Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Berisha ka vetëm një lidhje me idealet e Dhjetorit !!!

    Marjan Gryka: Berisha ka vetëm një lidhje me idealet e Dhjetorit: Zbatimin e

    skemës së Katovicës !!!


    Berisha shkoi dy ditë më parë, në një takim farsë me studentët e Tiranës. Atje ai mbajti një fjalim, tipik si në kohën e ish-Frontit Demokratik. Në krahë nuk kishte asnjë student të Dhjetorit 1990. Lideri i kësaj lëvizjeje Azem Hajdari nuk ishte, sepse u vra përballë portës së PD së Berishës dhe skalioneve të tij komuniste e të sigurimit të shtetit, të cilët prej 17 vjetësh kanë në dorë kryesimin e PD dhe të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Ata që janë gjallë, janë jashtë kufijëve, si emigrantë prej dhunës që ushtroi pushteit i PD në vitet 1992-1997.Në lidhje me “vizitën mortore” të Berishës në përkujtim të asgjësimit të idealeve të lëvizjes studentore, që bëri, ne zhvilluam një bisedë me zotin Marjan Gryka, President i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste “Azem Hajdari”:
    Si e konsderoni këtë vizitë të Berishës pas 17 vjetësh tek stuydfentët?
    E konsideroj si vizitën që bëri me porosi të Ramiz Alisë në vitin 1990, kur shkoi si pedagog, por që në fakt ishte “desant” i PPSH dhe i sigurimit të shtetit, mision të cilin e kreu dhe po e kryen me sukses të plotë. Kjo nis tek ofensiva e Berishës njerëzve që kishin idealet e Dhjetorit 1990 dhe kjo përcjell tek demokratët mesazhin, se ai nuk mund të ekzistojë dot as vetë në politikë, nëse nuk i jep fund monopolit të posteve në parti e në qeveri. Pozicionimi i deklaruar i figurave, nuk do të kalojë pa probleme, pavarësisht se Berisha njihet si një dorë e hekurt në kryesimin e gjithçkaje në selinë dhe qeverinë blu. Nuk e dimë, nëse Berisha ka përfshirë edhe veten në këtë skemë për të lënë një nga postet, por dihet që ai e ka futur në axhendë të shpejt këtë plan, prej të cilit mendohet një çarje akoma më e madhe nga kjo që po lëviz në mënyrë klandestine kafeneve. Atë lëvizje e bënë idealistët jo komunistë, ndërsa në poste dhe funskione të larta, kapardisen ata që nuk donin t’i dëgjonin as emrin dhe që mallkonin PD.

    A është PD e sotme e Berishës, forca që përfaqëson idealet studentore të Dhjetorit 1990?
    Jo, nuk është dhe nuk ka për të qënë asnjëherë, për aq kohë, sa në krye të saj të jetë Berisha dhe “kolegët” e tij komunistë, të dalë ga strofulla e PPSH. Unë e kam deklaruar edhe më parë në gazetën tuaj, që PD e sotme nuk duhet të kishte dhe nuk duhet të ketë “fytyrën” e sotme. As drejtuesit që ka dhe këtu, nuk e teproj dhe nuk bëjë “mëkat”, të deklarojë se përgjegjësinë historike të Berishës, për shkatërrimin e kësaj force të madhe politike, që u krijua si fuqi për të hedhur në koshin e plehërave diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Sali Berisha, me qëndrimet e tij mbështetëse ndaj ish-komunistëve, dëshmoi dhe po dëshmon, që jo vetëm nuk i ka prerë lidhjet me komunizmin, por edhe i ka rifreskuar ato dhe këtu nuk ëhstë fjala thejshtë se ka dy, apo tre komunist në administratë, por sespe ka instlauar mendësitë e atij sistemi në drejtim. Dhe kur vetë lideri është pjesë aktive e atij pushteti që burgosi, që vrau, që shpronësoi, që internoi dhe mohoi të drejtat e një populli mbarë, duke e ktheyr në skllav kolektiv, nuk mund të flitet për demokraci. Faktet janë të shumta dhe shqiptarët i dinë mirë. Nëse kësaj diktature iu hoqën simbolet, nuk i janë hequr praktikat dhe njerëzit që e kanë “ushqyer” atë.

