Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Rekord çmimi i naftës në Shqipëri, lë pas benzinën

    Pak ditë më parë, cmimi i karbuarnteve u rrit me 5 lekë për litër, ndërkohë që tani, tregu është përfshirë nga një valë e dytë rritje, që ka prekur vetëm eurodizelin. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Për herë të parë në tregun tonë të karburanteve, cmimi i naftës e ka kaluar atë të benzinës. Në disa pika karburantesh në kryeqytet, nafta e cilësisë së parë e njohur ndryshe si euro-dizel që përdoret edhe më masivisht është shitur me 155 lekë për litër, duke lënë prapa benzinës që është tregtuar me 153 lekë për litër. Kjo është rritja e dytë që pëson cmimi i naftës brenda një jave. Pak ditë më parë, cmimi i karbuarnteve u rrit me 5 lekë për litër,
    ndërkohë që tani, tregu është përfshirë nga një valë e dytë rritje, që ka prekur vetëm eurodizelin. Ky i fundit është rritur nga 153 lekë për litër në 155 lekë për litër. Importuesit e karburanteve e justrifikojnë këtë rritje të cmimeve me ecurinë e bursave ndërkombëtare, në të cilat ari i zi ka arritur nivelet rekord.
    Por ky argument e shpjegon situatën vetëm pjesërisht dhe justifikon vetëm rritjen e një jave më parë. pasi është e cuditshme që cmimi i naftës të rritet brenda pak ditësh për herë të dytë, madje në atë masë sa të tejkalojë edhe benzinën.



    Burimi i Lajmit!
    Sui generis

  2. #2
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    dhe ktej ne itali keq u ka bo..ka arrit benzina 1,58 euro/litrin me i vra fare ato mullah Omar anej sa e kan ngrejt!
    frika se nga qe po dalin makinat me energji alternativ,menojn qe sdo blehet me dhe ja fusin cmimin e lart se per tani sesbon do blehet skemi nga te shkojm se si ka njeri ato makina se kushtojn shum!
    dhe kto dreq shteta qe si ulin taksat qe te ulet cmimi..cdo njeri don te mushi portafolin e vet..
    HAJDUTA!!ju raft dumllaja (se ca eshte se di po me pelqen kjo fjal)..
    mos luj se sta quj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    edhe keteja keq $380 gallon ose 1 $ LITRI

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1 Lexo Postimin
    edhe keteja keq $380 gallon ose 1 $ LITRI
    Sikur të ishte dhe në Shqipëri 1$ Litri, sa mirë do të ishte. Nuk kisha pse të ankoheshim, po do rinim qetësi dhe do i falenderonim.

    1$ = 78 Lek

    Do ishte i njëjti çmim që ka qënë në vitin 1998. Që nga ajo kohë fillojë të ritej çmimi i naftës dhe benzinës. Ku tani e 1 dekad përpara ka qënë sa gjysma e këtij çmimi që është sot.

    P.s Nuk e di se ç'farë bëhet me çmimin po di vetëm që po e rënojnë akoma më shum këtë vënd. Po i boshatisin xhepat e Shqipëtarëve nga të gjitha anët, nuk po i lënë një vrim të vogël ku të marin frymë. Dhe sa do vazhdojë kjo situat në Shqipëri, ku në botë bëhet ulje në Shqipëri bëhet ngritje. Paskemi qënë njerëz të fortë dhe të pa zot.

    Kalofshi mirë,

    Endri
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    155 lek per liter me te reja apo te vjetra
    se sikur e di une se ka qene me shtrejte se 155 apo jo
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Mos u merzisni se edhe ketu ne Itali 1.50€ ka shkuar si nafta edhe benzina aman.U jemi qepur Autobuzave si mos me keq.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    kriza e naftes dot zgjat 15 vite ...pa benzin as bu as oriz ....
    nuk jan punet mir per te ardhmen...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nafta arrin nivele rekord, 129$ për barrel

    21 maj, ora 13.16 - Çmimet e naftës janë tani dy herë më të larta se sa në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

    Çmimi i naftës ka arritur nivele rekord, duke u ngjitur për herë të parë afër nivelit 130 dollarë për barrelë.
    Në kontratat e muajit Qershor, çmimi i naftës arriti deri në 129.6$ në bursën e Nju Jorkut, ndërkohë që parashikimet janë për 130 dollarë.

    Rritja e çmimit të naftës afër 130$ konçidon edhe me raportin e Departamentit të Punës i cili tregoi rritje të inflacionit në tërësi muajin e fundit. Ky kombinim rriti frikën se inflacioni do të rritet edhe më shumë.

    Çmimet e naftës janë tani dy herë më të larta se sa në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
    Çmimi është ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë shqetësimet për ofertën e naftës, kërkesën globale dhe rënien e dollarit.

    Studiuesit e industrisë kanë parë në ditët e fundit një rritje të madhe të kërkesës për naftë në Kinë, sidomos pas rënies së tërmetit. Shumë industri dhe familje atje kanë ngelur pa energji dhe kjo ka bërë që të përdorin naftën gjithmonë e më shumë.



    Burimi




    Nafta, cmimi arrin 132 USD per fuci


    Cmimi i naftes theu edhe dje nje rekord te ri ne bursat nderkombetare, kur nje fuci u shit me 132 dollare duke u rritur me plot 5 dollare brenda nates. Cmimi po rritet per shkak se, parashikimet per mosshtimin e prodhimit dhe nga ana tjeter presionet per rritje te metejshme kerkeses ne rang global. Furnizimi ka rene javen e kaluar me 5.3 milione fuci, renia me e madhe ne kater muajt e fundit, ka njoftuar dje Departamenti Amerikan i Energjise. Parashikimet vleresojne se, per gjashtemujorin e dyte te vitit, cmimi i naftes do te arrije 141 dollare per fuci. Per shkak te kesaj situate, ne tregjet nderkombetare, ne Shqiperi pikat e pakices po e shesin nje liter nafte me 163 leke per liter. Ne fakt, cmimi i naftes ne vendin tone shenon nivelin me te larte ne rajon dhe prej vendeve nga importohet nafta. SHBA qe eshte konsumatori me i madh i naftes, nje liter nuk kushton as 1 dollare. Ekspertet e ekonomise nuk jane ne gjendje te bejne parashikime te sakta per ecurine e cmimit te naftes, madje disa analiste i kane konsideruar cmimet aktuale si spekulime te kompanive te medha te naftes ne bursa. Mirepo, pavaresisht nivelit te larte te cmimit, kerkesa per nafte nuk po frenohet. Sipas te dhenave te doganave, importet e naftes ne vendin nuk kane shenuar renie gjate ketij viti.


    Burimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 22-05-2008 më 21:26
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vazhdon rritja e cmimit të naftës deri në pakufi si ja ka filluar.....


    Çmimi i naftës shënon rekord, 135$ për fuçi

    Në tregjet aziatike çmimi i naftës ka shënuar një rekord të ri me 135 dollarë për fuçi. Brenda një ditë kuotat u rritën me 5 dollarë. Departamenti amerikan i energjisë ka deklarauar se javën e parë rezervat e naftës kanë rënë në 5.32 milionë fuçi dhe ato të benzinës në 755 000 fuçi, ndërsa lëndët e gazit dhe dizeli ka pasur rritje me 728 000 fuçi.

    Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdullah Al Badri deklaron se rritja e çmimeve ka ardhur nga spekullimi, pasi tregu është i mirëfurnizuar. Ai ka thënë se çmimi është rritur edhe nga zhvlerësimi i dollarit dhe për shkak të rritjes së inflacionit në botë.


    Burimi
    Sui generis

  10. #10
    Fatkeqesisht po ndodh ajo qe nuk donim te ndodhte, por benzina po rritet cdo dite dhe me shume. Brenda nje weekend ketu ne Chicago benzina shkoi nga $3.85 ne $4.19 per gallon

    Mendohet se gjate veres te shkoj mbi $5 galloni gje qe do ndikoj shume negativisht te te gjithe sidomos te ata qe mezi sa po perballojne jetesen sepse ndoshta ishin nje prej atyre qe humben punen gjate kesaj fiaskoje te madhe ekonomike kete ne USA.

    Edhe fakti qe Presidenti Bush shkoi vete ne Arabine Saudite dhe ata premtuan se do te rrisin prodhimin e naftes, edhe ajo nuk pati ndonje ndikim shume te madh ne Wall Street.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Cmimi i naftes ne Shqiperi.
    Nga unforgiven II në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •