Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Fotografi Kristaq Sotiri

    Ringjallja e Sotirit

    Korēa pret sonte artistė nga vende tė ndryshme tė botės pėr nder tė fotografit tė saj tė shquar tė viteve '30, Kristaq Sotiri. Pėr herė tė parė nė juglindje tė Shqipėrisė starton Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" i cili sjell magjinė e kėtij arti nga 18 autorė nga Shqipėria, Gjeorgjia, Hollanda, Austria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Singapori, Belgjika, Greqia etj.

    Xhon Baka

    Hapet sot nė vendlindjen e Kristaq Sotirit, edicioni i parė i konkursit ndėrkombėtar tė fotografisė

    Korēė - Korēa pret sonte artistė nga vende tė ndryshme tė botės pėr nder tė fotografit tė saj tė shquar tė viteve '30, Kristaq Sotiri. Pėr herė tė parė nė juglindje tė Shqipėrisė starton Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" i cili sjell magjinė e kėtij arti nga 18 autorė nga Shqipėria, Gjeorgjia, Hollanda, Austria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Singapori, Belgjika, Greqia etj. Prezantimi pėr dhjetė ditė bėhet nė galerinė e arteve "Guri Madhi" tė Qendrės Kulturore tė Korēės. Po sot pasdite, gjatė ceremonisė sė hapjes, jepen dhe dy ēmime. Ēmimi i parė i madh quhet "Sotiri".

    Punimet e 18 artistėve nėn siglėn "Save is" sjellin magjinė e objektivit nga vende dhe ngjarje tė ndryshme nė botė. Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" ėshtė mbėshtetur nga "Pro Helvetia", Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkia e Korēės si dhe nga qendra kulturore "Lind Art" e cila, nėn drejtimin e artistes Eleni Laperi, ėshtė iniciatore e kėtij aktiviteti. Kjo e fundit ka pėrzgjedhur punimet nė njė fazė tė parė, pėr tė mbėrritur tek emrat e atyre artistėve qė do tė jenė prezentė gjatė ēeljes sė konkursit nė Shqipėrinė juglindore.

    Ky ėshtė aktiviteti i parė i kėtij lloji nė fushėn e fotografisė. Sipas drejtorit tė Qendrės Kulturore "Vangjush Mio" nė Korēė, Vladimir Topi, pėrfshirja nė kėtė aktivitet e kaq shumė artistėve nga e gjithė bota ėshtė vlerėsim qė i kanė bėrė pjesėmarrėsit ndėrsa pėr Korēėn ėshtė njė nder i veēantė.

    Pas Korēės, ekspozita prezantohet nė muajin shtator nė Tiranė. Nė kėtė mėnyrė ringjallja e veprės sė Kristaq Sotirit ėshtė njė sfidė edhe pėr Galerinė Kombėtare tė Arteve e cila prej dy vjetėsh ka pezulluar konkursin e saj ndėrkombėtar tė fotografisė "Marubi".

    Nga Sotiri ne trashėgojmė sot rreth 15 mijė negativė qė pėrbėjnė esencėn e gjithė punės sė mjeshtrit. Kryesisht janė portrete, realizuar brenda dhe jashtė studiove tipike tė zanatit, dhe peizazhe qė nuk shkojnė pėrtej Korēės, rrethinave dhe fshatrave tė saj. Nė krahun tjetėr tė Marubėve, qė kishin krijuar dinastinė e tyre, peshonte juglindja me Sotirin. Ky i fundit "adaptoi mjeshtėrinė e portretit tė "intelektualit" shqiptar", komenton njė artist i fotografisė, Besim Fusha. Nė arkivin e tij gjejmė portrete nga mė tė shumėllojshmit, qė nga vip-ėt e qytetit, tė quajtur "Parisi i vogėl", deri tek kurbatkat (banoret e qytetit), lypėsit, apo foto shumė tė guximshme tė ndonjė gruaje qė josh me lule nė dorė apo pozon e shtrirė nė tapet me rroben e banjės. Sotiri mbetet njė fotograf lirik, qė reflekton shumė botėn nga vjen, Korēėn civile, tė viteve '30. Kjo ndodh dhe me Marubėt. Fotografia e tyre tregon terrenin e ashpėr tė veriut, dhe njerėzve tė tij. Ndoshta kjo nuk mjafton. Sepse shumė realizime tė Marubėve edhe pse tė realizuara nė studio, transmetojnė figura unikale, epike tė veriut. Marubėt janė dramatikė. Ndėrsa personazhet e Sotirit dhe dritat rreth tyre janė tė brishta, si tė lara dhe transmetojnė njė gjendje lirike. Edhe pse korēarė ata nuk kanė asnjė dallim pėr nga atmosfera dhe civilizimi perėndimor. Gratė mbajė muf apo kapelė elegante me pupla, ndėrsa burrat cilindėr. Dhe gjithmonė pozojnė nė profil, pak diskretė, pak misteriozė.Kristaq Sotiri u lind nė Mborje tė Korēės nė vitin 1883. Ashtu si njė pjesė e mirė korēarėve qė emigruan sa nė Amerikė apo nė Francė, emigroi drejt "tokės sė premtuar". Deri nė vitin 1919 ai kishte njė studio tė vetėn nė Nju Jork. Duhet thėnė qė nė fillim se shkolla e fotografisė pėr Sotirin ishte eksperienca e tij e gjatė, por vetėm pasi kishte takuar "ustain" e fotografisė Georg Steckel nga Los Anxheles i Kalifornisė. Prej tij mori teknikėn shumė specifike tė ndriēimit, tė cilės i mbeti besnik deri nė fund. Nė vitin 1922 u kthye nė atdhe, nė qytetin e lindjes ku hapi studion "Sotiri". Nė fotoarkivin e tij qė ruhet nė kushtet e shtėpisė, pėrveē portreteve, njė vend tė rėndėsishėm zėnė peizazhet, momentet nga jeta sociale. Krijimtaria e Sotirit gjithmonė ėshtė ekspozuar nė formė shumė tė kufizuar. Pasurinė qė trashėgojmė sot, njė fotoarkiv me vlera kombėtare e trashėgojmė nė saje tė kujdesit qė vetė mjeshtri pati deri nė fund tė jetės. Vdiq nė vitin 1970. Ishte 87 vjeē.


    Kortezi e Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    "Sotiri" i jepet belges Casas

    Korēa ėshtė ndalur mbrėmjen e djeshme pėr tė shijuar magjinė e fotografisė, qė ka pėr motiv njė emėr tė madh tė kėtij qyteti, mjeshtėr Sotirin. Nė Qėndrėn e Kulturore tė Korēės "Vangjush Mio", u hap edicioni i parė i konkursit tė fotografisė "Sotiri" me pjesėmarrjen e 19 artistėve tė rinj fotografė nga vende tė ndryshme tė botės.

    Korēa ėshtė ndalur mbrėmjen e djeshme pėr tė shijuar magjinė e fotografisė, qė ka pėr motiv njė emėr tė madh tė kėtij qyteti, mjeshtėr Sotirin. Nė Qėndrėn e Kulturore tė Korēės "Vangjush Mio", u hap edicioni i parė i konkursit tė fotografisė "Sotiri" me pjesėmarrjen e 19 artistėve tė rinj fotografė nga vende tė ndryshme tė botės.

    Ceremonia ėshtė hapur nga artistja Eleni Laperi e cila ėshtė iniciatorja e kėtij aktiviteti. Nė fjalėn e saj Laperi vlerėsoi ekspozitėn pėr vlerat qė sjell por edhe pėr faktin seēmimi i parė i kėtij konkursi mban emrin e fotografit tė njohur korēar Kristaq Sotiri.

    Kuratorja e kėtij aktiviteti ndėrkombėtar, Alketa Kurrizo, ka shtuar para tė pranishmėve se "Sotiri" synon qė tė reflektojė mbi historinė, faktet qė e vėrtetojnė atė dhe mbi mėnyrėn se si ndikojnė ato tek artistėt dhe realitetet bashkėkohore. Sipas saj, fotografia e paraqitur nė kėtė konkurs do tė vijė si njė justifikim ideal qė kėrkon tė kthejė vėmendjen tek historia, koha dhe hapėsira pėr tė bashkuar shenja tė sė vėrtetės. Koncepti "Ruaje kėtė" pėrpiqet tė kthejė vėmendjen te praktikat artistike, qė lidhen me dokumentimin e relitetit nėpėrmjet fotografisė. Ekspozita e cila u hap me fjalėn e kryebashkiakut Niko Peleshi, ėshtė pritur me shumė interes nga publiku.

    Me ēmin tė parė u vlerėsua fotografja Itsasne Casas (Belgjikė) me punimin me titull "Vetmi". Ēmimi i dytė iu dha Ornela Mukės, me foton e saj "Pa titull". Ēmimi nga shoqata e artistėve korēare iu dha Sonila Bardhoshit me punėt me titull "Krenar tė jesh njė hije". E pyetur pėr kėtė "krenari" tė ēuditshme, Bardhoshi u shpreh se nė fotot e saj ka patur si ide historinė e flamurit shqiptar tė parė nė prizmin e historisė dhe tė shfaqur nėpėrmjet njė interrpetimi tė sajin artistik.

    Shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-05-2024, 12:25
  2. Fituesit e llotarisė amerikane pėr vitin 2008
    Nga tani_26 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  3. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  4. Skulptori Kristaq Rama (Skulptor i popullit)
    Nga denku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 14:37
  5. Kristaq Djalli
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2003, 11:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •