Boston, ėndrra vazhdon!
Me fitoren e 14-tė rresht nė shtėpi, (e teta nė po kaq ndeshje nė playoff), Boston Selltiksat fitojnė ndeshjen e 7-tė ndaj Klivledit, duke u kthyer nė finalen e Konferencės sė Lindjes pėr herėn e parė qė nga viti 2002. Dhe nuk mund tė ishte njeri tjetėr pėrveē Pol Pirs, protagonist i duelit fantastik me LeBron Xhejmsin dhe i mbijetuari i vetėm i Selltiksave tė atij viti, qė do ta udhėhiqte skuadrėn drejt fitores. Selltiksat e udhėhoqėn gjithnjė takimin, por iu desh tė djersinin deri nė sekondat e fundit pėr “tė hequr qafe” njė LeBron Xhejms kurrė tė zbutur, qė iu pėrgjigj gjuajtje pas gjuajtje aksioneve magjike tė Pirs. “Shpirti i trajnerit tė madh tė klubit tonė, Red Auerbah, ishte mes nesh sonte”, tha Pirs pas ndeshjes. “Sonte patėm edhe pak fat nė situatat mė tė vėshtira, por ne ditėm gjithsesi tė bėnim pjesėn tonė, duke e kontrolluar gjatė gjithė kohės takimin dhe ritmin e tij, tė ndihmuar edhe nga mbėshtetja e jashtėzakonshme e publikut tonė. Sonte LeBroni ishte sėrish magjik nė paraqitjen e tij, duke shėnuar i vetėm mė shumė se gjysmėn e pikėve tė skuadrės sė tij, por ne jemi njė grup i bashkuar, qė di tė bėjė ndryshimin nė ēastet vendimtare. Por ky ishte vetėm hapi i dytė i plejofit, pasi tani na pret njė sfidė edhe mė e vėshtirė me Detroitin, ku pėr tė fituar duhet tė luajmė shumė mė mirė se nė dy seritė e para, me Atlantėn dhe Klivlendin”. Ndėrsa vetė “Mbreti” Xhejms nuk deshi tė akuzonte shokėt e skuadrės si dhe trajnerin e tij, Majk Braun, pėr mungesėn e mbėshtetjes. “E di qė tani tė gjithė do tė thonė se Xhejmsi nuk ka mbėshtetje, por nė fakt, nuk ėshtė kėshtu”, tha LeBroni pas sfidės. “Selltiksat ishin njė ekip mė i mirė se ne dhe e merituan fitoren, por ne nuk u dorėzuam kurrė deri nė sekondat e fundit dhe pėr kėtė ka meritė i gjithė ekipi, jo vetėm unė. Sot mbyllėm njė tjetėr sezon tė mirė, por tani duhet tė bėjmė pėrmirėsime tė mėdha nėse duam tė bėhemi pretendentė seriozė pėr titullin nė NBA, pasi edhe rivalėt po forcohen dita-ditės”.
Tani janė ndarė si nė Konferencėn e Lindjes po ashtu dhe nė atė tė Perėndimit.
Los Angeles Lakers pėrballė San Antonio Spurs, ky do jetė viti i fundit i dinastisė Spurs nė dominimin e NBA apo do jetė vazhdimi i njė rruge qė nuk i dihet fundi.
Boston Celtics pėrball Detroit Pistons. Pritet qė Celtics tė vazhdojnė rrugėn drejtė fitimit tė titullit. Kan bėrė njė paraqitje mbreslėnėse dhe mjaftė tė mirė.
Ja dhe tabela ku tregon pėrballjet e Finalistėve tė Konferencės sė Lindjes dhe Perėndimit.
P.s Nga momenti nė moment po i vjen fundi dhe Playoff, tani ka aritur faza e Finaleve tė Lindjes dhe Perėndimit. Prandajė dhe e ula nga kryetemė pasi kam ngritur dy finalistet nė Kryetema. Tė presim tė shikojmė dhe finalen e madhe.
Kalofshi sa mė mirė dhe diskutim tė kėndshėm nė vazhdim,
Endri
Krijoni Kontakt