Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 130
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Veton Shkupi
    Anëtarësuar
    07-05-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    KJO NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE MINDIS SHQIPTARVE,ASHTU SIKURSE PO E PARAQISNI NË KËTË FORUM.

    faqia e lavdishme e uçk është faqia e cila na bashkon edhe nuk na ndanë ,ndaj ju lutem shmangini debatet për këtë çështje.

    Trimi edhe heroi i gjallë e Maqedonis, Ali Ahmeti,ka shume armiqë edhe këta armiqë janë sllavë e greke dhe jo shqiptarë,ndajë lër të bëhemi mburoj e tijë.

    unë personalishtë,ruajë mendimet më të mira për Ali Ahmeti si politikan edhe burrë shteti.

    pasi kombi ynë ka lindur miliarda burra,nga këta pak ditën ta mbajnë të bashkuar shqipfolsin ,të shumtët e përçan edhe coptuan me bydallëqet e tyre,duke e katandisur si mos më keq.Gjergj Kastrioti-Ismail Qemali-Adem Jashari e ndjeksit e tyre janë figurat që na bashkojnë,po kështu edhe Ali Ahmeti ky legjendar i gjallë.

    na ndanë fan nolgogoli,ahmet zogu-enver hoxha-nano e berisha,pasi këta nuk donin tja dinin për kombin tonë
    Pajtohem plotesisht me Ju i nderuar, mirepo cekësia e disa shqiptarëve nuk ka fund! Ndoshta është nga mosnjohja e gjërave mirëpo deklaratat e tyre janë tragjike!

    Me respekt,
    Vetoni

  2. #92
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    KJO NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE MINDIS SHQIPTARVE,ASHTU SIKURSE PO E PARAQISNI NË KËTË FORUM.

    faqia e lavdishme e uçk është faqia e cila na bashkon edhe nuk na ndanë ,ndaj ju lutem shmangini debatet për këtë çështje.

    Trimi edhe heroi i gjallë e Maqedonis, Ali Ahmeti,ka shume armiqë edhe këta armiqë janë sllavë e greke dhe jo shqiptarë,ndajë lër të bëhemi mburoj e tijë.

    unë personalishtë,ruajë mendimet më të mira për Ali Ahmeti si politikan edhe burrë shteti.

    pasi kombi ynë ka lindur miliarda burra,nga këta pak ditën ta mbajnë të bashkuar shqipfolsin ,të shumtët e përçan edhe coptuan me bydallëqet e tyre,duke e katandisur si mos më keq.Gjergj Kastrioti-Ismail Qemali-Adem Jashari e ndjeksit e tyre janë figurat që na bashkojnë,po kështu edhe Ali Ahmeti ky legjendar i gjallë.

    na ndanë fan nolgogoli,ahmet zogu-enver hoxha-nano e berisha,pasi këta nuk donin tja dinin për kombin tonë
    Alfeko Sukaraku,
    Kush ka Ditelindjen Tende si ne profil edhe gjykimin tend ka per kete ceshtje..pra kush i perkulet asaj Ditelindje keshtu mendon..
    Nuk jane percarsit,mafiozet, satrapet qe i ofrojne ardhmeri atij populli por bijte besnik te tij ,dhe nje i tille eshte Ali Ahmeti qe s'ka nje te dyte per ta krahasuar .

    Modesti,
    Vetem qe i je pergjigjur Kushtrimit dhe ke qene vete luftetare i lirise meriton respekt.
    Le te themi se te tolerohet edhe pezmi dhe gjykimi sic mendon.
    Nje gje duhet ta keshe kristal, ata qe e dhane ate kushtrimin qe ti iu pergjigje nuk nderruan por nderruan rrethanat dhe menyra e veprimit.
    Nuk bene lufte qe te merren me politike,por qene te detyruar nga shume rrethana:
    1.Koha e pakohe per bashkimin shqiptare( kjo pune ka nis keshtu e ndahemi qe te bashkohemi=Rugova qe ke cekur me perpara ishte idhtare i obcionit Kosova ne kufijte egzistues.Ne jasht kufijve egzistues ku kane qene edhe keta kreret e Levizjes Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu dhe shume te tjere ishim per obcion Shqiptaret ne ish Jugosllavi ne nje shtet si hap parafinal per nje synim te perjetshem tonin bashkimin kombetare.
    Te tjerat jane histori dhe dihen se si ecen punet.
    Dua te them se ajo copez e vogel e trupit kombetare nuk kishte rrugdalje tjeter se per tu bashkuar nuk kishte me ke...as me Kosoven qe ne fakt kish deklaruar moti se nuk e do kete :Rugova ne vitet 80ta te vona(qe nuk e akuzoj-jo qe nuk ka dashur por ka pasur mendim se eshte e parealizueshme per rrethanat..une nuk do te spekuloj se a ka qene a jo.
    Une kam menduar athere dhe sot , se ka qene e mundur te behej nje lufte per teritoret nen ish Jugosllavi dhe te behej nje shtet sovran sic eshte(ne fakt sic duhet te jete ) sot Kosova..
    Nje shtet sovran mund te bashkohet, ndahet, nderroje hymne dhe flamure sa here tia doje qefi... pra edhe te bashkohet me Shqiperine...te behet realitet Shqiperia Natyrale, e forte dhe e paprekshme nga fqinjet.

    2.Bashkesia Nderkombtare me ne krye SHBA, me diktat urdheroi keta te behen subjekt politik ...Duke llogaritur rreshtimin historik tonin me SHBAte per here te pare ne historine tone te gjejme vendin ne bote ku duhet...kjo kreun e luftes e detyroi te beje c'eshte ne te mire te kombit.

    3.Subjektet egzistuese politike e kishin treguar vehten per pamundesi per te realizuar te drejtat kombetare.Pse do te duhej te lejohej ai kapitali i luftes te c'behej nga subjekte me origjine te dyshimt!?

    Tash keto jane shkaqet themelore se si u transformuan ne parti politike.
    Po, le te mendojme pak keshtu kush eshte per pushtet tash?
    Kreret e PDSHse qe shkatrruan subjektin-Levizje Kombetare ne Maqedonine Perendimore PPD.
    Ata qe nate e dite bejne propagande te felliqur antikombetare, etiketime, ccvleftesim te luftes dhe Marrveshjes Nderkombtare te Ohrit, dhe vrasje dhe atentate per friksim te popullates.
    Perdorin kapadaillekun per friksim dhe nenshtrim.

    Ose jane keta te BDIse per pushtet qe ne fakt jane atdhetare dhe kane shume mangesi ne politike(kurveri), por kane nje mision fisnik Zgjidhjen perfundimtare te Ceshtjes Shqiptare atje....!!??
    Bardhyli dhe te tjeret kane vete faj bashke me Aliun dhe te tjeret....duhej te rrine bashke per idealin kombetare dhe miqesine qe e kane pasur.
    Gabime ata kane plot,por gabimet e atyre nuk mund te vihen ne nje rrafsh krahasimi me keto dredhite e politikes se stilit te Beogradit qe perdor PDSH- ben percarje thote ti e ben, te vret thote ke be vetvrasje, ble gazeta, njerez , te gjitha te arriturat edhe ato qe ka bere PPD kur PDSH nuk ka egzistuar thone se i kane bere ata...
    Kjo eshte realitet i turpshem dhe i tmerrshem per te menduar por eshte e vertete qe edhe nje parti sllavomaqedonase ta krahasosh me PDSH kundrejt interesit kombetare shqiptare ne Maqedonine Perendimore do te del me e dobishme dhe me miqesore se vete PDSH.

    Ai qe ka qene pjese e popullit te vet gjithe jeten nga Ditelindja e vet e di dallimin ne mes ketyre subjekteve, dhe ai qe ka qene spektator ne ate regjion e di dallimin dhe absolutikisht nje ushtare fisnik i UCKse duhet ta dij dallimin...

    Se duhet te konsolidohen, se duhet BDI ne Tetove dhe Shkup te jete nr.1 dhe te shtrihet ne te gjitha shtresat dhe me njerezit me te mire qe ka Tetova dhe Shkupi kjo s'diskutohet..por nuk duhet te hiqet dore nga frytet e Luftes 2001, nga Marrveshja e Ohrit dhe nuk duhet lene ky kapital ne dore te atyre qe shkelin mbi gjak dhe komb vetem e vetem per pushtet dominimi ne ato troje.
    Dhe nje gje perderisa BDI e kalon kete rruge te nevojshme me plot mund, gabime dhe pamundesi shpesh..por ec drejt qellimit - misionit fisnik-bashkimit...nuk largohet nga ajo vije...Subjekti tjeter ka qellim dominimin personal, kush do te forcohet me shume ekonomikisht...kush do te kontrolloje kufirin-cigaret-benzinen...ne menyren e oligarko-mafiozve rus...nuk u ha palla per kombin per kete jam i bindur une i njoh te dy taborret.
    Popullin e kane vetem parolle keta per interesa fuqie, qe ne fakt fuqi qe e perdorin per ta vra dhe shkel po ate popull.

    Nuk ka krahasim mes ketyre subjekteve absolutikisht JO...PDSH- qe shume atdhetare e kane henger duke qene naiv dhe inferior ndaj llafologut Arber Xhaferri...e hengren tunxh njeqind here..te gjithe i perdori dhe keqperdori per subjektin..per partizmin dhe ku jane sot!??..asnjeri nuk mundi te veproje dhe kundershtoje konturat shabllon komuniste te Gebelsit dhe ketij mafiashit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-05-2008 më 09:10
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #93
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..Nuk kam permendur se nuk ka politikane profesioniste ne Trojet Shqiptare , jemi amatore ne kete proces politik dhe per vete shumemendesine dhe demokracine jemi me pas te tjereve.
    Ketu jane pra edhe te gjitha subjektet dhe detyrimisht edhe BDI,por mesojne ne jete dhe ne politike sic mesojne edhe te tjeret.
    Mesojne nga gabimet e te tjereve dhe shpesh edhe nga gabimet e veta.
    Por, ka dllim shume dallim mes ketyre subjekteve....Kushtrimit te BDIse i eshte pergjigjur populli dhe ia ka dhene voten neper zgjedhje dhe shpresoj per JU atje pra popullin tim t'ia jepni prape voten...vetvetes dhe jo subjektit qe synim ka "kush eshte gazde mbi shqiptaret"...ky mentalitet mesjete.
    PO BDIse per te miren tuaj, dhe beheni Ju vete ndryshimi qe deshironi ta shihni tek BDI.Beheni ju BDI dhe merrni frenat ne qytetet ku jeni JU vete pararoja e ndryshimeve ne parti dhe dhuroni popullit tuaj ardhmerine e lumtur dhe bashkimin.

    Me duket vetja si nje tifoz partiak dhe nuk me pelqen as kur e shkruaj por ah..ndergjegja ma din se nuk eshte keshtu se une nuk bej politike as ketu dhe as ne jete me popullin tim. Por,s'ka subjekt tjeter atje te perballet me ata varrmihsit e ardhmerise se kombit vet..
    Partite tjera jane me te vogla dhe me patakate..dhe deshiroj te bashkohen ne nje.
    Shpresoj qe opcioni i shqiptarve ne te ardhmen e afert te jete ndarja dhe jo opcioni per kualicion me partine fituese sllavomaqedonase.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #94
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anëtarësuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    36
    Zvicër Gazeta :

    Shqiptarë votojn Psikopatin !!! ..

    Ali Ahmetovski E kan përzën nga Zvicra , sepse o sort budalle..

    Pra kjo shenj o qe , Budallat votojn Budallën..

    De vu lshoje toka , o djem , s'don t'vu maje mo.!

    Dns kunder , urdhno , bri s'lo pa thaj :P hahaha.

  5. #95
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Edhe pse jam prej Kosove ,ky menduh Taqi nuk gezon rrespekt si Ali Ahmeti...dhe Ky Taqi qehren e hajnit e ka...
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    ..Nuk kam permendur se nuk ka politikane profesioniste ne Trojet Shqiptare , jemi amatore ne kete proces politik dhe per vete shumemendesine dhe demokracine jemi me pas te tjereve.
    Ketu jane pra edhe te gjitha subjektet dhe detyrimisht edhe BDI,por mesojne ne jete dhe ne politike sic mesojne edhe te tjeret.
    Mesojne nga gabimet e te tjereve dhe shpesh edhe nga gabimet e veta.
    Por, ka dllim shume dallim mes ketyre subjekteve....Kushtrimit te BDIse i eshte pergjigjur populli dhe ia ka dhene voten neper zgjedhje dhe shpresoj per JU atje pra popullin tim t'ia jepni prape voten...vetvetes dhe jo subjektit qe synim ka "kush eshte gazde mbi shqiptaret"...ky mentalitet mesjete.
    PO BDIse per te miren tuaj, dhe beheni Ju vete ndryshimi qe deshironi ta shihni tek BDI.Beheni ju BDI dhe merrni frenat ne qytetet ku jeni JU vete pararoja e ndryshimeve ne parti dhe dhuroni popullit tuaj ardhmerine e lumtur dhe bashkimin.

    Me duket vetja si nje tifoz partiak dhe nuk me pelqen as kur e shkruaj por ah..ndergjegja ma din se nuk eshte keshtu se une nuk bej politike as ketu dhe as ne jete me popullin tim. Por,s'ka subjekt tjeter atje te perballet me ata varrmihsit e ardhmerise se kombit vet..
    Partite tjera jane me te vogla dhe me patakate..dhe deshiroj te bashkohen ne nje.
    Shpresoj qe opcioni i shqiptarve ne te ardhmen e afert te jete ndarja dhe jo opcioni per kualicion me partine fituese sllavomaqedonase.
    Shumë dakord, vërehet sinqeriteti yt i nderuar! Sa i përket uniteti, jam ai që kam hapur temë për unitetin, shoh se shumë pak ka të interesuar!!! Nëse z.Ali Ahmeti është për unitetin e partive politike (jo shkatërrimin e partive sepse vijmë në njëmendësi) por një unifikim e qëndrimeve të partive politike, le të urdhërojë dhe të bën thirrje hapur të gjithëve që të ulen dhe t'i koordinojnë qëndrimet karshi sllavo folësve. Letër të hapur në media, kudo, vetëm kështu do të më bindë se z.Ahmeti e ka seriozisht. Fjalët nuk peshojnë më, llafe boshe nuk pranohen. Vepër dhe vetëm vepër. I pari jam që do të përkrah nismën e tij, por të reagon tani dhe menjëherë.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga LoG Lexo Postimin
    Zvicër Gazeta :

    Shqiptarë votojn Psikopatin !!! ..

    Ali Ahmetovski E kan përzën nga Zvicra , sepse o sort budalle..

    Pra kjo shenj o qe , Budallat votojn Budallën..

    De vu lshoje toka , o djem , s'don t'vu maje mo.!

    Dns kunder , urdhno , bri s'lo pa thaj :P hahaha.
    Shqiptaret jane duke u vertetuar dita dites se kush jane psikopatet, duke filluar nga Menduh Cetniku e deri te ti, psikopati i vogel i verberuar nga pislliqet per popullin e tij psikopatin e madh (Menduh Tradhetari).
    Nese ju do te kishit pak ndergjegje njerezore, do te turperoheshit te deklaroheni se perkrahni nje parti antishqiptari si PDSHja qe njerezit me nuk munden as ta permendin kete emer sepse eshte sinonin i se keqes sepse gjithmon ja kemi pa sherrin, dhe si mendoni ju qe nje turme prej mijera vetesh te te thirrin tradhetar a nuk ka turp me i madhe se kjo, por ju turpin e hani me buk, sepse ju keni plumba per shqiptaret e vota per VMROn, miq i keni shkiet e armiq shqiptaret.

  8. #98
    Demokracia e Re Maska e Progres
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    216
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    Edhe pse jam prej Kosove ,ky menduh Taqi nuk gezon rrespekt si Ali Ahmeti...dhe Ky Taqi qehren e hajnit e ka...

    Ju qe jeni nga Kosova per me e jap nje mendim rreth nje personi duhet te interesoheni me hollesisht per te,qofte kjo edhe per Ali Ahmetin.
    Fjalet qe linden se pari neper cajtore se z.Thaci qenka hajn,i korruptuar,mafijash e ku ta di shka tjeter.Keto fjale shume shpejt jane mohuar dhe kane dale se jane shpifje te pabaza.Njerezit te cilet kane mbetur primitiv dhe jo te zhvilluar shume lehte i kane perbi keto fjale...edhe per ate ju keni kriju asi bindje.
    Mua personalisht me ka ardhur rasti te bisedoj me nje intelektual gjakovar dhe ai me ka thene:Po ky Menduh Thaci juaj kishte qene i zoti shume orator i mire dhe shume bindes ne te folur,une kam menduar se ai eshte diler,hajn e ku ta di se cka me tha tjeter.
    Propaganda e keqe shume pin uje tek shqiptaret.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga Progres Lexo Postimin

    Shihet shume qarte se jeni pjelle e Thacit, ne te gjitha postimet e simpatizanteve te Tradhetarit, hajnit, korruptuarit, frigacakut, ju nuk ofendoni, poshtroni, provokoni, shani vetem simpatizantet e partive tjera por gjithe shqiptareve, e kam bere me BOLD pjesen nga postimi yt.
    Vazhdo me anektoden tende, cka te tha ai intelektuali nga Gjakova per Thacin se pervec se eshte orator cka eshte tjeter, orator kane qene edhe Hitleri, Ducja, Kastroja, Esat Pasha, Milloshevici etc, nuk ke faj ti aq i ke ndjenjat kombetare sepse i ke vendu nen ndjenjat e partis se flliqur te Thacit.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Letër e ish – ushtarëve të rajonit të Sharrit të Tetovës.

    Vëllezër e motra
    Qytetarë të Tetovës dhe të gjitha viseve shqiptare anë e kend Maqedonisë.
    I nderuari zoti komandant Ali Ahmeti,

    Kemi ardhur këtu bashkë me Ju për të protestuar kundër dhunës dhe terrorit që struktura të MPB-së bashkë me kriminelë dhe banditë të mbështetur nga krerët e PDSH-së tash disa ditë po ushtrojnë kundër popullit shqiptar.

    Atentati i djeshëm kundër komandantit tonë z. Ali Ahmeti, dëshmoi se deri ku mund të shkojë cmenduria e strukturave kriminale të instaluar brenda në shtet.

    Djegja, thyerja, granatimi i shtabeve zgjedhore të BDI-së, heqja dhe shkatërrimi i flamujve partiakë, kërcënimi dhe sulmet kundër veprimtarëve shqiptarë, si duket ishte paralajmërimi i asaj që ndodhi në Rakovec.

    Të ngresh dorë mbi komandantin e Ushtrisë Clirimtare Kombetare nuk është sulm vetëm mbi jetën e Ali Ahmetit, nuk është vetëm atentat mbi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, por kjo dorë vrastare deshi të godet nderin dhe krenarinë tonë, dinjitetin e të gjithë luftarëve dhe idealin e të gjithë dëshmorëvë.

    Atë që nuk arriti ta bëjë i huaji tash po përpiqet ta realizojë nëpërmjet dorës së kriminelëvë shqiptarë.

    Nga ky shesh dhe nga ky tubim, i porosisim të gjitha kokat e cmendura, të gjitha strukturat e involvuara në këtë valle vëllavrasëse se e kanë kot, nuk i kanë bërë hesapet mirë dhe nuk do të arrijnë të realizojnë këtë skenar antishqiptar.

    Ne, shokët e Ali Ahmetit, ish – ushtarët e UCK-së, nuk jemi frikësuar dhe nuk do të gjunjëzohemi para asnjë hajduti dhe keqbërësi, para asnjë banditi e krimineli sado i mbrojtur e i mbështetur të jetë ai, qoftë nga udhëheqës partiakë, qoftë nga zyrtarë të MPB-së.

    Nga ky tubim dhe nga ky vend i porosisim kokat e këtij skenari antishqiptar, le të heqin dorë nga kjo rrugë se shqiptarët nuk janë pa të zot, populli ynë di se kë të votojë e kë të dënojë, populli ynë e ka dëshmuar gjatë historisë se kur është në pyetje dinjiteti, krenaria, burrëria, nderi e liria gjithmonë ka ditur të rreshtohen drejt, të vihen në mbrojtje të vlerave të mirëfillta kombëtare dhe të distancohet nga e keqja.

    Duke dëshmuar vendosmërinë tonë, përkushtimin për zgjedhje të drejta, të lira, fer dhe demokratike po e përsërisim edhe një herë se ne nuk jemi dhe nuk do të jemi asnjeherë pjesë e luftës vëllavrasëse që po përpiqen të imponojnë. Ne nuk kemi plumba për shqiptarë sado të këqinj të jenë ata, ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë pjesë e terrorit dhe dhunës brendashqiptare.

    Duke u distancuar dhe duke e dënuar këtë tradhëti që po imponohet nga struktura shtetërore dhe krerë të kriminalizuar të PDSH-së ne, ish – ushtarët e pjesës së Sharrit të Tetovës, ftojmë I ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët tonë, gjithë popullin tonë liridashës që më 1 qershor me votën e shenjtë dhe të shtrenjtë të dënojmë këta që janë e keqja si e vetes, ashtu edhe e mbarë popullit shqiptar.

    Ju ftojmë që ta ruani gjakftohtësinë, të ruani qetësinë dhe dinjitetin dhe ditën e votimit të manifestoni përcaktimin dhe përkushtimin tuaj për nder, dinjitet, paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane për të gjithë ne dhe fëmijtë tanë.

    Një grup ushtarësh nga Malësia e Sharrit të Tetovës

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •