Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Shtetet me shumice islame qe e kan pranuar ose do ta pranojne Republiken e Kosoves jan vetem:

    Shqipria, Afganistani, Pakistani, Turkia dhe Arabia.


    Shtetet me shumice islame qe jan deklaruar kunder pavarsise se Republikes se Kosoves jan:

    Bosna, Libia, Algjeria, Egjipti, Mali, Sudani, Kuvajti, Irani, Azerbaigjani, Kirgistani, Tagjikistani dhe Indonezia.


    Ndersa te gjitha shtetet e tjerat me shumice islame jan "neutral", pra nuk e pranojne Republiken e Kosoves.


    Ah besa edhe shtetet me shumice kristiane qe njihen ne bote si shum religjioze, te gjitha jan deklaruar kunder pavarsise se Republikes se Kosoves, si p.sh. shtetet e Amerikes Latine nga te cilat vetem Peru dhe Kosta Rika e kan pranuar Kosoven Shtet te pavarur.


    Ja ku i kemi "vllezerit musliman" dhe "vllezerit kristian" ju o vllezer Shqiptar.

    Rrnoft Amerika, se po te mos ishte Amerika neve as qent nuk na kishin hanger.


    tung
    kur na ka njoft Arabia o Zeus?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #72
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    Sikur te ishin gjithe shqiptaret te krishtere s'do te ishim copetuar ne 5 copa.
    Bota ter na kan zili, se shqiptaret jan popull i vetem ne bot qe asnjeher s'jan percar shkaku feve. Kshu qe, ne kte rast s'pajtohem me ty assesi.


    Per temen mund t'ju them kshu:

    Shqiptaret jan aletatet me te medhenj amerikan dhe izraelit, ndersa amerikanet dhe izraelet jan armiqt me te medhenj te shteteve Islamike.

    Shtetet Islamike i mbeshtesin popujt sllav ne kte rast, armiqt tan shekullor, ngase ne mbeshtesim armiqt e shteteve Islamike, Ameriken dhe Izraelin.

    Kshu esht puna!
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  3. #73
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Anetar_kastarof Lexo Postimin
    Bota ter na kan zili, se shqiptaret jan popull i vetem ne bot qe asnjeher s'jan percar shkaku feve. Kshu qe, ne kte rast s'pajtohem me ty assesi.


    Per temen mund t'ju them kshu:

    Shqiptaret jan aletatet me te medhenj amerikan dhe izraelit, ndersa amerikanet dhe izraelet jan armiqt me te medhenj te shteteve Islamike.

    Shtetet Islamike i mbeshtesin popujt sllav ne kte rast, armiqt tan shekullor, ngase ne mbeshtesim armiqt e shteteve Islamike, Ameriken dhe Izraelin.

    Kshu esht puna!
    Nuk eshte aspak e veshtire t'i dishe armiqte e Shqiptareve, por ka disa syleshe qe duan t'i maskojne. "Nuk mbulohet dielli me shoshe", thote populli.

    Por duhet kujtuar se vetem kleriket katolike e ruajten gjuhen shqipe, se vetem kleriket katolike i dolen ne mbrojtje kombit shqiptare ne te gjitha konferencat nderkombetare, se kleriket katolike ishin ne perkrahje dhe ne krahe te Ismai Qemalit, se kleriket katolike mbrojten gjuhen dhe flamurin shqiptar edhe gjate pushtimit fashist e te tjera e te tjera.

    Nuk kam pse t'i kujtoj, pasi ti duhet vete t'i dish veprat e Budit, Bogdanit, Engjellit, Bardhit, Hasit, Kazazit, Gazujve deri te Fishta, Doçi, Mjeda, Arapi. Andaj nuk mund ta dish se Pavaresine shqiptareve te Kosoves nuk ua hoqi Amerika dhe Vendet kristiane perendimore. Duhet kthyer shume larg ne kohe, kur Shen Pali i pat keshilluar greket te mos i harronin filozofet e vjeter. Ndaj u duhet mesuar edhe anetareve te rinj "Katastrofe" te Forumit qe te mos i hedhin benzine zjarrit. E verteta eshte e vertete, edhe pse e veshtire per t'u pranuar!


    NoName

  4. #74
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    Nuk eshte aspak e veshtire t'i dishe armiqte e Shqiptareve, por ka disa syleshe qe duan t'i maskojne. "Nuk mbulohet dielli me shoshe", thote populli.

    Por duhet kujtuar se vetem kleriket katolike e ruajten gjuhen shqipe, se vetem kleriket katolike i dolen ne mbrojtje kombit shqiptare ne te gjitha konferencat nderkombetare, se kleriket katolike ishin ne perkrahje dhe ne krahe te Ismai Qemalit, se kleriket katolike mbrojten gjuhen dhe flamurin shqiptar edhe gjate pushtimit fashist e te tjera e te tjera.

    Nuk kam pse t'i kujtoj, pasi ti duhet vete t'i dish veprat e Budit, Bogdanit, Engjellit, Bardhit, Hasit, Kazazit, Gazujve deri te Fishta, Doçi, Mjeda, Arapi. Andaj nuk mund ta dish se Pavaresine shqiptareve te Kosoves nuk ua hoqi Amerika dhe Vendet kristiane perendimore. Duhet kthyer shume larg ne kohe, kur Shen Pali i pat keshilluar greket te mos i harronin filozofet e vjeter. Ndaj u duhet mesuar edhe anetareve te rinj "Katastrofe" te Forumit qe te mos i hedhin benzine zjarrit. E verteta eshte e vertete, edhe pse e veshtire per t'u pranuar!


    NoName
    Sidoqoft, un dhash mendimin tim, ti i nderuar o pajtohu o mos u pajto ne rregull esht. Vecse, heren tjeter, ma shkruaj emrin mir "Kastarof" e jo "Katastrof", mbase ka nje domethenie tjeter dhe esht shum me me rendesi. E, po e dite domethenien nga un ke 10.000. €.
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin

    Sikur Shqiptaret te ishin katolik vendet Arabe do ishin me ne, jo me qe ne jemi musliman te moderum po ashtu edhe trima te moderum qe thu ti siper.
    Or miku im i katit te dyt, ne nuk jemi te vendosur i thom vetes her katolik her musliman ....her Mark e her Markmuharremi ...
    shqiptari duhet te thot ai qe asht ....me dy lugê nuk han as devja.
    Une kam miq qe punojn ne Arabin saudite edhe ate ne oborrin mbretror...... ata dojn shqiptaret e sidomos Kosoven ....por politika ka intereset e veta te venqanta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 19-05-2008 më 06:07
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është e palogjikshme që ndonjëri të " punojë në oborrin mbretëror" të " kenë simpati për shqiptarët dhe Kosovën" e të mos pranohet ajo nga ata që e bëjnë politikën e këta janë të oborrit mbretëror nëse nuk kanë qenë gjellebërës apo kopshtarë të oborrit mbreteror ata të cilët për shkakë të një kolegu që e kanë, aty i thonë nja dy a tri fjalë të mira sepse " një fjalë goje e mirë s'kushton hiq gjë".
    Ka edhe nga serbët, të cilët flasin mirë për shqiptarët, si ata që bëjnë tregti me shqiptarët sikurse disa politikanë apo edhe aktiviste për të drejta të njeriut si ajo natasha kandiq!
    ka edhe disa lojtarë arabë të Marsejit që flasin mirë për shqiptarët dhe Kosovën dhe atë për hirë të Lorik canës!
    Por ajo që duhet ditur qartë është kjo:
    Në vendet arabe nuk mundë ta ndashë Politiken nga besimi fetarë dhe feja! Ato në kushtetuten e tyre kanë fenë sikurse çdo politikanë bë betimin para fesë këtë rastë kur'anit! Por edhe vet shtetet quhen republikat Islamike e çka jo tjetër. Prandja Ju lutem si mund t'i ndani arabët nga feja dhe Politika kur këtë dyja tek ata janë baras me një!


    Më lartë lexova nga njëri që " arabët mbështesin sllavët ngaqë ne mbështesim Amerikën dhe Izraelin. Nuk është e vërtetë kjo gjë dhe s'janë këto shkaqet kryesore!
    E para Izraelin e kanë Populluar më së shumti JUDet nga Rusia dhe Ukraina të cilët emigruan në Izrael dhe me këtë i ndryshuan pamjen demografike! Edhe vet Roman Abramiviqi Pronari i Klubit Çelzi është JAHUDI i Rusis dhe nuk e ka vë rastesishtë në krye të klubit Trajnerin Nga Izraeli. Pra kur jemi te Izraeili ata më së shumti janë ndihmuar nga Rusia dhe Judët ortodoks të Rusis të cilëve pushteti Rus i pajisi me dokumente që ata të kishin mundesin e braktisjes së Rusis dhe vendosjen e tyre në Izrael. Pra kolonet kishin ardhë kryeishtë nga Rusia!
    Tjetra që dua të ceku është që s'ka aspak të bëjë me Përkrahjen që shqitarët kanë për Amerikën sepse edhe ZOTI e ka marrë vesh që shqiptarët dhe Amerika janë: Një dhe të pandarë!
    Por të marrim si shembull Maqedoninë!

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë luftës në Bosnjë ( fillimet e saja ) dërguan trupat e tyre në Maqedoni që të siguronin sovranitetin e këtij shteti!

    Maqedonia e shpalli pavarsinë me urdhrin e Amerikanëve ( ata edhe sot kanë trupat e tyre në Maqedoni bile një kohë kontrollonin kufirin Kosovë - maqedoni në vitet 1992 - 1996) dhe përpos Greqisë ( për shkakë emrit) të gjitha vendet e pranuan.

    Pra edhe vendet arabe sikurse Serbia dhe Rusia!

    Pyetja është kjo: pasi që Amerika e bëri edhe Maqedoninë shtetë por pa luftë në krahasim me Kosovën - atherë perse Vendet arabe nuk nderrmoren hapin për mos-njohjen e Maqedonisë për shkakë përkrahjes Amerikane dhe Ameriaknizmin e shprehur të Maqedonisë - por pa u menduar dy herë, po njësoj si në rastin e Malit të Zi, ato e pranuan Maqedoninë si shtetë!
    Vendet arabe e pranuan edhe Kroacin si shtetë dhe Sllovenin sepse ato i njohu Rusia ani pse Kroatët ishin deklaruar si pro-amerikan!
    Kështu që nuk ka arsyetim se Kosoven nuk e njohin për shkakë dashuris sonë për Amerikën ngaqë po këtë dashuri kishin treguar edhe Maqedonët ekzistimin e së cilit shtetë e garantuan dhe e siguruan Amerikanët!
    Thjeshtë vendet arabe si instrument i Rusisë Kosoven nuk e njohin për shkakë të saj dhe Serbisë!
    Kjo gjë nuk do shumë analizë: mjafton t'i ketë njeriu sytë qelur dhe do ta shehë këtë gjë!

  7. #77
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    kur na ka njoft Arabia o Zeus?
    Me sa e di une Arabia eshte deklaruar qe do ta pranoj Repibliken e Kosoves.

    Shiko se si e kam shkruar:

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Shtetet me shumice islame qe e kan pranuar ose do ta pranojne Republiken e Kosoves jan vetem:

    Shqipria, Afganistani, Pakistani, Turkia dhe Arabia.
    Ndoshta eshte ndikimi apo influenca e SHBA-ve qe i ka shty keto shtete te na pranojne si shtet, sikur shum shtete evropiane qe kan qene gjithmone armike te shqiptarve.

    Duhet te jemi realist dhe ta pranojm faktin qe Turqit, edhe pse jan popull ndoshta edhe me i poshter se serbet dhe qe eshte njeri nder shtet qe ka qene gjithmone armike e popullit Shqiptar dhe qe na ka quar ne kohen e gurit neve Shqiptaret, na ka pranuar si shtet.

    Sikur qe duhet ta pranojme edhe faktin tjeter qe shtet me religjioze Krishtere te botes jan deklaruar kunder pavarsise se Republikes se Kosoves me nje urrejtje dhe perbuzje te pa shoq ndaj popullit Shqiptar.

    Ndersa ne Shqiptaret qajme drrasa mes vete jo bota krishtere eshte me e mire, jo bota islame eshte me e mire, jo kthehuni te gjith krishtere, jo kthehuni te gjith musliman ... dhe budallalleqe te tjera femijerore.

    Une po iu them rrini Shqiptar, besoni ne Zot e jo ne fé dhe duajeni vetem vetveten, se religjionet jan bindje personale, qe permes tyre behet politika kryesore ne kete bote, féja ka qene gjithmone e politizuar dhe permes saj jan bere gjithmone manipulimet me te rrezikshme per pushtet nga njerz qe nuk besojne fare ne Zot por vetem shtiren ashtu, keshtuqe kujdese vllezer, se si popull i vogel ne mes te fronteve te te medhenjeve mund te ndodhe qe te kafshojme ne granit.

    Kjo e fundit ndoshta ju tingllon paksa egoiste, mirpo lexojeni edhe nje here dhe e shihni kjart qe kjo qe e thash ne fund nuk ka asgje te beje me ogoizem, por ka te bej vetem me vetmbrojtje dhe as pak me egoizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 22-05-2008 më 12:28

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Me sa e di une Arabia eshte deklaruar qe do ta pranoj Repibliken e Kosoves.

    Shiko se si e kam shkruar:



    Ndoshta eshte ndikimi apo influenca e SHBA-ve qe i ka shty keto shtete te na pranojne si shtet, sikur shum shtete evropiane qe kan qene gjithmone armike te shqiptarve.

    Duhet te jemi realist dhe ta pranojm faktin qe Turqit, edhe pse jan popull ndoshta edhe me i poshter se serbet dhe qe eshte njeri nder shtet qe ka qene gjithmone armike e popullit Shqiptar dhe qe na ka quar ne kohen e gurit neve Shqiptaret, na ka pranuar si shtet.

    Sikur qe duhet ta pranojme edhe faktin tjeter qe shtet me religjioze Krishtere te botes jan deklaruar kunder pavarsise se Republikes se Kosoves me nje urrejtje dhe perbuzje te pa shoq ndaj popullit Shqiptar.

    Ndersa ne Shqiptaret qajme drrasa mes vete jo bota krishtere eshte me e mire, jo bota islame eshte me e mire, jo kthehuni te gjith krishtere, jo kthehuni te gjith musliman ... dhe budallalleqe te tjera femijerore.

    Une po iu them rrini Shqiptar, besoni ne Zot e jo ne fé dhe duajeni vetem vetveten, se religjionet jan bindje personale, qe permes tyre behet politika kryesore ne kete bote, féja ka qene gjithmone e politizuar dhe permes saj jan bere gjithmone manipulimet me te rrezikshme per pushtet nga njerz qe nuk besojne fare ne Zot por vetem shtiren ashtu, keshtuqe kujdese vllezer, se si popull i vogel ne mes te fronteve te te medhenjeve mund te ndodhe qe te kafshojme ne granit.

    Kjo e fundit ndoshta ju tingllon paksa egoiste, mirpo lexojeni edhe nje here dhe e shihni kjart qe kjo qe e thash ne fund nuk ka asgje te beje me ogoizem, por ka te bej vetem me vetmbrojtje dhe as pak me egoizem.
    he he deklarimi me njofjen jan shum larg

    qe tre muj e ka deklaru po per te njoft se ka njoft hala

    kurse sa per at shprehjen e dyt me bold ma mir sun e thot tjeter kush, respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 22-05-2008 më 16:11
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #79
    I PËRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NË TOKË
    Postime
    156
    Lexo këtë analizë

    --------------------------------------------------------------------------------



    Shkruan: Muhamed Jusufi - Kajolli

    Konferenca islamike dhe Kosova

    Duke njohur marrëdhëniet shumë të mira midis shteteve arabe dhe SHBA-të, mendoj se këta të fundit kanë një strategji që njohja nga shtetet arabe të behet më vonë për arsye se, njohja të mos merr karakter fetarë. Kosova duhet të durojë edhe pak sa të pranohet nga 77-të shtete të tjera, e pastaj në bllok ose secili shtetet islamik në vete, do ta bënte njohjen për një kohë të shkurtër.

    Muhamed Jusufi-Kajolli
    I motivuar nga analiza të ndryshme rreth konferencës islamike, dhe zhgënjimin e disa individëve obligova veten të shkruaj rreth këtij evenimenti të ri. Kam përshtypjen se qasja ime do të ndihmojë sado pak, ata pak të zhgënjyer, rreth njohjes së Republikës së Kosovës.
    Elementet që kanë të bëjnë me këtë fushë, janë: 1. shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2. kërkesa për njohje, nga shtet sovrane në këtë mes hyjnë edhe shtetet islamike dhe 3. Qëndrimi i “shteteve islamike” rreth kësaj kërkese.
    Kosova ka shpallur pavarësinë. Presupozoj se të gjitha shtetet në një mënyrë e dinë se mbrapa kësaj shpallje qëndrojnë SHBA-të, gjë që, shqiptarët në përgjithësi dhe pakicat jo serbe të Kosovës i janë mirënjohës veprimit dhe sakrificës amerikane. Pa këta të fundit, është shumë e qartë se shqiptarët edhe pse e meritojnë mëvetësinë, nuk do të mund ta shpallnin atë. Kështu, shqiptarët i janë mirënjohës edhe shteteve të tjera të cilat iu rreshtuan kësaj sakrifice. Gjithashtu, mirënjohës i janë edhe të gjitha shteteve islame për ndihmës humanitare dhe ushtarake. Dhe krejt në fund i jemi mirënjohës të gjitha shteteve që gradualisht po e kuptojnë realitetin e ri në Ballkan. Nuk ka dyshim se amerikanët sot për sot janë gjeneratori i ndryshimeve globale në botë, prandaj agjenda amerikane nuk mund të përputhet me agjendën tonë e as me agjendat e shteteve të tjera të Ballkanit.
    Kosova, ditën që shpalli pavarësinë, po atë ditë kërkoi nga shtetet sovrane për njohjen e saj. Deri më sot kësaj kërkese i janë përgjigjur pozitivisht një numër i konsiderueshëm i shteteve. Na gëzon fakti se njohjen e pavarësisë e kemi nga shtetet më të zhvilluara të botës. Ndërsa shtetet islamike kishin paralajmëruar se do ta pranonin në paket Republikën e Kosovës, të paktën kështu na informuan politikanët tanë. Fillimisht kështu u tha nga ish anëtari i negociatave me Serbinë Veton Surroi dhe, më vonë nga vetë Kryeministri, Hashim Thaçi.


    Shtetet islame dhe Kosova

    Shumë pak ishin ato institucione brenda shteteve islame që njihnin Krahinën Autonome të Kosovës. Nuk gaboj sikur të them mbase askush nga këto institucione nuk e njihte Kosovën, me përjashtim të pak individëve brenda një numri të vogël institucionesh. Muslimanët e ish Jugosllavisë në botën islame prezantoheshin nga kryemyftiu i Bosnje e Hercegovinës, ndërsa kjo, askund nuk i theksonte shqiptarët, gjegjësisht muslimanët e jugut të këtij shteti. Bota islame mendonte se gjashtë milionët musliman që jetonin në Jugosllavi, që të gjithë ishin nga Bosnja. Ndërsa shqiptarët (muslimanët) filluan të njihen nga këto shtete vetëm pas viteve nëntëdhjeta, me ardhjen e shoqatave bamirëse islame në Shqipëri. Jemi dëshmitar të ndihmës së madhe që këto shtete i ofruan shqiptarëve dhe Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999-të.

    Diplomacia shqiptarëve dhe shtetet islamike

    Të jemi konkret, diplomacia shqiptare shumë pak ka punuar me shtetet islamike. Nëse Kosovën filluan ta njohin nëpërmes shtetit amë Shqipërisë, atëherë diplomacia shqiptare me këto vende udhëhoqi një politikë injoruese. Në kohën e ish presidentit Ramiz Alia Shqipëria kishte fituar statusin e shtetit vëzhgues në OSHI, për herë të parë në këtë organizatë kishte shkuar Ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani, ndërsa në takimin tjetër kur shkoi Alfred Sereqi, presidenti Berisha u sulmua ashpër nga opozita. Me ardhjen në pushtet të opozitës në vitin 1997-të, u ndërprenë marrëdhëniet me këtë organizatë. Për fat të keq pushtetarëve socialistë, nuk ju mjaftoi ngrirja me këtë organizatë por ajo përdori fjalorin më fyes ndaj kësaj organizate.
    Një fakt tjetër është edhe politika e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Për fat të keq na është i freskët të gjithëve qëndrimi tij. Gjithashtu edhe ky politikan udhëhoqi një politikë injoruese (jo fyese), por për të, ata, ishin inekzistent. Sa herë që kërkohej të prezantohej Kosova me përfaqësuesit e saj nëpër këto takime, ai nuk ishte i gatshëm të dërgonte askënd. Nëse në këtë konferencë shprehin dëshirë të pranohen shtete me përqindje të vogël të muslimanëve, atëherë çfarë i pengonte Shqipërisë ose neve të pranohemi në këtë organizatë. Nuk ka dyshim se nga takime të tilla ne do të kemi përfitime të mëdha ekonomike dhe kulturore.

    Kush janë shtetet islame

    Populli ynë duhet t’i njohë më mirë e më gjerë shtetet islamike. Secili njeri duhet ta ketë parim jetësor njohjen e gjësendeve, sepse, kjo ndihmon në mos ndërrimin e opinioneve të shpeshta. Jo rastësisht pak më sipër, e kisha futur në thonjëza fjalinë shtetet islamike. Duhet ta kemi të qartë, se në botë sot për sot nuk ka shtete me regjim islamik, me përjashtim të Republikës Islame të Iranit dhe Republikës Islame të Mauritanisë. Unë personalisht nuk di shtete të tjera në botë që drejtohen nga sistemi islam. Nëse i konsiderojmë si shtete islamike të gjitha ato shtete që muslimanët përbëjnë shumicën në ato vende atëherë dakord, le t’i quajmë si të tilla. Aq sa unë i njoh shtetet me sfond islam, kemi shtete klasike monarkiste, shtete me demokraci të brishtë (diktatoriale) dhe shtete me demokraci të pranueshme.
    Deri në vitin kur mbaroi Lufta e Ftohtë, shumica e shteteve muslimane i takonin shteteve të treta, pra, shteteve të painkuadruara. Siç dihet, ish shteti Jugosllav ishte gjeneratori i lëvizjes së këtyre shteteve së bashku me Egjiptin dhe Indinë. Ndërsa Jugosllavinë e udhëhiqnin serbët. Nëse politika serbe nuk kishte arritur për të ndikuar në shtetet muslimane monarkiste dhe në shtetet me demokraci të pranuar, ajo kishte ndikuar dukshëm në shtetet me demokraci të brishtë.
    Si shtete më me ndikim ndër shtetet islamike në botë janë: Irani, Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti. I vetmi është Egjipti, i cili në një farë mënyre mban qëndrim jo të qartë ndaj Kosovës. Si duket egjiptianët nuk duan t’i mbeten borxh serbëve, për ndihmën që ua dërguan në vitin 1973 kundër Izarelit. Egjipti në syrin tim hyn në shtetet me regjim demokratik të brishtë, ndërsa Husni Mubaraku ka mbaruar shkollën për pilot në Moskë. Duke marrë për bazë këtë, dhe, aktualitetin në Egjipt, politika e tij është konfuze edhe brenda vetë shteteve arabe. Megjithatë, parapëlqej që diplomacia jonë të punoj më me seriozitet me këtë shtet të madh, sepse ky shtet mund të ndikojë tek shtetet e llojit të tij.
    Arabia Saudite është një shtet që asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ish Jugosllavinë, duke qenë se kjo ka marrëdhënie të mira me SHBA-të, mendoj se një takim zyrtar do ta njohë Republikën e Kosovës. Ndërsa ky shtet ndikon dukshëm në shtetet monarkiste të llojit të tij dhe më gjerë.
    Turqia është shteti i cili e njohu Republikën tonë, dhe ky shtet po bën të pamundurën duke lobuar brenda kësaj organizate, bile edhe më gjerë.
    Irani është një shtet me ndikim rajonal në Lindjen e Mesme, në shikim të parë secili mendon se ky shtet është kundër Amerikës, dhe, duke qenë se Amerika ndihmoi pavarësimin e Kosovës, natyrshëm ky shtet duhet të jetë kundër pavarësisë së Kosovës. Jo, unë personalisht nuk e shikoj me këtë sy. Irani kishte politikë konstruktive në Bosnje dhe Hercegovinë me SHBA-të dhe BE-në, kështu është konstruktiv edhe në Afganistan e Irak. Atëherë pyes veten pse duhet të jetë kundër pavarësisë së Kosovës, kur edhe ky shtet ndihmoi shqiptarët me ndihma humanitare gjatë krizës!? Secili shtet ka politikat e veta afat shkurtra dhe afatgjata, prandaj nuk shoh asnjë mundësi që Irani të rreshtohet me politikën dezintegruese të Serbisë.

    Pse s’e njohu Konferenca Islamike pavarësinë e Kosovës

    Personalisht nuk e di, mbi çfarë cilësie shkoi delegacioni ynë në këtë konferencë. A ishin të ftuar si vëzhgues apo si mysafir sa për të prezantuar ndryshimet e reja në Kosovë, meqenëse, kishte për t’u biseduar aty për një shtetet të sapolindur. Sidoqoftë, dy janë arsyet që shtetet islamike nuk e njohën pavarësinë e Kosovës. Prezantimi i dobët i palës sonë dhe e dyta, mbase kanë vlerësuar se është akoma është herët për ta bërë njohjen.
    Kur them prezantimi i dobët, këtu nuk aludoj në ministrin e arsimit dr. Enver Hoxhaj. Ai si person dhe si politikan është me përvojë të shkëlqyer dhe është njeri që premton shumë. Por ajo që e bëri prezantimin e dobët ishte rangu i përfaqësimit. Në Dakar ishin tubuar mbretër, presidentë dhe kryeministra, ndërsa përfaqësuesi ynë ishte ministër i arsimit. Në diplomaci, kjo shikohet shumë. Unë nuk kam informacion pse nuk shkoi në Dakar presidenti ose kryeministri ynë, por, thënë realisht në takime të tilla do të duhej t’ishin prezent njëri prej këtyre dyve, ose që të dy së bashku, mu sikur përfaqësimi i Shqipërisë në Bukuresht nga presidenti, kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Kosova kishte nevojë për njohje, dhe, prezantimi ynë do të duhej t’ishte i nivelit më të lartë në këtë konferencë.
    Ndërsa arsyeja e dytë mbase esenca e saj duket e paqartë, por është e mundshme. Shkeljet e rënda të Serbisë dhe vetoja Ruse bëri që Kosova të zgjedhë rrugën jashtë rregullave të OKB-së. Për të fituar shansin tjetër që Kosova të bëhet shtet anëtar në këtë organizatë, i duhet të ketë mbështetjen ose njohjen e 128/9 shtete. Serbia dhe aleatët e saj, tani për tani janë të interesuara që ta pengojnë në çdo mënyrë njohjen e Kosovës. Ata duan tajvanizimin tonë. Nuk jam shumë i sigurt por, vetëm 24 shtete deri tani, kanë njohur Tajvanin, ndërsa Kosovën deri tani e kanë njohur 35 shtete, sikur edhe shtetet e mbetura islamike ta pranonin do të bëheshin 87-të shtete. Ky numër nuk është i mjaftueshëm për anëtarësim në OKB, ndërsa në anën tjetër diplomacia antinjohje do të rritej edhe më shumë sepse do të flitej për një shtet të ri islamik në Evropë... Duke njohur marrëdhëniet shumë të mira midis shteteve arabe dhe SHBA-të, mendoj se këta të fundit kanë një strategji që njohja nga shtetet arabe të behet më vonë për arsye se, njohja të mos merr karakter fetarë. Kosova duhet të durojë edhe pak sa të pranohet nga 77-të shtete të tjera, e pastaj në bllok ose secili shtetet islamik në vete, do ta bënte njohjen për një kohë të shkurtër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga muli21 : 25-05-2008 më 19:32
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TË KTHEHEMI

  10. #80
    I PËRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NË TOKË
    Postime
    156
    Unë vetëm një pyetje bëra:
    Pse Vendet Islamike të botës Arabe që të gjitha pa një pa dy e Pranuan Malin e Zi si shtetë ndërsa Kosoven akoma jo?

    Sepse për malin e Zi u kishte kërkuar këtë gjë Rusia dhe ato e kanë pranuar Malin e zi!
    Po Ju kujtojë që: Malin e Zi si shtet e ka pranuar edhe AMERIKA apo USA. Atëherë pse shtetet arabe si " antiamerikanizëm apo edhe për Inati të Amerikës nuk kanë vepruar njesoj si me Kosoven, që mos ta pranojnë MALIN E ZI?!

    Është normale që Padroni i tyre RUSIA u ka kërkua vendeve Arabe iSLAME QË TA PRANOJNË mALIN E ZI NJESOJ QË U KA KËRKUE QË MOS TA PRANOJNË kOSOVEN!




    Ça na lodhën këto shembuj me Malin e Zi?
    Nuk janë rast unik - Kosova dhe Mali i ZI
    Gati asnjë kundërshtim ndërkombëtar (asnjë shtet në botë - bile edhe vet serbia nuk ka qen kambgulëse për Malin e Zi si për Kosovën- u ndanë me marveshje prandaj asnjë shtet në botë nuk kundërshton, po sikur Kosova të ishte ndarë me serbin në mënyrë paqësore me siguri do të kishte ndodhur e njejta situatë).
    Mali i Zi dhe serbia kan qenë dy anëtar të barabart në federatën që ka qenë dhe që mbeti pastaj e që përfundimisht u ndanë.
    Cili ka qenë statusi i Kosovës në federatën që mbet mes serbis dhe malit të zi?
    Si mendoni - a e ka pengu shumë këtë proces të njohjes së Kosovës marveshja e kumanovës në mes të forcave të NATO-s dhe forcave sërbe dhe më pas rezuluta e OKB- 1244.
    Cili është statusi i kosovës në këtë rezolutë (në këtë rezolutë Kosova a paraqitet si ''pjesë'' e serbis?)
    A ka tash probleme lidhur me këtë rezolutë, që njëher është shumë problem që të ndryshohet (1244-OKB).
    Ndryshuar për herë të fundit nga muli21 : 25-05-2008 më 20:15
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TË KTHEHEMI

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  3. Politikat e BE-së dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  4. Globalizimi
    Nga klevis2 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •