Pergjegjesite e qulljes se jashtme ngjanin pjella te padurimit .Ndersa rrjedhja e brendshme binte ndesh me kenaqesite qe pasonte liria.Kjo eshte tejet e rende per perballje ,sidomos kur gazi karbonik te ka vershuar ne te gjitha vrimat,Veprimin me shkaterrues e reflekton ne temtha.Por mbi gjithe ngacmimet biologjike ,ngrihej imazhi i katedres dhe rrokullisja e copezave oratorike bashke me elokuencen antike qe e trajtonin perplasjen e fundit te afte per t`u shkermoqur ne hapesirat e pas -ballit.Keshtu dukej se ndjekja homerike s`do te ndalte dot deri ne harresen e ngjarjes apo pas ndodhie me te ashper ne paharrueshmerine e vet..Xhepat e trikuardit do te ishin shembur nga pesha delirante qe shpatullat leshonin mbi duar ,sikur mos te shfaqej ,silueta e gjalle dhe e dashur e strehes se Kusheririt Jezu.PO patjeter qe krahe-para-krahet bashkepunuan per ndryshimin e pozicionit.Vendndodhja e kusheririt eshte ne anen e djathte te nje rrugice me qarkullim te perhershem .Ne pranesi te dykateshit ku po drejtohej inkoshienca ka pragje dyersh.Jane dalje lemerisht te vjetra ku nguliten krijesa te diteve te sotme.Ne fakt do provoja ngushtesine prej rripi te meshires nese di nisja nje akuze konsideruese per to.Bile do tregoja dhe mosmirenjohje.Ato kane aftesine e bukur te ma bejne edhe me te padurueshme ngjitjen tek k.Jezu.Kur e ndiej ne ajer frymemarrjen e tyre mesjetare ndiej njekohesisht dhe vajisjen e kockave te perndjekura nga shikime qe jane ,per mjerimin e tyre,krejt te shqyera.Kacavirren nga takat e kembeve deri tek format e gjunjeve ,deri ne lakuriqesine e qafes.Eshte nje grusht -qenie verdhe e zi.Diku ane balli tmerresisht te ngushte nxjerr ekzistencen e vet ndonje fije e dale boje.Keto jane detaje shume te trasha ,aq sa vete trungesia e tyre ,dhe une u zgjata shume ketu.
Hyresja qe ndihmon lidhjet e k.Jezu me asfaltin dhe gjithe pjesen tjeter te bere me dore,eshte gati e lashte.Kercellitese dhe e peshtjelle ,ndoshta deri ne mesin e trashesise ,me pluhur ajri.Dhe kete here tingelloi me sa i hante tingulli gjate rrotullimit rreth boshtit.
Oborri eshte shnderruar ne nje varreze te botes bimore ,ku kullosin te deshperuara macet e pamajmura dhe qimegjata.Edhe pemet me shtremberesen teatrale marrin pjese ne fantazmagorine e skenes..Ca kercunj ne hyrje dhe dy a tre sinusoida me tutje ,vendosur ne rradhe ,sikur kane dashur te jene perseriteset e shemtuara te kolonave olimpiane.Te kalosh permes gjithe kesaj shprehie te cmendurise se lartme eshte specie e rralle pershtypjesh.
-Eshte lart.-u pertyp goja pa dhembe e qiradheneses .Ngrohej nga zagushia peshtirosese e mbarim -vjeshtes.I rrotulloi kokerdhoket e syve si prozhektoret e kampeve te internimit ,e hodhi nga to gjithe fuqine parese mbi kombinim tim te jashtem .Ia ktheva me pa-pershtypje dhe mosbesim.
Duke kapercyer barerat e verdha ,gjendesh ne pjesen ku shohin e sheh dritaret e k .Jezu.Vertet ,dallohej mbushja e dhomes me mishin e mire te kusheririt .I cova kalimet e kembeve drejt shkalles prej druri.Gjithmone ndjehem kanderr ,ne pershkimin e tyre.mandej ,me ngjan se i kaloj mbi kater gjymtyre .Eshte kacavjerrja me e bukur qe me ndodh.K .Jezu ka dhuntine te me terheqe zvarre pa ma cikur trupin.Me gjithese ndodhet dy dhoma larg ,po me terheq deri dhe fijet e flokeve me force imagjinare.
Tyezen e ka ne fund te dhomes ,ne pjesen ku s`mund te depertoje dielli kurre edhe sikur te nderroje sensin e shfaqjes.
K.Jezu i dalloj vec pjesen e prapme .Perparesite i ka drejtuar nga xhamat.
-Nuk ka deshmitare-(guxoj ti hap-e-mbyll buzet)
S`do te kthehet sic duket.PO e pres ne divanin me kashte dhe lekure.
-Pse nuk ka deshmitare?-permendet ose humbet se fundi K .Jezu.Eshte kthyer tash.I paska pjesen e poshte syve te shvetesuar dhe ballin krejt te rrudhur .Dhe...dhe pjesen qe sapo ia pashe te pantallonave me njolla te medha te kush e di te cfare lende.I kam leshuar ndergjegjjet te ajrin mes nesh..Nuk fshihem kurre ketu.Dhe koken e peshtetur mbi pjesen ku mbeshtesh nga divani.Cliruar nga gjithe hollesite dhe sublimitetet,duke bere paqe me gjithe atmosferen dhe duke u leshuar nga trupi ne hapesire.
-Sepse-u ngrita dhe i shkova aq prane sa t`iA perkedhelja gjithe vendet ku i dhemb-sepse...nuk jane...kane ikur ...!Jemi vetem une dhe ti ...Ti dhe une...dhe kandrat poshte parketit.
I hoqi duart nga vendet ku pantallonat te lejojne ti fusesh dhe zuri me to kryet.
Dhe nisi te ece-jakte neper dhome,Dhe nisi te mos flasefare ...Dhe ..ecte,ecte...si per te trembur kandrrat nen parket.
Nderkohe homeri kishte avullluar prapa meje ,bashke me shijen e helmet te leksionit .
Krijoni Kontakt