i vizitojnë kishat janë njerëz që nuk kanë lexuar librat e shenjta dhe botëkuptimet e tyre janë të njëjtë me disa parime moderne, ata kërkojnë të vërtetën në rrugë shumë të çuditshme, ata kërkojnë qetësinë në mrekullia dhe në shumicën rasteve priftërinjtë janë shkaktar për këtë. Taktika e lënies së besimtarëve në mosdije është një taktikë e vjetër e zbatuar e cila ende zbatohet nga priftërinjtë që përfitojnë nga kjo situatë. Ne siç dimë në historinë e kishës katolike, askush nuk mund të lexonte Biblën përveç atyre që ishin prift apo ata që përgatiteshin të bëheshin prift, dhe në këtë mënyrë njerëzit mbaheshin nën kontroll.

    Çka ju pëlqen më së shumti në praktikën Islame?

    Fillimisht secili njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për njëshmërinë e Krijuesit të Gjithësisë. All-llahu është një dhe në parim kjo është e njëjtë edhe në Krishterizëm. Por një gjë është evidente se në gjitha fetë me kohë po paraqiten përçarjet. Për mua Islami ishte shpëtim nga bindjet e gabuara lidhur me njëshmërinë a All-llahut. Islami është feja ku besohet All-llahu një dhe asnjë njeri apo shtazë nuk është i barabartë me të. Një gjë tjetër që më ngre te Islami është edhe pastërtia në Islam. Fatkeqësisht shumica e krishterëve nuk e kanë këtë veti, një gjë tjetër që e dua në Islam është edhe raporti i muslimanit me trupin e vet, me shëndetin dhe me rrethin e vet ku jeton. Unë e pranoj dhe e mbështes dënimin kapital e paraparë ne drejtën e Sheriatit për ata që përhapin mjetet narkotike. Në botën ku jetojmë sundojnë të metat, veprimet antiligjore dhe paraja. Ne duhet të mbrojmë popullin tonë. Unë mendoj se shpëtimi i Rusisë dhe e gjithë botës është në Islam. Sot bota Islame nëpër media shumë keq pasqyrohet, por unë besoj në pastërtinë dhe shëndetin e njerëzve të botës Islame. Unë mendoj se ata duke e mbrojtur veten e tyre nga dukuritë negative i mbrojnë edhe gjeneratat e reja. Por në Rusi kur del në mbrëmje vëren njerëzit të dehur dhe narkoman nëpër rrugë që bëjnë sjelljet amorale. Të gjitha këto veprime do të sjellin fundin e popullit tonë, ndërsa në këtë aspekt Islami ka një përparësi të madhe.

    Mbi cilat baza mund të zhvillohet dialogu midis muslimanëve dhe krishterëve dhe cilat janë shkaqet e mosmarrëveshjes?

    Dialogu duhet të ndërtohet mbi parimin e besimit në një Allah dhe në forcimin e bazave të shoqërisë. Por gjithnjë do të ketë mosmarrëveshje dhe tribunat ndërfetare nuk mund të zgjidhin këto. Pa dyshim se këto nuk janë gjëra të kota ngase edhe unë jam pjesëmarrës nëpër tubime të ndryshme. Unë kam vërejtur se edhe krishterët kanë përçarje lidhur me disa botëkuptime dogmatike, ngase asnjë palë nuk tërhiqet nga bindjet e veta. Në këto tryeza mund të debatohen edhe për çështjet tjera të botës globale ku mund të dilet me solucione konkrete. Unë nuk mendoj se do të ketë rezultate në negocimin e çështjeve të ndjeshme sepse sipas krishterëve Kur'ani është një burim i cili nuk duhet të shfrytëzohet, ndërsa muslimanët besojnë në saktësinë e tij. Edhe nëse fillojnë palët të sjellin shembuj nga Kurani dhe Bibla edhe atëherë nuk do të ketë marrëveshje.

    Çka ju ka ndikuar juve nga muslimanët e Rusisë në aspektin pozitiv dhe negativ?

    Unë dija paraprakisht se ka gjërat që do të ndikojnë tek unë edhe negativisht. Parimisht kjo është problem i gjitha shoqërive fetare sepse çdo shoqëri fetare ka problemet e tij të brendshme dhe askush nuk mund të ik këtyre problemeve. Një pamje shumë e mirë për mua është ajo kur muslimanët i takojnë vëllezërit e tyre me buzëqeshje. Namazi i cili falet pesë herë tek muslimanët dallon shumë nga lutjet e gjata ortodoksëve. Ngase kur lexoheshin ato lutje ortodokse njerëzit nuk i dëgjonin ato dhe nuk luteshin bashkë me të. Nuk është puna se ata dëshironin të komunikojnë me Allahun por vetëm punë e traditës ngase të dielën apo në ndonjë ditë tjetër shkohet në kishë. Ndërsa gjatë namazit në komunikojmë me Allahun me zemër dhe lutja në Islam paraqet një komunikim normal ditor. Gjatë duasë besimtari shpreh ato që dëshiron të shprehës, nuk është i obliguar që të lexoj diçka që ke shkruar paraprakisht. Krishterët nuk i dinë përkthimet e shumicës së duave që i bëjnë. Më kujtohet kur një prift më tha " Edhe vetë priftërinjtë, shumica e tyre nuk i dinë mirë përkthimet e lutjeve". Unë pata bërë nja anketë në mes të priftërinjve të Kursk-it lidhur me këtë temë. Kërkova nga ata të përkthejnë lutjet që i lexojnë gjatë ceremonive dhe shumica i përkthyen gabimisht. Kjo dëshmon se priftërinjtë ortodoks nuk dinë as kuptimin lutjeve që i lexojnë dhe për këtë arsye unë pata propozuar që të përkthehen lutje dhe njerëzit të kuptojnë se çka po thuan.

    Çka ju ka dhuruar juve feja Islame?

    Unë kam shpëtuar nga njerëzit që janë të varfër nga besimi i pastër monoteist, kam shpëtuar nga veshmbathjet e panevojshme dhe nga erërat jo të këndshme. Në një anë tjetër pranimi i Islamin nga ana ime më mundësoi të komunikoj drejtpërdrejt me All-llahun. Më kujtohet kur isha prift, njerëzit që kishin probleme e vinin tek unë, më pyetni se para cilës shenjtore duhet ta ndezi qiri dhe cilën shenjtore duhet ta zgjedh për lutje. Unë i këshilloja ata që të drejtohen drejtpërdrejt Zotit dhe të luten Atij siç i vjen nga zemra. Por ata këmbëngulnin që unë të këshilloj një shenjtore. Pra praktika ortodokse i ka shenjtëruar personalitetet dhe Zotin e ka lënë pas dore. Njerëzit mendojnë se Ikonat bëjnë mrekulli dhe shkojnë pas tyre, kështu që lutjet i drejtojnë këtyre ikonave. Rusët luten edhe profetit Naum, të cilën e konsiderojnë si ndihmëtar i atyre që kërkojnë diturinë. Kësi lloje të shoqërimit të All-llahut janë shumë të përhapur në ortodoksizëm. Për mua është me rëndësi se nuk i drejtohem dikujt tjetër për ndërmjetimin lutjes sime, por unë i lutem Allahut drejtpërdrejtë. Pse mos të drejtohem direkt Allahut unë, si mund të jetë që Allahu të mos më dëgjoj mua drejtpërdrejtë, a mund të jetë diçka e tillë?

    Çka duhet të ofroj Islami botë se cila është shumë larg përkryersisë?
    Evangjelistët pretendojnë se Isa a.s. ka thënë se bota qëndron mbi të këqijat. Edhe pse ka kundërshtime të ashpra, ne duhet të orvatemi të dërgojmë këtë botë në një pozitë më të mirë, me të bukur me të pastër. Ne nuk duhet të jetojmë për nevojat tona ditore por duhet të kontribuojmë në mirëqenin e pasardhësve tanë. Duhet të krijojmë një botë ku nuk do të ketë as dhunime, as amoraliteti e as terrorizmi. Edhe pse ka në botë qarqe të ndryshme që po paraqesin Islamin dhe terrorizmin së bashku, ne duhet të reflektojmë Islamin e pastër të bazuar në tevhidin monoteist. Por nuk duhet të harrojmë se ata që a paraqesin Islami si fe e cila përmban terror janë sionistë dhe propaganduesit pro-amerikan. Terrorizmi i vërtetë është ajo që bën Izraeli në Lindjen e Mesme. Në këtë konflikt padyshim Izraeli është fajtor. Nuk mund të arsyetohet assesi vrasja e popullsisë civile, pleqve, grave dhe fëmijëve. Ndërsa populli palestinez është duke luftuar ligjërisht për tokat e veta dhe për fëmijët e vet.


    Burimi www.dunyabulteni.net

    Përktheu: mesazhi.com
    KOSOVA E MADHE

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Volteri për Islamin
    Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre.
    E martë, 13 Maj 2008 18:05
    Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:

    "Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: 'Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.'

    Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre.

    O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t'i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit."

    "Luteri nuk është i denjë as t'ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit."

    "Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto, nuk e njohin aspak problemin.

    O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë përqind të të ardhurave tuaja për sadaka, dhe ju kërkohet të lëshoni 14 gra nga 18 që keni, e të mbani vetëm 4, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!"

    Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:

    "Vëllait tim musliman do t'i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike."

    Në "Fjalori Filozofik v. III", kapitulli "Muslimanët", Volteri thërret me nervozitet:

    "Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t'u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…

    Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen - thotë Volter në fund të artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr."

    Marrë nga libri: Të tjerët për Islamin

    A. Sinani
    KOSOVA E MADHE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    9
    ne leter e teori ndoshta eshte evertete si pohoni por realiteti vazhdon te tregoje nje fe qe kerkon percmimin e njeriut dhe obskurantizm te plote.shiko se cndodhi ne Afganistan pas ikjes se ruseve.ne emer te islamit dhe te kesaj ideologjije propagandistike Afganistani u zhyt ne sketere dhe mesjete.valle kjo eshte e ardhmja e botes nese bota do perqafonte te ashtuquajturen te vetmen fe te drejte.

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga cnn Lexo Postimin
    ne leter e teori ndoshta eshte evertete si pohoni por realiteti vazhdon te tregoje nje fe qe kerkon percmimin e njeriut dhe obskurantizm te plote.shiko se cndodhi ne Afganistan pas ikjes se ruseve.ne emer te islamit dhe te kesaj ideologjije propagandistike Afganistani u zhyt ne sketere dhe mesjete.valle kjo eshte e ardhmja e botes nese bota do perqafonte te ashtuquajturen te vetmen fe te drejte.
    Askush nuk te thot beje si them une ose si bene ai por si thot Ku'rani dhe sunneti andaj ne ne kete bazohemi , jo se qfare bene ai ose dikush tjeter ose qfare thot , askush nuk kerkon te besh ate qe bejne sepse edhe ne nuk do te thot qe jemi te pagabueshem dhe te gjithe jemi njerez ndoshta e ke te qarte shpresoj .
    KOSOVA E MADHE

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •