Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 130
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Kto qe terorizojn popullin jan ata te njejtit qe vran komandant Drenicen , qe organizuan sulmin ne Brodec , qe rafin dhe terorizojn banoret e Sarajit... mallkuar qofshin kto hajna, se kurr hajr skemi pa prej ktyre kameleonave
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #32
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Zoti eshte i madhe !!! Te gjithe keto parti (kacak udheheqes politik ) qe e sakatuane popullin shqipetare per shume vite me rradhe ne maqedoni ,denimi do te jete """"shfarosja ndermjet veti ."""""" Me rendesi eshte qe ata njeres(popullata ) qe e quajne vehten shqipetare ,te largohen nga provokimet dhe t'i bojkotojne zgjedhjen kolektivishte, dhe te jene te kujdeseshem qe mos te bien n tradhetine e bandave te ashtuquajtura parti politike. Shume shpejte keto tradhetare do te zhduken duke e vra njeri tjetrin,sepse toka ku shkelen kemba e tyre ,nuk lejon tradhetine e tepruare. Denimi i popullit eshte vdekja me marre .

    1) BOJKOT I PERGJITHSHEM I ZGJEDHJEVE
    2) PROTESTA GJITHEPOPULLORE
    3) PROREKTORIAT NDERKOMBETARE KU UDHEHEQIN SHQIPEFOLESIT
    4) ZHDUKJA DERI NE FUNDE E BANDAVE POLITIKE (PARTITE POLITIKE TRADHETARET )
    5) REFORMA POLITIKE ME GJENERATA TE REJA RININE.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Veton Shkupi
    Anëtarësuar
    07-05-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga TeovaMas Lexo Postimin

    Zoti eshte i madhe !!! Te gjithe keto parti (kacak udheheqes politik ) qe e sakatuane popullin shqipetare per shume vite me rradhe ne maqedoni ,denimi do te jete """"shfarosja ndermjet veti ."""""" Me rendesi eshte qe ata njeres(popullata ) qe e quajne vehten shqipetare ,te largohen nga provokimet dhe t'i bojkotojne zgjedhjen kolektivishte, dhe te jene te kujdeseshem qe mos te bien n tradhetine e bandave te ashtuquajtura parti politike. Shume shpejte keto tradhetare do te zhduken duke e vra njeri tjetrin,sepse toka ku shkelen kemba e tyre ,nuk lejon tradhetine e tepruare. Denimi i popullit eshte vdekja me marre .

    1) BOJKOT I PERGJITHSHEM I ZGJEDHJEVE
    2) PROTESTA GJITHEPOPULLORE
    3) PROREKTORIAT NDERKOMBETARE KU UDHEHEQIN SHQIPEFOLESIT
    4) ZHDUKJA DERI NE FUNDE E BANDAVE POLITIKE (PARTITE POLITIKE TRADHETARET )
    5) REFORMA POLITIKE ME GJENERATA TE REJA RININE.
    Jo zoteri! Nuk pajtohem! Jo bojkotit!

    kishim mundesi te shohim se si behet shfarosja e popullit shqiptar pa fije meshire, nxjerrja nga vendet e punes, perkuljen para Gruevskit, humbjen e dinjitetit kombetar.... vetem per 18 muaj, per kaq kohe te shkurter PDSH-ja na shkaterroj dhe na fundosi plotesisht!

    Mu per keto arsye TE GJITHE DUHET TE DALIM NE ZGJEDHJE, te votojme, te vendosim per ardhmerine tone!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Klubi Politik "Afrim Zhitia": REAGIM ndaj tentim atentatit në Ali Ahmetin





    Klubi Politik "Afrim Zhitia": REAGIM ndaj tentim atentatit në Ali Ahmetin



    REAGIM
    Lajmi se në Tetovë është bërë atentat mbi Ali Ahmetin, na ka shokuar.
    Atentati mbi Ali Ahmetin, është atentat mbi popullin Shqiptarë të Maqedonisë, është atentat mbi përfaqësuesin me në zë, e të liderit absolut të popullit shqiptarë e të proceseve demokratike në Maqedoni.

    Kush deshiron të vrasë Ali Ahmetin, tenton të vrasë njërin prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

    Kush deshiron të vrasë Ali Ahmetin, deshiron të vrasë të kaluarën e lavdishme të popullit Shqiptarë të Maqedonisë, të Kosovës e të viseve të saj.

    Ftojmë organet e drejtësisë në Maqedoni që të nxjerrin para drejtësisë kriminelët që guxojnë të ngrenë dorë mbi të madhin Ali Ahmeti.

    Ftojmë ambasadorët e huaj në Maqedoni dhe tërë faktorin ndërkombëtarë që të reagojnë dhe të kërkojnë mbrojtjën e Ali Ahmetit.

    Në fund, ftojmë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe popullin Shqiptarë në Maqedoni, që të bëhën një dhe mburojë e gjallë e Ali Ahmetit.

    Populli Shqiptarë në Maqedoni kurr në historinë e tij nuk ka pasur udhëheqës më të madh.

    Maqedonia nuk do të duhej të ishte vendi ku tentohet të vriten liridashësit dhe demokratët e vertetë.
    Luftetarët Kombëtarë e politikanët popullor dhe demokrat si Ali Ahmeti janë të rrall dhe ata duhet të ruhen si syt e ballit.
    Prishtinë Klubi Politik “Afrim Zhitia”
    12.05.2008 Ismet Sylejmani - Kryetar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    8
    Alisetar Ramadani

    Zvicër

    12.05.2008

    Bashkatdhetarë të dashur! Ndodhi ajo që më së shumti frikoheshim! Të sulmohet me armë në një lider politik, kjo s'do koment të gjatë, përveç se në mënyrën më të ashpër të gjykohet. Atentati kundër z.Ali Ahmetit së pari është dhe quhet atentat në plot kuptimin e fjalës, sepse z.Ahmeti është lider i një partie politike, i cili bën gara në një kampanjë si të gjithë partitë politike me liderët e tyre. Ky tentim për likuidim fizik të një lideri partiak në Evropë dënohet shumë ashpër, kjo nuk është në interesin tonë pa dyshim. Me këso lloj tentimesh i jepet një imazh i vrazhdë popullit tonë! Pse? Në interes të kujt është që imazhi ynë të fëlliqet që me aq djersë e mund të gjithë së bashku e bëmë që komuniteti ndërkombëtar ta respekton? Në emër të një numri të konsiderueshëm të mërgimtarëve dënojmë fuqishëm këtë akt të turpshëm dhe qyqar. Përshëndesim organet e MBP që kapën atentatorin, drejtësia të vepron në bazë të ligjeve në fuqi dhe atentatori të dënohet, përshëndesim të gjitha partitë politike që dënuan këtë atentat drejtuar kundër z. Ali Ahmeti dhe subjektit politik që ai drejton. Disa komente nuk na pëlqejnë që janë dhënë këtu, sepse nxisin konflikt, ne ju thërrasim të gjithëve që t'ju shmangeni komentimeve të konfliktit, të ruani qetësinë. Na gëzon fakti që z.Ahmeti nuk i ndodhi asgjë, fundja edhe ai vetë apelon që të ruani gjakftohtësinë, t'i shmangeni provokimeve të mundshme, dhe ne në këtë drejtim i japim përkrahje të pa rezervë. Përkrahim gjithashtu tubimin në Tetovë me moto "Kundër dhunës". Z.Ali Ahmeti kërkon unitet nga të gjithë, ne gjithashtu e përkrahim fuqishëm unitetin e shqiptarëve, të keni një qëndrim. Vetëm unik do të qetësohen të gjitha gjakrat e nxehtë, ndryshe frika jonë vazhdon, dashtë Zoti mos ndodhtë më e keqja kundër askujt.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Atentatin kundër z.Ahmeti e dënojmë. Na vjen mirë që u evitua më e keqja dhe asgjë nuk i ndodhi z. Ahmeti. Ky lloj qëllimi është i turpshëm dhe na fëlliq si popull. Unë do të votoj PPD-n, por aspak nuk përkrah këso lloj mënyrash për të frikësuar popullatën. Mirë është që e kapën atentatorin, të dënohet pisi, se na e morri fytyrën.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  7. #37
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ketu shihet burrnia tek durimi, sa here eshte kerkuar leje nga Ali Ahmeti per eleminimin e e ketyre tradhtarve kurre nuk eshte dhene leja, dhe nuk do te jepet nga Ai nje urdher per te pastruar nje felliqsire .
    Per shume arsye dhe njera qendron mbi te gjitha percarja dhe varri gjithpopullor .
    Nuk ka perspektive nje popull qe vret njeritjetrin,dhe behuni kritik ,vetkritik qe mos te jeni ju dhe femijet tuaj viktimat e ardhshme.Kjo eshte e garantuar per ju qe silleni si udba e Beogradit qe shperngulte shqiptaret nga Kosova dhe agjencive te hueja u thoshte shkojne ne piknik shqiptaret.
    Pra, vete paska shti Ali Ahmeti, kur krisi Ali Ahmeti e ndegjoi gjithe bota se krisi per popullin e vet dhe jo si kurvat pas shpine per te vra nje bire te denje te kombit qe ska nje te dyte te krahasohet ne boten shqiptare sot.

    Turpi me i madh se roberia dhe nenshtrimi, se cnderimi eshte plumbi i tradhtise kunder nje biri te kombit.
    Mendoni njehere se kurre drite nuk do te shohi ai popull ,mallkimi i perjetshem do ta percjelle nje popull fatkeq .
    I GJITHE POPULLI DUHET TE DALI NE VOTIME DHE NJE GRUSHT FISNIK TE DURIMIT TE FUNDIT TIA PERPLASI NE FYTYRE KETIJ SUBJEKTI KOPIL -PDSH-Partise demokratike te sheshelit,TA DISKUALIFIKOJE NGA SKENA POLITIKO-TRADHTARO-KONTRABANDISTIKE-TALIBANEZO-UDBO-KOMUNISTO-FASHISTE.
    POSHTE FUNDRRINAT E KOMBIT DHE NJEREZIMIT.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë ndaj BDI-së dhe Ahmetit

    12/05/2008 21:50:11


    Zëdhënësi i Minsitrisë së Brendshme, Ivo Kotevski deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se policia rreth orës 20.30 në afërsi të Bllokut 77 të Tetovës e ka arrestuar Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës si person i dyshuar për të shtënat me armë në fshatin Rakovec ndaj eskortës së BDI-së dhe veturës së kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.

    Kotevski deklaroi se personi i dyshuar është ndaluar derisa po udhëtonte me makinën e tij “opel ascona” dhe është dërguar menjëherë në stacionin policor të Tetovës.
    Sipas tij persona zyrtarë do të zhvillojnë bisedë informative me Iljazin për konfirmimin e fakteve rreth incidentit, motivet e të shtënave mbi automjetet e BDI-së, si dhe për involvimin eventual të personave tjerë. “Me këtë rast do të ftohen edhe anëtarë të BDI-së, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, deklaroi për INA, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se gjatë tubimit në fshatin Rakovec kishte patur tentim për atentat ndaj tij. Ai drejtoi akuza indirekte ndaj PDSH-së dhe kërkoi përgjegjësi nga ministrja e brendshme dhe kryeministri Nikolla Gruevski. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    Shum keq ehste kur kycesh ne ndonje teme behesh monoton dhe askush nuk te replikon thjesht eshte injorim.
    Respekte

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Akt i turpshem dhe po frigohem se nuk eshte i fundit.Konflikti brendashqiptar ka filluar qe dy vite fillimisht me retoriken luftarake psikopatike te Thaqit por edhe te disa militanteve te BDI-se.Tash dreqi ka hyre dhe po frigohem se ne keso situata as Thaqi as Ahmeti nuk jane me ne gjendje ta ndalin dhunen.Kjo quhet papergjegjesi politike e cila ne shumten e rasteve i afrohet edhe vepres kriminale te thirrjes per dhune.Nga ajo qe e shoh, me apo pa vetedije shqiptaret rrespektivisht militantet partiak jane duke e realizuar planin e shkavit per shkaktimin e dhunes brendashqiptare dhe fajtor kryesor per kete eshte dinaku Grujevski i cili per realizimin e ketij plani i ka terhequr organet e rendit nga pjeset shqiptare dhe i ka lene shqiptaret ne kaos te plote dhe ne meshiren e militanteve me kallash. Kete mund ta ndal vetem nje protektorat i bute i bashkesise nderkombetare dhe detyrimin e shtetit per ti kryer punet e veta.Perndryshe do te ndodh nje kaos i vertete dhe shqiptaret do ta pesojne me se keqi.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •