Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Britania shtrëngon dhënien e vizave

    Britania shtrëngon dhënien e vizave

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Përsëri ndryshime në ligjin britanik të emigracionit me ndikim negativ në marrjen e vizave për bashkim familjar apo atyre martesore tek emigrantët shqiptarë në Britani, të cilët aplikojnë në Ambasadën Britanike në Tiranë. Ndryshimet e fundit e bëjnë pothuajse të pamundur për shqiptarët, që kanë jetuar ilegalisht në Angli, të pajisen me vizë martese me shtetase britanike apo evropiane nga Ambasada Britanike në Tiranë. Efektet e këtij ligji po ndihen dita-ditës nga shqiptarët, të cilët janë dëbuar nga Anglia apo janë kthyer në mënyrë vullnetare, kryesisht për t‘u martuar me shtetase nga BE-ja apo për të kryer bashkim familjar. Ata po ndeshen me refuzimet gjithnjë e më të shpeshta, kur aplikojnë për këto lloj vizash.

    Ndryshimet

    Mësohet se amendimet e reja, që mbajnë firmën e ministrit Liam Byrne, konsistojnë në paragrafin 320 (7b) të këtij ligji. Ato prekin personat që kanë qenë në Angli më parë ilegalisht dhe tani aplikojnë për vizë pranë ambasadave të këtij vendi. Sipas paragrafit 320 (7b) të "Rregullave të emigracionit", të gjithë aplikantëve do t‘u refuzohet viza, nëse ata kanë mashtruar në një aplikim të mëparshëm gjatë 10 viteve të fundit. Përveç kësaj, aplikantëve duhet t‘u refuzohet viza për periudhat e specifikuara si më poshtë, nëse ata: 1) kanë kërkuar leje-qëndrimi duke mashtruar; 2) kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar (duke kërkuar azil); 3) kanë qëndruar më shumë se afati i vizës për më tepër se 28 ditë ose për çfarëdo periudhe, nëse janë larguar me shpenzimet e shtetit, duke përfshirë këtu "Programin e rikthimit vullnetar" apo programe të njëjta, ose kanë thyer kushtet e vizës duke punuar ilegalisht. Sipas faqes online të Ambasadës Britanike në Tiranë, sqarohet se aplikimet do të refuzohen për periudhat e mëposhtme, duke marrë si pikënisje datën që aplikanti është larguar nga Mbretëria e Bashkuar: 1) një vit, nëse janë larguar vullnetarisht dhe jo më shpenzimet e shtetit britanik; 2) pesë vjet, nëse janë larguar vullnetarisht me shpenzimet e shtetit nëpërmjet "Programit të rikthimit vullnetar"; 3) dhjetë vjet, nëse ata janë larguar me forcë apo dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, hartuesit e këtyre ndryshimeve kanë bërë një përjashtim në paragrafin 320 (7b), me qëllim që të nxisin njerëzit që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht për t‘u kthyer dhe të kërkojnë vizë hyrjeje sipas rregullave të emigracionit. Për të përfituar nga ky përjashtim, oficeri i emigracionit duhet të bindet që aplikanti është larguar vullnetarisht nga Mbretëria e Bashkuar në periudhën 17 mars 2008, data e shpalljes së ndryshimeve, deri në 1 tetor 2008. Personi nuk është përpjekur të pengojë dukshëm rregullat e emigracionit. Kjo nënkupton që shkelja e rregullave të emigracionit nga ana e një individi ka qenë aq serioze saqë do të ishte refuzuar mbi bazën e paragrafit të vjetër 320 (11) të rregullave të emigracionit. E drejta e ankimit (apelit të vendimit për refuzim vize, që kryhet në gjykatat e emigracionit në Angli) është në përputhje me kategorinë e vizës që kërkon aplikanti. Të gjithë aplikantët do të kenë të drejta të kufizuara ankimi mbi bazën a aktit për të drejtat e njeriut apo aktit të marrëdhënieve racore.

    Heqja e nënshtetësisë britanike

    Zbulimi i mashtrimit te disa emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe ka ardhur për vetë fajin e personave mbajtës të pasaportave britanike. Ata kanë paraqitur në ambasadë certifikata lindjeje të noterizuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që vërtetojnë se nuk kanë lindur në Kosovë, ashtu siç shkruhet në pasaportat e tyre, por në Shqipëri. Kjo është bërë për efekt të sjelljes së bashkëshorteve apo dërgimin e garancive për familjarët për t‘u pajisur me vizë. Të tilla raste janë raportuar nga Ambasada Britanike në Tiranë tek "Home Office", që ka ngritur një departament të veçantë për hetimin e rasteve, ku nënshtetësia britanike është marrë me mashtrim. Në një prononcim për mediat, kjo ambasadë vitin e shkuar tha se "qeveria britanike nuk do të tolerojë abuzimin e sistemit të emigracionit dhe sa herë që të zbulohen raste abuzimi do të kryhen hetime të hollësishme dhe do të merren masat e duhura. "Nëse do provohet që një individ e ka fituar nënshtetësinë britanike ‘duke mashtruar, falsifikuar apo fshehur fakte materiale‘, për shembull duke u hequr si shtetas i një vendi tjetër, atëherë ligji lejon që atij t‘i hiqet nënshtetësia". Në të njëjtën mënyrë, nëse një individ e ka fituar statusin e refugjatit dhe si rrjedhim lejen e qëndrimit për në Britani duke mashtruar, për shembull duke u hequr si shtetas i një vendi tjetër, atëherë është e mundur që atij t‘i anulohet ky status refugjati dhe leja e qëndrimit". Këto sanksione i parashikon neni 41 i ligjit britanik për shtetësinë të vitit 1981. Për këtë çështje pritet një vendim përfundimtar nga "Home Office", e cila do të këmbëngulë deri në gjykata që këtyre personave, përveç heqjes së nënshtetësisë, të përballen me drejtësinë. Proceset e tilla do të marrin në shqyrtim përse është bërë mashtrimi, gjendjen familjare, statusin e punës dhe kontributin në shoqërinë britanike.

    Testi ligjor

    Deri më tani, "Home Office" ka çuar në gjykatë një shqiptar, për të cilin ka vërtetuar se ka përfituar nënshtetësinë me mashtrim. Për të është ngritur akuza për dhënie të deklaratës së falsifikuar, kur ka aplikuar për nënshtetësi britanike. Ekspertë të emigracionit e shikojnë këtë rast si një "Test Case" (rast testimi) nga Home Office. Nëse shqiptari e humb këtë rast, atëherë për "Home Office" kjo bëhet një "Case Law" (precedent ligjor), e cila do të merret si shembull për rastet e tjera. Për këtë rast mësohet se avokatët e shqiptarit do të argumentojnë në gjykatë se ai ka dy fëmijë që kanë lindur në Londër dhe se ata si familje kanë dhjetë vjet që jetojnë në këtë vend. Burime nga "Home Office" pohojnë se ky institucion po përgatit një politikë të re, posaçërisht për këto raste, pasi e kanë kuptuar se problemi ka qenë më i madh se sa e kanë menduar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London Lexo Postimin

    Eshte per te ardhur keq, per bashkeatdhetaret tane qe ndodhen ne Angli , shume prej tyre kane kaluar momente te tmerrshme derisa paten mundesine qe me ne fund te behen qytetare anglez dhe tani prap duhet te rrine me frike se mos ua marrin nenshtetesine.

    Ajo dihet qe pjesa me e madhe e shqipetareve qe vajten ne Angli ,u hoqen si refugjat politik dhe te ardhur nga Kosova.

    Njoh nje familje shqipetare nga Shqiperia, te cilet u torturuan derisa u legalizuan, pro prape rrojne me frike sepse u gjenden ca Kosovare qe i kercenojne gjithe kohes, se do i denoncojne ne polici qe kane mashtruar per prejardhjen e tyre.

    E di qe ky mesazh nuk do u pelqej shume personave , por eshte i vertete,.
    Kur Kosova ka qene ne veshtiresi , kosovaret i pritem si vellezer, ndersa kur vejne ne Angli nuk na shikojne me si vellezer.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    eshte e vertete ajo qe thua ,nje prkerkethyse kosovare mori ne qafe nje familje qe iu desh 10 vjet ti merrte dekumentet por vetem i fitoi me amnisti......

Tema të Ngjashme

  1. Ndodhitë në Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Basha: Shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE brenda vitit 2009
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 00:45
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 17:55
  4. Marëveshje midis BE dhe qeverisë shqiptar për liberalizimin e vizave
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 02-08-2007, 01:15
  5. Lehtësohet dhënia e vizave për banorët e Ballkanit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •