Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: Nje poezi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15

    Nje poezi

    Oratori

    Pse rėndoni kokėn time, tė atij, tjetrit, tėnden
    mjaft tė rėnduara i kemi
    s’duhet brenda tė hysh fshehurazi, e dijmė
    ti hyn nėpėrmes murit, kulmit, nėpėrmes nesh
    ju e dėgjoni si pėrplaset me kokė
    S’tė duhėt ajo gojė e ėmbėl
    e idhėton me shkrumėn e gojės tonė
    S’tė duhen ato kėmbė te drejta
    i shtrembėron duke ecur kėmbėzbathur
    S’tė duhen ato sy tė ashpėr
    i shėndėrron nė pulla teshash
    S’tė duhet ai shiqim fuqiplotė
    kur aty derdh lotin dhe djersėn tonė
    ti lahesh nė to dhe s’kupton
    se edhe ti digjesh sė bashku me ne

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar Burim Bakiu,
    Mire se ke ardhe ne Forumin Shqiptar,ke hy me "Nje Poezi" une te deshiroj krijimtari pa fund .........

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15
    Po, e zgjodha mennyren balzakjane per tu futur ne forum.
    Sidoqofte, te falemnderit per urimet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15

    Ja edhe dy poezi tjera

    Shpėtim dashurie

    Besoni dashurinė,
    besoni nė jeni gėnjeshtarė,
    gėnjeni nė jeni frikacakė
    Kur shtriheni syēelė dhe mendoni, ha
    sa prehje, patologji e dhembjes kronike
    Sa tė thejshta janė buzėt, thjeshtėsi
    kur lyhen me tė kyq, zhdukin imagjinatėn
    sikur dita dhe nata.
    Desha t'i bėj pyetje Bodlerit tė madh
    ai e preferoi dritėn, ndaj s'e pėrjetoi shumė
    I tregoi tė paqenurat e botės femrore, realet dhe irealet
    Paramendoni,
    jetoni njė tė tretėn e jetės pėr gjysėm ore,
    shpėtim
    Shpejtoni tė kėrkoni shpėtim,
    sėmundja kronike pėrhapet, pėrngjitet


    ĒASTI

    Desha ta ndjej njė ēast:
    rrjedhėn e ujit nėpėr rrudha tė trurit,
    bėrllokun nė gropėn e vetmisė
    Me konventė t'ia shpalli lirinė vetes.
    S'mė duhet tjetėr veē se njė minimum,
    njė notė kaluese nė psikologji
    e ta ruaj mbėshtetjen moralizuese
    Ta shpreh pa droje sentimentin
    se pėr botėn, nuk mė ze fare
    Dhe ē'mendoni, kam komplekse
    asnjėherė s'e kisha lejuar.
    Njė psikologji e dėmtuar, e skatosur
    tė ve baza pėr pikėnisje tė re
    S'domend se praktikohet
    edhe minimizimi edhe sentimenti
    e kjo s'ka rėndėsi ndaj fetvave,
    kėtu nuk kalon nė rrugė
    as fetvaja, as pisllėku modern
    thjeshtė, t'a pret udhėn maca e zezė
    dhe gjithēka mbimbulohet
    Ah, ai ēast, i rėndė ėshtė!

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Burim,

    Me duket se do nxitje, katalizator Ti... i mban sekret poezite ...me pelqeu
    " Casti".... ke lexues vazhdo ti ndashe me ne edhe "Castet" e tjera..... bukur...
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15

    Ehhhh

    Po te jete ashtu, lehte do ishte, poezia me pelqen. Ama jo katalizatoret, me duken shume komerciale. I kam edhe ca xhevahire, qe do ti dergoj... Sa per lexuesit, tamam eshte, poezia ka nevoje sahere per lezues, si dhe shkruesi i poezive, per ti mirembajte, e sa per te shkru, mjafton nje ndjenje e keqe ose e mire.

    Me te mira

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15

    dy poezi

    SHKUMĖ MALLI
    (Anijes me refugjatė shqiptarė qė u fundos nė Otranto ’97)

    Kurrė deti nuk gufon me afsh t'pezmatuar
    Sarkazmat e anijeve ziliqare tymosin me tym t'zhargoneve tona
    Prit tė tėrbohem, mallin ta ajros
    nga ehot e zhargoneve italiane, angleze, franceze
    Demokracia n'pishinė publike shkumbon
    Vaj shkumba pėr mallin e humbur
    Atij qė fat i thonė nė mėnyrė dėshirore ėshtė malli qė shkumon
    Shkumon dhe vajton n'imperfekt
    Rrokulliset dhe pėrqafon mallin qė ikėn ose shkon
    Nė dreq tė mallkuar dhe anija dhe demokracia
    Takohemi n'imperfektin e pėrsosur

    MALLI

    Mė vjell malli, ballin mė ndyn
    t’lėkundur e t’thyer n’skelet t’kokės
    edhe aty, ashtin m’a pėrlyn
    Mjegull, tollovi tymi dhe hi
    shpėrlajnė shpirtin e krenarisė dhe zbrastinė e lotit
    ndonėse shi filloi, breshėr bie, s’ka shi.
    Shi s’ka se breshėri ėshtė betue hala pa dalė:
    Kur nė hinkė t’mallit, gjak t’kullojė
    Kosovėn s’ka pėr ta falė.
    Gjak i kulluar, i ndyer dhe i tharė
    Tokė e zeza ka folė:
    Shiu kur tė bie, mėngjesi kur tė dalė
    Breshėri tė jetė pėrlyer
    bashkė me shiun t’pikojė mu nė ballė
    Kosovėn s’ka pėr ta falė

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15
    ZONJA NDJEU SE ĖSHTĖ DASHURUAR

    Kur zonja ndjeu se ėshtė dashuruar
    ndrydhi ndėrgjegjen plot ndyesi
    fryu, pėshtyu me afsh t'holluar
    atėbotė u duk si e ēudėruar

    i pezmatuar hesht vrullin
    me simpati, i afrohesh
    ta djegish me dashuri

    Kur dashuria hapi gjoksin e pėrlotur
    dashnori i kallur u zgėrdhi me ironi
    desh tė ēirret, zgėrdhihet me krenari
    n'limit t'dashurisė sė fundosur.

    Kur dashnori bukurosh, i mėrzitshėm, i hidhur
    desh ta plagosė nyjansėn e krenarisė sė thyer,
    me dashnoren me bukuri tė ndytur
    instikti i dashurisė sė pėrlyer,
    nė kutinė e memoareve,
    njė fotografi erotike,
    ishte varur


    GUXIMI I SĖMURĖ

    Pse s'ia qėlloni kėsaj theshtėsie
    Lehtė kuptohet qėllimi
    Tėrė kėto vende banimi urbane, janė nė tė vėrtetė spitale
    dhe skrifore private
    Ato njerėz vuajnė nga neuromania vėllazėrore
    Privojnė nga shumica e bardhė
    kinse i urrejnė institucionet shtetėrore
    Vendosen n'apartmane shėndetėsore
    Privatisht vuajn dhe shėrohen
    Ndonėse vetė ata ose vėllezėrit e tyre
    Dėnimin dhe shpėrblimin e paguajnė
    n'kurriz t'vėllait tim dhe tėndit
    Tek gurėt qė rrokullisen dhe shkruajnė

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e burim_bakiu
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    Halmstad, Suedi
    Postime
    15

    Mėnyra dėshirore

    Mėnyra dėshirore

    Kur i gjori artist u ul me pėrkushtim
    pėrshkroi njė femėr madhėshtore
    meshollė, tepėr e parfumosur,
    lehtė e kapshme n'dashuri e gjora virgjėreshė.
    Sa gjatė pezulloi nėpėr kohė njė tjetėr dashuri.
    Gruaja mendjelehtė ka ėndėrruar dashuri tė re,
    vyrtyte madhėshtore, duar tė paprekura.
    Ah, moj mike e shkencės sė gatshme teatrore,
    jeta ėshtė teatėr dy orė, sa zgjat e mallkuara premierė.
    Shumė mirė di tė ligjėroj:
    Femra, bota femrore ėshtė engjėll bukurie,
    i djallėzuar.
    Engjėll qė s'di kur vuajtja ėshtė dhimbje
    dhe rrudhat s'janė shenjė pleqėrie.
    E nėse engjujt nuk e dinė kėtė metafizikė,
    atėherė kanė gėnjyer se femra qenka engjull.
    Po ē'ti bėjsh imperativit femror?
    Unė nuk krijoj ndjenja tė vobekta, zotri,
    nuk di tė dashuroj poetikisht.
    E unė, nė mėnyrė dėshirore
    Remember missis
    Nė gabofsha, gaboj poetikisht n'kontekst dashurie,
    nuk krijojmė ndjenja, pasi ato janė krijuar njėherė,
    lindin, rriten dhe vdesin dhjetėherė.
    Nė gabofsha, gaboj poetikisht n'kontekst dashurie
    nė shpirtin tonė, qė kaplon botėn
    ndjenjat, tė vobektit, tė pasurit, dashnorėt,
    janė krijuar tė gjithė
    Nė gabofsha unė, ti mos gabo
    Nė mos tė dashurofsha mė, mė harro
    Nė mos mė dashurofsh, mė trego
    E nė mė dashurofsh,
    mė thuaj
    Tė tė dashuroj, tė gaboj

  10. #10
    Unique Maska e _Candy_
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Vendndodhja
    Canada-Toronto
    Postime
    116
    I see your face
    The wonder of it all
    So full of grace
    You never let me fall
    Your eyes so bright
    Like the morning sun
    Fore I know,
    You'll be the only one
    I take your hand
    As we walk the beach
    I take a stand
    But you're out of reach
    I turn my head but your not there
    All I can do is sit and stare
    The waves have recieded now
    Like the sun setting fast
    I guess I really knew
    It would never last
    Because....... after all
    It was but a dream
    Enjoy Life,This Is Not A Rehersal..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •