Filantrokapitalizmi: Pas ethes sė floririt !!!
Zbatimi i parimeve tė biznesit pėr botėn e shoqėrisė civile dhe ndryshimit social kanė sharm, pasuri, pushtet dhe celebritet prapa saj. Por ku ėshtė dėshmia se filantrokapitalizmi funksionon dhe a ka rrugė mė tė mira pėr tė arritur progresin social global tė dėshiruar nė mėnyrė kaq urgjente? Ėshtė koha pėr ti dhėnė fund eksitimit dhe filluar njė debat
Atėherė ja ku kemi pyetjen 55 trilionėdollarėshe (sasia e filantropisė qė ėshtė projektuar tė krijohet vetėm nga Shtetet e Bashkuara gjatė dyzet vjetėve tė ardhshėm): a do ti pėrdorim kėto resurse tė mėdha pėr tė ndjekur transformimin social apo do ti harxhojmė ato nė shpenzime lidhur me simptomat? Posti i lojės ėshtė jashtėzakonisht i lartė, kėshtu qė le tė kemi njė debat global publik pėr tė kategorizuar pretendimet e filantrokapitalistėve dhe tė kritikėve tė tyre
Michael Edwards
Ėshtė e padiskutueshme qė diēka vėrtet e rėndėsishme po lėviz nė botėn e filantropisė, njė lėvizje pėr t'ia nėnshtruar fuqinė e biznesit objektivave tė ndryshimit social, atė ēka Matthew Bishor e quan filantrokapitalizėm. Ekziston njė eksitim i justifikueshėm rreth mundėsive pėr progres nė shėndetin global, bujqėsinė dhe nė aksesin ndaj mikrokreditimit midis tė varfėrve, qė janė stimuluar nga investime tė mėdha tė kryera nga Bill & Melinda Gates Foundation, Clinton Global Initiative dhe tė tjerė. Filantrokapitalizmi me siguri do tė ndihmonte tė zgjerohej aksesi ndaj mallrave dhe shėrbimeve tė dobishme dhe ka njė rol pozitiv pėr tė luajtur nė fuqizimin e zonave tė rėndėsishme tė kapacitetit civil-shoqėror. Kėto janė sigurisht gjėra tė mira, atėherė ėshtė kjo arsyeja se pse kam shkruar njė libėr, Just Another Emperor: the Myths and Realities of Philanthrocapitalism, qė sfidon influencėn nė rritje tė mėnyrės sė tė menduarit tė biznesit nė filantropi? Shqetėsimi im ėshtė se ekzagjerimi qė rrethon filantrokapitalizmin do ta zhvendosė vėmendjen nga ndryshimet mė tė thella qė nevojiten pėr tė transformuar shoqėrinė, pėr tė reduktuar numrin e vendimeve nė njė minimum tė papėrshtatshėm, dhe pėr tė na bėrė ne tė injorojmė kostot dhe kompromiset qė duhen bėrė pėr ti shtrirė parimet e biznesit nė botėn e shoqėrisė civile dhe ndryshimeve sociale. Unė shqetėsohem nga fakti se ēėshtjeve tė tilla dhe provave qė i mbėshtesin ato, nuk u kushtohet vėmendja e duhur. Dhe unė dua tė provokoj njė diskutim nė tė cilin pozicionet e ndryshme tė dalin nė pah dhe tė dėgjohen. E vetmja mėnyrė qė filantrokapitalizmi tė aftėsohet tė pėrmbushė potencialin e tij tė konsiderueshėm ėshtė duke kapėrcyer ekzagjerimin.
Ēfarė ėshtė ai?
Pra, ēfarė ėshtė filantrokapitalizmi? Ėshtė njė term elastik, si i lidhur, ashtu edhe i dallueshėm nga ndėrmarrja sociale apo sipėrmarrja sociale, filantropia investuese dhe pėrgjegjėsia sociale e korporatave. Mendoj se ekzistojnė tri tipare dalluese:
· Burimet: shuma shumė tė mėdha parash tė dedikuara pėr filantropinė, kryesisht rezultat i fitimeve tė konsiderueshme tė njė numri individėsh nė sektorėt e teknologjisė sė informimit dhe financave gjatė viteve 1990 dhe 2000.
· Metodat: pohimi se metodat e fituara nga eksperienca e biznesit mund tė zgjidhin probleme sociale dhe janė superiore ndaj qasjeve tė tjera tė pėrdorura nė sektorin publik dhe nė shoqėrinė civile.
· Arritjet: pohimin se kėto metoda mund tė arrijnė transformimin e shoqėrisė, dhe jo thjesht aksesin mė tė madh nė mallrat dhe shėrbimet me pėrfitim shoqėror, njė qėllim fisnik ky me siguri, por i pamjaftueshėm pėr tė nxitur ndryshime mė tė thella nė shpėrndarjen e pushtetit dhe burimeve rreth botės.
Ēfarė na tregojnė provat mbi kėto pohime? Ne e dimė tashmė se angazhimi pėr fitim nė shėrbimet njerėzore ėshtė shpesh i paefektshėm, tė paktėn nga pikėpamja sociale. Pikėrisht kėtė duhet ta rregullojė filantrokapitalizmi. Le tė shohim investimet e mėdha nė shėndetin global, mikrokreditin dhe shėrbimet mjedisore qė po bėjnė Bill Gates dhe tė tjerė. Provat e disponueshme nga kėto investime deri mė sot sugjerojnė se ėshtė plotėsisht e mundshme tė pėrdoret tregu pėr tė zgjeruar aksesin nė mallra dhe shėrbime tė dobishme, por shumė mė e vėshtirė pėr tė patur ndonjė ndikim tė qenėsishėm mbi transformimin social. Shkaku ėshtė mjaft i dukshėm: ndryshimi sistemik pėrfshin lėvizjet sociale, politikėn dhe shtetin, tė cilėt kėto eksperimente pėrgjithėsisht i injorojnė. Nė njė shkallė mė tė vogėl, njė numėr nė rritje iniciativash po pėrdorin me sukses metoda tė tregut pėr shpėrndarjen e mallrave dhe shėrbimeve nė pėrfitim tė shoqėrisė, si programi Njė laptop pėr fėmijė, i cili prodhon kompjuterė tė lirė qė funksionojnė me njė soft me akses tė lirė me ndihmėn e Google. Kėto janė eksperimente tė rėndėsishme, por provat sugjerojnė se ato janė shumė tė vėshtira qė tė funksionojnė nė mėnyrė tė suksesshme nė rritje, dhe se atyre shpesh u duhet tė provojnė kompromise ndėrmjet qėllimeve tė tyre sociale dhe financiare.
Pėr shembull, njė anketė e njėzet e pesė ndėrmarrjeve tė pėrbashkėta nė Shtetet e Bashkuara tregoi se njėzet e dy prej tyre kishin konflikte tė qenėsishme ndėrmjet misionit dhe kėrkesave tė aksionerėve tė ndėrmarrjes; pėr mė tepėr, dy shembujt qė ishin mė tė suksesshėm nga pikėpamja financiare gjithashtu devijonin mė shumė nga misioni i tyre social - reduktimi i kohės dhe burimeve tė shpenzuara pėr mbėshtetjen, eliminimin e klientėve mė tė vėshtirė pėr tu shėrbyer dhe fokusimin nė aktivitete me potencialin mė tė madh pėr gjenerim tė ardhurash. Ose le tė marrim projektin Shakti, njė partneritet publiko-privat tė promovuar nga Hindustan Lever (HLL) nė Indi, i cili integron gratė me tė ardhura tė ulėta nė zinxhirin e marketimit tė prodhuesve tė tij, duke shitur produkte tė tilla si shampo apo detergjentė pėr tė rritur tė ardhurat dhe konfidencėn e tyre. Njė vlerėsim i kohėve tė fundit tregoi se nuk ka prova se projekti fuqizon gratė apo promovon veprimin nė komunitet, ndėrkohė qė i bėnte gratė shitėse pėr HLL, shpesh kundrejt njė kostoje tė konsiderueshme pėr to (pasi ka marka mė tė lira tė disponueshme, fitimet nga investimi janė tė ulėta dhe puna ėshtė shumė e vėshtirė). Ekzistojnė shumė mė tepėr prova si kjo nė librin tim, qė tregojnė se sa e vėshtirė ėshtė tė kombinosh rezultatet sociale dhe ato financiare. Pak nga kėto eksperimente janė vėrtet vetėmbėshtetėse, devijimi nga misioni ėshtė i zakonshėm dhe nivelet e dėshtimit janė tė larta. Problemi tjetėr ėshtė shkalla: tregtia e barabartė vlerėsohet se arrin 5 milionė prodhues dhe familjet e tyre anembanė botės, ndėrsa sipėrmarrjet sociale kanė siguruar tė ardhura prej 500 milionė dollarė vetėm nė Shtetet e Bashkuara mė 2005. Zona e dytė ku filantrokapitalizmi pretendon se shkakton impakt qėndron nė pėrmirėsimin e aftėsive financiare dhe menaxhuese tė organizatave tė shoqėrisė civile. Gjithmonė kam qenė konfuz nga mėnyra me tė cilėn filantropė investues dhe sipėrmarrės socialė e diferencojnė veten nga pjesa tjetėr e shoqėrisė civile nė fushat qė ato janė tė bazuara nė rezultate apo performancėn e lartė, duke implikuar se ēdo njeri tjetėr ėshtė i ēinteresuar pėr rezultatet.
Sigurisht qė ekzistojnė grupe qytetarėsh mediokėr, ashtu siē ka biznese, filantropė, sipėrmarrje sociale dhe departamente qeveritare mediokre, atėherė (siē pyet Jim Collins i Good to Great) "pėrse tė importohen praktikat e mediokritetit nė sektorėt socialė"? Ajo ēfarė i ndan performuesit e mirė dhe tė keq nuk ėshtė fakti nėse ata vijnė ose jo nga biznesi apo shoqėria civile, por fakti nėse kanė apo jo njė fokus tė qartė nė punėn e tyre, dije tė fortė, mekanizma pėrgjegjėsie qė i mbajnė ata tė ecin nė drejtimin e duhur dhe aftėsi pėr tė motivuar stafin apo vullnetarėt e tyre pėr tė arritur nivelet mė tė larta kolektive tė performancės. Rezultatet mė tė rėndėsishme masin impaktin nė nivelet mė tė thella tė transformimit social dhe ka njė bollėk dėshmish qė tregojnė se ato gjenerohen nga lėvizje sociale, qė rrallė pėrdorin gjuhėn apo metodat e menaxhimit tė biznesit. Sėrish, pėr ta pėrsėritur. Tashmė ka dėshmi se ata qė i pėrdorin kėto teknika hasin nė shkėmbime me misionin e tyre social. Ėshtė e lehtė tė identifikohen riparime tė shpejta nė termat e kritereve tė biznesit, vetėm pėr tė gjetur se ajo ēka dukej e pamjaftueshme rezulton tė jetė thelbėsore pėr impaktin social dhe politik tė shoqėrisė civile, si ruajtja e degėve lokale tė njė lėvizjeje kur ajo do tė ishte mė e lirė pėr zyrėn qendrore pėr ti kombinuar ato. Megjithėse zgjidhjet duhet tė funksionojnė ekonomikisht, kjo nuk implikon domosdoshmėrish rritjen e tė ardhurave tregtare.
Nganjėherė filantrokapitalistėt e vėnė besimin tek dhurimet, grantet dhe kontributet e anėtarėsimit si njė dobėsi pėr organizatat e shoqėrisė civile, por ajo mund tė jetė njė burim fuqie, pasi i lidh ata me mbėshtetėsit e tyre dhe publikun, pėr aq kohė sa flukset e tyre tė tė ardhurave janė mjaftueshmėrisht tė ndryshme sa tu rezistojnė furtunave tė pashmangshme gjatė rrugės.
Impakti ndaj shoqėrisė civile
A ka ndonjė dėshmi se shoqėria civile si e tėrė po dėmtohet nga kėto tendenca? Sigurisht qė ekzistojnė disa shenja frikėsuese, tė cilat pėrfshijnė:
· Dobėsimin e sjelljes tė drejtuar nga tjetri nėpėrmjet konkurrencės dhe stimuluesve financiarė (pėr shembull, duke paguar vullnetarė).
· Devijimin e energjisė dhe resurseve nga ndryshimi strukturor, ndėrtimi i institucioneve dhe reforma e thellė nė favor tė sigurimit tė shėrbimeve sociale dhe mjedisore.
· Humbjen e pavarėsisė qė vjen me varėsinė tek biznesi apo qeveria dhe dobėsimi pasues i aftėsisė sė shoqėrisė civile pėr ti bėrė qė tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr veprimet e tyre.
· Pabarazinė nė rritje brenda shoqėrisė civile midis siguruesve tė pajisur mirė tė shėrbimeve (apo grupeve tė tjera tė konsideruara se janė aktorė tė lartė nga investitorė tė mėdhenj) dhe komunitetit jo tė pajisur mirė dhe grupeve tė interesit.
· Ndryshimin e marrėdhėnies midis organizatave tė qytetarėve e anėtarėve tė tyre nė njė konsum pasiv (duke dhėnė para nė largėsi), nė vend tė pjesėmarrjes aktive.
· Erozionin si rezultat i rolit tė shoqėrisė civile nė transformimin social nėpėrmjet kooptimit apo edhe dobėsimit nė vend tė partneritetit tė barabartė.
Rezultati i akumuluar ėshtė se shoqėria civile mund tė jetė duke u bėrė mė e madhe, por jo mė e fuqishme apo mė efektive nė influencimin nė ndryshimet themelore nė shoqėri.
Tregu dhe lėvizja
Pėrse pėrfshirja e biznesit dhe e tregjeve prodhojnė rezultate tė tilla tė pėrziera? Pėrgjigjja ėshtė se logjikat e biznesit dhe tė transformimit social nuk janė vetėm tė ndryshme, por ato shtyjnė nė drejtime tė kundėrta nė shumė mėnyra tė rėndėsishme dhe ekziston pėrvojė e gjatė e rreziqeve tė pėrfshira nė pėrzierjen e tyre sė bashku. Merrni qasjet ndaj rishpėrndarjes dhe drejtėsisė sociale, tė cilat rrallė shfaqen nė qendrėn e vėmendjes sė filantrokapitalistėve, por janė qendrorė pėr ēdo axhendė transformuese. "Pasuria ėshtė si njė bahēe, thotė filantrokapitalisti meksikan Carlos Slim, "ju duhet tė shpėrndani frutat, jo degėt", ndoshta sepse dega, pema dhe pylli i pėrket i gjithi atij. Ose merrni konkurrencėn pėrballė bashkėpunimit apo individualizmin pėrballė aksionit kolektiv dhe reciprocitetit. Jeff Skoll, i cili bashkėkrijoi e-Bay, ėshtė krenar tė thotė se sipėrmarrja sociale ėshtė njė lėvizje nga institucionet tek individėt, pėr shkak se ata mund tė lėvizin mė shpejt dhe tė kapin mė shumė shanse". Nė tė vėrtetė ata munden, por gjithashtu a mund tė gjenerojnė ndryshime sistemike tė gjera nė strukturat politike dhe sociale qė mbėshteten nė veprim kolektiv dhe mbėshtetjet me bazė tė gjerė pėr ndryshim?
Historia tregon se ndryshimi sistemik u arrit nė lidhje me mjedisin, tė drejtat civile, gjininė dhe paaftėsinė nėpėrmjet punės sė lėvizjeve sociale mė shumė se individėve heroikė dhe pėrfshiu si politikėn e qeverinė, ashtu edhe dhe shoqėrinė civile dhe biznesin. Kjo ėshtė njė pikė vendimtare. Nė tregje ne kemi blerės, klientė ose konsumatorė, ndėrsa nė lėvizje nė jemi qytetarė dhe secili ka implikacione shumė tė ndryshme. "NPC LLC kėrkon, vlerėson dhe zgjedh organizatat pėr secilin prej financimeve tona, kėshtu qė blerėsit tanė nuk duhet ta bėjnė". Ky nuk ėshtė njė reklamė pėr Wall Street, por njė grup nė Shtetet e Bashkuara qė reklamon lidhur me donacionet bamirėse. Nė tė ardhmen nuk do tė keni nevojė pėr asnjė kontakt me organizatat qė mbėshtesni, nuk ka rėndėsi pjesėmarrja nė aktivitetet e tyre, vetėm mund tė investoni nė njė fond reciprok politik dhe ta shkarkoni nga taksat. Nė tejfluksin gjithnjė e nė rritje tė librave, historive tė gazetave dhe raporteve tė mbledhjeve lidhur me filantrokapitalizmin do tė gjeni goxha vėmendje ndaj financės dhe tregut, por pothuajse jo njė pėrmendje tė pushtetit, politikės dhe marrėdhėnieve sociale, gjėrat qė realisht shtyjnė transformimin social.
Megjithėse panorama po lėviz pak si rezultat i pėrvojės sė akumuluar (veēanėrisht nė Gates Foundation), shumica dėrrmuese e filantropisė investuese mbėshtet zgjidhjet teknike dhe rritjen e shpejtė ("teknologjia plus shkencėn, plus tregun sjell rezultatet"). Nė biznes, presioni pėr tė rėnduar sa mė shpejt ėshtė i natyrshėm, bile imperativ, pėrderisa ėshtė kėshtu qė njėsi-kosto bie dhe fitim-limit rritet, por transformimi social lėviz me njė ritėm mė tė ngadaltė sepse ėshtė shumė kompleks dhe konfliktual. Duke e pasur tė trashėguar pasurinė apo tė krijuar shumė shpejt atė, filantrokapitalistėt nuk ia kanė ngenė qė tė presin pėr rezultatet e tyre dhe metrikat qė pėrdorin pėr tė vlerėsuar suksesin fokusohen nė fitimet materiale afatshkurtra, jo nė ndryshimet afatgjata kulturore nė vlera, marrėdhėnie dhe pushtet. Metrikat e biznesit privilegjojnė pėrmasėn, rritjen dhe pėrqindjen e tregut mė shumė sesa cilėsinė e ndėrveprimeve midis njerėzve dhe kapacitetet dhe institucionet qė ato ndihmojnė tė krijohen. Kur investitorėt vlerėsojnė njė biznes, ata nė fund tė fundit duhet t'i pėrgjigjen vetėm njė pyetjeje: Sa para do tė nxjerrin? Ekuivalenti pėr shoqėrinė civile ėshtė impakti social qė mund tė arrijnė organizatat, tė vetme ose sė bashku, por kjo ėshtė shumė mė e vėshtirė pėr tu realizuar.
Pėrzierja dhe racionet
Ekzistojnė diferenca tė rrėnjosura thellė, po a janė kėto gjėra tė pakalueshme, tė ngrira pėrgjithmonė nė disa qasje reciprokisht antagoniste? Filantrokapitalizmi thotė absolutisht jo, por nuk jam aq i sigurt. Tė gjitha organizatat prodhojnė lloje tė ndryshme vlerash nė proporcione tė ndryshueshme financiare, sociale dhe mjedisore qofshin ato grupe qytetarėsh apo biznesi. Kėto proporcione mund tė ndryshohen ose pėrzihen nėpėrmjet aksionesh tė vetėdijshme ose tė paplanifikuara, por jo pa implikime reale pėr ato forma vlere qė nga ana e tyre janė reduktuar, sfiduar apo kundėrshtuar. Njė grup vlerash bėhet mė i zbehtė apo mė i ndotur kur e pėrziejmė me tė tjerat? A ėshtė kokteji rezultues pa shije si tė pėrziesh verėn me uthullėn apo i shijshėm, njė margarita e bėrė nė parajsė? A ka disa gjėra si nafta dhe uji qė nuk mund tė pėrzihen fare? Diskutimet pėr vlera tė pėrziera duket se zėnė vend nė njė botė tė lirė nga shkėmbimet, kostot dhe kontradiktat.
Sinergjitė pozitive janė tė mundshme pėr shembull, midis sigurimit tė shėrbimit dhe mbrojtjes dhe siguruesit e kėtyre shėrbimeve sigurisht qė mund tė fitojnė mė shumė vlerė sociale kundėr njė arsyeje themelore financiare tė pranueshme, por ekziston shumė pėrvojė midis organizatave qė filluan me njė qėllim social dhe e humbėn progresivisht teksa u bėnė mė tė ngulitura nė treg. Me kalimin e kohės njė tip vlerash tenton qė ti shtrydhin tė tjerat. Filantrokapitalistėt duan ti zgjerojnė parimet konkurruese nė botėn e shoqėrisė civile, me supozimin qė ajo ēka funksionon pėr tregun duhet tė funksionojė edhe pėr aksionin qytetar, por nuk kanė menduar siē duhet pėr implikimet e veprimeve tė tyre. Disa e quajnė kėtė krijimin e njė tregu kapitali social", nė tė cilin grupe jo me qėllime fitimi konkurrojnė me njėri tjetrin pėr resurse tė alokuara nga investitorėt sipas njė metrike tė caktuar tė pėrbashkėt efikasiteti dhe impakt. Kėshtu qė lexuesit nė kėtė shkollė mendimi i japin shumė peshė grumbullimit tė tė dhėnave tė standardizuara dhe magazinimit tė tyre nė rrjet, nė mėnyrė qė ata qė duan ti kushtohen bamirėsisė kanė mė shumė informacion pėr ti drejtuar vendimet e tyre. Por kėto tė dhėna rrallė masin progresin drejt transformimit social. Aktualisht konkurrimi mund ta vonojė progresin nėpėrmjet shtytjes sė atyre pa qėllim fitimi qė tė ekonomizojnė nė zona kyēe tė punės sė tyre, tė qėndrojnė larg nga ēėshtjet mė tė komplikuara e mė tė kushtueshme dhe tė shmangin ato mė tė vėshtira pėr tu arritur. Jashtė sigurimit tė shėrbimit, ėshtė e vėshtirė tė shikohet sesi konkurrenca do tė kishte ndonjė kuptim dhe jo vetėm pse kushtet e rėndėsishme tė tregut nuk ka gjasa tė ekzistojnė.
A do tė konkurronin grupet lokale pėr tė mbajtur festėn e Krishtlindjes sė fėmijėve? A do tė kishte konkurrencė nė rritje midis grupeve qė merren me ēėshtje tė ndryshme si HIV-i dhe shkollat? Dhe kush do tė pėrfitonte realisht? Ėshtė e vėrtetė qė grupet e interesit konkurrojnė pėr anėtarė dhe pėr para, por shpesh ato bashkėpunojnė dhe nė ēdo rast organizatat nuk janė lehtėsisht tė zėvendėsueshme nė shoqėrinė civile, sepse anėtarėsimet bazohen tek besnikėria, identiteti e familjariteti, jo tek ēmimi e cilėsia e shėrbimeve tė siguruara. Ka pak tė ngjarė qė National Association for the Advancement of Colored People nė Shtetet e Bashkuara tė arrijė Puerto Rican Legal Defense Fund, nė qoftė se anėtarėt e saj ndjehen tė pakėnaqur me liderėt e tyre. Kjo, sepse pėr shkak tė problemeve qė mendoj unė, bashkėpunimi midis organizatave tė veēanta mund tė jetė mė i mirė sesa pėrzierja ose konkurrenca. Bashkėpunimi ruan diferencėn dhe pavarėsinė e kėrkuar pėr tė sjellė ndryshim real nė tregje (jo vetėm tė zgjerojė rrezen e tyre sociale) dhe pėr tė mbėshtetur tranzicionin nė qasje mė radikale qė mund tė sjellin ndryshimet mė tė thella qė kemi nevojė, si modelet e biznesit tė ri tė ndėrtuara rreth tė zakonshmeve tė tilla si softe tė hapura dhe forma tė tjera prodhimi jopronėsor dhe ekonomitė komunitare e firmat e poseduara nga punėtorėt, qė rrisin kontrollin e qytetarit ndaj prodhimit dhe shpėrndarjes sė suficitit ekonomik qė krijon biznesi.
Ndjekėsi dhe lideri
Problemi ėshtė se kėto qėndrime mungojnė nga menyja filantrokapitaliste, ndoshta sepse do ta transformonin krejtėsisht sistemin ekonomik dhe do tė ēonin nė njė shpėrndarje rrėnjėsisht tė ndryshme tė kostove dhe beneficeve tė tij. Ndryshimi sistemik duhet ti adresohet ēėshtjes se si pronėsia fitohet e kontrollohet dhe si resurset e mundėsitė shpėrndahen nė tė gjithė shoqėrinė. Kjo ėshtė ka mundėsi arsyeja se pse Jim Collins, nė njė pamflet qė duket i spikatur prej mungesės sė tij duke pasur parasysh staturėn e tij nė botėn korporative, konkludon se ne duhet ta refuzojmė idenė me qėllim tė mirė, por krejtėsisht e gabuar se rruga parėsore ndaj madhėshtisė nė sektorėt socialė ėshtė pėr tu bėrė mė shumė si biznes".
"Ēfarė mund tė jetė mundėsisht mė fitimprurėse pėr tė gjithė botėn sesa njė ekspansion i vazhdueshėm i filantropisė?", pyet Joel L Fleishman nė librin e tij The Foundation, qė i jep rėndėsi tė veēantė fondacioneve me kapital rriskues. Gjatė shekullit tė kaluar, shumė mė tepėr ėshtė arritur nga qeveri tė angazhuara ndaj barazisė e drejtėsisė dhe lėvizje sociale tė fuqishme aq sa tė sillnin ndryshim dhe njė gjė e tillė mund tė jetė e vėrtetė nė tė ardhmen. Asnjė kauzė e madhe sociale nuk u mobilizua nėpėrmjet tregut nė shekullin e 20-tė. Lėvizja e tė drejtave civile, lėvizjet e grave, lėvizja ambientaliste, New Deal dhe Great Society: tė gjitha u avancuan nga shoqėria civile dhe u futėn nė pushtetin e qeverisė si njė forcė pėr tė mirė tė pėrgjithshme. Biznesi dhe tregjet luajnė njė rol jetik nė shtyrjen pėrpara tė kėtij progresi, por ato janė ndjekės, jo liderė. Filantropia mė e mirė jep produkte tė prekshme si vendet e punės, kujdesi shėndetėsor dhe shtėpitė, por mė e rėndėsishmja, ndryshon dinamikat sociale dhe politike tė vendeve nė mėnyra qė u mundėsojnė komuniteteve tė tėra tė ndajnė frytet e novatorizmit dhe suksesit. Kyēe nė kėto suksese ka qenė vendosmėria pėr tė ndryshuar marrėdhėniet e pushtetit dhe pronėsinė e aseteve, si dhe pėr ti vendosur njerėzit e varfėr dhe tė tjerė tė margjinalizuar nėn kontroll dhe kjo nuk ėshtė rastėsi.
Kjo ėshtė arsyeja se pse njė formė e veēantė e shoqėrisė civile ėshtė jetike pėr transformim social dhe pse bota ka nevojė pėr mė shumė influencė tė shoqėrisė civile nė biznes dhe jo anasjelltas mė shumė bashkėpunim, jo konkurrencė; mė shumė veprim kolektiv, jo individualizėm dhe njė vullnet mė i madh pėr tė punuar sė bashku pėr tė ndryshuar strukturat themelore qė mbajnė tė varfėr shumicėn e njerėzve, kėshtu qė tė gjithė ne tė mund tė jetojmė jetė mė tė kėnaqshme. A do tė kish mundur filantrokapitalizmi tė ndihmonte tė financoheshin lėvizjet e tė drejtave civile nė Shtetet e Bashkuara? Shpresoj qė po, por ai nuk qe i shtyrė nga tė dhėnat", nuk operonte nėpėrmjet konkurrencės, nuk mund tė gjeneronte shumė tė ardhura dhe nuk e maste impaktin e tij nė termat e numrat e njerėzve qė shėrbeheshin ēdo ditė, por megjithatė e ndryshoi botėn pėrgjithmonė.
Simptomat dhe ilaēi
Duke pėrfunduar, po argumentoj se:
· Eksitimi qė rrethon filantrokapitalizmin shkon goxha pėrpara aftėsisė sė tij pėr tė dhėnė rezultate reale. Ėshtė koha pėr mė shumė modesti.
· Pėrqendrimi nė rritje i pasurisė dhe i pushtetit midis filantrokapitalistėve ėshtė jo i shėndetshėm pėr demokracinė. Ėshtė koha pėr mė shumė pėrgjegjshmėri.
·Pėrdorimi i konceptimit tė biznesit dhe tregut mund ta dėmtojė shoqėrinė civile, e cila ėshtė bankėprova e politikave demokratike dhe transformimeve sociale. Ėshtė koha pėr ti diferencuar tė dyja dhe ripretenduar pavarėsinė e aksionit qytetar global.
·Filantrokapitalizmi ėshtė pjesėrisht njė simptomė e njė bote thellėsisht jo tė barabartė. Ai nuk e ka demonstruar akoma se siguron ilaēin e duhur.
Atėherė ja ku kemi pyetjen 55 trilionėdollarėshe (sasia e filantropisė qė ėshtė projektuar tė krijohet vetėm nga Shtetet e Bashkuara gjatė dyzet viteve tė ardhshme): a do ti pėrdorim kėto resurse tė mėdha pėr tė ndjekur transformimin social apo do ti harxhojmė ato nė shpenzime lidhur me simptomat? Posti i lojės ėshtė i jashtėzakonisht i lartė, kėshtu qė le tė kemi njė debat global publik pėr tė kategorizuar pretendimet e filantrokapitalistėve dhe tė kritikėve tė tyre.
Krijoni Kontakt