Keshtu si po shkon puna e benzines do perfundojne prape rrobt me transportin me kal. Te pakten nafte (bari) per kalin eshte akoma falas
![]()
Keshtu si po shkon puna e benzines do perfundojne prape rrobt me transportin me kal. Te pakten nafte (bari) per kalin eshte akoma falas
![]()
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
makina qe nga harxhon shum 20mil/gall, edhe sikur te harxhoja shum para dhe te blija nje makin qe harxhon 48mil/gall ( toyota prius) prap per nje vit pse me pak kur cmimi i benzines te jet afer 7/gallon prap nuk do me kursente shum. puna eshte se i ka ikur koha makinave me karburante, kete mund ta perballojn vetem te pasurit, net e tjeret do na duhet te gjejm menyra te tjera
ne kosov 1.30 euro benzina po une ktu e kam afer Mitrovicen po shkoj andej kah ana e boshnjakvene veri po ka benzin ka 1 euro ka edhe 90 cent
LIVERPOOL
you`ll never walk alone
Edhe ne Gjermani per here te pare qmimi i naftes ka arritur ate te benzines.1,54 euro
Ne Fyrom esht 1.20 euro dizeli, 1.30 euro benzina.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Alarmi, çmimi i naftës drejt 200 lekë për litër
Importuesit paralajmërojnë rritje tjetër. Dje, zhdoganimi me 155 lekë litri
Çmimi i naftës në treg pritet që shumë shpejt të ketë një tjetër valë rritje. Këtë radhë alarmi vjen nga vetë importuesit, disa prej të cilëve nuk ngurrojnë të thonë se brenda verës çmimi mund të arrijë deri në 200 lekë për litër. "Sot në Portin e Durrësit po zhdoganojmë naftën "Diesel" me 155 deri lekë për litër. Vetëm pak ditë më parë nafta vinte në port me një çmim prej 145 lekë për litër", thotë Ibrahim Aktoz, drejtor i Përgjithshëm i "Alpet". Por paralajmërimi për një rritje tjetër shumë të shpejtë të çmimeve sakaq të larta të naftës vjen edhe nga importues të tjerë. OPEC paralajmëroi pak kohë më parë se deri në fund të vitit çmimi i naftës mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi, nga 137 që është aktualisht, çka konfirmon më tepër parashikimet pesimiste për rritje tjetër të fortë të çmimit. Aktualisht, nafta e tipit D2 po shitet në tregun shqiptar me 160 deri në 162 lekë për litër.
Importi
Shqipëria importon mesatarisht 300-400 mijë tonë naftë në vit. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për 5 muajt e parë të vitit importi i karburanteve në vend arriti në 147 mijë e 700 tonë. Nafta e tipit "Diesel" shitet aktualisht në bursën e Platts-it me 1213 dollarë për tonë, ndërsa eurodieseli me gati 1300 dollarë për tonë. Sipas përllogaritjeve vetëm për 5 muajt e parë të vitit importet e karburanteve kanë kushtuar më shumë se 180 milionë dollarë. Në vitin 2007, Shqipëria importoi rreth 300 milionë dollarë karburante. Për këtë vit parashikohet se importi i karburanteve do të marrë rreth 500 milionë dollarë
Çmimet e paqëndrueshme
Dje, çmimi i naftës shënoi një ulje me rreth katër dollarë për fuçi, duke arritur në 132 dollarë nga 136 që ishte. Tregu i karburanteve është bërë më i paqëndrueshëm se kurrë, teksa çmimet ndryshojnë brenda pak minutash. Disa analistë ndërkombëtarë e shpjegojnë këtë me faktin e spekulimeve që po ndodhin në treg. Por pavarësisht këtyre, parashikimet janë që çmimet të vazhdojnë të rriten. "Do të jetë një verë mjaft e dhimbshme për të gjithë ata që kanë automjete", raportonin mediat amerikane dje.
Shqip
Sui generis
Nuk ndalet çmimi i naftës. Nga dita e djeshme D1 shitet 166 lekë\litër
Nga dita e djeshme për të dytën herë brenda muajit qershor, çmimi i karburantit më cilësor, D1 (eurodiesel) është rritur në masën 2 për qind, duke kapur nivelin rekord të 166 lekëve për litër. Të shtunën eurodiesel shitej 163 leke/litër,ndërkohë që muajin e kaluar kjo shifër shënonte 160 lekë litri. Këtë rritje grosistët e shpjegojnë me rritjen e çmimit në tregjet botërore ku një fuçie naftë bruto (169 litra) shitet me 140 $.
TIRANE- Që nga dita e djeshme, për doruesit e automjeteve diesel në Tiranë janë ndodhur përballë ndryshimit të radhës në çmimin e karburanteve. Fatkeqësisht, edhe këtë herë, në kahun negativ. Për të dytën herë brenda muajit qershor, çmimi i karburantit më cilësor, D1 (eurodiesel) është rritur në masën 2 për qind, duke kapur nivelin rekord të 166 lekëve për litër. Deri një ditë më parë, ai shitej me 163 lekë/litër, ndërkohë që muajin e kaluar kjo shifër shënonte 160.
Tregjet
Rritja e çmimeve në tregun vendas është diktuar nga një "kërcim" i theksuar në tregjet ndërkombëtare. Deri në vitin 2003, nafta bruto tregtohej aty në vlerat 18-20 dollarë për fuçi (169 litra). Pas një periudhe rritjeje të ngadaltë, në nivelet 30-35 dollarë, shqetësimi i operatorëve filloi të ndihet seriozisht, me nivelet 40 dollarë, të vitit 2005. Pas akteve terroriste në Irak, problemeve politike në Lindjen e Mesme dhe kërkesave në rritje nga Kina e India, gradualisht "ari i zi" kaloi 50 dhe 60 dollarë, ndërkohë që aktualisht shitet me një rekord prej rreth 140 dollarësh për fuçi, ndikuar kjo edhe nga rënia e vlerës së valutës amerikane.
Cilësia
Karburanti diesel për automjete, sot sigurohet në masën 80% nga importi dhe rreth 20% nga prodhimi vendas (ARMO sh.a.), nga rafineria e Ballshit. Sipas legjislacionit në fuqi, sot lejohen dy standarde për dieselin e automjeteve: ai me përmbajtje të squfurit deri 50 mg (D1) dhe me përmbajtje të squfurit deri 0,2% (D2). Raporti në tregun e brendshëm midis këtyre dy lloj dieseleve për vitin në vazhdim është rreth 40 (D1) me 60 (D2) dhe ka një rritje të tregtimit të dieselit cilësor në krahasim me vitet e kaluara, kur raporti ka qenë më i ulët se 30 me 70. Ndërkohë, në përputhje me VKM Nr.147, datë 21.3.2007 "Për Cilësinë e Lëndëve Djegëse, Benzinë dhe Diesel", duke filluar nga 1 janari 2009, në vend nuk do të tregtohet më naftë D2.
(s.g-Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
Sui generis
Krijoni Kontakt