Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dhjetori i Azemit dhe renegatet.

    Eshte bere mode vitet e fundit qe te flitet per Dhjetorin dhe nga kupola anti-Dhjetor.

    Ja psh KJ e cila ne 97 e varrosi Dhjetorin sot shkruan:

    ------------------

    KOHA JONE

    Dhjetori qe enderronim


    Nga Prec Zogaj

    -Aspiratat e Djetorit '90 jane ne disa nivele. Ka patur aspirata si synime afatshkurtra dhe ato u realizuan, p.sh. synimi me madhor i levizjes ka qene vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi dhe zgjedhjet e lira pluraliste dhe mund te themi se ato u realizuan. Nga ana tjeter, ka ende aspirata afatgjata, sic ka qene endrra evropiane e Levizjes se Dhjetorit, ajo eshte nje enderr qe vazhdon. Kane kaluar 12 vite dhe Shqiperia evropiane nuk eshte bere akoma ashtu si e perfytyronin pjesmarresit ne ate levizje. Ne jemi deshmitare te perpjekjeve, te vonesave te Shqiperise per te nenshkruar marreveshjen e stabilizim-asociimit, pale per t'u integruar me titull te plote ne BE. Kjo aspirate ombrelle e levizjes studentore mbetet per t'u realizuar. Eshte nje proces i gjate dhe natyrisht qe nuk mund t'i vihej afat. Por kursi qe mori Shqiperia ne ate levizje eshte kursi i integrimit dhe mund te themi qe po ecet ne kete rruge. Ne disa aspekte ne kemi adoptuar shume standarte te Evropes, kemi adoptuar nje pjese te kodit te familjes evropiane. Shqiperia eshte nje vend pluralist, me media te lira, eshte nje vend ku pak a shume ka fituar liria e levizjes dhe e shtypit, pavaresisht veshtiresive qe ka per te levizur, por nuk ka pengesa te vete Shqiperise. Eshte nje vend, qe ka adaptuar nje mori ligjesh te ekonomise se tregut, qe eshte nje nga shtyllat e demokracise. Pra, Shqiperia mund te thuhet se ka marre reflekse te Evropes mbi vete, por nuk ka ecur aq shpejt sa te integrohet ne Evrope. Jemi akoma jashte Evropes, por jemi drejt saj. Persa i perket politikes aktuale dhe asaj qe ne synonim 12-vite me pare, gjithmone ka nje kontrast mes nje levizjeje studentore, intelektuale dhe pastaj edhe popullore per ndryshime. Eshte nje levizje qe qendron ne ca kufinj kur ndahen epoka. Ka ndodhur edhe ne vende te tjera. Keto levizje jane masive nuk jane thjeshte te nje krahu politik, jane levizje ku perfshihen masa te medha njerezish qe kane bindje politike te majta dhe te djathta, sepse per pluralizmin kane qene te interesuar sigurisht edhe vektore te se majtes, ose vektore qe me vone perqafuan bindjet e majta socialdemokrate ose tip socialdemokrate. Me kalimin e kohes, keto grupime diferencohen sipas bindjeve qe kane pasur si edhe bindje qe krijohen pergjate rruges, pergjate viteve. Vizioni i pergjithshem i levizjes se Dhjetorit eshte vizioni i nje Shqiperie demokratike ne pergjithesi, por nuk mund te themi se eshte vizion vetem i nje pale.

    Shpesh levizja e Dhjetorit eshte cilesuar si e tradhetuar. Une mendoj se ka nje teprim ne kete, qe thuhet here pas here jo vetem nga individe por edhe nga analiste, pjesmarres ose jo ne kete levizje. Ka gjithmone nje kontrast midis aspiratave te nje levizjeje dhe punes qe ben pastaj politika, qe del prej saj ose qeverite qe dalin prej saj. Sepse politika pastaj do te ballafaqohet me probleme konkrete dhe duhet ti zgjidhe ato. Ne kete proces natyrsht qe hasen veshtiresi, ka devijime, ka kthime mbrapa, ka vonesa, ka pastaj nisje te re, ndalim te ri e keshtu me radhe. Pra, une nuk mund te them se eshte e tradhetuar, por mund te them se pergjithesisht ishte "nje levizje pa te neserme, por jo pa te ardhme", nese do perifrazoja nje shprehje te, Andre Malros per levizjet studentore ne Evrope ne vitet '68. Natyrisht qe, ballafaquar me aspiratat e levizjes se Dhjetorit, Shqiperia ka devijuar ne sferat e zgjedhjeve, ne fund te fundit zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane si te thuash kryefjala e demokracise dhe ne nuk kemi arritur te bejme zgjedhje te lira e te ndershme, sidomos pas vitit '96 e ketej, sepse me pare ka pasur me pak probleme per zgjedhjet. Cenimi, prishja e zgjedhjeve ka ndodhur nen trysnine e faktoreve politike, duke iu larguar gjithnje e me shume asaj qe ishte platforma e levizjes se Dhjetorit. Nje tjeter vlere e levizjes se Dhjetorit, qe nuk eshte se eshte tradhetuar, por eshte zbehur ne procesin e shnderrimit te saj ne vlere politike, ka te beje me idealizmin. Duke qene nje levizje studentore, duke qene ne kufirin e dy epokave kishte brenda shume idealizem, keshtu ka ndodhur ne gjithe Lindjen. Edhe studentet edhe intelektualet ne vendet Lindore kane folur per kete thyerje qe peson idealizmi nga akti i levizjes tek akti i implementimit ne jeten politike, qeverisese dhe institucionale. Shume veta edhe ne Lindje kane thene se: "ne ishim te qarte per ate qe nuk donim, por nuk ishim shume te qarte per ate qe donim". Ne u ngritem per ndryshime, per t'u ndare nga nje epoke, por nuk kishim ide shume te qarta per epoken e re dhe kjo shpjegon edhe nje pjese te tjetersimit te vlerave te levizjes se Dhjetorit. Vertete nje pjese e pjesmarresve te levizjes se Dhjetorit u shperndane ne parti te ndryshme dhe ne PS, por une do te thoja se jane nje pakice. Disa studente si Ilir Meta, Pandeli Majko e ndonje tjeter mbeten ne PS, ata moren pjese ne levizjen studentore, sepse ajo ishte nje levizje masive, por ata nuk kane qene protagoniste, kete duhet ta pranojme. Kjo eshte e verteta dhe e verteta i nderon te gjithe. Fshehja e te vertetes dhe ekzagjerimi i saj sjellin deme te barabarta. Ka pasur nje komponent ne levizjen e Dhjetorit, qe luftonte per ndryshime brenda per brenda regjimit dhe studentet qe ndenjten me vone ne PS kane perfaqesuar si te thuash kete komponent te levizjes. Kerkonin kushte me te mira ne Qytetin Studenti, ndryshime ne byrone politike, zevendesimin e byroisteve te vjeter me kuadro te rinj me energjik, pra ne thelb kerkonin ndryshime brenda regjimit, qofte edhe ndryshime renjesore, radikale. Kurse berthama e vertete e levizjes se Dhjetorit kerkonte pluralizmin, kerkonte arkivimin e historise komuniste ne Shqiperi dhe fillimin e nje epoke te re te pluralizmit. Ketu qendron ndryshimi mes vete grupimeve brenda levizjes se Dhjetorit. Une, kam qene pjese e grupimit qe kerkonte pluralizem, ndryshime dhe shumica e studenteve, qe ishin te percaktuar ne kete qendrim u bashkuan me PD. Pastaj, me vone ne jemi deshmitare te nje fragmentimi te dhimbshem te PD, sepse duke qene ajo partia politike qe erdhi ne pushtet, perjetoi semundjen e politikes tradicionale shqiptare, perjetoi reminishencen e kultures se vjeter politike, te veshtiresise per te kaluaren, debatin e brendshem, diversitetin e brendshem per te pranuar grupimet qe kane nje ombrelle partiake, por kane nuanca ne qendrimin e tyre. E djatta shqiptare, PD nuk mund te mos reflektonte disa nga zakonet e tradites komuniste, sepse 50-vite nuk mund te kalojne kaq lehte. Vete komunizmi ishte prezent ne jeten pluraliste. Kjo parti perjetoi nje lloj fragmentimi, duke nxjerre nga vetvetja shume grupime te vogla dhe drejtuesit e levizjes se Dhjetorit dhe pjesa e intelektualeve, qe dolen ne krye te kesaj partie jo si politikane por si intelektuale, nga drejtues u shperndane ne parti te ndryshme. Mendoj se, periudha e fragmentimit mbaroi dhe tani eshte hapur nje periudhe e re ajo e agregimit, e perafrimit dhe e bashkimit.



    ------------------------


    Mendime..

    Sot cdo gazete e trumbeton Dhjetorin.

    Prec Zogaj kujton Dhjetorin e athershem por fare nuk permend Azemin.

    E ka shume zor ta permendi.
    Ai ishte i punesuar si vegel figurative ne Presidencen e dale mbas Rebelizmit qe ishte ne fakt varrosje e Dhjetorit.
    Preci e di mire se Ai u mor aty si Kontorno zbukuruese. Ai e di mire edhe se pikerisht ne zyrat e Presidences ku Ai punoj mblidheshin Mejdani, Klosi, Zabiti e Gjinushi me shoke e projektuan vrasjen e Azemit.

    Pradaj Preci nuk hap Tema te frikshme.

    Ai do ngelet gjithmon nji djal fshatari i urte qe i shpeton shu-rra akoma nga operativet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-12-2002 mė 21:16

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Mendime...

    Polemika e Brarit lidhur me mospermendjen e Azem Hajdarit me nxit te shpreh disa mendime personale lidhur me kete teme.

    Eshte shume e vertete qe roli i Azem Hajdarit ne levizjen studentore te 90-es ishte padyshim i dores se pare, por duhet te kujtojme gjithashtu se populli Shqiptar e vleresoi rolin e rrymes "per permbysjen e rregjimit", brenda levizjes, duke i dorezuar, ne 92-shin, pushtetin, me ane te votes se lire. Pra Partia e Azem Hajdarit pati shansin historik te qeverise vendin, per me shume se nje legjislature. Pra roli i madh e i rendesishem i Hajdarit u vleresua nga populli me gjene me te shtrenjte e me te rendesishme qe zoteron nje bashkesi popullore: pushtetin mbi sovranitetin.

    Per mendimin tim, ketu u shlye me te. Ashtu sic nuk u shlye ndoshta, me shume e shume studente e intelektuale te tjere ( dhe nuk e kam aspak fjalen per Majkon e coo. apo figura te tjera te njohura te spektrit politik ) , te cilet, ndoshta jo individualisht, por te marre se bashku kane dhene nje kontribut qe nuk eshte i dyti pas atij te askujt tjeter, ne realizimin e endrres se madhe demokratike te popullit Shqiptar.

    Azemi e pati shansin per te zene nje vend nderi ne historine e kombit te vet. E pati kur populli e vleresoi te denje te qeveriste. Vleresimi i figures se Azem Hajdarit, si burre shteti, si intelektual i afte per te drejtuar proceset e koklavitura te tranzicionit fillon ketu. Ketu ku ai perfundon se qeni Revolucionar dhe nis te jete Politikan.

    Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe ta kete harruar rolin e Azem Hajdarit ne ngjarjet e 1990-es. Por a eshte e mundur ti kerkosh nje populli, apo edhe sikur thjesht klases se tij intelektuale te vleresoje nje individ vetem ne baze te "bemave" te nje periudhe te vetme te jetes se tij, duke harruar qellimshem "cbemat" e pasmenjehershme??

    Me se eshte marre Azem Hajdari gjate periudhes se qeverisjes se PD-se? Nuk eshte pyetje retoike apo polemike, por nje pyetje e mirfilte qe kerkon pergjigjje, ashtu si edhe keto te tjerat ne vijim. Si justifikohet pasurimi i bujshem dhe ekstrem i bosit Azem Hajdari gjate 1992-97-es? Vini re ju lutem, nuk po bej asnje lloj aludimi, thjesht kerkoj prej te mireinformuarve si Brari psh. qe e ngre lart ne qiell, te me ndricoje edhe mua me fakte rreth ketij aspekti. Si eshte e mundur qe familjaret e Azem Hajdarit, qe kane mbulurar detyra shume modeste, si i vellai psh. qe ka qene shofer i thjeshte ne PD, jane sot pronare PALLATESH me dhjete kate?? Vellai i Azem Hajdarit psh. eshte pronar i nje pallati, te ndertuar, mes te tjerash, ne shkelje te rregullave me elementare te ndertimit qe njeh bota, ( si shume e shume pallate te tjera "te kuqe" dhe "blu" dhe "miks derrash" qe jane ngritur ne Tirane ) ne rrugicen e ngushte mes ures se Tabakeve dhe ish-deges ushtarake!!!

    Tani, une jam "popull" i thjeshte dhe nganjehere nuk mbush mire. Sa here Brari apo Agim Doci apo kushdo tjeter merr kalemin virtual dhe e ngre zerin ne forum kundra shkeljeve te te drejtave, te ligjeve, te rregullave ne Shqiperi mua me ngrohet shpirti. Se them me vete: ja disa qe duan rregull e rend e drejtesi, jo partira!!

    Por kur pastaj merrni e ngrini piedestale heronjsh duke jua "mbuluar" "cbemat" per ti nxjerre te lare e te kulluar, ma thioni ju, si mund te bashkohem me mendimin tuaj???

    Edhe sikur te vertetohet katerciperisht dyshimi se Azem Hadarin, heroin ( absolutisht pa ironi ) e dhjetorit e kane vrare killerat e Nanos apo klaneve socialiste, a ndryshon gje kjo persa i perket vleresimit te tij? Kush tha qe cdo armik i soc-ave eshte patjeter mik i kombit tone?

    Keto jane disa nga mendimet e mia se e bera terkuze. Ftoj Brarin, pa polemika te kota e jashte teme, te vijoje me mua kete diskutim, mbi te gjitha duke sjelle fakte qe vertetojne kthjelltesine ( qofte edhe relative ) te Azem Hajdarit. Po e shpreh qe ne fillim deshiren e mire qe te besoj ( para faktesh ) se Azemi ishte ( edhe ) njeri i ndershem.

    BA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Benush!


    Mendimet e tua jane te drejta.
    Une sdi gje por Po te besoj ty se vllai Azemit ka ndertuar aty me 92-97-ten.
    Ne se ura tabakve eshte ajo ura e vogel e gurte me harqe diku tek ajo malorja e vogel qe vjen nga unaza e te nxjerr tek pishat e Namasgjas para Parlamentit athere aty nuk eshte dashur te ndertoje pallat askush.
    Ajo eshte per mendimin tim zone muzeale-historike.
    Eshte zona ku mori jete Kryeqyteti.
    Aty u vendos qeveria pare e 1920 etj etj.
    Ne se vellai Azemit ka bere aty pallat do te thote se ai ka vjedhur.
    1-Ka vjedhur PARA..sepse rroga nji shoferi sdel per buken e gojes..jo me per grataciel.
    2-ka vjedhur LETRAT sepse aty skane hajdaret prona..
    3-ka zene diellin komshive qe kane 2 shekuj aty ne shpija e ulta me qerpic.

    Tjeter..aty sduhej ndertuar edhe sepse aty prane u vendos selia e te persekutuarve politike dhe nji zyrtar PD-je nuk duhej te ndertonte PALLAT per vete pa i pare te futur ne shtepijat e tyre ose te shtetit gjith ata qe 50 vjet vuajten ne burgje e internime.

    Per fat te keq dhe Kurt Kola u morr thone me korrupsion.

Tema tė Ngjashme

  1. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  2. Dilemat pėr monumentin e Azemit
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 05:16
  3. Ditë dhjetori
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 10:56
  4. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58
  5. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •