Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    kristiani Maska e krishterprizren
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    250

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin

    Pik se pari e ke gabim kur thua qe nese ndern fene nga feja islame ne ndonje fe tjeter denohesh me vdekje , nje ligj i tille nuk ekziston ne Kuran, ose nese ekziston me trego ne cilen sure dhe cilat vargje flasin qe nje njeri qe nderon fene te denohet me vdekje ! Fol me fakte , e jo me paragjykime!! Dhe sa per informate askush nuk rin ne kete fe pershkak dhunes por pershkak deshires sepse eshte faja e vetme e vertete dhe e drejte!

    Cfar ka te keqe ne luften per clirim !!! Ti vet e pranove qe tokat e tyre jane te okupuara nga izrealitet dhe amerikanet, ata nuk luftojne per te cliruar ameriken , luftojne per te cliruar vatanin e tyre ashtu sic eshte detyra e cdo njeriu te luftoj per te cliruar vatanin e tij !!GV_USA
    ateher pse po jeton ne nje vend te pushtuesit me te madh te islamistave ne AMERIKE edhe pse ke nje nik name te pushtuesit te tokave muslimane GV_USA
    Zoti ėshtė dashuri

  2. #22
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga krishterprizren Lexo Postimin
    ateher pse po jeton ne nje vend te pushtuesit me te madh te islamistave ne AMERIKE edhe pse ke nje nik name te pushtuesit te tokave muslimane GV_USA
    Gabim Amerika eshte armike e irakut dhe afganistanit se me pas qen e tere botes muslimane kish pas lufte me te gjitha shtetet muslimane .
    Me Turqin aleat i ngushte , Egjiptin gjitashtu e shum vende te tjera
    Edhe armik i irakut dhe afganistanit eshte sepse ka nevoj per nafte se per tjeter kurr nuk kish hi aty se sa per qef nuk ka hi aty

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Ky eshte kulmi i mos dijes tende .
    Po sikur te mos ishte pushtimi i Spanjes nga perandoria osmane dhe kalimi i leteratures antike greke dhe popujve tjerer Evropa edhe nje kohe te gjate nuk kishte per te pasur rilindje Thote kisha nuk mori rol qeverises a kur te gjithe mbreterit se pari zgjedheshin nga kisha .

    O zoteri sa njeri eshte vrar per shkak se nuk ka pranuar bindjet e kishes .
    Shkencetari me i madh i mesjetes Galile Galileo ka qendruar ne burg shtepiak per tere jeten pse ???----sepse ka thene te verteten qe nuk ka qen ne vije me idete e kishes .
    Gjordano Bruno i kallur ne furre te druve , e shum e shum te tjere qe kan qen te perndjekur te kishes .

    Pikerisht faza e pare e Rilindjes Europiane fillon ne kohen e kryqezatave (krishterimit ekstrem)
    kam menduar se je pak me i menqur por ti totalishte ner njerez normal qenke
    si more rilindja paska filluar ne kohen e kryqezatave kur shum mir dihet se arabet se pari ne Itali permes Spanjes kan sjellur material nga Greqia antike qe ka sherbyer baze e Rilindjes Evropiane .
    Ti zoteri edhe pse e din te verteten nuk je bir shqiptari per ta pranuar

    Se pari faza kryesore e RILIDNJES nuk filloi ne Spanje, as ne Sicili ku kishin qene arabet, por ne Firence (Veri) te Italise. Ishte Rilinjda Italiane ajo qe ndikoi ate Spanjolle dhe ne Firence nuk kishte asnje influence islame. Italianet e moren dijen direkt nga Kontandinopoja kur kjo u shkaterrua nga Turqit.

    Se dyti Spanjollet ne menyre te vecante shkaterruan dhe spastruan kulturen e tyre nga cdo mbeturine islame gjate shekujve te 14-15 kur ata moren kontroll te tokave te tyre, dhe menjehere mbas kesaj ata u futen ne periudhen e Rilindjes dhe filluan zbulimet e medha si psh zbulimin e Amerikes. Pra Rilindja ne Spanje filloi pikerisht kur u zhduk cdo gjurme islamizimi prej saj.

    Se treti, myslimanet kishin nje periudhe te lulezuar zhvillimi, por kjo sepse ata eksploruan dijet e te tjereve si ato Greke, Romake, Indiane, e Kineze. Kete lloj periudhe e ka kaluar thuasje cdo popullate apo civilizim human, Europianet, Mongolet, Kinezet, Indianet, Inket etj. Vet myslimanet nuk arriten te benin revolucion ne dije apo ne shkence sic bene Europianet gjate Rilindjes, por thjesht cuan me perpara dijen qe gjeten te gatshme nga europianet dhe kombet e tjere. Dija e myslimaneve nuk perben asgje te vecante ne piramiden e dijes boterore dhe perben me pak se 1% te saj, kur ne bote ka me shume se 1 miliarde myslimane.

    Se katerti, sic e permenda dhe me siper Rilindja masive Europiane mori vetem nje perqindje te vogel te dijes antike prej myslimaneve. Ne fakt vet myslimanet e moren dijen Greke nga perkethimet e dijetareve Bizantine qe vizitonin Bagdatin dhe madje hapen edhe nje shkolle Bizantine atje per shkembim diturie, dhe myslimanet i perkethyen perseri ne latinisht keto vepra me vone.

    Europa mori pjesen me te madhe te dijes antike nga dijetaret Greke dhe Bizantine te Konstandinopojes. Kur kjo e fundit u pushtua prej Turqeve ne Shek e 15, te cilet mbyllen dhe dogjen qendrat e dijes ne kete qytet perfshire edhe universitetin, shume prej ketyre dijetareve u larguan per ne Itali dhe perendim duke sjell me vete dije dhe njohuri te shumta. Ne fakt tekstet me te vjetrat te dijeve antike gjendeshin pikerisht ne Kostandinopoje. Disa prej ketyre te ikurve u vendosen edhe ne Shqiperi ne zonen e Voskopojes, duke e kthyer kete qytet ne nje nga qendrat me te civilizuara te Ballkanit.

    Kisha kishte influenca qeverisese pa dyshim, por Kisha nuk kishte ushtri, as gjenerale, dhe nuk ishte koka e nje perandorie te unisuar dhe te disiplinuar. Kisha nuk ishte kurre ROMA, dhe PAPA s'ka qene kurre nje Cezar. Vet bota islame pa zhvillimin e saj me te madh gjate kohes kur ajo zuri vendin e perandorise Romake dhe muslimanet kishin pushtuar toka deri ne France. Pikerisht ne kete kohe myslimanet ishin te begate dhe qysh kur ata u shperbene civilizimi i tyre mbeti mbrapa. Kjo tregon qarte qe zhvillimi i botes islame nuk erdhi nga feja islame por nga pushtimet qe ata bene ku siguronin burime te medha resursesh dhe te ardhurash, si dhe shkembimin e dijeve te kulturave tjera.

    Sigurisht qe kisha kishte konflikte me shkencetaret. Kjo eshte normale ne cdo shoqeri qe i nenshtrohet revolucioneve te tilla shkencore, kulturore dhe sociale. Por Rilindja si proces ne pergjithesi nuk ishte nje proces anti-Kishe dhe konflikti kishe-shkence nuk ishte dominant, ndryshe perse nuk u dogj ne turren e druve Koperniku, Davinci, Newton, etj etj? Ne fakt shume Rilindas punet e tyre kryesore ua kane dedikuar krishterimit sidomos punet ne art, vetem nje injorant nuk e di kete. Sic te thashe vet Gjorndano Bruno ishte nje prift ne rinine e tij.

    Nderkohe, qe kisha lejoi qe njeriu te eksploroje dijen pertej dijes qe paraqet kisha, ne boten islame Allahu i di te gjitha dhe njeriu nuk eksploron pertej fjales se Allahut pra kuranit. Keshtu qe bota islame sot ka perqindjen me te larte te anafalbeteve dhe popullates injorante mbi rruzull dhe eshte teknikisht, ekonomikisht si dhe nga ana sociale 1,000 vjet pas perendimit. Ne fakt, bota islame sot flet per lufte te shenjte (Xhihad) si dikur flisnin Europianet 1000 vjet perpara gjate kohes se Kryqezatave. Ja sa mbrapa eshte bota islame.

    Per te pare sesa e varfer ka qene kultura islame sidomos per Shqiptaret mjafton ti hedhim sot nje sy qyteteve shqiptare per te pare se per 500 vjet Turqi nuk gjen asnje veper arti, asnje ndertese te bukur, asnje art, sport, kulture apo shkence te eksploruar ne Shqiperi ne menyre absolute asgje mbreselenese. 500 vjet Turqi e islam civilizimi shqiptar ishte inekzistent, dhe ne thuajse u zhdukem. Shpetuam vetem fale indiferences qe kemi ndaj islamit. Ne fakt po te germojme ne histori shqiptaret kurre nuk e kane pare islamin si taban te rendesishem per eksplorimin e kultures kombetare ndryshe nga c'kane bere me krishterimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 21-05-2008 mė 12:17

  4. #24
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga krishterprizren Lexo Postimin
    ateher pse po jeton ne nje vend te pushtuesit me te madh te islamistave ne AMERIKE edhe pse ke nje nik name te pushtuesit te tokave muslimane GV_USA
    Ne vendet e qafirave po jeton. Me shpirt edhe me trup eshte ne ShBA, me mendje ende ne Arabi. Krejt myslimanet ne pergjithese e kritikojne perendimin, por po t'u jepej mundesia te zgjedhnin do te zgjidhnin perendimin qe te jetojne. 95% e rinise myslimane ka enderr perendimin, islamiket ua kane marre ardhmerine, ja vjedhin pasurite shoqerore, cka u jepin perveqse indoktrinim, djali i Bin Ladenit milioner ne mes te Evropes tani 'ambasador i paqes', shqiptaret e Maqedonise duke u munduar qe t'u qesin bomba amerikaneve ne mes ShBA-ve. Mrekullia vet.

