Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: E panjohura

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45

    E panjohura

    E panjohura


    Ndėrsa tingujt e pianos qė emetoheshin nga njė radiostacion pėrziheshin me fėrshėllimėn e pamėshirme tė erės qė dukej se ish ēuar peshė, mbyti duēin e cigares nė taketuken e mbushur plot dhe pavetėdijshėm dora i shkoi nė celularin qė rrinte „pashpirt“ pranė tij.
    Kėrkoi numrin e saj nė listėn e regjistruar dhe derisa priste pėrgjigjen nga Ajo u step kur dėgjoi :“Momentalisht jam e zėnė, ju lutem lini porosinė pas sinjalit!“. U hamend disa herė tė fliste por disi i lidhej zėri dhe fjala e vetme qė doli nga goja qe :“Unė...“ – qė nė njėfarė mėnyre mbeti varur nė ajėr me njė mori fjalėsh e mendimesh tjera tė pathėna!
    Rigat e shiut tė pėrziera me ca fluska ende tė paformuara mirė dėbore, sikur donin tė shqelmonin xhamat e dritares pėrballė tij. Shiqimin kish drejtuar nė rrėketė e shkurtėra qė krijoheshin nė xham, drejtimin e sė cilave e dezorientonte era qė nuk kishte mendjen tė zbutej. Tashmė kish ndezur edhe cigaren e vetme qė i kish mbetur nė pakon e blerė tek kthehej nga puna nė orėn gjashtė tė mbrėmjes. Me kokėn mbėshtetur dhe me trupin gjysmė tė shtrirė nė foteljen qė tashmė e kishte zhvendosur pa ndonjė plan nė mes tė dhomės, i tėri qe dhėnė pas rrathėve qė krijonte nga tymi i cigares qė nxirrte nga goja. Se si shkonin ata rrathėt e krijuar – ishin fare tė vegjėl kur dilnin nė hapėsirė e pastaj rriteshin, zgjeroheshin dhe atje diku pas ca sekondash shformoheshin dhe shndėrroheshin nė njė shtėllungė te zbehtė tymi... Njė buzėqeshje jo shumė e theksuar e pėrzier plot melankoli i shkrepėtiu nė buzė kur krahasoi rrathėt e tymit me jetėn e vet.
    Kėshtu si kėta rrathė tymi erdhėm nė jetė, mendoi, ishim fare tė vegjėl dhe tė pastėr mu si forma e kėtyre rrathėve qė nė fillim vėrehej fare mirė ,dhe dalngadalė rritemi e ēthurremi tė mbushur shpeshherė vrerė, josinqeritet, interes e ēka jo tjetėr.
    I erdhi keq kur mendimet e tija filluan tė bėheshin tė vrazhdėta dhe desh ndjeu keqardhje qe ishte njeri, kur zėri i folėses nė radio e „solli“ sėrish nė jetė!
    -„Es ist ein Uhr dreißig...“ – ktheu kokėn anash dhe shiqoi nė orėn qė rrinte varur nė mur. Kishte vajtur ora njė e gjysmė pas mesante, e ai ende rrinte zgjuar! Tashmė nuk dinte nė duhej ta quante njė natė qė iku apo njė ditė qė po lindte! Sa gjatė kish mbetur ashtu gjysmė i shtrirė duke ndjekur vagonat e stėrmbushur me mendime qė treteshin diku ne labirinthet e pafunda tė mendjes. Iu bė se nuk kish mundur tė arrinte asnjėrin nga ta nė kėtė natė tė vonė pas asaj dite tė mundimshme qė kish patur nė punė.



    (vazhdon)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur !

    Vazhdo..

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    lis'
    lisi...
    qe me pelqen ky nick.
    me duket (thjesht me duket ) se je nga lezha . Po vetem nga nicku, nga tregimi... ndoshta e mesoj ne vazhdimin e tij. .
    urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ndarja...A ndėrtohet njė dashuri e re mbi plagėt e sė vjetrės?!
    Nga DI_ANA nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 386
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 06:43
  3. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  4. Parajsat e panjohura shqiptare
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:22
  5. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •