viti 1800 e poshte.
Ne nje ishull te pabanuar- dy te mbijetuar nga mbytja e nje anije, te rinj qe te dy.Mund edhe te jene dashur me pare por nuk ka shume rendesi. Ja, tani rrojne bashke si dy robinson kruzo.Dashurohen prej verteti, dashuri e zjarrte , e vertete, e lumtur. Vajza nis e dyshon: Jam e vetmja femer vajze ne ishull dhe ai i vetmi mashkull djale ne ishull. A eshte dashuri valle? dmth me do se jam une apo se jam vetem une? Djali njelloj si me pare, nuk dyshon ai vetem dashuron. Vajza dyshon, dyshon. dikur vendos te maskohet si nje banore e trete dhe te takohet me djalin kur ajo nuk eshte(se nuk ka si te jete).Disa takime. Ajo futet mire ne rol e dashuron edhe njehere Djalin ose me mire vazhdon ta dashuroje( kjo lejon diskutim). Djali dashurohet me banoren e trete. E beri, e beri, ja qe e beri.( ishte po ajo ne fund te fundit-vetem ne e dime)
Vajza pyet veten: eshte tradheti apo prove bindese qe tregon se me do ne te vertete.Une jam banori i trete apo i dyte?
Kalon pak kohe.Banori i trete zhduket nga skena ,mbase ngaqe Vajza pati frike,i duket sikur ka tradhetuar ajo -sikur e teproi ca.
Banori i trete zhduket ,dyshimi jo, Vajza akoma eshte ne kerkim te pergigjes, e mban gjithcka te fshehte.
Jetojne gjate te dy bashke.Nuk lindin femije(ec e merre vesh i kujt eshte faji)
Jane plakur, Djali-plak po jep shpirt dhe rrefehet. Rrefen tradhetine, arsye si psh , kureshtja, nuk e di pse, te ngjante shume, ndjenja e aventures, nuk e di pse, me dukej shpesh sikur ishe ti, nuk e di pse, e bera, e bera, ja qe e bera.
Djali-plak vdes.
Vajza-plake mbetet vetem,deshperohet.Pyet veten edhe njehere por nuk di c'pergjigje te jap. Ne kohen kur ka filluar te besoj se ajo ishte nje dashuri e vertete dhe madhe i vjen adhe asaj vakti dhe bertet e gerthet nga marrazi qe po vdes e vetme.
p.s. nuk e kam lene ketu,ka dhe nje si bicim mbyllje, do ta postoj me vone.
Krijoni Kontakt