  5. #25
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Rinia ne Iran, te hapesh internetin fshehurazi

    Me shume se 49 milione jane thirrur diten e premte ne Iran per te zgjedhur parlamentin e ri. Iranianet nuk besojne qe zgjedhjet te sillnin ndonje ndryshim kursi. Te rinjte jane te zhgenjyer nga politika e mullaheve. Cdo here ndjenja eshte e njejte, pasiguria e madhe shoqeron Mohsen, kur kthehet nga puna ne shtepi dhe ndez kompjuterin. A eshte bllokuar faqja e tij e internetit, apo mund te hapet serish, duke u perpjekur nepermjet rrugeve te ndryshme te rrjetit? Inxhinieri 27-vjecar ka ngritur, ashtu si shume te rinj te tjere iraniane, para tre vjetesh nje faqe interneti. Faqja e tij eshte bere nderkohe bloggeri me i njohur i kryeqytetit iranian. Megjithate Mohsen eshte i shqetesuar. Ai beson se faqet e internetit qe perdoren nga te rinjte iraniane si ‚Yahoo Messenger' ose 'Orkut' bllokohen dhe filtrohen sistematikisht.

    "Weblog-u im bllokohet nga disa providern servisi, megjithese vetem nje pjese e vogel e saj merret me politike. Sot ne kerkojme jo vetem forma politike, por edhe argetuese komunikimi, si per shembull rrjeti social virtual 'Orkut'. Ky rrjet ka force terheqese per shume te rinj. Por, pas tre, kater muajve faqja u bllokua komplet, vetem sepse faqja ishte kaq popullore, njerezit komunikonin me njeri-tjetrin dhe numri i anetareve rritej perdite".

    Per shkak te shtypjes masive te lirise se shtypit dhe mendimit, shume te rinj kerkojne gjithnje e me teper internetin per te depertuar ne ngushticen e krijuar nga kontrolli i aparatit shteteror dhe per te njohur njerez te rinj. Shume te rinj e perdorin internetin si dritare per te pare boten, per te marre informacione te pa censuruara per te pare filma perendimore, qe nuk lejohen ne vendin e tyre ose per te degjuar muzike.

    Rinia e Iranit ka pushtuar hapesira te reja. Femijet e klasave te larta ne metropolet e medha ndjek stil perendimor. Ata degjojne muzike jazz, rock dhe pop ne vendtakimet qe preferohen ose ne kafete e skenes. Ata flasin per art, letersi dhe muzike. Ose shkojne ne mbremje private ilegale, ne te cilat kercehet dhe pihet alkool. Por sot regjimi i trajton shume ashper te rinjte qe nuk respektojne kodet moralo-fetare te shoqerise. Policia ben kontrolle te papritura ne festat ilegale, ose kunder pronareve te televizioneve satelite te ndaluara, si dhe muzikanteve te rinj rok dhe pop, qe luajne muzike ne ilegalitet, sepse zyrtarisht ata shihen si "dekadente perendimore".

    Muzika

    Keshtu per shembull edhe grupi i rokut "127", i cili enderron per kohet liberale te Khatami-t. Basisti i grupit, Dariyush, thote: "Une besoj se ne krahasim me situaten e para tre vjeteve, shume gjera kane ndryshuar. Ne ate kohe ne jepnim dy koncerte ne vit. Sot ne e kujtojme ate kohe si nje enderr, sepse ne ate kohe kishim me shume mundesia. Nje seri veshtiresish eshte pergjegjese per situaten aktuale - njera ka sigurisht te beje me Ministrine e Kultures dhe me udheheqjen islamiste".

    Ministria e Kultures

    Ministria e kultures dhe udheheqja islamiste "Ershad" vezhgon me vemendje skenen e muzikes ne Iran. Vendimet e ministrise se cila muzike duhet lejuar dhe cila duhet ndaluar jane shpesh arbitrare dhe te pakuptueshme, mendon kengetarja e re iraniane, Golnaz: "Veshtiresite qe u nxirren artisteve jane te jashtezakonshme. Koncertet duhen aprovuar nga ministria "Ershad"-Ministerium. Grupi duhet te jete i regjistruar tek autoritetet. Ne asnje vend demokratik te botes muzikanteve nuk u duhet te marrin leje te tilla nga shteti".

    Shqetesimi eshte i madh, kryesisht te te rinjte artiste iraniane ose tek ata qe kane ambicie. Presioni qe ushtron qeveria e Ahmadinexhadit eshte aq i madh, sa qe disa prej tyre duan rikthim te eres se Aytollah Komeinit.


    Burimi i Lajmit

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A ėshtė pėrhapur islami me shpatė?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •