Uashingtoni i skërmit dhëmbët Saliut: Mjaft me lojëra! Koha për Berisha ik!
Robert PAPA - Ambasadori amerikan, direkt e quajti të korruptuar Berishën, ndërsa indirekt e quajti:klloun që luan lodra dhe nuk lufton korrupsionin. Uashingtoni, erdhi në konkluzionin tonë se Berisha është demagog, ndaj i tha se korrupsioni nuk luftohet me llafe e fjalime. Por sa e korruptuar është qeveria e Berishës? A është aq e korruptuar sa Noriega, apo sa Sadami?! Mbase Berisha është po aq i korruptuar sa Mubaraku. Tash, Uashingtoni të veprojë: Ose si me Noriegën, ose si me Sadamin ose si me Mubarakun. Berisha ka vendosur të bëhet milioner apo miliarder në dollarë, sepse nuk ia prish dot as vajzës e as djalit.Uithers, para se të akuzoje shkëlqesinë e Tij Berisha, të na thotë a e quan akoma të "lajthitur" shefja e tij, si në vitin 2001 dhe a shesin viza amerikane punonjësit e ambasadës së tij? Unë i them se , sipas të dhënave të mia, në vitet 1998-1999 FBI dhe Byroja e Investigimit në Departamentin e Shtetit nisën një hetim të gjatë për shitje vizash dhe një zv/ konsulle e në Tiranë, pasi u martua me një nga rojet shqiptare, u degdis në një mision në Afrikë. Nuk e di të jetë dënuar. Pra korrupsionin Berisha nuk e morri nga zyrat e Umnikut, nga KOPI dhe fëmijët e tij të llastuar, por mbase edhe duke parë se si ka korrupsion edhe në SHBA. Uidhers dil dhe fol qartë: a je dakort më këtë dhunim të pseudokushtetutës sonë? Uidhers thuaje qartë.Ti do luftë në Tiranë? Pra luftë, edhe pse ti thua ndaj korrupsionit. Pra, si ta kuptojmë: a ta nisim luftën të "zhdukim" Saliun. Por mbajeni llafen se mos ia bëni LSI, ashtu si Hungarezëve kur iu thatë dilni në revolucion në vitin 1956. Flit qarte zoti Uidhers.Ta flakim apo jo Liderin tonë ish-komunist apo ish-demokrat Berisha.
Krijoni Kontakt