Punetoret e Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh kane bllokuar aksin rrugor Fier-Tepelene ne shenje proteste kunder reformes se shkurtimeve te ndermarre ne kete sektor. Protesta e 450 punetoreve nisi qe ne 08:00 te mengjesit te sotem kur punonjesit kishin pare te afishuar listat me emrat e tyre, te cilet do te prekeshin nga reforma e shkurtimeve. Ata pretendojne se lista eshte hartuar mbi bazen e bindjeve politike te drejtuesve. Aktualisht ne vendngjarje ndodhet dhe policia. Protesta po perkrahet dhe nga qytetare te thjeshte. Reagon Partia Socialiste: ARMO tjetėr provė e korrupsionit nė qeveri

Tirane, PS: Privatizimi i ARMO-s, proces korruptiv

Ora 12:00- Nenkryetari i Partise Socialiste, mbeshtet protesten e punonjesve te Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh. Sipas Erion Braces reforma e shkurtimeve ne kete sektor ka te beje me nje “proces korruptiv”. Deputeti socialist shprehet se shqiptareve po u hiqet e drejta e punes dhe akuzon kryeministrin Berisha se “kerkon te punesoje militante te PD-se ne kete nderrmarrje” . Sipas tij “privatizimi i ARMO-s eshte nje tjeter prove e korrupsionit ne qeveri”.

Fier, protesta ne Ballsh, punetoret bllokojne aksin nacional

ORA 11:30 Eshte pershkallezuar protesta e 450 punetoreve te sektorit te pėrpunimit te naftes ne Ballsh. Duke kundėrshtuar reformen e shkurtimeve qe po ndėrmerren ne kete sektor, ata jane ulur ne mes te rruges dhe kane bllokuar ne kete menyre qarkullimin e automjeteve ne aksin Fier-Tepelene. Ne protesten e punetoreve jane bashkuar dhe qytetare te tjere, ndersa policia ndodhet ne vendngjarje per te monitoruar situaten. Emrat e 450 punetoreve jane ne listat per shkurtimin nga puna per shkak te reformave te ndėrmarra nė kuadėr tė ristrukturimit dhe pėrgatitjes sė kushteve pėr privatizim.

Ballsh, punetoret ne proteste kunder reformes se shkurtimeve

Ora 09:30 - Rreth 450 punonjės tė Kombinatit tė Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės nė Ballsh kanė protestuar sot pėrpara ndėrmarrjes sė tyre pėr reformėn e thellė qė i ka nxjerrė ata nė rrugė. Shkak i kėsaj proteste, e cila ka nisur qysh nė orėn 08:00 ėshtė bėrė publikimi i listės sė punonjėsve qė janė pėrfshirė nga reforma. Kjo listė ka irrituar punonjėsit tė cilėt kanė vendosur qė tė protestojnė pėr parregullsi tė ketyre listave dhe sipas tyre nėse kjo protestė nuk do tė meret parasysh nga krerėt e Kombinatit te Perpunimit te Naftes sė atėherė ata do tė pėrshkallėzijnė protestėn. Protestuesit nuk kanė lejuar asnjė mjet tė Kombinatit qė tė hyjė apo tė dalė nė ndėrmarje ndėrsa kanė theksuar se do tė protestojėn deri nė vendosjen e drejtėsisė dhe pėrmbajtjes sė kritereve. Punonjėsit pretendojne se listat nuk janė pėrpiluar nė bazė kriteresh pasi sipas tyre ka shumė punonjės me vjetėtsi tė gjatė pune qė kanė dalė nė rrugė ashtu si dhe nga ata me shumė herė mė pak vite pune qė aktualsiht janė nė marėdhėnie pune. Shumė punonjės gjatė protestės janė shprehur madje se kėtu janė parė dhe bindjet politike, tė cilat kanė listuar dhe emrat e pėrkrahėsve nė borderotė e Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes, apo tė kundėrshtarėve nė listėn e reformės. Ndėrsa nga ana e tjetėr krerėt e kėsaj nderrmarrjeje janė shprehur se kjo reformė ėshtė nė kuadėr tė ristrukturimit dhe pėrgatitjes sė kushteve pėr privatizim. Sipas tyre asgjė nuk ėshtė piolitike dhe i janė pėrmbajtur tė gjitha kritereve. Vetėm nė sektorin e naftės kėtė vit si nė atė tė nxerrjes qė ėshtė Albpetrol ashtu dhe nė atė tė pėrpunimit ARMO ku pėrfshihet dhe Kombinati i Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės nė Ballsh pritet tė shkurtohen rreth 1700 punonjės, nga tė cilėt 600 do ti pėrkasin ARMO-s ndėrsa 1100 Albpetrolit.

(s.g/NEWS24/Balkanweb)