Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    15

    Maqedonia Po Kërkon Territore Të Shteteve Fqinj

    MAQEDONIA PO KËRKON TERRITORE TË SHTETEVE FQINJ

    Maqedonia ende pa u konsoliduar mire shtet sllavo-maqedonët po kërkojnë territore të shteteve fqinj! Këto aspirata pushtuese të sllavo-meqedonëve paraqesin rrezik serioz. Këto kërkesa ndaj territoreve të shteteve fqinj kanë për të shkaktuar destabilizim në Ballkan e në regjion, konfrontime mes shteteve dhe tragjedi mbi popuj. Me arsye Kërkesat e sllavo-maqedonëve për territore ndaj shteteve fqinj me arsye kanë shkaktuar brengosje në Greqi por edhe në Kosovë. Për habi, mbasi në tubimin e NATOS në Bukuresht nuk u ftua Maqedonia, Branko Crvenkovski, kryetar, ashpër iu kërcënuar Greqisë! Prandaj, drejtuesit e bashkësisë ndërkombëtare këto aspirata pushtuese dhe këtë rrezik duhet me kohë dhe seriozisht t’i kuptojnë.

    Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe tërë kohen e Jugosllavisë Federative kufiri mes Kosovës e Maqedonisë ka qenë e njohur dhe nuk ka paraqitur asnjë problem. Me dekada kufijtë mes republikave e krahinave autonome të Federatës kanë qenë të pranuar e njohur nga të gjithë popujt e Jugosllavisë. Për kufij mes Kosovës e Maqedonisë nuk ka pasur kundërshtime dhe as sllavomaqedonët nuk kanë paraqitur kërkesa territoriale! Më këta kufij ekzistues të brendshëm e të jashtëm, Jugosllavinë e kanë njohur e pranuar shtetet tjera dhe organizmat ndërkombëtarë. Këtë vijë kufitare mes Kosovës e Maqedonisë e ka gjetur ANMIK-u dhe e kanë mbikëqyrur Forcat e KFOR-it nga hyrja në Kosovë më 1999 e deri më 2001. Prandaj, ku ka qenë kufiri e dinë dhe janë dëshmitarë edhe zyrtarët e të gjitha ndërrimeve të ANMIK-ut dhe të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë. Ndërsa në aksione kundër Kosovës e popullit shqiptar dhe për t’i futur sllavomaqedonët në armiqësi e konflikte, agresorët e Beogradit “me njëfarë marrëveshje” në Shkup në shkurt më 2001, “ia falin” Maqedonisë një pjesë të territorit të Kosovës!

    Dihet mire dhe dokumente të shumta tregojnë që populli vendas shqiptar i ka ndihmuar e përkrahur sllavomaqedonët nga ardhja e tyre në Ballkan shtatë-tetë shekuj mbas epokës re. Edhe gjatë okupimeve të ndryshme dhe robërisë së gjatë Shqiptarët jo që kurr nuk kanë vepruar kundër por i kanë përkrahur e mbrojtur sllavo-maqedonët. Dokumentet tregojnë që edhe përpjekjet për çlirim dhe lindja e Republikës së Krushevës kanë qenë veprimtari e përbashkët mes shqiptarëve e sllavo-maqedonëve. Sikur se territoret e popullin shqiptar, Serbia i ka okupuar sllavomaqedonët më 1912 dhe më 1918 Serbo-Jugosllavia.

    Republika e Maqedonisë ka lindë nga rrethanat ndërkombëtare në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Mjerisht, atëherë sllavomaqedonët i kanë filluar shtypjen, terrorin dhe persekutimet mbi popull shqiptar! Te tmerrshme kanë qenë aksionet mbi popullin shqiptar të Llazar Kolishevskit më bashkëpunëtorë, drejtues i Partisë Komuniste dhe kryetar i Republikës së Maqedonisë. Në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX në Maqedoni ka filluar dëbimi me dhunë dhe shpërngula e popullit shqiptar. Kështu mbas mbarimit të LPB vetëm nga Maqedonia janë ndjekur në Turqi më tepër se 300 000 Shqiptarë. Pastaj mbas shpërthimit të demonstratave në Kosovë më 1981, pushtetarët sllavomaqedonë i zgjeruan, shumëfishuan dhe i ashpërsuan aksionet mbi popull shqiptar. Në atë kohë zyrtarët e Maqedonisë, kudo që gjendeshin nëpër Jugosllavi, kërkonin aksione sa më të ashpra kundër Kosovës, Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Në Maqedoni me ekskavatorë pushteti rrënoi rrethoja të oborreve dhe shtëpia të Shqiptarëve. Sllavomaqedonët me ligje diskriminuese fëmijëve shqiptarë ua ndërprenë shtesat fëmijërore, kurse me ligje raciste nënave shqiptare ua ndaluan lindjen e fëmijëve! Nuk është lehtë të kuptohen aksionet e ndërmarra kundër popullit shqiptar të Millan Pençevskit, Llazar Mojsovit, Lube Boshkovskit e shumë të tjerëve. Mbas shpalljes së pavarësisë zyrtarët sllave ndërmorën aksione edhe më të ashpra dhe ia keqësuan gjendjen edhe më tepër popullit shqiptar në Maqedoni. Kiro Gligorov, kryetar i parë i Maqedonisë, edhe në Jugosllavinë Federative ka bashkëpunuar me krerët e hegjemonizmit serb. Kurse pas shpalljes së pavarësisë Branko Crvenkovski ka pasur marrëdhënie të mira me kriminelin S.Millosheviq. Crvenkovski përmes Millosheviqit e Beogradit, së bashku me partinë dhe bashkëpunëtorët e tij, mbante lidhje me qarqet pansllaviste në Moskë. Madje Lubçe Geogijevski me familje, ish kryeministër i Maqedonisë, kërkoi e mori nënshtetësinë bullgare dhe përmes Sofjes mbante lidhje me Moskën.

    Nga terrori i egër mbi popullin shqiptar në Maqedoni më 2001 shpërthyen luftimet ndërmjet Shqiptarëve e Sllavomaqedonëve. Në atë kohë në Maqedoni arritën ushtarakë e vullnetarë Rusë, Bellorusë, Serbë, Bullgarë e mjerisht edhe Rumunë! Këto forca pansllaviste së bashku më forcat sllavomaqedone luftuan kundër dhe bënë krime mbi populli shqiptar në Maqedoni. Para e pas këtyre luftimeve Sllavomaqedonët kudo që arritën vranë Shqiptarë edhe nga Shqipëri e nga Kosova. Por në kohën kur Maqedonisë ia mbylli kufijtë Greqia, Shqipëria ia hapi rrugët dhe nga portet shqiptare sllavomaqedonët u furnizuan më karburante, ushqim dhe me materiale tjera. Këto fakte, antishqiptare dhe antinjerëzore, nuk u shkruan dhe përkujtuan për të lindur urrejtje por vetëm për të treguar se ku gjenden, kenë duan, kah shkojnë, me kenë janë dhe kush komandon me sllavomaqedonët. Këtë duhet ta kuptojnë mire e me kohë dhe të mos mashtrohen drejtuesit aktual të Perëndimit dhe as liderët e popullit shqiptar. Ndërsa liderët Sllavomaqedonë e dine mire kenë duan dhe cila force përkrahë dhe mbron. Prandaj është mire, për interesat e tyre personale, që disa liderë të Shqipërisë e të Kosovës, mos t’i mësojnë dhe të mos brengosen aq shumë për Maqedoninë. Gjithashtu liderët e Shqipërisë e të Kosovës “mos t’i mësojnë shumë” por t’i lënë të lire liderët e popullit shqiptar të Kosovës Lindore. Ata janë të rritur, kanë luftuar dhe kanë ra heroikisht nëpër beteja duke mbrojtur popullin në territoret autoktone shqiptare, me kërkesën e ndërkombëtarëve kanë marrë pjesë në negociata për ndërprerjen e luftimeve dhe ata e njohin më mirë gjendjen në territoret e komunave të tyre. Drejtuesit aktual të kombit shqiptar së pari duhet ta stabilizojnë gjendjen dhe t’i forcojnë e avancojnë Shqipërinë e Kosovën.

    Mbas dëbimit të forcave të Serbisë nga Kosova më 1999, populli kosovar u përpoq dhe shpresoj të krijoj marrëdhënie të mira më Maqedoninë dhe veçanërisht viteve të fundit. Kishte Shqiptarë por edhe ndërkombëtarë që thonin se Maqedonia e para do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Mirëpo kaloi kohë nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, dhe Maqedonia nuk e njohu shtet Kosovën! Ky fakt mjaft tregon për njerëz që kanë mundësi t’i kuptojnë konfrontimet në Ballkan e më gjërë dhe aksionet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sllavomaqedonet së pari vuan kushte për të njohur pavarësinë duke kërkuar që t’ua falet territory i Kosovës i dhuruar nga agresorët serbë! Por dihet që armiqtë urrejnë dhe nuk bëhën lehtë ose kurrë miq. Pastaj, armiku e njeriu primitiv nuk janë mrënjohes dhe shkojnë kot investimet që u dedikohen. Gjithashtu dihet që nuk janë në rrugë të mbar ata që nuk e përfillin realitetin, që ushqejnë urrejtje ndaj të tjerëve dhe kanë pretendime për territore të huaja.

    Të kuptohet që Kosova tani nuk ka nevojë për njohjen e pavarësisë nga Maqedonia. Populli shqiptar në Maqedoni është pjesë e kombit shqiptar të copëtuar. Vëllazërit shqiptarë atje mjaft u përpoqën që drejtuesve Sllavomaqedonë t’ua tregojnë rrugën e mbarë e dobiprurëse dhe propozuan e kërkuan që Maqedonia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Mirëpo tani Kosovën e mbron Zoti. Pa dyshim tani Kosova do të shkoj kah progresi, e afirmimi ndërkombëtar dhe do të lulëzoj e fuqizohet.

    Me 11 prill 2008 Dr. Ramadan Xhema
    USA 58 Old Field Point Rd.,Greenwich

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    15
    Presim diskutime, me respekt Ilyri.

  3. #3
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    per m,endimin tim, ky nuk eshte problem sepse shume shpejt maqedonia do te harrohet qe ka qene ne harte.

    nuk eshte e mundur qe te vazhdohet ne nje shtet qe perbehet nga shume etni, siq eshte macedonia.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Maqedonasit jane si qeni i vogel qe ka kapur nje kocke e i hungerin te madhit,thua po do ta shqyeje..Ne fakt hungerin se ka frike mos i merr i madhi kocken.

    Maqedonise do i vije fundi sapo kosova te dale nga shpergejte ,ti bien dhembet e qumeshtit e ti mbijne dhembet e forte. Pasi te mprehin dhembet Shqiperia dhe Kosova , Maqedonia do shqyhet ashtu si ujku shqyen delen.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Pyyyyyyyyyyyyyyy sa e sa here e kam thene ne kete forum qe Maqedonia po shfaq pretendime teritoriale ndaj fqinjeve. Ia kam thene personalisht dhe zv ambasadorit Amerikan ne Maqedoni, Thomas Nevratil. Ia kam thene dhe nje diplomati grek para tre javesh.

    Ne librat e historise se Maqedonise tregohet pamja e nje harte ku jane futur duar nga Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Shqiperia e qe rrembejne Maqedonine, dhe thuhet qe Maqedonia Etnike (e Lekes se Madh) eshte Maqedonia "jone". Pjesa veriore e Greqise (Maqedonia e Egjeut), dhe pjesa lindore e Bullgarise (Maqedonia e Pirinit) ne librat e historise thuhen te jene pjese te shtetit sllav (Maqedoni) dhe se ato duhen kthyer.


    S'di sa here e kam thene...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Alienated sigurisht qe e dime plako. Eshte pak e a shume territori turk i maqedonise qe u diskutua gjate ceshtjes maqedonase ne 1904-1905. Behet fjale per rreth 55 mije km katrore. Po ky eshte thjesht nje idiotllik.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne kete pike jam dakort me Greqine. Duhet te kemi kujdes nga Fyromi ! Nga te gjithe fyrom-sit qofshi keta bullgare, shqiptare,serbe etj.Duke qene nje vend shume-fetar Fyrom-i eshte nje mine me sahat.

  8. #8
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Ne kete pike jam dakort me Greqine. Duhet te kemi kujdes nga Fyromi ! Nga te gjithe fyrom-sit qofshi keta bullgare, shqiptare,serbe etj.Duke qene nje vend shume-fetar Fyrom-i eshte nje mine me sahat.


    Ckane Shqiptaret ketu? QERO tregohu me qarte,se e bere pilafin qeshkek tani QERO!.

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dibrano ,qeroja ka gelltitur okllainen e gerkut prandaj i nxjerr mendimet me dhimbje te medha ,keshtu qe mos ja ver re.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Nje shtet artificial si ai i Maqedonise eshte i destinuar per tu shperbere heret a vone!
    Maqedonia nuk eshte asgje me shume dhe asgje me pak se Ish Federata Jugosllave!
    Cfare ka mbetur sot nga ajo Jugosllavi? Ka mbetur vetem Serbia qe sforcohet ta paraqesi situaten nen kontroll por qe edhe pjesa me e pasur dhe me e madhe e saj Vojvodina po zgjohet dhe i eshte hapur oreksi per pavarsi pas asaj te Kosoves!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Çeço kërkon "vizë" në Zyrën e OSBE për të hyrë në Lazarat
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •