Dua ta hap nje teme diskutimi per te gjithe shqiptaret qe te gjithe sado pak te hedhin ndonje ide,propozim, sygjerim dhe cfare mendojne ne lidhje me kete ceshtje qe padyshim eshte nje nga gjerat prioritare qe politikanet dhe te gjithe intelektualet tane pa dallim fushe shkencore duhet te bejne.
Pothuaj te gjitha kombet e botes moderne mbajne kongrese kombetare pothuaj cdo vit dhe kjo gje eshte bere tradicionale, kurse ne qe nga lidhja e Prizrenit asnjehere deri me tani nuk kemi arritur te rimblidhemi qofte edhe njehere te vetme pas kesaj date megjithe perpjekjet e disa intelektualeve tane te shquar.
Ne si gjithe kombet e tjera duhet qe te fillojme me kongrese sa me heret qe eshte e mundur dhe ta bejme nje gje te tille tradicionale dhe te pervitshme per vet interesat tona momentale por edhe per amanetet e te pareve tane dhe gjakun e tyre te derdhur per te na dhuruar nje jete me te mire e me te lumtur, dhe ne duhet ta bejme nje gje te tille edhe per femijte tane dhe brezat qe do te vijne.
Cfare do te duhej te pritej nga mbajtja e kongresit te pare, psh une mendoj qe gjerat prioritare afatshkurtera ne aspektin kombetar qe do te duhej pritur nga kongresi i pare do te ishin:
-formulimi i nje politike te qarte kombetare te te gjithe politikes shqiptare ne te gjitha trojet shqiptare dhe komuniteteve jashte
-fillimi i perfaqesimit te shqiptareve te te gjitha trojeve shqiptare ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise (si i vetmi institucion shqiptar i perfaqesuar ne institucionet shqiptare) si: krijimi i departamenteve te vecanta ne MJSH te Kosoves, Camerise, Maqedonise,Ulqinit, Presheves dhe i diaspores si dhe perfaqesimi me nga nje anetar ne ambasadat kryesore te vendit neper bote
dhe shume gjera te tjera qe shqetesojne sot shoqerine shqiptare si dhe ceshtjen kombetare.
Cfare mendimi keni ne lidhje me kete gje, ndonje ide, propozim, sygjerim etj.
Pershendetje te gjithe shqiptareve
Krijoni Kontakt