Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Shkencëtarja kosovare që zbuloi proteinën LL

    Publikuar: 23.07.2012 -
    Prishtinë, 23 korrik – Mirushe Gashi-Miftarin e dallon diçka nga të gjithë biologët tjerë të botës. Askush nga ta më përpara nuk kishte vërejtur ekzistencën e një proteine tek kurrizorët e ulët dhe te kurrizorët e lartë. Shqiptarja nga Prishtina po.

    Gashi-Miftari (e lindur në Prishtinë) zbulimin e saj e ka bërë në Norvegji te Universiteti i Bergenit në vitin 2009. Proteina e detektuar është emëruar LL (ose leukolektin).

    Hulumtuesja e sotme e kompanisë biomjekësore norvegjeze “AquaBiotechnology” është e doktoruara e parë në lëmin e biologjisë molekulare nga Universiteti i Prishtinës.

    Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka treguar se në Norvegji arritja e saj shkencore është mirëpritur. “Për këtë është shkruar artikull në shtypin norvegjez, duke u cilësuar si një e mbërritur në Universitetin e Bergenit. Njëkohësisht, është potencuar si lajm në televizionin shtetëror norvegjez (NRK)”, ka thënë ajo.

    Gashi-Miftari në Norvegji kishte shkuar në vitin 2003 me një grant gjashtëmujor nga Këshilli Shkencor Norvegjez KSHN)(gjerësisht në “Kohën Ditore”).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    I lumte

    Na nderon te gjitheve si Shqiptar dhe i ndimon mjeksis boterore per te perparuar. Shqiptaret kan nevoje qe te kene sa me shume njerez te tille qe te terheqin vemendjen e botes qe ne nuk jemi sic na pershkruajn ata qe nuk na e duan te miren. Ka shume shqiptare qe po tregojne vlera te medha ne cdo fushe te rendesishme shkencore etj

    Pergezime dhe duke i uruar qe te vazhdoje rrugen qe ka nisur per zbulime te reja frytdhenese
    Revolution 1848

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    T'ka lezet shpirti kur degjon lajme te tilla! Sidomos kur zonjusha ne fjale eshte nje yll

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Kjo proteina LL per qfar sherben ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bravo, urime, te tille njerez na duhen me shume.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Plot urime dhe sukses në karrierën e sajë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 23-07-2012 më 15:34 Arsyeja: gramatik

  7. #7
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    pupupu edhe tek zbulimet shkencore nuk i hocen qe nuk i hoqen keto bashketingolloret kosovareve :P i lumte kesaj me te vertete paska qene shume e zonja
    "Me mire nje dhimbje pa emer,sesa nje emer me dhimbje"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •