Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 83 prej 83
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Këtu s'kemi të bëjmë me " lodhje" të malit të zi! U tha më lartë që sikur të mos ishte Amerika ata do të na pranonin që llogjikishtë s'mund të pranohet sepse edhe maqedonia u përkrahë nga Amerikanët dhe u bë shtetë falë atyre por që këtë e pranuan menjëherë arabët ngaqë e pranojë atë Rusia!
    Arabët janë vegël qorre e Rusëve!
    Këta me asnjë deklaratë s'kanë denuar ( pa qoftë edhe konferenca islamike) shtypjen e egër të çeçenëve dhe mohimin e të drejtave të vet çeçenëve me besim Musliman!
    Kohë më parë u fol për mardhenjet shumë të mira Iran - R usi! Në qoftë se pitja është ngrënë - ka mbetur Tepsia!
    Kosova që nga 17 shkurti u bë shtetë zoteri! Edhe Al Xhazira e ka dhënë këtë lajm si ngjarje Kryesore!
    Ajo rezoluta 1244 nuk po i pengojka 40 shtete me e njohur Kosoven ( prej tyre 7 industriale më forta në botë) ndersa për vendet arabe qenka pengesë!
    Marrveshja e Kumanovës me asgjë si ka rrezikuar shtetet arabe dhe s'ka pas të bëjë me Interesa arabe!
    Edhe Timori Jugor që me dhunë u nda nga indonezia e pranuan arabët sepse për pranimin e Timorit si shtetë u dakorduan edhe Rusët! Pa çka që Indonezia ishte shteti më i madh musliman i botes!

    Arabët- Rusët dhe serbët janë si vllezrit Trenakë dhe asgjë s'bëjnë pa njeri tjetrin!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e LtB
    Anëtarësuar
    16-06-2007
    Vendndodhja
    Jo-gjithkund
    Postime
    30
    Pajtohem plotsisht me gjitha mendimet tua PRENG SHERRI.
    DarkAngel

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Une them qe te pyesim Preng Sherrin se cilet popuj duhet ti konsiderojme miq dhe cilet popuj duhet ti konsiderojme armiq? Ju si thoni?

    Hajde budalleqe me brire qe shkruhen ne kete teme. Ne kohen qe jetojme, nuk ka popuj miq dhe armiq, ka popuj te tjere si puna jone, qe kane interesa dhe aspiratat e tyre. Keto aspirata dhe interesa mund te jene ne nje vije me interesat e shqiptareve, ose ne drejtim tjeter nga ato shqiptare, por kjo nuk do te thote detyrimisht se jane "interesa antishqiptare". Bota nuk eshte e madhe sa Shqiperia, ne fakt Shqiperia eshte vetem nje pike ne harten politike te botes dhe shqiptaret nje nga popujt me te vegjel ne bote ne numer. Prandaj boll na cuditet me keto mendimet foshnjore qe vertiten rreth "Gjithe bota vertitet rreth Shqiperise e shqiptareve!" dhe "Babi im eshte me i forte se babi jot!"

    Dhe qe te kuptojne budallallekun e qendrimeve te tilla, hidhini nje sy 500 vjeteve te rregjimit otoman dhe 50 vjeteve te rregjimit komunist. E perbashketa e madhe e ketyre regjimeve te ndryshme ne kohe ishte IZOLIMI NGA BOTA E QYTETERUAR! Ashtu si Sulltani u frynte shqiptareve ne vesh se "jeni popull vella i popullit turk", objektivi i tij ishte qe ti kthente shqiptaret kunder popujve fqinje te tyre. Dhe per fatin tone te keq, ia arriti me sukses ketij objektivi, duke i kthyer shqiptaret ne delene e zeze te Ballkanit dhe Evropes, packa se shqiptaret kishin mijera vjet bashkejetese me popujt fqinje. Te njejten linje ndoqi edhe i biri i denje i Bimbashit te Gjirokastres, shoku Enver. Shoku Enver shpiku "Armikun e Popullit" qe ishte nje armik imagjinar qe ekzistonte vetem ne mendjen e shqiptareve. E propogandonte kete Armik te Popullit duke treguar me gisht si armiq te gjithe popujt e qyteteruar sikur gjoja "thurrnin plane per pushtimin e shqiptareve". Dhe per ta perjetesuar Armikun e Popullit ne psiqiken e shqiptareve, ndertoi edhe 100 000 bunkere ne cdo cep te Shqiperise. Bunkeret nuk mbronin pushtetin popullor nga armiqte e jashtem qe po te donin e pushtonin Shqiperine per 24 ore, bunkeret e mbronin pushtetin popullor nga armiqte e brendshem, nga ata shqiptaret e thjeshte qe duhet te jetonin me friken e atij Armikut Imagjinar te Popullit, duke i dhene mundesi rregjimit komunist qe te perligjte plotesisht izolimin e vendit nga bota.

    Sot eshte nje epoke e re, nje epoke e lirise, ku shqiptaret jo vetem qe jane te lire dhe kane rrezuar cdo barriere izolimi, por ata jetojne fizikisht prej dekadash tashme ne shume shoqeri te botes se qyteteruar, ne shoqerite e atyre "armiqve te popullit" te djeshem. Sfida e shqiptareve sot nuk eshte me ruajtja e sigurise territoriale apo mbrojtja e pushtetit popullor, sfida e shqiptareve sot eshte emancipimi me kulturen dhe dijen e shoqerive te emancipuara.

    Prandaj kur hasni me ate te huajin ne rruge apo ne pune, mos e pyesni se nga je dhe mos e klasifikoni si mik e si armik, por bejini pyetjen vetes: Cfare mund te mesoj une nga ky njeri, cfare dije apo kulture ka ky njeri qe me mungon mua? Dhe ne kete menyre do te zgjeronte jo vetem diapazonin tuaj kulturor, por do te sillni edhe zhvillimin dhe emancipimin e shpejte te shoqerise shqiptare.

    Albo

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  3. Politikat e BE-së dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  4. Globalizimi
    Nga klevis2 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •