Kryetari i BIM, Sulejman Rexhepi së bashku me zëvendësministrin e punëve të brendshme, Refet Elmazi, të shoqëruar nga njësiti i policisë, Alfa, falën xhumanë në xhaminë Hatunxhik.
Kryetari I BIM Sulejman Rexhepi, i shoqëruar nga forca policore, pjestarë të njësitit Alfa dhe funskionar të lartë të PDSH-së, në krye me zv ministrin e brendshëm në dorëheqje, Refet Elmazi, u futën në xhaminë Hatunxhik, ku edhe falën namzain e Xhumasë. Një pjesë e xhematit, të revoltuar nga prezenca e tyre, braktisën xhaminë, për shkak të pransië së forcave të shumta të policisë. Kryetari I Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi, për Alsat deklaroi se nuk bëhet fjalë për kurfarë problemi, dhe se ai është paraqiotur në këtë Xhami, për të treguar se xhamitë janë nën igerenncë të institucionit, të cilin ai e drejton.
"Kush është me dhunë.Unë jam ai që përfaqësojë Bashkësinë Islame, unë jam personi legal legjitim dhe këtu nuk ka kurfarë dhune", deklaroi kryetari I BIM-it Sulejman Rexhepi. Ditën kur është inaguruar xhamia është bërë me procedurë të rregulltënë praninë e Myftiut të Shkpit. "Ndërkohë kanë ardhë njerëzi kanë demonstru dhunë. Dhuna këtu në xhami nuk ka vend, dhuna nuk duhet në këtë vend kërkund, dhunën ne e gjykojmë, prandaj zëri jonë I arsyes është gjithmonë dominant.", tha Rexhepi
Një besimtarë tha se i vinte shumë keq që edhe Reis ul ulema është përzier me policinë dhe parti. "Ne të gjithë jemi vëllezër muslimanë, kjo është shtëpi për të gjithë. Kanë ndodhur parregullsi, kanë përzënë hoxhën dhe neve. Kanë sjellur 500 policë , kjo është turp dhe për të ardhur keq", tha ky besimtarë.
Një tjetër, tha se dihet kush ka ardhë dhe për cka ka ardhë. "Kurgjë nuk kanë punuar, asnjë denarë nuk kanë dhënë për këtë xhami, edhe tash në fund, kur është krejt hazër, kur dikush tjetër e ka ndreq këtë xhami, me ardh dikush, e me thanë nuk munesh me u falë", totë i revoltuar ai.
Imami kontestuas nga BIM, Xhavit Hoti, sot nuk është paraqitur në Xhami, pas paraljamërimeve nga këshilli I xhamisë, se aty janë mbledhur forca të mëdha policore, dhe se mund të ndodhë ndonjë incident.
"Pasi që unë atje jam vendosur nga këshilli I xhamisë, I njeti këshill më tregoi se nuk duhet të jema atje pasi janë frikësuar për sugurinë time pasi që ato forcat policore janë thirur aty për të nxitur ndonjë incident dhe ajo do të mundë të ndikojë keq ndaj të gjithë xhematit", tha hatibi, Xhavit Hoti.
Nga MPB deklaruan se prezencën e policisë dhe pjestarëve të njësistitë alfa para xhamisë Hatunxhik ka qenë me qëllim të parandalimin të ndonjë incidenti të mundshëm, për shkak të prezencës së kryetarit të BIM, Sulejman Rexhepi në kët Xhami. IShte paralajmëruar se mund të ndodhë incident por fatmirësishtë nuk ka ndodhur asgjë deklaroi zëdhënësi I policisë Ivo Kotevski.