Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Fetwa "Dyshimet rreth sundimit të demokracisë në Islam"

    Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu

    Vllezër dhe motra të nderuar/a pasi që në ditët e sodit në shumicen e trojeve shqiptare është aktive tema dhe debatet rreth demokracisë u sjellim një fletushk apo broshur e cila përmban fetwa nga Shejhu i nderuar Allahu e ruajt -Ebu Muhamed el Makdisij- për të pasur të gjithë në bisedat e tyre një prapavij më të pastër rreth kësaj çështjeje pasi që në ditët e sodit degjojm dhe shofim njerzë të ndryshëm që flasin për këtë çështje por nuk janë tjer pos siç i ka përshkruar i dërguari alejhi selam në hadith ku transmetohet..

    Transmetohet nga Enes Ibn Maliku Muhammedi alejhi selam ka thėnė:
    Para Dexh-xhallit do tė ketė vite mashtruese, i sinqerti pėrgėnjeshtrohet e gėnjeshtarit i besohet, tradhtohet besniku e sigurohet tradhtari dhe do tė flasė nė atė kohė Err-Ruvejbida”. I ėshtė thėnė: “Ç’ėshtė Err-Ruvejbida?” Ai tha:I prishuri flet nė emėr tė shumicės”.
    Nė njė transmetim tjetėr ka thėnė:
    Mė mendjelehti nė mesin e popullit flet nė emėr tė shumicės”.



    I preferojm të gjithëve që ta lexoni këtë temë dhe ta shpërndani aq sa keni mundësi, pra ndokush e shpërndan nëpër emaile ndokush e boton dhe e shpërndaj dhe lloj lloj mënyra tjera që keni mundësi ...



    Shkarko




    Word
    http://www.archive.org/download/sdf23/Zgjedhjet.doc
    ftp://ia360927.us.archive.org/3/item.../Zgjedhjet.doc



    Pdf
    http://ia360906.us.archive.org/0/ite.../Zgjedhjet.pdf
    ftp://ia360906.us.archive.org/0/item.../Zgjedhjet.pdf



    Mos na harroni në lutjet e juaja...

    www.Forum-islamik.com

    Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

  2. #2
    Dyshimet sa i përket Sundimit të Demokracisë në Islam

    Allahu, Më i Larti, thotë:”Të cilët i dëgjojnë fjalët(këshillën e mirë La ilahe il-lallah dhe monoteizmin Islam) dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre(dmth e adhurojnë vetëm Allahun, pendohen te Ai dhe i largohen Tagutit etj). Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”.

    HYRJE:

    Me të vërtetë, krejt lavdia i takon Allahut dhe Paqa e Bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin saws dhe familjen e tij dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Më pas:

    Në kohën e fundit është nisur një debat në Internet në mes vëllezërve tanë të përkushtuar në fe, në lidhje me lejueshmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet demokratike në Perëndim. Një artikull i titulluar “Të votohet apo të mos votohet” dhe një tjetër “Pse të votohet dhe për kë të votohet?” kanë shtruar disa çështje në veçanti, për të cilat mendojmë se është e domosdoshme të adresohen, e po ashtu edhe disa të tjera të caktuara që i përkasin Demokracisë dhe pjesëmarrjes në procesin zgjedhor në përgjithësi.

    Në këtë adresim të shkurtër, do të mundohemi të ofrojmë disa sqarime për këtë çështje, me shpresë të demontimit të disa pohimeve dhe ndreqjes së disa gabimeve të autorëve të këtyre artikujve, e po ashtu do t’i shqyrtojmë disa nga gabimet më të njohura në lidhje me këtë temë në tërësi. Në qasjen e temës së pjesëmarrjes së Muslimanëve në zgjedhjet demokratike, duhet të bëhen disa sqarime hyrëse. Qëllimi ynë është që t’u qasemi shkurtimisht këtyre çështjeve me qëllim të evitimit të përqendrimit në to; dhe se ne i përmendim këto që të na shërbejnë për referencë të mëtutjeshme në diskutimin e çështjes thelbësore të zënkës në lidhje me lejueshmërinë e marrjes pjesë në zgjedhjet demokratike.

    Shpjegim i shkurtër i Demokracisë dhe Kufrit të saj të brendshëm dhe Shirkut të saj të dukshëm:

    Fjala Demokraci rrjedh nga fjalët Greke ‘demos’ që d.m.th ‘popull’ dhe ‘cratus’ që d.m.th ‘qeverisje/sundim’. Është një sistem ku njerëzit sjellin ligje për vete, nëpërmjet përfaqësuesve të caktuar të tyre, në këshill apo parlament, që është themeluar me qëllim të zbatimit të ligjeve dhe politikave që e reflektojnë dëshirën e shumicës së popullatës së atij rajoni.
    AbdulWehhab Al-Kilali ka thënë, “Të gjitha sistemet demokratike janë të bazuara në një ideologji, e cila është ajo se autoriteti i detyrohet popullit, të cilit e takon sundimi/zotërimi”( “Mawsu’at As-Siyasah”, Vol. 2/756). Është ashtu siç e tha Abraham Linkolni:”Sundim i popullit, nga populli, për popullin”.
    Pra Demokracia është sistem që është në kundërshtim/mosmarrëveshje me esencën e të drejtës ekskluzive të Allahut për ligjvënie dhe në këtë mënyrë del jashtë nga mosbindja e thjeshtë ndaj Allahut në mbretërinë e Shirkut, në të cilën kërkon që ta lartësojë njerëzimin në nivelin e Ligjvënësit (d.m.th të Allahut).

    Allahu, më i Larti ka thënë:

    “…All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.”(Er-Rad 41)

    Dhe Ai, më i larti, ka thënë:

    A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?” (Esh-Shura 21)

    Dhe për shkak se njerëzit janë ata që i zgjedhin ligjet, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, këto ligje janë të bazuara në dëshirat e njerëzve dhe janë në pajtueshmëri me dëshirat e shumicës, e jo me atë që e ka shpallur Allahu.

    Allahu, më i Larti ka thënë:

    A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës? A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta. (El-Furkan 43-44)

    Pra, uzurpimi i kësaj të drejte nga njerëzimi i ngre dhe i vendos njerëzit në pozitë hyjnie(Tagutit) përveç Allahut, përkrah të Cilit ata nxjerrin ligje dhe qeverisin për çështjet qa janë në kundërshtim me shpalljen e Tij. Pikërisht për këtë shkak, Allahu, më i Larti, e quan TAGUT (d.m.th hyjni e rrejshme, zot i rrejshëm) çdo person ose sistem që nuk gjykon me atë që e ka shpallur Allahu.

    Allahu, më i Larti ka thënë:

    A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli/taguti, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi”.
    (En-Nisa 60)

    Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Personit të cilit i binden në mosbindje ndaj Allahut ose personit të cilit i nënshtrohen në pasimin e diçkahit tjetër përveç udhëzimit të fesë së vërtetë; në çfarëdo rasti, nëse ajo në të cilën e urdhëron njerëzimin ai, është në kundërshtim me urdhërat e Allahut, atëherë ai është TAGUT. Për këtë shkak, ne i quajmë Tagut njerëzit që qeverisin me diçka tjetër përveç asaj që e ka shpallur Allahu (El Fetawa vëll. 28/200).

    Kurse Ibn El-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Pra, emri TAGUT u referohet të gjithë njerëzve, qeverisja e të cilëve është ndryshe nga ajo e Allahut ose të Dërguari të Tij saws. Kjo do të aplikohej edhe në rastin kur njerëzit e adhurojnë atë përveç Allahut ose e pasojnë atë pa dritë nga Allahu ose i binden atij kur nuk janë të sigurt se a po i binden Allahut apo jo. Pra këta janë Tagutat e botës dhe nëse i vështroni dhe nëse e shihni gjendjen e njerëzve me ta, do të shihni se pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar nga adhurimi i Allahut në adhurimin e TAGUTIT; nga ajo me të cilën kanë qeverisur Allahu dhe i Dërguari i Tij saws, në atë me të cilën qeveris TAGUTI dhe nga bindja ndaj Tij dhe të Dërguarit saws në bindjen ndaj TAGUTIT dhe pasimin e tij”.(I’lam El-Muwakki’in, vëll. 1/50)

    Muhammed El-Emin Esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Dhe, nga këto tekste qiellore që i kemi përmendur, bëhet e qartë se ata që i pasojnë ligjet e shpikura, të cilat i ka ligjësuar Shejtani në gjuhët e aleatëve të tij dhe të cilat e kundërshtojnë atë që Allahu, I Fuqishmi, Më I Larti, e ka ligjësuar në gjuhët e pejgambereve të Tij, paqja qoftë mbi ta, nuk lënë hapësirë që dikush të dyshojë në Kufrin dhe Shirkun e tyre përveç atij që Allahu ia ka marr shikimin dhe që e ka qorruar nga drita e shpalljes”.(shiko tek “Edhwa’ El-Bejan” vëll. 4/82-85)

    Dhe nga shkaku se shumica e Muslimanëve më të devotshëm janë të vetëdijshëm se synimi kryesor i demokracisë është t’i qeverisë masat popullore duke u bazuar në dëshirat e shumicës, duke qenë në kundërshtim me shpalljen e Allahut, ne nuk kemi nevojë të harxhojmë shumë kohë në shpjegimin e Kufrit të këtij sistemi në përgjithësi. (Bile edhe autori i artikullit “Të votohet apo të mos votohet” duket se, së paku, e pranon se në thelb është e palejueshme të hyhet në sistemin demokratik, ku që në fillim thotë:”Ky konstrukt e kohës moderne dallon shumë nga pozita Islame, për atë se me të vërtetë e drejta e ligjvënies i takon vetëm Krijuesit, të Plotfuqishmit. Së këndejmi, nëse hyhet në një sistem qeverisjeje që është i bazuar në diç tjetër e jo në Sheriat dhe që është më me rëndësi i cili sistem shpesh e kundërshton Sheriatin dhe disa herë i kundërvihet Sheriatit, atëherë është koncensus i dijetarëve Muslimanë se qeverisja me atë sistem është e palejueshme”).
    Nëse lexuesi nuk është i bindur sa duhet për këtë çështje qysh prej fillimit, unë i rekomandoj që ta lexojë esenë apo librin përmbledhës i cili merret me vendimin Islam mbi Demokracinë, sepse synimi ynë këtu është ta adresojmë në mënyrë specifike çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet demokratike, e jo të thellohemi në lëndën e detajuar e komplekse të sistemit të tërë demokratik. ( Disa nga veprat më përmbledhëse për temën e përgjithshme të Demokracisë përfshijnë”Ad-Dimukratijjeh Din” nga Shejh Abu Muhammed ‘Asim El-Makdisi dhe libri “Hukm El-Islam Fi Ed-Dimukratijjeh Ëe Et-Ta’ddudijjeh El-Hizbijjeh” nga Shejh Ebu Besir Mustafa Halimeh dhe eseu i Shejh ‘Abdul-Kadir Ibn ‘Abdil ‘Aziz, në kapitullin ”Qëllimi” nga “El-Xhami Fi Talab El-‘Ilm Esh-Sahrif” vëllimi 1 f. 146 dhe çka pason. Dhe në këto vepra është përgjigja ndaj dyshimeve tjera që janë parashtruar d.m.th se Demokracia është Shura dhe storja e Negusit në mes tjerash).

    PROCESI ZGJEDHOR DHE SI NDIKON KY MBI VOTUESIT

    Gjithsesi se sistemi demokratik varet nga masat (popullore) që marrin pjesë në zgjedhje me qëllim që të qartësohet se cilët janë kandidatët nga të cilët do të përfaqësohen nëpër këshilla e parlamente. Ky proces zgjedhor është po ashtu thelbësor në përcaktimin e partisë qeverisëse dhe Presidentit apo Kryeministrit të shtetit.

    Nga shkaku se sistemi është i bazuar në masat që i zgjedhin liderët e tyre, të cilët liderë nxjerrin ligje dhe zbatojnë politika në emër të tyre, i tërë procesi demokratik nuk do të kishte mundur të ekzistojë pa zgjedhjet. Po të mos merrnin pjesë masat popullore në procesin zgjedhor, Demokracia nuk do të kishte mundur të jetësohet sepse nuk do të kishte asnjë person për ta votuar ndonjërin prej kandidatëve dhe rrjedhimisht nuk do të kishte anëtarë të zgjedhur të parlamentit që do të vepronin në emër të popullit në politikat ligjvënëse dhe qeveritare.

    Abdulwahhab El-Kilali ka thënë:”Kjo nënkupton se populli, të cilit i takon zotërimi, nuk e praktikon vetë autoritetin e ligjvënies. Por këtë ia dhuron Anëtarëve të Parlamentit të cilët i zgjedhin për një periudhë specifike dhe i emërojnë që të përfaqësohen nga ta në praktikimin e këtij autoriteti në emër të popullit. (“Mawsu’at Es-Sijaseh” vëll. 2/757)

    Shejh Ebu Besir Mustafa Halimeh ka thënë:”Si e para, Demokracia është e bazuar në principin se masat (Popullore) janë burimi i fuqisë. Dhe në të përfshihet fuqia e ligjvënies e cila realizohet nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve nga popullata e përgjithshme të cilët e pranojnë detyrën e ligjësimit dhe krijimit të ligjeve. Me fjalë tjera, në Demokraci edhe ligjvënësi edhe i nënshtruari është njeriu e jo Allahu. E kjo nënkupton se ai që adhurohet dhe të cilit i nënshtrohet në çështjen e ligjvënies dhe të lejimit e ndalimit është masa, njeriu, krijesa e jo Allahu, Më I Larti. Ky pra, është thelbi i Kufrit dhe Shirkut dhe udhëzim i gabuar për shkak të kundërshtimit me themelet e fesë dhe Teuhidit të saj. Dhe krejt kjo rezulton në shoqërimin e njeriut të dobëtit e të paditur me Allahun në cilësinë më unike të Ilahijjeh (pra, adhurimit të devotshëm), e që është sundimi dhe ligjvënia. ( “Hukm El-Islam Fi Ed-Dimukratijjeh Ëe Et-Ta’ddudijjeh El-Hizbijjeh” f. 28).

    Pra realiteti është se këta anëtarë të Parlamentit, që veprojnë sipas vullnetit të shumicës dhe marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve etj, kanë mundësi ta kryejnë këtë veprim vetëm nëse zgjidhen nga masat (apo caktohen) nëpër ato pozita ku ata mund ta kryejnë këtë punë. Dhe nëse përfundojmë se këta Anëtarë të Parlamentit kryejnë Shirk dhe Kufër me nxjerrjen e ligjeve përveç (përkrah) Allahut, atëherë çka do të mund të thuhej për njerëzit që i zgjedhin(votojnë për ta) nëpër këto pozita, duke e ditur se kandidati do të marrë pjesë në formimin e ligjeve të-krijuara-nga-njeriu në emër të njerëzve që e kanë zgjedhur?

    Pastaj Shejhu Abdul-Kadir Ibn Abdil-Aziz ka thënë:”Për sa u përket atyre njerëzve që votojnë për ta (për anëtarët e parlamentit), edhe ata kryejnë Kufër, sepse në bazë të demokracisë përfaqësuese, votuesit i delegojnë njerëzit e tyre për ta praktikuar zotërimin e Shirkut – pra që të nxjerrin ligje përveç/përkrah Allahut – në emër të vetë atyre njerëzve (të votuesve të tyre). Në këtë mënyrë votuesit ua japin anëtarëve të parlamentit të drejtën për zbatimin e Shirkut, dhe caktimin/vendosjen e tyre - nëpërmjet votimit të tyre - si zotë ligjvënës përveç (përskaj, përkrah) Allahut. Allahu, Më I Larti thotë:”Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt, as pejgamberet për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë? “ (Ali-Imran 80)
    Pra, nëse një person është bërë Kafir pasi i merr Melekët dhe Profetët për zotëra, atëherë si qëndron puna me personin që e merr për zotë Anëtarët e Parlamentit? Po ashtu, kjo është nënkuptuar në thënien e Allahut:”Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!“ (Ali-Imran 64). Rrjedhimisht marrja e njerëzve për zotëra përveç(përkrah, përskaj) Allahut është Shirk dhe mosbesim në Allahun dhe pikërisht kjo është ajo vepër që e bëjnë ata që votojnë për anëtarët e parlamentit”.“El-Xhami Fi Teleb El-‘Ilm Esh-Sherif” 1/151-152

    Dhe kjo lloj vepre hyn në përshkrimin e rregullit të njohur:”Përkrahja e Kufrit është Kufr”, sepse ai i cili u ndihmon apo ua mundëson njerëzve që të kryejnë Shirk ose Kufr, me vetëdije(me dashje, me qëllim), e merr vendimin e njëjtë si ai që kryen Shirk apo Kufër. Dhe ky rregull është në pajtim me atë që Allahu, Më I Larti, ka thënë për ata që rrinë prezent përderisa ajetet e Tija përqeshen: “Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në Xhehenem. “ (En Nisa 140)

    Kurse Esh Shewkani ka thënë:”Deklarata e tij:…gjithsesi në atë rast ju do të jeni si ata. Me fjalë tjera “Nëse ju e bëni atë dhe nuk e parandaloni, atëherë ju jeni në Kufër njëjtë sikur ata”. “Feth El-Kadir” vëll. 1/527

    Kurse Shejhu Sulejman Ibn Abdil-lah Ibn Muhammed Ibn Abdil-Wehhab, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Kuptimi i këtij ajeti është ashtu siç duket(nga jashtë). Kjo dmth se nëse një njeri dëgjon se shprehet mosbesim ndaj ajeteve të Allahut apo se si përqeshen ato dhe rri në mesin e atyre që shprehin mosbesim e që bëjnë përqeshje, pa u detyruar(pa u kryer detyrim apo dhunë mbi të); dhe as nuk i parandalon e as nuk largohet nga ata derisa të fillojnë të flasin për(temë tjetër), atëherë ai është Kafir sikur ata, edhe nëse ai nuk merr pjesë në këtë akt, sepse kjo e tregon kënaqësinë e tij me Kufër. E, të jesh i kënaqur me Kufër është Kufër. Me këtë ajet, dhe të tjerët të ngjashëm me të, dijetarët kanë vërtetuar/treguar se ai që është i kënaqur me mëkatin është sikur ai që e kryen atë dhe nëse thotë se e urren atë mëkat në zemrën e tij kjo nuk pranohet sepse gjykimet bëhen sipas shfaqjes së tyre të jashtme, dhe kështu personi ka shfaqur Kufër, pra ai do të jetë Kafir. (“Mexhmu’at Et-Tewhid” f. 48)

    Prandaj, ai person që vetëm rri prezent gjatë kryerjes së Kufrit dhe nuk largohet e as që tenton ta parandalojë kryerjen e tij, e merr vendimin e njëjtë si ai që e kryen Kufrin. Pra, çka mund të thuhet për ata që e ndihmojnë dhe e mundësojnë Kufrin dhe Shirkun nëpërmjet zgjedhjes së një kandidat në emër të tyre i cili do ta ketë për detyrë të nxjerrë për krijesat ligje, përveç ligjeve të Sheriatit?! Dhe kije parasysh se këto vota janë metoda e vetme nëpërmjet së cilës ky anëtar individual i parlamentit ka mundësi ta kryejë veprën e tij, sepse fillimisht, pa përkrahje zgjedhore nga votuesit ai nuk do të ishte në pozitë ta kryejë këtë Kufër dhe Shirk!!
    Pra në këtë rast, votuesit janë ata që i mundësojnë apo ndihmojnë dikuj të kryejë Kufër dhe Shirk dhe nuk janë thjesht prej atyre që kanë ndenjur të qetë përderisa janë përqeshur/tallur ajetet e Allahut.

    Pasi ta bësh lidhjen në mes rolit të votuesve gjatë zgjedhjeve dhe Kufrit e Shirkut vijues/rezultues që është kryer nga Anëtari i Parlamentit kur ai është i zgjedhur, aty më nuk ka vend për dyshim. Dhe cili është dallimi në mes atyre që e zgjedhin këtë individ si zot përveç/përkrah Allahut, për ta ligjësuar të ligjshmen dhe të paligjshmen për ta dhe atyre që e marrin Diellin apo Hënën si zot përveç/përkrah Allahut, që t’ua sigurojë mjetet e jetesës dhe sigurinë? Pasha Allahun vendimi për ta është i njëjtë.

    REFUZIMI I DYSHIMEVE NË LIDHJE ME PJESËMARRJEN NË ZGJEDHJET DEMOKRATIKE

    Ata që e lejojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike janë në nivele të ndryshme të lajthitjes. Ka disa që besojnë se Demokracia është sistem qeverisës i pranueshëm pa kufizime (E synimi i këtij eseu nuk është që ta adresojë këtë temë si të plotë; por atyre që janë në këtë nivel të lajthitjes u rekomandojmë që t’i referohen librave të përmendur më parë, që e diskutojnë Demokracinë si sistem të tërë e jo thjesht vetëm një aspekt të pjesëmarrjes zgjedhore) – dhe këta janë njëri ekstrem – e po ashtu ka tjerë që e lejojnë vetëm pjesëmarrjen, bazuar në dyshime dhe kuptime të shtrembëruara, të cilat do t’i paraqesim më poshtë:
    • Pjesëmarrja e Profetit Jusuf a.s si ministër në qeverinë e Mbretit të Egjiptit
    Allahu, Më I Larti, ka thënë:

    Mbreti tha: "Me sillni mua atë, theshtë ta veçoj për veten time!" (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke pozitë dhe je i besueshëm. Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve “ (Jusuf, 54-56)

    Pra, ata që e përdorin shembullin e Jusufit a.s, e përdorin atë që të tregojnë se ai u vendos(hyri, u fut) në qeverinë e Mbretit dhe ata sjellin përfundim në bazë të këtij rasti se nëse është e lejuar të bëhesh ministër në ndonjë qeveri Jomuslimane, atëherë me siguri se është i lejuar votimi për kandidatin më pak dëmtues i cili do të bëhet anëtar i Parlamentit dhe i cili do të veprojë në emrin tonë. (Dhe kjo është treguar qartë nga autori i veprës “Të votohet apo të mos votohet” ku ai ka thënë:”Ai (Jusufi) e pranoi pozitën e ministrit në një qeveri e cila qeveriste me ligje tjetërfare nga Ligji I Allahut, me qëllim që t’a arrijë të mirën më të madhe. Është e pranuar nga këta dijetarë se nuk ka asgjë në Sheriatin tonë që e kundërshton ose anulon një veprim të tillë).

    Ata që e përdorin këtësi dëshmi, me siguri e kanë harruar(u ka dalë nga mendja) se Jusufi a.s u tha dy shokëve të burgut para se ta merrte pozitën (e ministrit):

    Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë “ (Jusuf 40)

    Pra si mund të themi për Jusufin a.s se ai do të mund të bënte kompromis dhe do të bashkëpunonte me një qeveri me persona që ligjësojnë ligje të krijuara nga njeriu, kur vetë ai ishte që i paralajmëroi(qortoi, këshilloi) të tjerët në lidhje me këtë çështje, duke thënë:
    “Hukmi (d.m.th gjykimi) nuk i takon askujt tjetër përveç Allahut”?!

    Si e para, ata që e përdorin këtë shembull kanë nevojë për dëshmi për ta vërtetuar thënien e tyre se ligji i asaj qeverie nuk ka qenë në pajtim me Sheriatin e Jusufit a.s. Dhe nuk ka kurrgjë që ta dëshmojë/vërtetojë këtë brendapërbrenda këtij shembulli. Por përkundrazi, është treguar se Mbreti, në mbretërinë e të cilit Jusufi u bë ministër, u bë Musliman.

    Ibn Xheri Et-Teberi ka transmetuar se Muxhahidi ka thënë:”Mbreti me të cilin ishte Jusufi, hyri në Islam”.(Xhami El-Bejan An Te’ëil Aj El-Kur’an”, vëll. 9/217 Kurse El Begewi ka thënë:”Muxhahidi dhe të tjerët kanë thënë:”Jusufi a.s nuk u ndal së ftuari Mbretin në Islam duke qenë i butë me të, derisa ai dhe shumë nga njerëzit hynë në Islam”

    Poashtu është transmetuar se Jusufi a.s ishte sundimtar në vete dhe detyrat e tija si Ministër ishin edhe që t’a qeverisë Egjiptin.

    Ibn Xherir At-Teberi transmeton nga Es-Suddi se ai ka thënë:”Mbreti e punësoi Jusufin mbi Egjiptin dhe ai ishte personi në fuqi dhe ai poashtu i mbikqyrte blerjet dhe tregtinë dhe krejt çështjet në lidhje me këto. Pra kjo ishte thënia e Tij:”Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte”.

    Ai poashtu transmeton nga Ibn Zejd në lidhje me thënien e Tij:”…të vendoset kur dhe ku të dojë…” Ai ka thënë:”Ne i kemi dhënë pushtet mbi çfarëdoqoftë që ishte në të(në Egjipt), kudo që dëshironte nga ai vend. Ai bënte atje çkado që dëshironte. Kjo ia dha dhuratë”.

    Kurse El-Kurtubi ka transmetuar se Ibn Abasi ka thënë për Jusufin:”Pra ai u ul mbi krevatin e tij kurse Mbretërit iu afruan. Dhe Mbreti hyri në shtëpinë e tij me gratë e veta dhe pushteti i Egjiptit iu dhurua”. El-Kurtubi ka thënë:”Dhe kur Mbreti ia dha Jusufit pushtetin mbi Egjiptin, ai u tregua bujar ndaj njerëzve dhe i thirri në Islam përderisa ata i besuan dhe e vendosi drejtësinë në mesin e tyre. Pra burrat dhe gratë e deshën. Dhe nga ajo që ka ardhur prej Wehb, Es-Suddi dhe Ibn Abbas dhe tjerëve është thënia e Mbretit drejtuar Jusufut, kur e pa urtësinë e tij të plotë në praktikimin e qeverisjes dhe shpërndarjes/shtrirjes së drejtësisë:”Po ta jap pushtetin, pra bën çka të duash. Dhe ne jemi thjesht pasuesit tu kurse unë nuk refuzoj të nënshtrohem dhe të bindem dhe nuk jam tjetër pos njëri nga të nënshtruarit”. (El-Xhami Li-Ehkam El-Kur’an”, vëll. 9/215).

    Nëse kjo është e mundshme – se Mbreti ka hyrë në Islam – kurse citimi i kësaj vihet në pikëpyetje, atëherë do të ishte e gabueshme të përdoret për shkak të principit:”Nëse paraqitet e mundshmja(ndoshta është, ndoshta s’është), atëherë përdorimi i saj si dëshmi bie poshtë” (Itha Ëeredel-Ihtimal, Betule Bihil-Istidal).

    Për më tutje, legjislatura e atyre para nesh, vlen edhe për ne – në bazë të shumicës së Usuliunve – vetëm në rast se nuk e kundërshton këtë tonë, dhe po të supozojmë, për shkak të argumentimit, se Jusufi nuk e ka pasuar Sheriatin e vet, atëherë ne themi se sikur ai të kishte qenë gjallë në kohën tonë, nuk do të kishte pasur tjetër zgjidhje përveç se t’a pasojë atë që i është shpallur Muhammedit saws.

    Kurse sa i përket larmisë së kuptimeve tjera të shtrembëruara, shumë prej tyre përqendrohen mbi aplikimin e rregullave specifike të njohura nga Drejtësia Islame (Fikh). (Shiko te “Sherh El-Kewaid El-Fikhijjeh” nga Ahmed Ez-Zerka” Rregullat #25-28). Nga to:
    • Rregulli: “Prej dy të këqijave zgjidhet më e vogla”
    Këtë rregull e përdorin ata që e lejojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, për të sugjeruar se kur votohet për kandidatin i cili ka politika që vijnë më pak në kundërshtim me Islamin, kjo është zgjedhja e të keqes më të vogël. Ose ata thonë se zgjidhja në mes mosvotimit dhe lejimit që të fitojë kandidati më i keq, është e keqe më e madhe se sa të votosh për një tjetër të cilin njerëzit duan t’a zgjedhin për shkak se politikat e tij janë më afër Islamit. Sikur me shumicën e rregullave të Drejtësisë Islame, njerëzit shpeshherë e emërojnë rregullin e saktë dhe pastaj e zbatojnë ose në mënyrë të pasaktë ose në rrethana në të cilat i njëjti nuk zbatohet.

    Gabimi i atyre që e përdorin këtë rregull është se ai mund të përdoret vetëm kur zgjidhjet janë të pashmangshme. Një shembull i kësaj është kur dikush ballafaqohet me dy zgjidhje të cilat janë tërësisht të pashmangshme, por secila prej të cilave është e palejueshme. Pra nëse personi është në situatë në të cilën është i detyruar të zgjedhë në mes dy çështjeve, por që në esencë që të dyja janë të palejueshme, atëherë duhet të zgjidhet mëkatimi më i vogël. Ashtu siç e shpjegoi një vëlla:
    Nëse dikush mundohet ta zbatojë këtë princip në këtë situatë është i ngjashëm sikur pirja e alkoolit në skenarin që vijon: Një vëlla e fton një vëlla tjetër në shtëpi. Aty i ofron dy gota me alkool, njëra me 50% alkool e tjetra me 25% alkool. Dhe ky vëllau e zgjedh gotën e dytë.

    E për sa i përket pjesëmarrjes në këto zgjedhje demokratike, këtu nuk ka detyrim në asnjë mënyrë, prandaj nuk mund të ketë arsyetim për kryerjen e këtij Shirku duke e përdorur (duke u nxjerr) arsyetimin e “të keqes më të vogël nga dy të këqija”. (Sa e çuditshme, kur edhe autori i artikullit “Të votohet apo të mos votohet” e ka përdorur këtë arsyetim menjëherë pasi që në dukje është pajtuar se ky rregull mund të përdoret kur dikush është i detyruar të zgjidhë në mes veprimeve të palejueshme të shumëfishta, ashtu siç ka thënë:”Një nga principet më themelore në të cilat është bazuar Islami është se nëse personi gjendet para dy të këqijave dhe nuk ka zgjidhje pa mos e kryer njërën prej tyre, atëherë ai shmanget nga e keqja më e madhe(ose harami) edhe nëse kjo e nënkupton kryerjen e të keqes më të vogël(ose haramit). Imam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:” Sheriati është shpallur për sigurimin/fitimin e të gjitha dobive të mundshme dhe parandalimin e sa më shumë dëmeve të mundshme dhe zvogëlimin e tyre. Qëllimi i tij është ta gjenerojë skenarin më të mirë të mundshëm nga dy opsione të mira nëse nuk mund të arrihen që të dyja së bashku, dhe ta shmangë më të keqen nga dy të këqijat nëse që të dyja nuk mund të parandalohen”. (El-Fetaëe, 23/343)

    Dhe pasi që autori i artikullit ”Pse të votohet dhe për kë të votohet?” e ka përdorur këtë rregull për ta lejuar pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike, ai thotë:”Është qartësisht e dukshme se individët disa herë janë të vendosur në situatë në të cilën janë të detyruar të bëjnë zgjidhje të cilat në kushte normale konsiderohen si të papranueshme ose që mund të jenë larg nga dëshira e tyre, nga fakti se ky është opsioni më i mirë i mundshëm që e kanë në dispozicion”). Përkundrazi, ne themi se zgjedhja e kryerjes së aktit të Shirkut – dërgimi i dikuj për të qeverisë sipas ligjit-të-krijuar nga njerëzit, në vend të Sheriatit të Allahut – është e keqe shumë më e madhe sesa abstenimi nga votimi në këtë sistem të orientuar kah Taguti. Pra në realitet do të ishte sikur personi i cili e zgjedh opsionin e 50% alkool në vend të 25%.
    • Rregulli:”Dobia zgjidhet para dëmit”
    Ky rregull është i ngjashëm me atë që kaloi. Ata që e përdorin këtë rregull për lejimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet demokratike thonë se dobitë që rezultojnë në zgjedhjen e kandidatit, politikat e të cilit janë më pak të dëmshme për Muslimanët, ia kalojnë në peshë dëmit të kandidatëve tjerë, politikat e të cilëve janë më kërcënuese për ta (për Muslimanët). (Autori i tekstit: ”Pse të votohet dhe për kë të votohet?” e ka përdorur këtë logjikë kur ka thënë: ”Votimi në vetvete nuk është i obliguar ose i këshilluar në bazë të ligjit Islam, por përkundrazi qëllimi që fshihet pas tij është që të arrihet dobia më e madhe për Muslimanët ose shmangia e së keqes”. Kurse autori i “Të votohet apo të mos votohet” i ka numëruar dobitë që ai i ka parë nga pjesëmarrja në zgjedhjet demokratike dhe pastaj vazhdon e thotë: ”Si përfundim, është mendim i këtij autori se par shkak të situatës me të cilën ballafaqohemi në jetën tonë të sotme, Muslimanët e Britanisë së Madhe duhet të marrin pjesë në politikë në proceset e ndryshme zgjedhore që do të vijnë me qëllim të arritjes së shumësisë së dobive Sheriatike”).

    Si e para, dobitë e proklamuara të zgjedhjes së kandidatit në zgjedhjet demokratike – duke qenë kjo Shirk, ashtu siç është sqaruar më herët – nuk e lejojnë që ky veprim të inkurajohet/nxitet. Kjo nga shkaku se ai që merr pjesë në këtë veprim është duke kërkuar dobi nga Allahu duke e shkelur shenjtërinë e Teëhidit të Tij. Në qortimin e “Letër e hapur deri te Xhorxh w. Bushi” të Dr. Sefer El-Hewalit, Shejh Ebu Besir Mustafa Helimeh në lidhje me përmendjen e El-Hewalit se i inkurajon Muslimanët në SHBA të votojnë për Presidentin Bush, ka thënë me sa vijon:

    “Unë them: fjalët e Shejhut (pra të Sefer El-Hewalit) në këtë rast janë të pasakta dhe të refuzuara për shkaqe të ndryshme. Nga to, ka qenë gabim që i ka inkurajuar Muslimanët për pjesëmarrje në lojën e Demokracisë, e cila ndodh në SHBA, dhe krejt kjo nga shkaku i gabimeve në besim (d.m.th në Akide) dhe Sheriat, rezultatet e së cilës nuk janë të lavdërueshme, dhe që nuk mund të arsyetohen pa marrur parasysh se sa dobi proklamohen. Pra çka të themi për situatën kur kjo i kundërshton themelet e Sheriatit dhe çështjet e tija të përgjithshme, ashtu siç i kemi sqaruar nëpër shumë vende anekënd këtij teksti. (“Wekefat Me’ Esh-Shejh Sefer” f. 18).

    Po edhe sikur të pranonim se ka dobi aktuale në pjesëmarrje të zgjedhjeve demokratike, kjo përsëri nuk e bën këtë veprim të lejuar. Ashtu siç ka thënë Allahu, Më I Larti:

    Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën!" Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq) “El Bekare 219

    Dhe në lidhshmëri me të Allahu ka thënë: “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar “(El Maide 90)

    Në Tefsirin e tij në lidhje me këtë ajet Ibn Kethiri ka thënë:”Sa i përket dobisë së tyre (alkooli dhe lojërat e fatit), ai është material, duke e llogaritur dobinë për trupin, tretjen e ushqimit, jashtëqitjen, mprehtësinë e mendjes, shkaktimin e ndjenjës së gëzimit dhe dobinë financiare nga shitja e tyre. Po ashtu (dobia e tyre përfshin) fitimet nëpërmjet bixhozit që personi i përdor për t’i shpenzuar për vete dha familjen e tij. Megjithatë, këto dobi tejkalohen nga dëmi i qartë që ato shkaktojnë dhe që e prek mendjen dhe fenë. Kjo është pse Allahu ka thënë:”…por mëkati i tyre është më i madh se dobia e tyre”. (“Tefsir El-Kur’an El-Ethim” 1/345).

    Dhe njëlloj, edhe po të kishim pranuar se mund të ketë dobi në pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike (Kjo teksa duhet të vërtetohet sepse rezultati i zgjedhjeve nuk është i sigurtë, e as që është cilido qoftë veprim e partisë ose Anëtarëve të Parlamentit që vijnë në pushtet. Ajo çka është e sigurt, sidoqoftë është se në mënyrë që të arrihen dobitë e proklamuara, personi duhet të marrë pjesë në aktin e Shirkut, ashtu siç kemi sqaruar më herët, dëmi për fenë e personit në kryerjen e aktit të Shirkut, duke e dërguar dikë të nxjerrë ligje përveç/përkrah Allahut është shumë më i madh për fenë dhe besimin se sa çfarëdo qoftë dobish të mundshme.
    Dhe ne themi me përgjegjësi/siguri të plotë se Shirku është shumë më i dëmshëm për robin se sa çfarëdolloj pijeje dehëse ose kumari, dhe se efekti i tij shumë më tëper i rrezikshëm.
    • Rregulli: “Veprat janë të bazuara në qëllimet”
    Dhe ata që e zbatojnë këtë princip thonë se përderisa qëllimet e personit janë që ta lehtësojë shtypjen që ushtrohet mbi Muslimanët, ose të sigurojë lehtësim ose gjëra të kësaj natyre, atëherë vepra bëhet e lejueshme. Dhe ata thonë se përderisa dikush nuk tenton me pjesëmarrje në zgjedhjet demokratike të kryejë ndonjë të keqe dhe përderisa qëllimi i vetëm është të shkaktojë mirësi, atëherë kjo e lejon veprën dhe e bën të lavdërueshme.

    E ne themi se ky gabim në të menduarit logjik jo që është mbizotërues në temën që e adresojmë, por se i përshkon temat tjera serioze, gjithashtu. Prandaj, do ta detajizojmë në vazhdim, Insha’Allah.

    Pika e parë është se mëkatet nuk pushojnë së qeni mëkate për shkak të qëllimit të personit i cili i kryen. Ebu Hamid El-Gazali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Mëkatet; nuk e ndryshojnë natyrën e tyre për shkak të qëllimit. Pra, injoranti duhet të kuptojë se nga përgjithësimi i thënies së Tij saws: “Veprat janë të bazuara në qëllime”, nuk del se mëkati mund të kthehet në bindje me qëllim (të mirë), siç është personi i cili përgojon një person tjetër për t’ia kënaqur zemrën dikujt, e ushqen ndonjë nevojtar me paratë e tjetërkujt ose ndërton shkollë, xhami, kamp ushtarak me para të paligjshme, kurse qëllimi i tij me këto vepra është të bëjë mirë. Krejt kjo është injorancë, kurse qëllimi nuk ka ndikim në vendimin se vepra është shkelje (e ligjit), keq bërje dhe mëkat. Në realitet qëllimi i tij që të bëjë mirë me mjete të këqija – që e kundërshton kushtin e Sheriatit – është një e keqe tjetër. Por nëse është i vetëdijshëm për këtë (mjetet e këqija), atëherë është kokëfortë ndaj Sheriatit. Por nëse e injoron atë, atëherë është mëkatar për të qenit injorant, sepse kërkimi i diturisë është obligim për çdo Musliman. Si shtesë, pasi që gjërat e mira mund të njihen si të tilla nga Sheriati, si mund e keqja të jetë e mirë? Kjo është shumë e pamundshme. E vërteta është se gjërat që e shkaktojnë këtë në zemër, janë kënaqësitë e fshehta dhe dëshirat e brendshme…”

    Pastaj vazhdon të thotë:”Ajo çka nënkuptohet është se kushdo që tenton që në mënyrë injorante të bëjë mirë me mjete mëkatuese, nuk do të jetë i arsyetuar, përderisa nuk është i ri në Islam dhe nuk ka kohë apo vend se ku të fitojë dituri, dhe Allahu, Më I Larti, me të vërtetë ka thënë:”…Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini (En Nahl 43).

    Dhe ai (El Gazali) më tutje thotë:”Pastaj thënia e Tij saws:”Veprat janë të bazuara në qëllimet” është e kufizuar, për sa u përket tre kategorive, në nënshtrimet dhe çështjet e lejuara (Mubahat), por jo edhe për mëkatet. Kjo nga shkaku se nënshtrimi mund të kthehet në mëkat nëpërmjet qëllimit (nijetit) të gabuar. Poashtu veprat e lejuara (Mubah) mund të shndërrohen në mëkat ose në nënshtrim, sipas qëllimit. Në të kundërtën, mëkati kurrë nuk mund të kthehet/shndërrohet në nënshtrueshmëri nëse qëllimi është i mirë. Po, qëllimi mund të ketë ndikim te mëkati; e kjo është kur i shtohen qëllime tjera të këqija, e cila gjë do t’a rrit barrën dhe rezultatin e tij shumë të keq – ashtu siç kemi thënë në “Librin e Pendimit” (“Ihja Ulum Ed-Din”, vëll. 4/388-391).

    Kurse në refuzimin e Fetwa të Shejhut Abdul Aziz Ibn Baz, i cili e ka lejuar të bëhesh Anëtar i Parlamentit dhe të marrësh pjesë në zgjedhjet demokratike, duke u bazuar në rregullin:”Veprat janë të bazuara në qëllimet” (kjo Fetwa është publikuar në revistën “Liwa El Islam”, numri 11, 1409 H f. 7), Shejhu Abdul Kadir Ibn Abdil-Aziz ka thënë:”Unë them se kjo Fetwa është e gabuar, në bazë të asaj që e cituam nga El Gazali, se mëkatet nuk bëhen të lejueshme duke u bazuar në qëllimin (nijetin). Megjithatë, Kufri është më i madhi prej mëkateve. Pasi që bashkëngjitja parlamentit është Kufër, ky Kufër nuk bëhet i lejuar duke u bazuar në qëllimin. Kjo nga shkaku se Parlamenti është mjeti me të cilin zbatohet(praktikohet) sistemi demokratik. Pra njohja e vendimit për pjesëmarrje në të, ose zgjedhje (të ndonjë anëtari) mbështetet në njohjen e vendimit të demokracisë, vendim i cili varet nga njohja e realitetit të demokracisë. (“El Xhami Fi Talab El-‘Ilm Esh-Sherif” 1/147-148).

    Ashtu që, qëllimi nuk është faktor për ta lejuar një mëkat përderisa personi është i vetëdijshëm se bëhet fjalë për mëkat. Dhe kjo nuk e lejon kryerjen e Kufrit ose Shirkut bile edhe nëse qëllimi për rezultatin e asaj vepre është ndonjë përfitim(dobi) ose lehtësim për Muslimanët. Po të kishte qenë kështu, atëherë do ta kishim lejuar shitjen e Biblave dhe idoleve ashtu që të ardhurat të mund t’u dhuroheshin Muslimanëve nevojtarë, por askush nuk do ta kishte lejuar diçka të tillë.
    • Rregulli:”Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes”
    Ata që e shfrytëzojnë këtë rregull thonë se të votosh për kandidatin më pak të dëmshëm në zgjedhjet demokratike, ose të votosh për t’u bazuar në disa nga politikat e tij të mira e që janë në kundërshtim me politikat e këqija të kundërshtarëve të tij, është një formë e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. (autori i “Të votohet apo të mos votohet” e ka përmendur këtë rregull jo vetëm për ta lejuar pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike, por përkundrazi edhe për ta obliguar, kur thotë:”Tekste të shumta nga Kur’ani dhe Sunneti dëshmojnë se të urdhërosh për të mirë dhe ta ndalosh të keqen është pjesë e pandashme e besimit, prandaj një nga obligimet më të mëdha shoqërore në Islam, siç thotë Allahu:”Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun…”(Ali Imran). Bazuar në këtë, është e domosdoshme që çdo Musliman t’a ndryshojë të keqen në jetën e vet. Padyshim, nëse kemi mundësi që t’i vonojmë dhe prishim planet e atyre që janë në pushtet, atëherë kjo bëhet obligim për ne”.
    Kurse Autori i “Pse të votohet dhe për kë të votohet”? duket se e bën të njëjtën kur thotë:”…Muslimanët janë të këshilluar bile edhe të obliguar të votojnë për partinë që do të jetë më dobiprurëse në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar, që do të rrisë të mirën ose së paku do ta zvogëlojë masën e të keqes ekzistuese që mbizotëron në botën e sotme. Në të njëjtën kohë, Muslimanët duhet t’i përdorin të gjitha mundësitë në kundërshtimin e atyre politikave që janë në kundërshtim me mirëqenien e humanitetit”. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu).
    Kurse përgjigja jonë ndaj kësaj është se pjesëmarrja në zgjedhjet demokratike është e keqe në vetvete e cila duhet të ndalohet, sepse përpiqet që t’i shoqërojë dëshirat e njerëzve me Drejtësinë e Allahut, Më Të lartit. Dhe nëse ky koncept është i qartë në mendjen e lexuesit atëherë argumenti se votimi për ndonjë kandidat në zgjedhjet demokratike (që është Shirk) - është e njëjtë si urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes – që është çështje obligative, atëherë ai do të shohë se kjo është pikërisht e kundërt dhe përmbysje e rregullit i cili është zbatuar gabimisht që nga fillimi(në bazën, në themelin e vet). (Dhe nga çështjet më të këqija që u paraqitën në artikullin “Pse të votohet dhe për kë të votohet”? ishte deklarata e autorit:”Disa Muslimanë mund të arrijnë te përfundimi se abstenimi nga procesi zgjedhor është më i mirë për Islamin dhe Muslimanët. Nëse kjo është ajo në të cilën individi beson atëherë ai nuk duhet t’ia imponon mendimin e vet Muslimanëve tjerë dhe me këtë t’i parandalojë nga votimi ose të insistojë që ata ta braktisin votimin me argumentimin se është akt i Kufrit. Kjo do të kishte qenë baraz me padrejtësi dhe shtypje”. Pra, ky ishte po i njëjti autor i cili më herët e obligoi pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike me rregullin e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja?! A është ky i njëjti i cili tani na ndalon neve që shohim Shirk në këtë veprim, të mos i parandalojmë Muslimanët nga rënia në të?! Edhe pse ky nuk e sheh këtë akt si të palejueshëm, si mund t’i ndalojë ata Muslimanë që e shohin si paraqitje të qartë të Shirkut delegimin e përfaqësuesve që bëjnë ligje njerëzore në emër të tyre në Parlamentin e Kufrit, nga urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes?! Pse është e përshtatshme për vetë atë urdhërimi i së mirës(ashtu siç e sheh ai), kurse në të njëjtën kohë ne nuk jemi të lejuar ta ndalojmë të keqen(ashtu siç e shohim ne)?! Dhe si mund ta quajë ”padrejtësi dhe shtypje” urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e së keqes nga ana jonë?! A nuk është pikërisht ai, që “e imponon mendimin e tij” mbi ne?! Dhe nuk ka dyshim se ky person në këtë rast e ka përmbysur rregullin dhe e ka marrë të drejtën ta kufizojë aplikimin e tij për ato çështje të cilat vetë ai i konsideron si të obligueshme – edhe pse është pikërisht vetë ai që ka rënë në kuptime të shtrembëruara në lidhje me këtë çështje. Ky person duhet ta ketë frikë Allahun.!!)

    Nga kushtet e njohura të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit të së keqes është se duhet të kryhet me mjete të lejuara. Ashtu që, nuk lejohet ta vrasësh një njeri me qëllim të ndalimit të tij nga vjedhja, nuk lejohet që Muslimanit t’ia marrësh paratë me mashtrim me qëllim që ta largosh nga pagesa e kamatës, nuk është e lejuar t’i kidnaposh anëtarët e familjes së dikujt duke dashur t’i shpëtosh nga rrahja e tij. Kjo nuk është fshehtësi për personin me njohuri themelore për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

    Një kusht tjetër është se përfundimi i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja nuk guxon të rezultojë me një të keqe më të madhe. Shejh El Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Nëse ata që urdhërojnë dhe ndalojnë e dinë se përfundimi i veprës së tyre do të ketë kombinim të pandashëm të së mirës dhe të së keqes, atëherë nuk janë të lejuar ta kryejnë derisa ta vlerësojnë përfundimin. Nëse e mira do të jetë mbizotëruese atëherë duhet të vazhdojë me të; e nëse e keqja do të ishte mbizotëruese, atëherë janë të ndaluar për ta bërë, edhe nëse kjo e sjell me vete humbjen e të mirës më të vogël. Në këtë rast urdhërimi i së mirës që do të rezultonte në më shumë gabim do të ishte akt i urdhërimit të së keqes dhe do t’i jepte shtytje mosbindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij saws”. (El-Emru Bil-Ma’rufi Wan-Nahju ‘En El-Munker”, f. 21).

    Kurse Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:“Nëse vepra e dikujt në ndalimin e së keqes do të çonte në atë që është më e keqe dhe më e urryer nga Allahu dhe i Dërguari i Tij saws, atëherë nuk është e lejuar të ndalohet ajo e keqe, edhe pse Allahu e urren atë (d.m.th të keqen) dhe personin që e bën.(„I’lam El-Muëakki’in“ vëll. 3/4).

    Pra tentimet për ta ndaluar të keqen, nga ata që thërrasin në pjesëmarrje në zgjedhjet demokratike, janë paguar me çmimin e Shirkut dhe mosbindjes. Peshoje vetë. Edhe pse pajtohemi me vëllezërit tanë në lidhje me situatën e rëndë pa masë dhe të tmerrshme me të cilën ballafaqohen Muslimanët e sotëm në Irak dhe gjithandej, ne këtë e peshojmë kundrejt aktit të Shirkut për të cilin po na ftojnë, me qëllim të zvogëlimit të kësaj shtypjeje ndaj këtyre Muslimanëve.

    Allahu, Më i Larti, ka thënë:“Dhe Fitneja është më e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191) dhe „...dhe fitneja është më e madhe se vrasja.“ (El Bekare 217).

    E këtu fjala „El-Fitneh“ nënkupton Shirk dhe Kufër, ashtu siç ka ardhur në librat e Tefsirit. Shejh El Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me këto ajete ka thënë:“Me fjalë tjera, vrasja, edhe nëse ka të keqe e shpirtkeqësi, përsëri në Fitnen e pabesimtarëve ka prej të keqes dhe shpirtkeqësisë që është edhe më i madh se ajo“. („El-Fetawa“, vëll 28/355).

    Dhe Shejh „Ali El Hudejr e ka përmendur në kapitullin e tij:“Thirrja për në dëshminë „La ilahe Il-lAllah“ se Shejh Sulejman Ibn Sehman në lidhje me këto ajete ka thënë:“Al-Fitneh“ është Kufri. Pra nëse krejt Beduinët dhe banorët qyteteve(d.m.th të gjithë njerëzit) luftojnë derisa të sosen të gjithë, kjo do të ishte më pak e rëndë për ta sesa të vendosnin Tagut në tokë, që qeveris me atë që e kundërshton Sheriatin e Islamit“. (shiko te „El-Xhem’u Wet-Texhrid Fi Sherhi Kitab Et-Tewhid“ f. 121).
    Për këtë arsye, nuk ka dyshim se të kryesh vepër Shirku me qëllim të zvogëlimit të dëmit mbi Muslimanët tjerë(edhe nëse ky dëm e arrin nivelin e vdekjes), atëherë Shirku është e keqe më e madhe dhe nuk mund të merret si pjesë përbërëse e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, sepse e keqja e kësaj vepre e mbipeshon të keqen e dëmit mbi Muslimanët (Ky rregull lidhet me dy rregullat vijuese prandaj kushtoni kujdes kësaj lidhjeje).
    • Rregulli: E domosdoshmja e lejon të paligjshmen
    Ata që e përdorin këtë rregull thonë se Muslimanët janë në gjendje domosdoshmërie(në zor, në shtrëngicë - Dharurah), ashtu që kryerja e akteve të paligjshme siç është pjesëmarrja në zgjedhje demokratike bëhet e lejueshme (Dhe siç duket nga citimi i përmendur më herët nga autori i „Të votohet apo të mos votohet“ se ai e pranon se në thelb kjo nuk është e lejuar. Sidoqoftë, duket se ai e ka marr në konsiderim domosdoshmërinë, në mes gjërave tjera, për ta lejuar kur ka thënë:“Dikush mund të pyesë:“Çka nëse nuk implementohet Sheriati, çka do të bëjmë? A kemi ndonjë opsion tjetër përveç këtij që gjendet para nesh?
    Kurse autori i:“Pse të votohet dhe për kë të votohet”? duket se pajtohet kur thotë:“...Muslimanët duhet të përpiqen t’i zbatojnë të gjitha mjetet që u mundësojnë t’a arrijnë këtë synim“).

    Sa i përket përdorimit të këtij rregulli lexuesi patjetër të dijë se se ky rregull nuk është absolut. Përkundrazi, ka përjashtime dhe dispozita që e bëjnë të papërdorshëm për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje demokratike.

    Si e para, ka çështje që nuk kualifikohen për t’u quajtur domosdoshmëri. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e përdorim lejimin e këtij rregulli për diçka që as nuk kualifikohet në kategorinë e domosdoshmërisë. Dhe dihet se domosdoshmëritë janë të pesë kategorive themelore: Feja, Jeta, Mendja, Prejardhja/Nderi dhe Pasuria (shiko te „Feth El-Bari“ vëll. 1/179).
    Ashtu që, nuk është e lejuar për dikë të kryejë kurvëri ose të martohet me dikë më të cilën në esencë e ka të ndaluar (Mahrem) duke u arsyetuar me dëshirat seksuale dhe kështu t’a arsyetojë mëkatin e tij me rregullin e mësipërm. Prandaj mendoje se vetëm disa çështje të caktuara bëjnë pjesë në domosdoshmëri dhe jo të gjitha gjërat mund të lejohen me aplikimin e këtij rregulli.

    Si e dyta, kur është fjala për Shirk dhe Kufër, kryerja e tyre nuk ka arsyetim nga shkaku i domosdoshmërisë(Dharureh). Kjo për arsye se kryerja e Shirkut dhe Kufrit është dhunim e njërës nga kategoritë e domosdoshmërisë; dhe e fesë ashtu siç është sqaruar më herët. Më mirë me thënë, kjo është në kundërshtim me domosdoshmërinë(nevojën) më të madhe – me fenë e personit. Dhe si mundet që dikush të përpiqet ta arsyetojë mbrojtjen(ruajtjen) e një domosdoshmërie në llogari të një tjetre? Përkundrazi, i vetmi rast kur kjo lejohet është kur mbi personin kryhet dhuna (Ikrah). (E ne do ta sqarojmë këtë në kuadër të rregullit të ardhshëm, InshaAllah).

    E si mundet, me vështrimin(shqyrtimin) e disa shembujve ku është e lejuar të kryhet mëkat duke u bazuar në domosdoshmëri të arsyetueshme, pastaj të përdoren si krahasim për ta lejuar kryerjen e aktit të Kufrit ose Shirkut?

    Shehj El-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Me të vërtetë, gjërat që janë të ndaluara; nga to është ajo për të cilën deklarohet qartë se në drejtësinë Islame nuk lejohet asgjë prej saj(vepër, akt etj); as për nevojë e as për diç më tepër se ajo, siç është Shirku, aktet joligjore seksuale, të flasësh për Allahun pa dituri dhe mëkati i hapur. Dhe ato janë katër gjëra të përmendura në fjalën e Tij, Më Të Lartit:“Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.Pra, këto gjërat janë të ndaluara në të gjitha Sheriatet. E me këtë ndalesë Allahu i ka dërguar të gjithë Pejgamberët dhe Ai xh.sh. nuk ka lejuar asgjë nga këto gjëra assesi, në asnjë rrethanë nga rrethanat. Dhe për shkak të kësaj, këto janë shpallur në një sure Mekkase (dmth në fillimin e Shpalljes). („El-Fetaëa“, vëll. 14/470-471).

    Shejh Ali El-Hudejr ka transmetuar nga Shejh Hamad Ibn Atik, i cili ka thënë:“Ai, Më I Larti, ka thënë:“(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.“ (El Bekare 173). Pra, është bërë kusht, që, përderisa ekziston domosdoshmëria(nevoja), ai i cili i ha, e bën këtë mosbindje ose mëkat pa dëshirën e vet. Kurse dallimi në mes dy kushteve nuk është i fshehur (dmth në mes detyrimit dhe domosdoshmërisë)“.
    Dhe ai( Ibn Atik) ka thënë:“Kurse në lejimin e mishit të vdekur për atë që është në zor (ka nevojë të domosdoshme), a ka aty diç që e sinjalizon lejimin e daljes vullnetare nga feja?! Dhe a është ky krahasim ndopak sikur krahasimi i martesës me motrën apo vajzën, duke u bazuar në lejueshmërinë e martesës në mes personit të lirë dhe atij të robëruar, kur personi i frikësohet kurvërisë dhe pamundësisë (për t’u martuar me grua të lirë)? Pra, ky tregtar i dyshimit ka shtuar më shumë sesa krahasimin e atyre që thanë:"...Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikur edhe kamata!..." (El Bekare 275) („Hidajet Et-Tarik“ f. 151).

    Kurse Shejhu Ali El-Hudejr ka vazhduar:“Dhe ne themi:“ A ka në lejimin e mishit të vdekur për atë që është në zor (ka nevojë të domosdoshme) diçka që e sinjalizon lejimin e hyrjes vullnetare në Këshillet e Shirkut, duke u bë aleat me sekularistët dhe qeveritë me orientim TAGUTI, duke e shfrytëzuar argumentin e ‚dobisë për Dawetin’?!“. („El Xhem’u Wet-Texhrid Fi Sherhi Kitab Et-Tewhid“, f. 121).
    • Rregulli:”Kufri arsyetohet për shkak të detyrimit”
    Pasi që është vërtetuar se Kufri dhe Shirku nuk lejohen nga domosdoshmëria, ashtu siç u pa në rregullin e mëparshëm, hapi i ardhshëm është të ligjësohet (të bëhet valide) pjesëmarrja në zgjedhjet demokratike duke u thirrur në këtë rregull. E ata që e shfrytëzojnë këtë rregull, tentojnë të tregojnë se situata është aq e ligë saqë i merr përmasat e detyrimit (Ikrah). (Autori i „Pse të votohet dhe për kë të votohet“? Duket se e përdor këtë terminologji kur thotë:”Është qartësisht e dukshme se individët ndonjëherë ndodhen në situatë në të cilën janë të detyruar të marrin vendime të cilat në situate normale vlerësohen si të papranueshme…”). E ne themi se nëse dikush është me të vërtetë i detyruar të marrë pjesë në zgjedhje demokratike, atëherë ky rregull do ta arsyetonte dhe nuk do të fajësohej për këtë veprim.

    Sidoqoftë, definicioni dhe kushtet e detyrimit nuk janë gjetur (nuk janë zbuluar) në situatën për të cilën bisedojmë. Si e para, definicioni i detyrimit (Ikrah) e bën të domosdoshme që personi të jetë i detyruar të bëjë diçka me forcë, e jo ta bëjë vullnetarisht.

    Ala Ed-Din El-Buhari detyrimin e ka definuar si:”Shtyrja e një personi tjetër për ta bërë ndonjë çështje, të cilën ka refuzuar ta bëjë, nga frika si personi që e kryen atë (detyrimin) është në gjendje ta implementojë atë(d.m.th kërcënimin e tij). Pra personi tjetër frikësohet dhe kënaqësia e tij largohet për shkak të implementimit (të detyrimit). (Keshf El-Esrar” vëll. 4/482).

    Kurse Dr. Muhammed Ibn Abdil-lah El-Wuhejbi ka thënë:”Është tipi (lloji) i cili shfaqet (ndodh) mbi individin e detyruar, kurse individi nuk ka mundësi ose gjasë për shkak të saj(asaj ndodhie).(“Newakidh El-Iman El-I’tikadijjeh We Dewabit Et-Tekfir ‘Ind Es-Selef”, vëll. 2/7).

    Prandaj, ai i cili e përdor këtë rregull për ta lejuar pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike nuk mund të pohojë se kjo është detyrim/dhunë (Ikrah). Dhe vetë fakti se Muslimanët thirren që t’a kryejnë vullnetarisht këtë akt, është dëshmia më e qartë se nuk janë të detyruar (nga dikush) në kryerjen e tij.

    Sa u përket kushteve të detyrimit (Ikrah), Ibn Haxheri ka thënë,:
    Kushtet e detyrimit janë katër:
    · E para është që ai i cili e kryen atë (detyrimin) të jetë në mundësi t’a zbatojë kërcënimin me të cilin kërcënohet, kurse ai të cilit i bëhet kërcënimi të mos ketë mundësi ta zmbraps (detyrimin) bile as me ikje.
    · E dyta është pandehja e fortë e tij se nëse refuzon të bindet atëherë kërcënimi do të zbatohet mbi të.
    · E treta është që ajo me të cilën kërcënohet të jetë e menjëhershme (prezent). Nëse p.sh, thotë: ‘Nëse nuk e bën këtë dhe atë, nesër do të të rrah’, ky person nuk konsiderohet si person nën detyrim. Si përjashtim i kësaj është nëse kërcënuesi e përmend sasinë e kohës, e cila është shumë e afërt ose nëse, si zakonisht nuk tërhiqet.
    · E katërta është kur nuk shfaqet asgjë nga i komanduari, e që do të sinjalizonte se nënshtrohet vullnetarisht
    (Feth El-Bari” vëll. 12/311)

    Pra, ky është rregulli i saktë dhe nëse dikush me të vërtetë është detyruar të merr pjesë në zgjedhje demokratike, kjo do ta arsyetonte nga Kufri dhe Shirku i kryer. Sidoqoftë, është e qartë se ajo që quhet detyrim, në këtë rast, nuk e përmbush definicionin e detyrimit (Ikrah), e as që e plotëson kriterin për kushtet (që kërkohen) që Ikrah të jetë valid.

    Një pikëpamje në lidhje me detyrimin:

    Ajo çka i ndodh vëllezërve dhe motrave tona në vendet siç është Iraku e gjetiu, në kohën tonë, i fut shumicën nga ta në lloje situatash që kualifikohen si detyrim (Ikrah), edhe sipas definicionit edhe sipas kushteve për të qenë valid. Dhe nuk ka dyshim se këto gjëra kanë ndodhur dhe se armiqtë e Allahut, Allahu i mallkoftë, i kanë torturuar, vrarë, dhunuar dhe sakatosur njerëzit tanë. Cilido që i dëgjon disa detaje të këtyre veprimeve do të ishte pajtuar se po të ndodhnin shumica e Muslimanëve në rrethana të tilla, dhe të kishin qenë detyruar të kryejnë Shirk apo Kufër me qëllim të ndërprerjes së torturës, do të ishin arsyetuar me rregullin e mësipërm.

    Sidoqoftë, realiteti është se ata që ftojnë për pjesëmarrje në zgjedhjet demokratike, nuk janë të detyruar, nga personat që i kryejnë këto akte kundër vëllezërve dhe motrave tona Muslimane anekënd. Dhe për këtë shkak, nuk ka zbatim të këtij rregulli për t’a lejuar një grup Muslimanësh në një pjesë të botës, që të bëjnë Kufër apo Shirk në emër të atyre Muslimanëve që vuajnë në duart e armiqve në pjesën tjetër të botës. Kurse ky realitet i tmerrshëm nuk të çon larg nga fakti se ata që thërrasin për t’i votuar anëtarët e parlamentit dhe ata që votojnë për ta, nuk janë të detyruar për t’a bërë këtë e as që janë të pranishme kushtet që kjo të quhet – detyrim.

    Rregulli për ata që marrin pjesë në zgjedhjet demokratike

    Sa për ata që marrin pjesë në këtë Shirk, nuk ka dyshim se kryejnë Kufër dhe se veprimi i tyre nuk është i lejuar, as për hir të asnjërit nga dyshimet apo kuptimeve të shtrembëruara që i numëruan më herët. Sidoqoftë, ajo që është e vërtetë, është se shumë nga vëllezërit dhe motrat tona që thërrasin në pjesëmarrje zgjedhore nuk e dinë realitetin e plotë mbi atë se çfarë nënkupton ky veprim. Kjo ishte njëra pikë.

    E dyta, është e qartë se shumë nga ata që marrin pjesë në zgjedhjet demokratike, e bëjnë këtë vetëm me qëllim që të sjellin ndonjë të mirë ose të zvogëlojnë ndonjë dëm. Dhe edhe pse ne nuk themi se qëllimi i atij që e kryen Kufrin ose Shirkun mund ta ndalojë atë veprim nga të qenit i përshkruar në atë mënyrë, e ajo çka është e saktë ka të bëjë me injorancën e atij që bën Shirk, duke besuar se ky është një veprim i mirë dhe duke pasur me të për qëllim bindjen (afrimin), e kjo është faktor parandalues nga faktorët parandalues për t’i shpallur ata se janë jobesimtarë.

    Prandaj, ne nuk do të ndalemi nga quajtja e këtij akti Shirk dhe Kufër, edhe pse ata që e kryejnë e kanë për qëllim të mirën dhe virtytin. (Referoju pjesës “Rregulli: Veprat janë të bazuara në qëllimet” dhe shpjegimin e Ebu Hamid El-Gazali).
    Por pasi që janë injorantë në lidhje me realitetin e këtij akti dhe për shkak se çështjet bëhen konfuze (të tollovitura, të paqarta) për shkak të vendimeve (Fetwave) të dijetarëve që e lejojnë atë, duke u bazuar në disa nga rregullat të cilat ne i demantuam (refuzuam), atëherë, ta bësh dikë përnjëherë përgjegjës për aktin e këtij Kufri do të ishte reaksion ekstrem, kurse ne nuk e bëjmë këtë derisa çështja t’i jetë qartësuar dhe të jenë larguar të gjitha kuptimet e shtrembëruara.

    Në paralajmërimin e tij për ata që shkojnë deri në ekstrem lidhur me këtë çështje, duke e deklaruar mosbesimin e tjerëve (Tekfir), Ebu Muhammed Asim El-Makdisi në lidhje me ata që shpejtojnë t’i bëjnë Tekfir ata që marrin pjesë në zgjedhjet demokratike ka thënë me sa vijon:

    “Dhe prej tyre ka asish që janë sjellë dhe ai i sheh posterët e elaboruar (të kampanjës), që kanë të shkruar mbi vete me tekst të fortë: “Islami është Zgjidhja”, dhe sllogane tjera të ngjashme, me të cilat Politeistët ligjvënës e mashtrojnë Muslimanin e zakonshëm. Pra ata votojnë për ta dhe i zgjedhin për shkak të dashurisë ndaj Islamit dhe për shkak të besnikërisë ndaj Sheriatit dhe nuk e dinë ose nuk e kanë për qëllim rrugën qorre të Shirkut të cilën përfaqësuesit e përdorin për të sunduar me disa nga dënimet e drejtësisë Islame, sipas pohimeve të tyre. Krejt kjo duhet të merret në konsideratë me ata që nuk e punojnë drejtësinë drejtpërdrejtë ose që nuk betohen për t’i nderuar ligjet e Kufrit ose që nuk ua japin gjykimin atyre ose diç tjetër nga deklaratat dhe veprimet e Kufrit, të cilat i kryejnë përfaqësuesit. Ashtu siç dihet se votuesit nuk i bëjnë të gjitha këto veprime e as që i kryejnë. Por ai vetëm e zgjedh dhe e delegon, në emër të vet, të zgjedhurin e tij.

    Pastaj vazhdon dhe thotë:”Për shkak të kësaj nuk është e lejuar të shpejtohet në deklarimin e mosbesimit (Tekfirit) për të ngjashmit, përveç pas kryerjes së qartësimit dhe kthjellimit të realitetit të veprimeve të përfaqësuesve ligjvënës, dhe se ajo çka bëjnë ata nga veprimet e Kufrit është që e shkatërrojnë fenë Islame dhe Teuhidin e Zotit të të gjithë Botërave. Nëse pastaj këtij qartësimi personi insiston në votimin e tyre, ai është mohues. Pra është patjetër të bëhet dallim për sa u përket votuesve, në mes atij që nuk e ka pasur për qëllim atë (zgjedhjen e ligjvënësit), por përkundrazi ka pasur për qëllim të zgjedhë diçka tjetër e jo ligjvënës. Pra ky i dyti nuk bëhet Tekfir, përveç pasi t’i jepet argumenti, pasi edhe pse duket nga jashtë se ka kryer Kufër, sipas atyre që nuk ia dinë qëllimin, ai nga shkaku i keqkuptimit të situatës dhe kuptimeve të shtrembëruara (që e rrethojnë) dhe fakti se Demokracia dhe Parlamenti janë tituj, emra, fjalë të huaja, disa njerëz fillojnë të kryejnë akte duke mos qenë të vetëdijshëm për realitetin e tyre.
    Ky është nga kategoria e atyre njerëzve që japin deklarata ose nxjerrin fjalë të cilave nuk ua dinë kuptimin”. (Er-Risaleh Eth-Thelathinijjeh Fi Et-Teh’thiri Min El-Guluwwi Fit-Tekfir” f. 418

    Prandaj është e obligueshme kur kemi të bëjmë me ata që nuk e njohin realitetin e sundimit të Demokracisë dhe në veçanti rregullin për pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike, ta bëjmë këtë çështje të qartë për njerëzit dhe t’i pastrojmë dhe largojmë këto kuptime të shtrembëruara.




    Përfundim

    O lexues, nuk ka dyshim se sot Muslimanët janë duke u ballafaquar me krime të tmerrshme. Sytë janë të lagur nga lotët, e zemra është e mbushur plot zemërim duke parë pamje dhe duke dëgjuar lajme për vëllezërit dhe motrat tona që janë duke u ballafaquar me këto rrethana të tanishme. Çdo kush që nuk ndjenë mallëngjim dhe depresion kur këto gjëra reflektohen mbi realitetin e tanishëm atëherë ata duhet të pyeten për besimin e tyre si dhe ta kontrollojnë zemrën e tyre të vdekur.

    Në të njëjtën kohë, ne ua përkujtojmë vëllezërve dhe motrave tona që të mos mashtrohen nga kurthet e Shejtanit që dëshiron ti udhëzon ata në drejtim të gabuar. Gjithashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm që mos të lejojmë veten tonë që të na shfrytëzojnë ata që dëshirojnë të eksploatojnë simpatinë dhe frikën tonë që ne të biem në Shirk, duke menduar se ne jemi duke bërë vepra të mira.

    Duke pasur parasysh këtë gjë, ne nuk ndalojmë pjesëmarrjen në aktivitete të caktuara politike, ku nuk involvohet Shirku apo Kufri, derisa dikush e bën një gjë të tillë në pajtim me Sunetin dhe nuk ç’orientohet me këto gjëra, siç janë demostratat, tubimet dhe kampanjat si dhe nga punët tjera përveç se me aktivitete të orientimit politik që nuk hyjnë në ndalesat e Sheriatit.

    Krejt në fund, kjo ishte ajo që patëm mundësi të prodhojmë si përgjigje ndaj këtij debati që është nxitur kohët e fundit, andaj ka qenë edhe synimi ynë që ta trajtojmë këtë çështje në veçanti, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike dhe përgënjeshtrimit të disa deklaratave të atyre që bëjnë thirrje në një gjë të tillë. Nëse kjo që është paraqitur drejtë, atëherë kjo i takon All-llahut, më të Lartit, kurse gabimet dhe mangësitë e mundshme janë tonat dhe të Shejtanit nga i cili kërkojmë mbrojtje te All-llahu. Paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Fundit.


    E martë, 08 Korrik, 2004

    Publikimet e At-Tibyan-it

    Autor: Ebu Muhamed el-Makdisij –Allahu e ruajt-
    Përktheu: Ebu Utejb
    www.Forum-islamik.com

Tema të Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Historia E Perhapjes Se Islamit Ne Bote
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •