Njė zbulim arkeologjik i objekteve qė datojnė tė shekullit II e. s, ėshtė bėrė nė fund tė qershorit nė fshatin Brataj. Janė 4 kolona tė mėdha, tė punuara nga guri i vendit qė u gjetėn gjatė gėrmimit nė banesėn e 70-vjeēarit Zaim Seraj nga fshati Brataj. Specialisti i drejtorisė rajonale tė Monumenteve tė Vlorės, Novruz Bajrami, pasi ėshtė njohurme zbulimin pohon se nisur nga prania e fragmenteve tė qeramikės dhe lėndės arkeologjike, mendohet se bėhet fjalė pėr njė tempull. 70-vjeēari Zaim Seraj, ka qenė duke zgjeruar oborrin e shtėpisė kur ka vėnė re se gurėt kanė qenė shumė mė tė mėdhenj se mendohej, madje tė pazakontė. Ai ka kuptuar se nuk bėhej mė fjalė pėr gurė, por pėr kolona mermeri.
Nesėr mund tė dalė diēka mė e madhe, - thotė Bajrami, - pasi kėto gjetje qė kanė rezultuar nga gėrmime sipėrfaqėsore, do tė jenė pjesė e njė ekspedite. Tre nga kolonat kanė formėn e trungut tė konit dhe tjetra ėshtė cilindrike. Ato janė tė punuara nga guri i vendit. Vendi ndodhet pikėrisht 300 m nga bregu i lumit midis fshatit Brataj dhe Lepenicė dhe 800 m nė perėndim tė rrėnojave tė kishės sė Shėn Gjergjit (Monument Kulture).
Pranė kėtij vendi ndodhen dhe tė tjerė me vlera monumentale siē ėshtė Kalaja e Ceries, ura e Bratajt, ura antike e Bogdanit, njė nga mė tė vjetrat nė vend, apo shpella e Lepenicės. Objekt tjetėr qė ėshtė zbuluar tani janė edhe rrėnojat e Gurit tė Kishės.
Zona e lumit tė Vlorės ėshtė e pasur me shtresa arkeologjike. Specialistėt pohojnė se monumentet e kulturės qė gjenden me njė shtrirje kaq tė gjerė nė kėto zona, flasin pėr njė kulturė tė pasur tė Amantėve, qė kishin si kryeqendėr qytetin e Amantias nė Ploēėn e sotme. Nė fshatin Velēė, vetėm pak km larg fshatit Brataj ndodhet vendbanimi prehistorik i Velēės. Po nė kėtė fshat, nė Shpellėn e Skotės, gjenden gjurmė tė hershme tė jetės sė kėsaj zone, si njė vendbanim prehistorik qė i takon periudhės neolitike. Kėtu janė gjetur gjurmėt e njė vatre zjarri, ēekan guri, vegla stralli si dhe fragmente enėsh tė punuara me baltė. Po nė afėrsi tė kėsaj shpelle ndodhet shkrimi prehistorik nė fshatin Lepenicė.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt