Antifonin nuk e kemi ketu qe t'a pyesim e me sa di une ai ka vdekur, por vec mund te bejme supozime me aq sa lexojme prej tij.
Besoj se ai e quan "kohe te humbur" kohen gjate se ciles eshte "investuar" per te ardhmen. Nuk ka pse sterhollohemi nder te ardhme e te shkuara 1, 2, 3... per te gjetur rrugen , aq me teper qe ne kete menyre e humbasim fare.
Antifoni besoj se ka qene teper i ndergjegjshem se cili eshte qellimi i jetes, LUMTURIA pra. Ne kete kendveshtrim, besoj se ai merret thelbesisht me menyrat dhe rruget e ndjekura nga shoqeria per te arritur ate, LUMTURINE.
Pra, ndersa dikush mbaron 3 universitete, 2 masters e 1 doktorate ndjek nje rruge shume te ndryshme nga nje person qe mundohet te jetoje te tashmen ne harmoni te plote me ambjentin qe e rrethon pa bere perpjekje "te deshtuara" per ta ndryshuar ate (ambjentin pra).
Jeta eshte nje dhurate, shume persona jane te bindur se ajo mbaron pas vdekjes klinike, shume te tjere mendojne se ajo vazhdon ne forma te tjera. Te "dy palet" bien dakort ne nje pike, qe kjo forme e jetes ka nje fund. Duke u nisur nga ky arsyetim i pranuar nga te gjithe, si dhe duke ditur se cfare qendron ne themel te cdo veprimi njerzor (LUMTURIA), Antifoni mund te jete teper ngacmues.
Nese Antifoni do ishte gjalle psh, e do kish lindur ne Syzes te Beratit do i ish shprehur bashkefshatarit te vet: " O Syrja! Po c'e lodh mejnden mer amani. O babam, boll mbete duke shkuar vit per vit ne Gerqite e te punoc per nje dore lefta se qorrat (dhenduret) do te ti hane. Hajde e derezi te hac gezuar ato 2 lakra e domate qe ke ne bahcen tende, se nusja po te plaket. Kur te kec ber pajat e cupavet do jec plakur zotrote e vec per hysmet do e kec Sanijen...
Degjo Fonin ti...
Krijoni Kontakt