Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Të bësh biznes 2008: Shqiperia ne Vendin 136

    Shqip, 15 Maj 2008

    Të bësh biznes në Shqipëri? BB: është shumë e vështirë


    Vendi ynë, i 136-i ndër 178. Na e kalojnë dhe Mongolia, Kolumbia, Kenia...

    Deklaratat e njëpasnjëshme të përfaqësuesve të biznesit në vend, si dhe konstatimet e FMN-së për situatën jo fort pozitive për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë, janë konkretizuar me të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore. Institucioni financiar më i rëndësishëm në botë ka publikuar për të pestin vit radhazi raportin "Të bësh biznes 2008" (Doing Business 2008), duke iu referuar të dhënave të ofruara nga kompanitë lider në treg, për sa i përket shërbimit që ofrojnë ndaj biznesit. Në varësi të të dhënave rreth mundësive për të bërë biznes në Shqipëri, BB e rendit vendin në të 136-n, nga 178 vende të listuara gjithsej. Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar edhe një herë pasigurinë që kanë të huajt për të investuar te ne. Rezultati i renditjes erdhi nga vëzhgimet drejt problemeve që has biznesi në marrjen e lejes për aktivitet privat, në mbrojtjen e së drejtës për të zhvilluar aktivitetin, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve, etj.

    Renditja


    Vendi ynë renditet i 136 ndër 178, të renditura nga BB-ja rreth mundësisë që ofrojnë për të bërë biznes. Nisur nga kjo, Shqipëria pozicionohet shumë shkallë poshtë vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi, të cilat renditen respektivisht 75 dhe 81, falë kushteve optimiste që u kanë ofruar investitorëve të brendshëm e të huaj. Shumë më mirë se vendi ynë paraqiten sipas BB-së shtete si Mongolia, Kolumbia, Kazakistani apo Kenia e Nikaragua. Në përgjithësi, vendet e Lindjes e kanë të përmirësuar klimën e biznesit, sidomos Bullgaria, Rumania dhe Serbia, sikurse shihet nga renditja. Vendi ynë ka lënë pas Ukrainën dhe Irakun, ndërsa shtetet e tjera vijnë nga Afrika, ku varfëria është e tejskajshme.

    Shqipëria


    Në raportin e Bankës Botërore, "Të bësh biznes 2008", një ndër arsyet e kësaj klime jo fort pozitive, për sa i përket Shqipërisë, përmendet fakti i ndryshimit të sistemit fiskal çdo vit, e cila e bën të vështirë planin afatmesëm të investimit. Si vendi ynë, rreth kësaj problematike renditen Bullgaria, Meksika dhe Moldavia. Ndërsa për të nisur një biznes të ri në Shqipëri, një individi i duhen 36 ditë dhe 10 hallka procedurale. Këta dy faktorë kanë ndikuar që BB-ja ta rendisë Shqipërinë në të 123-in për sa i përket fillimit të një aktiviteti të ri dhe në vendin e 168 sa i përket marrjes së licencës. Ndërsa në Maqedoni, nevojiten vetëm 15 ditë dhe 9 hallka procedurale. I vetmi aspekt pozitiv i raportit për vendin tonë lidhet me shërbimin në sistemin bankar, i cili duket i përmirësuar, sidomos në afatin për miratimin e kredisë, të renditur në vendin e 44 nga 178 vende gjithsej. Për hartimin e këtij raporti, për vendin tonë Banka Botërore ka përdorur përvojat e shoqërive private konsulente për fusha të ndryshme si dhe organizmat e huaja, që shërbejnë në Shqipëri, po në raport me biznesin.





    Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar pasigurinë e të huajve për të investuar



    Vendet e renditura nga BB mbi mundësinë e të bërit biznes 2008



    1-Singapori

    2-Zelanda e Re

    3-SHBA

    45-Hungaria

    46-Bullgaria

    48-Rumania

    52-Mongolia

    53-Italia

    55-Sllovenia

    57-Turqia

    63-Xhamajka

    65-Panamaja

    66-Kolumbia

    67-Tridad & Tabako

    71-Kazakistani

    72-Kenia

    75-Maqedonia

    76-Pakistani

    79-Ishujt Solomon

    81-Mali i Zi

    84-Guineja e Re

    86-Serbia

    87-Gana

    92-Moldavia

    93-Nikaragua

    94-Qiproja

    96-Azerbajxhani

    97-Kroacia

    100-Greqia

    105-Bosnjë-Hercegovina

    106-Rusia

    114-Guatemala

    116-Zambia

    122-Brazili

    121-Honduras

    123-Indonezia

    130-Tanzania

    131-Gambia

    133-Filipinet

    134-Mozambiku

    136-Shqipëria

    138-Uzbekistan

    139-Ukraina

    141-Iraku

    142-Surinami

    145-Kamboxhia

    148-Haiti

    149-Madagaskari

    152-Zimbabve

    156-Togo

    173-Chad

    177-Rep. Afrika Qen.

    178-Kongo

  2. #2
    Ja paskemi kaluar Ukraines

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    po me kosoven qu be gjendet ner 250 ajo ?
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Meritat e atij burrit nga Tropoja jane keto. Edhe korrupcioni eshte shume me i madh se ne 2006.
    Se paku i ka paisur shqiptaret me leternjoftime dhe se energjia ne vend nuk ka munguar(se paku jo ne Gerdec).
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Biznesi

    E si te behet biznes ne Shqiperi kur ajo eshte diktature ekonomike (jo politike) komuniste.
    Ku gjith monopolet e ekonomise i kane vete politikanet qe laja thaj po ata surreter jane per 17 vjet.
    Ku te meren taksat qe diten e pare qe regjistrohesh si biznes.
    Kur e paguan tvsh 5 here nje bleres i fundem.
    Kur ka nje sistem te pjedhur doganor me refrenca sipas qefit.
    Kur ka me injorantet ne administrate qe kurre nuk kryejne detyren por vetem mendojne per te vjedhur.
    Kur prona edhte e tera e vjedhur. Te gjitha kompensimet ne prona eshte vjedhje e hapur.
    Ku inteligjenca cilesohet e paafte dhe nuk i afrohet asgje.
    Ku gjithe bizneset e "sukseshsme" komandohen nga kriminele.
    Ku kryeministri meret me kundrabande nafte armesh
    Ku simboli drejtesise peshorja eshte kthyer ne kanadar parash.
    Ku nuk punohet toka buqsore po shakterrohet.
    Ku natyra po shkaterrohet duke djegur goma makine
    Ku pasurite e detit po na i vjedhin fqinjet
    Ku qytetari vidhet perdite nga telekomi, keshi, doktori, arsimtari, hipoteka, komuna bashlkia etj
    Ku te heqin qafe po ti zesh rrugen

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2010, 09:31
  2. E huaj në vendin tënd!
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 05-04-2008, 00:51
  3. Raport per lirine e shtypit, Shqipëria në vendin e 80-të
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 10:33
  4. Shqiptaret E Kretes
    Nga krutani79 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:12
  5. Terrorizmi Islamik-Shqiperia ne vendin e 11
    Nga Shën Albani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •