Ringjallja e Sotirit
Korēa pret sonte artistė nga vende tė ndryshme tė botės pėr nder tė fotografit tė saj tė shquar tė viteve '30, Kristaq Sotiri. Pėr herė tė parė nė juglindje tė Shqipėrisė starton Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" i cili sjell magjinė e kėtij arti nga 18 autorė nga Shqipėria, Gjeorgjia, Hollanda, Austria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Singapori, Belgjika, Greqia etj.
Xhon Baka
Hapet sot nė vendlindjen e Kristaq Sotirit, edicioni i parė i konkursit ndėrkombėtar tė fotografisė
Korēė - Korēa pret sonte artistė nga vende tė ndryshme tė botės pėr nder tė fotografit tė saj tė shquar tė viteve '30, Kristaq Sotiri. Pėr herė tė parė nė juglindje tė Shqipėrisė starton Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" i cili sjell magjinė e kėtij arti nga 18 autorė nga Shqipėria, Gjeorgjia, Hollanda, Austria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Singapori, Belgjika, Greqia etj. Prezantimi pėr dhjetė ditė bėhet nė galerinė e arteve "Guri Madhi" tė Qendrės Kulturore tė Korēės. Po sot pasdite, gjatė ceremonisė sė hapjes, jepen dhe dy ēmime. Ēmimi i parė i madh quhet "Sotiri".
Punimet e 18 artistėve nėn siglėn "Save is" sjellin magjinė e objektivit nga vende dhe ngjarje tė ndryshme nė botė. Konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė "Sotiri" ėshtė mbėshtetur nga "Pro Helvetia", Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkia e Korēės si dhe nga qendra kulturore "Lind Art" e cila, nėn drejtimin e artistes Eleni Laperi, ėshtė iniciatore e kėtij aktiviteti. Kjo e fundit ka pėrzgjedhur punimet nė njė fazė tė parė, pėr tė mbėrritur tek emrat e atyre artistėve qė do tė jenė prezentė gjatė ēeljes sė konkursit nė Shqipėrinė juglindore.
Ky ėshtė aktiviteti i parė i kėtij lloji nė fushėn e fotografisė. Sipas drejtorit tė Qendrės Kulturore "Vangjush Mio" nė Korēė, Vladimir Topi, pėrfshirja nė kėtė aktivitet e kaq shumė artistėve nga e gjithė bota ėshtė vlerėsim qė i kanė bėrė pjesėmarrėsit ndėrsa pėr Korēėn ėshtė njė nder i veēantė.
Pas Korēės, ekspozita prezantohet nė muajin shtator nė Tiranė. Nė kėtė mėnyrė ringjallja e veprės sė Kristaq Sotirit ėshtė njė sfidė edhe pėr Galerinė Kombėtare tė Arteve e cila prej dy vjetėsh ka pezulluar konkursin e saj ndėrkombėtar tė fotografisė "Marubi".
Nga Sotiri ne trashėgojmė sot rreth 15 mijė negativė qė pėrbėjnė esencėn e gjithė punės sė mjeshtrit. Kryesisht janė portrete, realizuar brenda dhe jashtė studiove tipike tė zanatit, dhe peizazhe qė nuk shkojnė pėrtej Korēės, rrethinave dhe fshatrave tė saj. Nė krahun tjetėr tė Marubėve, qė kishin krijuar dinastinė e tyre, peshonte juglindja me Sotirin. Ky i fundit "adaptoi mjeshtėrinė e portretit tė "intelektualit" shqiptar", komenton njė artist i fotografisė, Besim Fusha. Nė arkivin e tij gjejmė portrete nga mė tė shumėllojshmit, qė nga vip-ėt e qytetit, tė quajtur "Parisi i vogėl", deri tek kurbatkat (banoret e qytetit), lypėsit, apo foto shumė tė guximshme tė ndonjė gruaje qė josh me lule nė dorė apo pozon e shtrirė nė tapet me rroben e banjės. Sotiri mbetet njė fotograf lirik, qė reflekton shumė botėn nga vjen, Korēėn civile, tė viteve '30. Kjo ndodh dhe me Marubėt. Fotografia e tyre tregon terrenin e ashpėr tė veriut, dhe njerėzve tė tij. Ndoshta kjo nuk mjafton. Sepse shumė realizime tė Marubėve edhe pse tė realizuara nė studio, transmetojnė figura unikale, epike tė veriut. Marubėt janė dramatikė. Ndėrsa personazhet e Sotirit dhe dritat rreth tyre janė tė brishta, si tė lara dhe transmetojnė njė gjendje lirike. Edhe pse korēarė ata nuk kanė asnjė dallim pėr nga atmosfera dhe civilizimi perėndimor. Gratė mbajė muf apo kapelė elegante me pupla, ndėrsa burrat cilindėr. Dhe gjithmonė pozojnė nė profil, pak diskretė, pak misteriozė.Kristaq Sotiri u lind nė Mborje tė Korēės nė vitin 1883. Ashtu si njė pjesė e mirė korēarėve qė emigruan sa nė Amerikė apo nė Francė, emigroi drejt "tokės sė premtuar". Deri nė vitin 1919 ai kishte njė studio tė vetėn nė Nju Jork. Duhet thėnė qė nė fillim se shkolla e fotografisė pėr Sotirin ishte eksperienca e tij e gjatė, por vetėm pasi kishte takuar "ustain" e fotografisė Georg Steckel nga Los Anxheles i Kalifornisė. Prej tij mori teknikėn shumė specifike tė ndriēimit, tė cilės i mbeti besnik deri nė fund. Nė vitin 1922 u kthye nė atdhe, nė qytetin e lindjes ku hapi studion "Sotiri". Nė fotoarkivin e tij qė ruhet nė kushtet e shtėpisė, pėrveē portreteve, njė vend tė rėndėsishėm zėnė peizazhet, momentet nga jeta sociale. Krijimtaria e Sotirit gjithmonė ėshtė ekspozuar nė formė shumė tė kufizuar. Pasurinė qė trashėgojmė sot, njė fotoarkiv me vlera kombėtare e trashėgojmė nė saje tė kujdesit qė vetė mjeshtri pati deri nė fund tė jetės. Vdiq nė vitin 1970. Ishte 87 vjeē.
Kortezi e Shekulli
Krijoni Kontakt