    Cilat janë “pikëtakimet” e shoqatës tuaj me idealet studentore?
    Nuk flitet për pikë takime por për një organizëm, sepse ne jemi “gjaku” dhe “truri” I kësaj lëvizjeje të madhe historike. Ne jemi një shoqatë që mban emrin e Azem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepër e demokratëve të vërtetë, që kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u “vra” figura, kontributi dhe idealet e tij, të cilat vetë Azemi, nuk i shkeli asnjëhërë edhe pse u përballë shumë herë, me atë kontingjent ish-komunistësh fanatikë, të cilët edhe pse ishin (dhe janë pjesë e drejtimit të PD), nuk kishin asnjë ideal demokratik e nacionalist, përkundrazi kishin depërtuar brenda saj, si “desantë” të PPSH, për ta shkatërruar demokracinë dhe idealin e Azemit e të të gjithë studentëve dhe shqiptarëve, që përmbysën diktaturën komuniste. Një merak të përhershëm kishte Azem Hajdari, pranë të cilit kam qëndruar në çdo sekondë: Lufta për demokracinë dhe nacionalizmin është më e vështirë me këta që na pengojnë nga brenda, sepse kundërshtarët politikë, i njohim dhe dimë të pozicionohemi! Kjo shoqatë, u krijua si domosdoshmëri për të përjetësuar dhe vazhduar idealet kombëtare e demokratike të Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, për instalimin e pluralizmit politik nëpërmjet protestave studentore e më pas si politikan, janë vlera që meritojnë vëmëndje edhe sot, jo thjeshtë si kontribute. Ne i jemi përmbajtur këtij synimi dhe këtyre vlerave, duke mos lejuar askënd, kushdo qoftë në PD dhe jashtë saj, që të cënojë personalitetin e këtij formacioni të madh e të fuqishëm.

    Cili ka qënë misioni juaj si idealistë, në atë dhjetor historik?
    Ishim vërtetë idealistë, ndërsa ata që na u ngjitën në trubuna ishin ata që janë sot po në tribuna, që nga Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami etj. Ata na përdhosën idealet, na vodhën demokracinë dhe sot po e përdorin për interesat e tyre dhe të klaneve ish-lomuniste të PPSH, të cilave u shërbejnë si ushtarë të bindur. Ne u futëm në “vijën” e demokracisë, me bindjen se do të kishim një shoqëri ndryshe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Unë e kam ndjekur për 17 vjet politikën e këtij vendi, kam qënë dhe vazhdoj të jem pjesë aktive e saj, tashmë prej 9 vjetësh, në drejtimin e veprimtarisë së shoqatës “Azem Hajdari”. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë orientim idealin e Azemit, ndihen të motivuar për të mos u bërë pjesë e të keqes që ka pllakosur drejtimin politik të PD dhe praktikën qeverisëse të pushtetit të saj. Misioni ynë si drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate, ka pikë takimi vetëm me progresin dhe me idealin e pastër demokratik, duke shpërfillur pa asnjë ndrojtje, ata që e kanë harruar dhe që e kanë braktisur idealin e Azem Hajdarit e që fatkeqësisht ndodhen edhe në kupolën e PD.

    A “qan” vërtetë Sali Berisha për Azem Hajdarin?
    Lotë e kam parë në ekran, që derdh. Por se sa të sinqertë i ka, këtë e di vetëm ai, i cili sa lëshon kurorën, nis e qesh, sikur është në dasëm e jo në një ceremony përkujtimore për një figurë të madhe kombëtare. Konfirmojë faktin, që si shoqatë që ka emrin e Azemit, disa herë kemi kërkuar mbështetjen e kreut të PD, zotit Sali Berisha, njeriut që çdo 12 shtator dhe 5 maj, çon lule dhe derdh lotë tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por çuditërisht, nuk e kemi patur këtë mbështetje. Kjo ka krijuar rezerva, për të cilat edhe pse i është kërkuar shpjegim, ai nuk është shpjeguar asnjëherë. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qënë dhe nuk është normale. Ne kur krijuam shoqatën e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe në statut e në program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesë integrale, forcë aktive e PD, mbështetës të Berishës, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmë këtë rrugë. PD, me sa kuptuam atëherë dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetër rrugë dhe kjo është shmangie nga ajo që nisi në dhjetor 1990.

    PD e Berishës është në pushtet. Cili është vlerësimi për anëtarësinë e shoqatës tuaj?
    Janë jashtë çdo vendi pune. Janë lënë në rrugë. Nuk përfillen nga askush. Madje kur dëgjojnë që anëtarësia jonë thotë se janë anëtërë të shoqatës “Azem hajdari”, atëherë ndëshkohen dhe shpërfillen më egërsisht, që nga berisha e deri tek ata “minjtë” e zyrave të PD e të ministrive. Këta të spostuar nga listat e punësimit e konsiderojnë këtë qëndrim shpërfilljeje, jo një harresë, ose pamundësi për t’u dhënë nga një vend pune të merituar, por një mosdashje me bindje dhe me projekt të paramenduar spostimi. Vendet e tyre në pushtet, nuk ua dhanë atyre, sespe i zunë “mjedisorët” e Xhuvelit, republikanët e Godos dhe Mediut, demokristianët e Ndokës, mësuesit dhe edukatoret e Pollos, minoritarët grekë të Dules, liberalët e Laços e po kështu të tjerë emra që sa ndjen erën e “kërmës” së pushtetit, u futën si këpusha nën kolltukun e Berishës, të cilit i pëlqyen dhe i gradoi në parti e në qeveri.

    Ka ndarje mes pjesë idealsite të Dhjetorit 199- dhe kupolës së PD?
    Ka kohë që nisur hapja e një hendeku ndarës, që thellohet përditë mes lidershipit të PD dhe anëtarësisë në bazë, madje dhe të zgjedhurve në qendër. Pardje, dëgjuam Besnik Mustafajn, që akuzoi direkt kryetarin e PD dhe ata që ka rrotull në kryesi dhe në qeveri, si njerëz me vese, si njerëz që punojnë për interesat e tyre, si njerëz që tradhëtuan militantët, si pushtetarë, që me qëndrimet e tyre shëprfillëse e brutale, kanë nxitur distancimin e madh e përfundimtar me shumë qëndrestarë dhe kontribues kualitativ të PD. Nëse shkon psh, tek ministria e Financave, shikon përditë rradhë të gjatë pas kangjellave, ose varg njerëzish nëpër korridore, që presin me dosje dhe CV në duar, që luten dhe lodhen duke kërkuar punë. Po kështu në kryesinë e Kuvendit, në ministrinë e Brendëshme, në ministrinë e Transporteve, në ministrinë e Jashtëme e të Bujqësisë, ku nuk u hapet dera, nuk marrin poërgjigje nga rojet, shtyhen me foircë kur tentojnë të takohen me ministrin etj.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Hetimet e vrasjes së Azem Hajdarit i ka bllokuar dhe po i bllokon Sali Berisha

    Grada e perdoruesve-ve: / 5
    I varferI mire
    Saturday, 24 May 2008
    Nga Përparim HALILI - Ish-prokurori nga Gramshi, që ka hetuar dosjen e vrasësve të deputetit demokrat Azem Hadari, zoti Violent Çoniku, rrëfen për gazetën gjithë odisenë e trajtimit të saj dosjeje krimi e cila deri tani, nuk duket se i ka hapur të gjithë "fletët e zeza", por vjen koha që gjërat nuk fundosen dhe rikthehen në vëmendjen e opinionit, për rrjedhojë edhe të drejtësisë e cila duhet të nis veprimet e reja hetimore, për të zbardhur të vërtetën ashtu siç është e jo ashtu siç është servirur në proceset gjyqësore të zhvilluara.
    Kur keni patur kontaktin e parë me dosjen "Hajdari"?
    Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t'u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar Hetimor të cilësuar "Klosi", i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. U paraqita në këtë komision parlamentar dhe jam përgjigjur për çdo pyetje, të drejtuar prej ish-anëtarëve të këtij komisioni, si Bashkim Fino, Mustafa Muçi, Gazmir Bizhga, Spartak Ngjela, Fatos Beja, Edi Paloka etj, të cilët kanë kërkuar informacion nga ana ime, të cilat kishin lidhje me një çështje, që unë kisha hetuar si prokuror në Gramsh, në lidhje me dy të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, të cilët ishin arrestuar në 17 korrik 1998, "për trafik armësh". Këto emra, më pas rezultoi se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Për këtë edhe u thirra në komisionin parlamentar. U jam përgjigjur gjithë pyetjeve, në përputhje me dosjen hetimore që kisha përgatitur për ta, në lidhje me arrestimin e tyre, për trafikun e armëve.
    Cili ishte qëndrimi dhe konkluzioni i anëtarëve të komisionit Parlamentar pas përgjigjeve tuaja?
    Përgjigjet e mia, konstatova se ndoshta nuk i pëlqyen askujt, mbasi ishin dëshmi që kishin lidhje me një problem madhor, që të çonin në vrasjen e Azem Hajdarit, për të cilin, me sa kuptova, ata ndaj dhe nuk dhanë asnjë konkluzion, madje nuk kam asnjë raport të tyre në lidhje me vlerësimin e dëshmive të mia, që në fakt e njeh ligji për të më pajisur, për më tepër, që unë nuk jam dëshmitar i ngjarjeve, por një prokuror, që kam përgatitur dosjen në fjalë.
    Në ç'drejtim orientoheshin pyetjet që ju bënë deputetët e komisionit hetimor?
    Pyetjet nisën për dy të arrestuarit Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, rreth dosjes hetimore me nr.106, korrik 1998, persona të cilët akuzoheshin "për trafik armësh" dhe më pas, sipas ngjarjeve dhe akuzave, akuzoheshin për vrasjen e Azem Hajdarit. Konktretisht, deputeti Spartak Ngjela, më ka paraqitur në komision një dokument, të cilin e kishte tërhequr nga prokuroria e Përgjithëshme, me autorizim të ish-prokurorit të Përgjithshëm Thoedhori Sollaku, dokument që përmbante një informacion të dërguar nga SHISH, firmosur nga ish drejtuesi i Fatos Klosi, në të cilin përcaktohej, se (unë) prokurori i Gramshit Violent Çaniku, kisha arrestuar dy shtetas dhe konkretisht zotërinjtë Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, pasi sipas atij dokumenti, "më kishte telefonuar i ndjeri Azem Hajdari për t'i arrestuar".
    Ky dokument besoj se gjendet në prokurorinë e Përgjithëshme, në SHISH dhe në Komisionin Parlamentar, dokument të cilin ma kishte zënë në gojë shoqërisht edhe ish-prokurori i cështjes Hajdari, zoti Haxhi Giu, por që na atë kohë, nuk i kushtova rëndësi. Kur u ballafaqova në komisionin Parlamentar, këtë dokument ma paraqiti deputeti Spartak Ngjela, ish-kryetar i komisionit hetimor Parlamentar, të pagëzuar "Komisioni Klosi".
    Zoti Ngjela, më pyeti me këmbëngulje: A është e vërtetë kjo që thotë SHISH në këtë informacion? A qëndron fakti, që Azemi të ka dhënë porosi për të arrestuar Haxhinë dhe Haklajn. Përgjigja ime ishte kjo: Ai informacion është një trillim i SHISH dhe Azem Hajdari, nuk më ka zënë në gojë emrat e tyre asnjëherë. Më pyetën dhe anëtarët e tjerë, të cilët interesoheshin për arrestimin e tyre dhe nëse kishte ndonjë ndërhyrje, për t'i liruar nga burgu, madje Bashkim Fino më tha, se "kishte përgatitur 100 pyetje, por që nuk m'i bëri, mbasi më tha se i kuptova gjërat". Por zoti Fino, më bëri një pyetje për Fatos Klosin, duke u interesuar "nëse gjendej, apo jo në Gramsh dhe a ka ndërhyrë tek ju, për t'i liruar". Unë ju përgjigja: Fatosi ka qënë në Gramsh në datën 24 gusht 1998, kur dy personat ishin në burg, por nuk më ka kërkuar lirimin e tyre. Po në atë datë dhe në atë orë, ka qënë në Gramsh edhe ish-ministri i Drejtësisë, Thimjo Kondi.
    A keni patur kontakt me zotin Thimjo Kondi atë ditë?
    Nuk kam patur asnjë kontakt, madje as përshëndetje me të. Ai shkoi në gjykatën e rrethit Gramsh, që ishte një kat më poshtë prokurorisë. Unë nuk e di se çfarë bisedoi, por di faktin, që procesi gjyqësor i Haxhiajt dhe Haklajt, ishte caktuar nga gjyqtarja e çështjes Brundilda Çarçiu në datën 20 tetor 1998. Pas ardhjes dhe ikjes së Thimjo Kondit në gjykatën e Gramshit, data e gjyqit ndaj tyre u afrua dhe u caktua në datën 4 shtator 1998, seancë në të cilën, si Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, befasisht dhe në mënyrë të papritur u liruan.
    Sipas jush, cili ishte motivi i lirimit të tyre?
    Nuk u dha asnjë shpjegim në seancë, por lirimi i tyre u motivua me faktin, që armët ishin në qarkullim të lirë për gjithë shqiptarët [as hapjes së depove në vitin 1997 dhe kështu, sipas vendimit të gjykatës, ata u dënuan vetëm me kohën e paraburgimit. Madje pati edhe kujtesa, që "të mos merret më askush me këtë çështje".
    Ju keni patur ndërhyrje për lirimin e tyre?
    Këtë pyetje ma ka bërë komisioni Hetimor Parlamentar dhe unë dëshmova, që kisha një ndërhyrje, por jo nga SHISH, veçse nga Izet Haxhia, vëllai i Isamedin Haxhiajt, ish-buodigardi i Sali Berishës, i cili dihet, që në ato kohë fliste në emër të "doktorit", por që nuk ndikova fare në lirimin e tyre, madje ai as këmbënguli më tej pas refuzimit tim. Ata janë liruar, siç e thashë më sipër, pas ardhjes në gjykatë të ish-ministrit të Drejtësisë Thimjo Kondi. Unë di, që ata u liruan, por se cilët e kishin bindur, apo urdhëruar Thimjo Kondin që t'i lironte, këtë e di vetëm ai, ndoshta nga njerëz të fuqishëm të pushtetit, të parlamanetit dhe shërbimeve speciale shtetërore. Unë kam bërë vetëm hetimin e tyre, ndërsa arrestimin e ka bërë prokurori i rrethit Gramsh.
    A e ka patur dosjen e tyre, Komisioni Hetimor Parlamentar?
    Ajo dosje është përgatitur nga mua dhe më pas, më kanë thënë, se nuk egziston më, mbasi sipas informacioneve, këtë dosje e kishte marrë SHISH.
    Ç' lidhje ka lirimi i tyre, me vrasjen e Azem Hajdarit?
    Besoj se lirimi i tyre ka lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, mbasi ata që i liruan, pra jo zbatuesi i urdhërit të lirimit të tyre, ish-ministri Thimjo Kondi, por të tjerë më të fuqishëm se ai, janë akuzuar nga Sali Berisha, si vrasësit real të Azem Hajdarit, të cilët do të vijë dita, që patjetër do të publikohen. Ata u liruan në datën 4 shtator 1998 dhe u liruan me porosi nga "lartë". Sipas dokumentit të SHISH, që m'u paraqit në komisionin Hetimor Parlamentar, thuhej që "këta i kishte arrestuar një porosi e Azem Hajdarit, e cila sipas atij dokumenti, më ishte dhënë mua prej Azemit". Ky dokument, u ishte bërë i ditur dhe dy të arrestuarve Haxhiaj dhe Haklaj të cilët e kishin, madje siç më kanë deklauar gjatë hetimeve, janë nxitur për të krijuar konflikt me Azem Hajdarin e për t'u hakmarrë ndaj tij. Pas këtij lirimi të tyre, ndodhi vrasja në 12 shtator 1998, vrasje për të cilën u arrestua Isamedin Haxhiaj dhe miku i tij Fatmir Meta, si dhe u akuzua Halil Haklaj, i cili u vra në 4 gusht 1999, përpara se të bëheshin arrestimet për vrasjen e Azemit.
    Cilët kanë dijeni përveç komisionit Hetimor Parlamentar, rreth informacioneve që keni ju në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit?
    Për dëshminë që dhashë në komisionin hetimor Parlamentar, kam vënë në dijeni zotin Sali Berisha, i cili e ka dëshminë time shumë kohë më parë, se të vija në komision, ose më saktë, që në muajin gusht 1999. Ai i ka të gjitha letrat dhe dëshminë time. Sali Berisha i di të gjitha faktet dhe është e drejta e tij, nëse do t'i bëjë publike dhe nëse do të kërkojë, ose jo rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
    Ju konfirmojë, se përpara se të shkoja në komision, pra 1 javë më parë, kam shkuar përsëri tek Sali Berisha, i thirrur prej tij, kur isha prokuror në Pukë, duke më njoftuar nëpërmjet sekretarit të PD Pukë, i cili më erdhi në mes të natës në shtëpi dhe më tha, se "e kishte njoftuar Edi Paloka, që të paraqitesha urgjent tek "doktori" në Tiranë". Kur shkova tek Berisha, ai më tha: Këto ditë do të jesh në komisionin Hetimor Parlamentar. Thuaj ato që më ke thënë mua dhe deklaro të vërtetën, që Fatos Klosi dhe Thimjo Kondi kanë qënë në Gramsh dhe më pas, janë liruar Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj.
    Si vijoji biseda më tej me Sali Berishën?
    Është një bisedë që do ta bëjë publike në vazhdim në gazetën tuaj. Por mund të them, se unë kam bërë shumë takime me Berishën për çështjen e Azem Hajdarit dhe Berisha e dinte, që unë isha mik personal i Azem Hajdarit, por që asnjëherë nuk më ka kërkuar veprime ndëshkuese për asnjë e jo më arrestim të Haxhiajt dhe Hakljat. Unë i kërkova Berishës, të hapet dosja e Azem Hajdarit dhe ai më tha: "Kur të vijmë në pushtet do ta hapim, por këto që ke biseduar me mua, mos i bisedo me askënd dhe mos i jep askujt asnjë letër". Këtë hapje dosjesh po e kërkoj prej tre vjetësh pas ardhjes në pushtet, por Berisha nuk reagon. Tani, mendoj se duhet të veproj Prokurorja e Përgjithëshme e republikës, zonja Ina Rama.

    Ja kush është ish-prokurori i dosjes "Azem Hajdari", Violent Çoniku
    Jam me profesion jurist. Kam patur funksionin zyrtar të prokurorit të rrethit Gramsh, në vitet 1995-1998. Jam larguar nga kjo detyrë në 16. 06.1998, pas një transferimi që më propozoi prokuroria e Përgjithëshshme. Pas urdhrit të transferimit, nuk më liruan nga detyrua si prokuror,. Por më lanë me detyrë prokuror sektori, po në rrethin e Gramshit. Më pas, më i kërkohet nga shefi i personelit të Prokurorisë së Përgjithëshme, Kasëm Berberi, që të jap dorëheqjen, duke më lënë në tavolinë një letër të bardhë, të cilën duhet ta shkruante me dorën e vetë, ku të deklaroja "dorëheqjen e vullnetshme". Mbasi kjo nuk u pranua nga ana ime, sipas skëmës së tyre, në vitin 2001 transferohem, prokuror në Pukë, emërim të cilin e zbatova, ku qëndrova deri në 16 qershor të vitit 2003, datë kur më shkarkojnë nga kjo detyrë. Në vazhdim, ushtrojë profesionin e avokatit në Tiranë.

    Numrin ardhshëm do të lexoni:

    Dosja hetimore nr.106 e arrestim-lirimit të Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj
    Bisedat e pa protokolluara, të bëra nga prokurori me ta, në burgun e Elbasanit
    Ardhja e Thimjo Kondit dhe e Fatos Klosit në Gramsh dhe takimet e bëra atje
    Transferimi në gjykatën e Lartë, i gjyqtares që shpejtoi datën e gjyqit dhe lirimin e tyre, me urdhër të Thimjo Kondit, emëruar këshilltare e tij
    Ngritja në detyrë si prokorur i Apelit Durrës, i prokurorit që arrestoi Haxhiajn dhe Haklajn.
    Bisedat e zhvilluara me Berishën në Selinë e PDSH, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe faktet që i janë dhënë atij
    Si e inicoi Vili Minarolli, takimin e prokurorit, me Sali Berishën në vitin 1999?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    petrit ne 98 ten nuku ka qene berisha ne pushtet..
    kan qene klos mejdan nano metat.. e thimjo..

    thx per shkrimin por bere te kunderten..
    na binde se eshte mafia ps.. regjisore e vrasjes se azemit..

    cna thua o petro.. per mafiozet e ndertimit te llojit valentin laskaj..?

    kot sa per lakmus pak..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Katovica

    Te lumte qe po e ngre kete ze sado te vetmuar e pa ju hap syte njerezve se shume pak e e dine qe ne Shqiperi eshte projektuar qe para demokracise katovica shqiptare nen parrullen komuniste Shqiperia na takon ne se ne e beme.
    Ne kohet e sotme ndergjegja e shqiprareve ka ecur dhe prandaj duket me qarte e cdo dite qe PD e sotme nuk eshte PD e te djathteve po thjesht gjysma e dyte qe klanit komunist qe bashke me gjysmen tjeter te PS po qeverisin per 17 vjet Shqiperine me biblen e Katovices se gorbacovit.
    Ata qe i thurin lavde partive te sotme nuk jane me shume ne kandar se komisaret politike te partise se Enver Hoxhes. Per fat te keq kemi akoma shume shume komisare e komisare ne PS e ne PD.
    Shqiperia nuk do ngreje kurre koke nese nuk permbys kete klase komuniste qe po qeveris vetem per llogari te vet e ja ka zene frymen demokracise se vertete aq e nevojshme per shqiptaret e shume vuajtur.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    s'ka problem se tani kemi 99çat

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Metropol 21/07/2008

    Ktheje kokën pas!
    SADEDIN MEZURAJ

    Një nga mrekullitë e natyrës (apo Zotit) është pajisja e njeriut me aftësinë për të harruar. Mekanizmi i harresës, sipas psikologëve, është një nga faktorët bazë që truri ynë të ruajë ekuilibrin dhe të funksionojë normalisht. Imagjinoni çfarë katastrofe do të ishte sikur të mos harronim asgjë nga ai informacion kolosal që marrim prej lindjes e deri ditën e vdekjes. Mos o Zot!

    Janë miliona sinjale që marrim prej realitetit që na rrethon për figura sendesh dhe fytyra njerëzish, për tinguj dhe tmerre, për ngjyra dhe ngjarje, për gjeste dhe gjëmime, për pamje dhe premtime. Por truri ynë seleksionon dhe depoziton në kujtesë informacionet më të vlefshme, të dobishme dhe të domosdoshme, nga ato më empiriket e deri te dijet shkencore dhe joshkencore.

    Por ne shqiptarët me sa duket kemi një defekt: harrojmë dhe ca gjëra që nuk duhen harruar. Me sa duket, dashuria jonë ekstreme, totale dhe pa kushte për idhujt, prijësit dhe liderat është e tillë që sfumon mekanizmin e kujtesës dhe pengon çdo përpjekje minimale për të kujtuar premtimet e tyre të bujshme, përbetimet e tyre për të mbajtur fjalën e dhënë.

    E nisëm rrugëtimin në “tokën” e demokracisë me shpresa të mëdha, por edhe me iluzione. Iluzione që vijnë natyrshëm pas përmbysjesh të mëdha, por edhe të ushqyera nga politika, e cila edhe vetë ishte e mbushur më shumë me iluzione sesa me vizione të qarta për të ardhmen.

    Është e natyrshme që politika të prodhojë edhe iluzione, të bëje premtime të parealizueshme. Por më shumë ne jemi viktima të vetiluzioneve tona, të besimit të verbër tek idhujt. Admirojmë energjinë e tyre për mbajtjen e karriges me thonj e me dhëmbë, stepemi nga këmbëngulja e tyre për të mbetur në lojë, pavarësisht nga dështimet, nga dëmtimet që na kanë sjellë dhe ëndrrat që na kanë vrarë.

    Dhe ja ku jemi pas 18 vjetve të përpjekjeve tona për të shtyrë përpara rrotën e demokracisë, rrotën e mundimit sizifian për t’u ngjitur në rrugën e progresit dhe prosperitetit, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Më se një herë jemi rrëzuar në fund e malit, e prapë jemi ringritur falë forcës rigjeneruese të demokracisë dhe vullnetit për të ecur përpara. Por pa e vrarë mendjen shumë se si dhe pse shumë nga shpresat tona mbeten si flamuj të zverdhur në kangjellat e kohëve që lamë pas.

    Të gjithë jemi të “dënuar” të shikojmë dhe ecim përpara, madje më shpejt sesa koha për të kapur kohën e humbur në humnera utopish. Por është krejt normale që një çast të ndalesh dhe... ktheje kokën pas!

    Ktheje dhe kujto se si deputeti i radhës, që erdhi me fanfara dhe flamuj gjatë fushatës elektorale, premtoi të ngrinte një urë aty ku nuk kishte as lumë, të ngrite një shkollë aty ku fshati ishte braktisur nga valët e (e)migrimit, premtoi, premtoi. Dhe kujto se, pasi mori mandatin, karrigen, zyrën, makinën, privilegjet e shkruara dhe të pashkruara, harroi të kthehet aty ku nisi ngjitja e tij drejt pushtetit, aty ku premtimet enden nëpër eter dhe shpresat për ndryshim rrudhen e humbasin.

    Ktheje kokën pas dhe kujto premtimet e hedhura nga tribunat elektorale si tullumbacet shumëngjyrëshe, fjalët e sheqerosura dhe vizionet e shpalosura plot elokuencë për perspektivat e reja. I kemi dëgjuar se si në kulmin e fushatave elektorale, por jo vetëm aty, të na kenë premtuar gjithçka, aq sa kemi krijuar iluzionin se menjëherë pas ardhjes së tyre në pushtet nuk do ketë me varfëri, as vuajtje, as papunësi, as padrejtësi, as... as... as...

    Dhe përsëri kështu ka për të ndodhur: do të kthehen aty, fshatrave të humbura dhe qyteteve të pluhurosura me pankarta, parulla, premtime, flamuj dhe tam-tame. Sepse t’i je sovrani dhe prej teje buron pushteti. Nuk do të vijnë me kostume firmato, por të thjeshtë, sportivë, babaxhanë, të buzëqeshur. Do të ulen gju me gju me ty POPULL, për të nisur sërish monologun për “fillimin e ri”, për “Shqipërinë evropiane”, për “integrimin, rend, punë e drejtësi sociale”.

    Në pikun e fushatës, si në një lojë pokeri, nga “mënga” e shefit të madh do të dalë “asi”, KRYEPREMTIMI, si një kumt që do t’i befasojë dhe trullosë të gjithë. Le të dridhen kundërshtarët politikë për humbjen e sigurt!

    Ata gjithnjë na flasin me statistikat dhe bilancet për arritjet makro, me treguesit për marrëveshjet e nënshkruara, për ligjet e miratuara, për rrugët e shtruara. Kurse ne si qytetarë kemi kutin tonë për matjen e progresit, i cili, para se të matet me shifra dhe statistika, ndihet në xhepin e rrëgjuar dhe tavolinën ku shtrohet buka e djersës së ndershme. Ne e prekim çdo ditë me dorë nëse u përmirësuar mirëqenia jonë konkrete, nëse u rritën të ardhurat tona reale, nëse u përmirësuan shërbimet sociale dhe shëndetësore, nëse u zvogëlua ryshfeti për mjekun, gjykatësin, taksidarin, nëpunësin e korruptuar.

    Vërtet u rritën pagat, por çmimet u çmendën; vërtet u rritën pensionet, por ilaçet u shtrenjtuan; vërtet u ulën taksat, por ra fuqia blerëse; vërtet u shtruan iks kilometra rrugë, por çmimi karburanteve kapi qiellin. Ky është bilanci i qytetarëve, pa u futur më thellë në bilance të tjera.

    Po ata që u gjymtuan, sakatuan, aksidentuan dhe ikën kot më kot nga kjo botë??

    Një mantel fjalësh hedhur mbi kufoma...

    Ndërsa në ligjërimin politik modern përdoret koncepti i “kontratës me qytetarët”, liderat tanë çirren poshtë e lartë, tribunave dhe tubimeve për fjalën e dhënë, për besën, a thua se nuk kemi të bëjmë me angazhime të programuara dhe të mirëllogaritura para se të shkruhen në letër, por me një bast personal të liderit me qytetarët.

    Nëse në sistemin totalitar e sotmja e qytetarit merrej peng në emër të parimeve dhe utopisë, në shoqërinë demokratike qytetarët kërkojnë të jetojnë të sotmen dhe jo të nanurisen me iluzione futuriste. Diktatura mëtoi të krijonte “njeriun e ri” të ideologjizuar. Sfida e demokracisë është të krijojë Qytetarin, me mendje të hapur, kritik, të përgjegjshëm, pjesëmarrës aktiv në jetën politike.

    Ndaj detyra dhe e drejta e çdo qytetari është që realitetet dhe retorikën politike t’i “filtrojë” me atë gjykimin kritik kartezian dhe jo me pasionin e sëmurë për idhujt e përkohshëm.

    Ktheje kokën pas dhe shiko jo me syzet partiake, as si militant tifoz i liderit të pagabueshëm, por si QYTETAR I LIRË, me mendje të hapur, si palë në “kontratën sociale”, me ata që qeverisën, qeverisin dhe do të qeverisin.

    Ktheje kokën pas!

    Ndryshe ekziston rreziku të na marrin për një tufë budallenjsh, të pashërueshëm në dashurinë patologjike për cilindo që del në krye të turmës dhe thotë: “UNE jam MESIA!!”

  7. #7
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    mja se na hapet barkun me kete Hajdarin se nuk flitet keq per te vdekurit po ju nuk te lini rehat JU E DINI dhe mjaft genjuet veten
    sepse azem Hajdari ka qene nje Vagabond,Hor,imoral,alabak,kontabandist dhe kete e dine te gjithe ata qe e kane njohur so mjaft me keta heronj prej letre
    une nuk e di kush e vrau por ai me krimet dhe poshtersite e tij duhet te kishte ikur me perpara

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Pogradecari Lexo Postimin
    mja se na hapet barkun me kete Hajdarin se nuk flitet keq per te vdekurit po ju nuk te lini rehat JU E DINI dhe mjaft genjuet veten
    sepse azem Hajdari ka qene nje Vagabond,Hor,imoral,alabak,kontabandistt dhe kete e dine te gjithe ata qe e kane njohur so mjaft me keta heronj prej letre
    une nuk e di kush e vrau por ai me krimet dhe poshtersite e tij duhet te kishte ikur me perpara
    Interesant ky kendveshtrim.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Interesant ky kendveshtrim.
    po ashtu ka qen. Trafikant dhe kontrabandist. Gjith veriu e di se ca ka qene.

    Kta e bon "pishtari i demokracis". U dhim s'qeshuri.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari i Bashkisë Selenicë: Premtimet e qeverisë po bëhen realitet

    Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Ilia Seferi, duke shprehur kënaqësinë për prezencën e kryeministrit Berisha risolli në vëmendje premtimin e kryeministrit në vitin 2005 për ndërtimin e rrugës, premtim që sot është bërë realitet. "Sot, ne shikojmë se ato gropa tw dy viteve mw parw mungojnë dhe ne kemi një rrugë të shkëlqyer. Kam kënaqësinë e veçantë të them që zoti Berisha, që është mësuar të mbajë fjalën e dhënë, na premtoi sot edhe vepra të tjera që do të realizohen në vitet që vijnë", ka bërë të ditur Seferi, duke shprehur besimin se këto vepra do të bëhen realitet së shpejti. Ne, tha ai, që quheshim vendi i internimit, sot jemi vendi i zhvillimit, do të jemi një vend më i zhvilluar dhe më i kulturuar dhe kjo me përkrahjen e kryeministrit Berisha. Ndërsa kryeministri Berisha, duke zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone tha se, vjen në këtë qytet si një qytetar, politikan dhe shtetar i fjalës dhe premtimeve të mbajtura. Duke iu referuar inaugurimit të përfundimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Vlorë-Selenicë, kryeministri tha se kjo rrugë, e cila ishte shndërruar në rrugën e mundimit të banorëve të Selenicës, ua lehtëson atyre komunikimin me Vlorën dhe më gjerë. Më tej, kryeministri Berisha u ndal në investimet që qeveria po bën në infrastrukturë në të gjithë vendin, duke veçuar faktin se vetëm në Qarkun e Vlorës po investohen 4 miliard dollarë në ujësjellës, impiante të pastrimit të ujërave, kanalizime, rrugë, shkolla dhe qendra shëndetësore.




    rd

    --

    keto jane idealet e dhjetorit dhe te janarit dhe te korrikut..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Mosmarrëveshja në lidhje me “SAKALEJN”-IN
    Nga faruk9 në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 06:39
  3. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •