Une nuk shkruaj shpesh shkrime, pergjigje apo "analiza" te gjata, pasi i konsideroj si te ezauruara mjaftueshem, por per ate diallogun e Rames shoh te trajtohet si nje dukuri e re, ndaj e quajta me vend qe te ulem e te hedh ne etherin elektronik disa konsiderat.
Varet nga secili forumist qe te konsideroje me ose pa vend kete perpjekje.
======================
Dialog apo Djallog me Shqiperine?
Pavarsisht nga oshetimat e bubullimave dhe rrufeve ne politiken Shqiptare, Edvin Rama tregohet konsekuent ne vijimin e "Dialogut me Shqiperine". Njekohesisht me kete veprimtari te tij, dialogu sa po vjen e po behet dukshem inkonsistent.
Po e filloj analizen e diallogut me ane te metodes se perjashtimit.
Dialogu nuk behet qe Edvin Rama te konsolidoje figuren e tij si drejtues i PS - atij ia ka dorezuar stafeten, sipas menyres se tij, personi qe Berisha, sigurisht i njohur per ngjizje nofkash - "udheheqesi historik i se majtes" - Fatos Nano. Eshte i dukshem fakti se Nano nuk desheron te kthehet ne krye te PS - ka zgjedhur udhen e shijimit te perfitimeve kolosale qe pati deri ne fund te qeverisjes roze; ai perdori pretekstin e doreheqjes per shkak te humbjes se parasajuar rrotacionike te qeverisjes, dhe drejtimi i kaloi Edvinit. Aktualisht Edvini nuk ka kontestues - Majko eshte "i bute dhe i urte"; Meta i ka lene hijen selise roze, ndodhet ne kerkim te nje poli ...
Dialogu qe Rama po kryen ka karakter populist, dhe ai kerkon qe te fitoje karizmen e duhur qe ta perdore si para-ardhesi i tij, pse jo edhe "nemesis" i tij, Sali Berisha, kur ky i fundit te beje kalimin e "fitorjes" ne zgjedhjet e 2009. Kjo nuk i prish pune jo vetem Nanos, por as edhe Berishes - ky i fundit e di se militantet mbeten militante, pavarsisht zhgenjimeve te perkohshme, koniukturale.
Pra edhe ne kete pike, dialogu nuk behet me Shqiperine, aq edhe me pak per Shqiperine - po te ishte ashtu, ai do ta kishte emertuar "Dialog per Shqiperine"; thelbesisht, dialogu behet per diēka tjeter.
Le te njihemi me nga afer me ato ēfare ofron Rama ne veprimtarite e fundit te dialogut.
Konstatimi se politika asnjehere nuk ka qene ne duart e qytetareve te ketij vendi eshte i drejte e me vend. Po ēfare premton Rama? T'i kthejme qytetareve politiken si mjet ne duart e tyre per te ndryshuar te ardhmen e tyre. Inkonsistenca e premtimit te Rames eshte flagrante e njeheresh mashtruese. Lind pyetja e natyrshme: kur e kane patur qytetaret Shqiptare politiken si mjet ne duart e tyre? Pergjegja eshte negative: qytetareve Shqiptare asnjehere nuk u eshte dhene mundesia per ta patur politiken ne duart . Nga ku rjedh pyetja thelbesore: A mund te kthehet diēka qe nuk ka ekzistuar ndonjehere?
Le te supozojme per nje ēast se ky eshte nje lapsus ne fushaten e Edvin Rames. Ēfare premton Edvin Rama qe qytetaret e Shqiperise te zoterojne politiken ne duart e tyre? Le te shtjellojme se ēfare thote ai ne kete drejtim ...
Fillimisht ofrohet sensi, pra ndjesia, shume larg reales. Ofrimi i ndjesise eshte i kollajte, dhe ajo qe njihet realisht, ajo mund te ofrohet si ndjesi, sens. Supozojme se Rama e ka seriozisht, dhe ka qellime te mira, e jo te mbrapshta, pra kendveshtrimi im nuk eshte thjesht negativist. Por nje gje eshte e papercaktuar ne identifikimin e mangesive qe ka politika e deritashme, sipas tij, objekte, turme, mos-gezimi i te drejtave dhe lirive kushtetuese, etj. Ēfare sugjeron e premton ai per te ndryshuar? Le te vijojme me nje tjeter thenie ...
Sipas Edvin Rames, paska ardhur koha per te bashkuar deshirat, ambiciet dhe nevojat per te ndryshuar realisht jeten tone; pra deshirat, ambiciet e nevojat paskan qene divergjente deri tani, nuk paskan arritur gje, dhe paska ardhur koha qe ato te bashkohen, konvergohen, njesohen. Por nuk ka arsyetim, argumentim qe ta mbroje ose mbeshtese sugjerimin e tij. Krahas ketyre, ai nuk shkon me tutje fjaleve ... nuk kerkon ta instrumentalizoje apo institucionalizoje ate qe shtron si te kohes, te nevojshme apo domosdoshme. Perkundrazi, ai ofron nje kthim mbrapa, ne bashkim pertej te se ashtuquajtures se majte e te djathte, jo ne emer te partise, por te Shqiperise ... Po ēfare instrumentesh e mjetesh mendon e propozon ai qe te behet ky bashkim, ky kapercim pertej flamujve, ēfare programi qenka ai qe nuk na paska ngjyrim e vule partie ... mos ka ardhur valle koha te kthehet ne identitet ... ?
Pa kaluar ne paragjykime perfundimesh, le te shohim veprimtarine praktike te Edi Rames, ne mbeshtetje te dialogut.
Nje nga arritjet e politikes Shqiptare ishte ndryshimet ne sistemin zgjedhor dhe ato qe kane te bejne me ato kushtetuese. Arritja e tyre u be relativisht pa shume zhurme e buje, me nje konsensus te pa-precedent. Ēfare kerkojne te arrijne autoret e ndryshimeve ne sistemin zgjedhor? Kryesisht reduktimin e tij ne nje sistem dy-partiak. Ketu nuk eshte vendi per te dhene gjykimin e ketij sistemi - kete sistem duhet ta veshtrojme ne frymen e dialogut qe Rama kerkon te vendose jo me Shqiperine, por me partine tjeter siameze, ate demokratike. Nese vitin e kaluar ne shihnim siameze ne ēiftin Berisha-Nano, tani po shohim perpjekjet per siamizimin e PS-PD, duke hequr e konsideruar te tejkaluar nevojen e partive te tjera, te vockla apo mesatare qofshin ato, sepse po u ngaterrohen si shume neper kembe. Ne ndihme te arsyetimit vjen edhe Berisha, duke pretenduar se ndryshimet u kerkuan prej nderkombetareve.
Ka qene ne praktiken e PS qe te piketohet e te pergatitet zevendesi i kryetarit te partise, praktike qe totalisht mungon (jo rastesisht) ne PD kjo duhet drejtuar me dore te hekurt, ndrysh patristet puniste kane frike se dezintegrohet, duke pjellur potencialisht te papritura jo te kendshme. Alia ia kaloi Nanos, Nano ia pasoi Rames ... Rama nuk duket se ka apo po projekton nje zevendes, aq me teper qe ndodhet ne prag te vitit te ardheshem te zgjedhjeve. Rama do te behet kryeminister, do te mbese kryetar partie; edhe per kryetar bashkie nuk shihet nje kandidature e mundshme, se paku tani per tani.
Keto kane domethenie qe tejkalojne PS-ne; ato lidhen me idete e diallogut, nder kryesoret sundimi dy-partiak i politikes Shqiptare. Nje nga pazaret e institucionalizimit te ketij sundimi mund te jete alternimi i postit te kryetarit te Bashkise te Tiranes me ate te kryeministrit te vendit. Por perpara venies ne praktike te ketij pazari, mbase harta zgjedhore mund te synohet te kthehet ne provinca nga blu ne roze, dhe e kunderta ne metropol. Ne zgjedhjet e vitit te ardheshem alternimi nuk mund te realizohet plotesisht, per arsye se kryeministri i sotem nuk mund te votohet njekohesisht per kryetar bashkie, ndaj pazari behet me i mundshem te kerkoje zevendesimin e presidentit, mekanizmi i votimit te te cilit eshte lehtesuar mjaft prej "burokracive" te deritanishme.
Nje tregues i bindshem se pazari ka nisur me kohe eshte kerkesat e zbehta, "m'ka ēue nana me la gojen" te Edi Rames dhe PS ndaj skandalit aq tragjik te Gerdecit, per te cilat besoj se nuk ka komente te metejshme, perfshire aferave roze blu te kohes se tashme dhe te shkuar.
Ustallaret qe komandojne Berishen dhe Ramen kane arritur ne perfundimin se nuk ka nevoje me per rhetorike patetiko-demokratikase; koha ka ardhur per te bere ndryshimet qe kerkojne institucionalizimin e zgjatimit sigurimso-punist PS-PD per te "perjetesuar" sundimin e tyre me pushtet te tjetersuar.
Ndaj mund te them me plot goje se dialogu i Rames eshte thjesht nje djallog ...
Krijoni Kontakt