
Postuar më parë nga
ocean
Pershendetje Preng,
E shoh se qellimi yt ne kete teme eshte qe: meqenese vendet Arabe nuk e pranuan pavarsine e Kosoves tani besimtaret shqiptare musliman duhet te konvertohen ne fene e tyre "autoktone!"
I nderuari Preng, besimi eshte nje gje personale, nevoje shpirterore qe vie nga thellesia e zemres pa kurrfare influence politike. Prandaj nuk eshte e drejte te ngaterrohet besimi me politike.
Besimi nuk nderrohet aq lehte, dhe aq me teper per shkaqe politike. Politika nderron shume shpejte, dhe njeri nuk mund ta nderroje besimin sa here qe te merr kahje era politike ne nje drejtim te ri. Kete mund ta bejne vetem ata qe nuk kane besim te sinqerte.
Eshte per te ardhur keq qe vendet Arabe nuk na kan pranuar, ky eshte problemi i tyre, por per mendimin tim kjo ska te beje fare me Islamin. Islami nuk iu eshte rezervuar vetem Arabeve, apo nje komuniteti specifik, por eshte per te gjithe njerezimin, kush ka nevoje per te. Shpresoje se edhe vendet Arabe ne nje te ardhme te shkurter do ta njohin pavarsine e Kosoves.
Nuk mendoj se Arabet jane miq te sllaveve por si duket ata mendojne se kane nje armik te perbashket, Ameriken, qe i dha Kosoves pavarsine, prandaj edhe hezitojne per te na pranuar.
Besoj se Islami ne Shqiperi e Kosove ushtrohet ashtu si eshte per tu ushtruar, me dashuri, respekte, tolerance, meshire per te gjithe njerezimin, as ne kushte Arabe apo ne kushte tjera.
Edhe une nuk jam per ato grupe qe ne emer te "Islamit" ndjellin dhune dhe urrejte, dhe jam i sigurte se populli shqiptare kurr nuk do ti lejoj te zene rrenje ne trojet tona.
Nuk jam as per ato grupe shqiptare qe po ndjellin urrejtje kundra cdo gjeje qe ka te beje me muslimanizmin. Per mendimin tim edhe keta jan po aq ekstrem dhe shume te rrezikshem per komunitetin tone, sa edhe ekstremistet "Islamik", dhe ne esence nuk kane dallim fare.
Sa per kamikazet qe po vrasin njerez te pafajshem per cdo dite ne emer te "Islamit" ata nuk do ti ngaterroja me fene Islame fare. Ata jane duke bere nje lufte kombetare dhe jo fetare.
Nga te gjithe muslimanet e botes me duket se perafersisht 5% jane Arabe, ndersa ne sulmet kamikaze marrin pjese me shume se 95 % te tyre.
Dhe per fund dua te i falenderohem Zotit qe na dergoi nje aleat te fuqishem si Ameriken se pari ta shpetoje Shqiperine dhe me vone tua sjell shqiptareve te Kosoves Pavarsine. Kete e bene ata pa kurrfare paragjykimesh fetare, prandaj edhe ne duhet te marrim mesim nga ta e te mos ndjellim urrejtje mes veti.
Ju faleminderit
Krijoni Kontakt